Rama në Izrael, pritet nga Netanjahu: Nuk i harrojmë kurrë miqtë

legjenda

Anëtar i Nderuar
Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë dy ditore në Izrael.

Ai është pritur sot nga homologu i tij, Benjamin Netanjahu.

Ata nënshkruan një marrëveshje miqësie dhe një marrëveshje bashkëpunimi mes Izraelit dhe Shqipërisë.

Netanjahu theksoi gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve, që shënojnë 25-vjetorin e lidhjes diplomatike mes dy vendeve, se miqësia mes shqiptarëve dhe hebrenjve daton që nga Holokausti, kur shqiptarët mbrojtën hebrenjtë dhe nuk i dorëzuan tek nazistët.

“Ne nuk do i harrojmë kurrë miqtë tanë,” tha Netanjahu, duke theksuar se Shqipëria ishte i vetmi vend që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se përpara saj.

Gjatë Holokaustit, shqiptarët, që janë në shumicë myslimanë, rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur hebrenjtë, raportojnë disa nga mediat e mëdha izraelitë.

73 shqiptarë myslimanë janë vlerësuar nga Izraeli për këto merita B telegraf--


 
Last edited by a moderator:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Titulli: Rama në Izrael, pritet nga Netanjahu: Nuk i harrojmë kurrë miqtë

O zotri Legjenda,kur hapen nje teme,lexoje me kujdes titullin,permbajtjen.
Dhe vendose ne kategorin e duhur te lutem shume!
Mos hap me shume se dy tema ne ore!!
Kalofshi mire!!
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Rama në Izrael, pritet nga Netanjahu: Nuk i harrojmë kurrë miqtë

O zotri Legjenda,kur hapen nje teme,lexoje me kujdes titullin,permbajtjen.
Dhe vendose ne kategorin e duhur te lutem shume!
Mos hap me shume se dy tema ne ore!!
Kalofshi mire!!
Aman o nevi ti thuash keti zotriut ti shkruj dhe burimin e lajmit :dylbi:
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Rama në Izrael, pritet nga Netanjahu: Nuk i harrojmë kurrë miqtë

Takim interesant , se kam pritur nje takim te tille...le te forcohet miqesia, pse jo .

Ps... nuk paska te dhena ne lidhje me dipllomacine... di ndonje se per c'fare behet fjale pervecse miqesise.
 

Aver

VIP
Titulli: Rama në Izrael, pritet nga Netanjahu: Nuk i harrojmë kurrë miqtë

I kane nenshkru edhe disa kontrata ne mes vete qe kane te bejne me ekonomine, sigurine etj.
 
Top