Pse femrat zgjedhin për bashkëshort dikë më të madh se vetja? Këto janë disa nga arsy

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Pse femrat zgjedhin për bashkëshort dikë më të madh se vetja? Këto janë disa nga arsyet



ثshtë e qartë që shumica e femrave zgjedhin për shokun e tyre të jetës dikë që është më i madh në moshë se ato. Por pse ndodh kështu? Përveç paragjykimeve që mund të lindnin në rastet kur femrat mund të ishin më të mëdha në një çift, ekspertët kanë zbuluar se janë pikërisht këto 12 arsye se pse femrat kërkojnë të kenë pranë një mashkull më të madh se vetja :

Meshkujt më të mëdhenj nuk ndihen të frikësuar për t’i lënë bashkëshortet të arrijnë objektivat që i kanë vendosur vetes.

Meshkujt më të mëdhenj janë më të vetëdijshëm për mungesën e perfeksionit, ndaj nuk fantazojnë se mund të gjejnë një femër perfekte.

Komunikojnë në mënyrë më të hapur dhe e njohin mirë bashkëshorten e tyre, ndaj nuk i keqkuptojnë gjërat që ajo bën apo thotë.

Nuk i kujtojnë më problemet e kaluara dhe nuk i kthehen më diskutimeve të mbyllura.

Nuk janë xhelozë, sepse mosha e tyre e madhe i ka bërë më sigurtë tek vetja dhe tek personi që kanë në krahë.

Nuk lejojnë asnjë që t’i ofendojë apo bezdisë, sidomos kur janë me bashkëshorten e tyre në krah.

Meshkujt më të mëdhenj në moshë nuk kanë frikë nga sfidat dhe rrezikojnë vazhdimisht për të përmirësuar jetën e tyre.

Nuk e shohin punët si diçka të bezdisshme, me të cilën duhet të përballen dita-ditës.

Nuk kanë frikë për të marrë vendime të vështira, madje shpesh frymëzojnë dhe partnered e tyre të marrin vendime të guximshme.

Nuk i vendosin vetes objektiva që s’i arrijnë dot. Meshkujt më të mëdhenj në moshë janë më të kujdesshëm dhe me këmbë në tokë.

Nuk janë impulsivë dhe nuk i kontrollojnë gjithë kohës bashkëshortet e tyre.

Janë më të pjekur dhe dinë se si ta bëjnë femrën në krahë të ndihet më e sigurtë dhe më e dashur prej tyre.

Këto 12 arsye do të bëjnë të kuptosh se pse shpesh femrat zgjedhin një mashkull më të pjekur, në vend të një bashkëmoshatari të
pasigurtë në vete dhe me plot vetëvlerësim.
Edhe kjo gjë sjell paragjykime, nëse mashkulli është shumë më i madh në moshë se femra, por nuk kanë shumë vlerë paragjykimet e të tjerëve, për aq kohë sa në çift ekziston lumturia. / bota.al
 
Last edited:
Qe ta fusin me heret ne grope dhe kane çkane ne fund ta komandoje plaka.

Qe te kete mundesi ti marre hakun çi ka punuar ne rini.

Te mos ja lypi kur vete zonja te jete 60, dhe ai te kete shkuar per lesh 70 e kusur. Dmth ta lej rehat se skane kocka me per ato pune.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
O Mistik shume i keq me dukesh me femrat.
I shikon si "kanibale" burrash ahhahahahahaha.
 

Zana1

Braveheart
Po pra si per cudi bashkeshortet... se hamshoret i preferojne me te rinj. lool

Nuk i kam kuptuar ndonjehere k'to martesat e tilla ne pergjithesi, perjashto ndonje tek tuk, ku mosha nuk ka luajtur fare rol.

Personalisht mendoj qe nje burre me i madh ne moshe, humbet konfidencen , fillon xhelozine.... etj etj etj etj , ndryshe nga c'fare thote artikulli, kjo ja vlente ne kohen kur femrat vareshin nga meshkujt por jo sot ... jo per k;to arsye te sollura gjithsesi, sepse realisht ne shumicen e rasteve vertetohet e kunderta.
 
O Mistik shume i keq me dukesh me femrat.
I shikon si "kanibale" burrash ahhahahahahaha.
Une i keq.... Edhe kete e theeeee......

Jam trim kur sjam ne shpi, kjo po, po kur hyj mren edhe me perplasin njehere kembet, aha pastaj mora arratine dhe shkoj flej anej nga plaka nja nje muaj.
Pse kam idene une qe edhe ti ashtu me ngjan?
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Sepse ai di te beje gjahtarin :D
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
✧Ṃ!ṨҬ!Ḱ✧;983874 said:
Une i keq.... Edhe kete e theeeee......

Jam trim kur sjam ne shpi, kjo po, po kur hyj mren edhe me perplasin njehere kembet, aha pastaj mora arratine dhe shkoj flej anej nga plaka nja nje muaj.
Pse kam idene une qe edhe ti ashtu me ngjan?
Sidomos kur jane me piper e te psisur mire .:p
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Asnjehere sme ka terhequr diferenca e moshes mbi veten...preferoj o barazim ,ose ta kem nen vete ....me moshe :p

Mosha eshte nje ceshtje numerike e cila nuk te garanton nje marredhenie , e as siguri.....Thjesht jane shpirtrat ata qe behen bashke dhe nuk njohin ,shohin matematike ne mes....
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
PErsonalisht gjithnje me kane pelqyer meshkujt me te medhenj ne moshe.
Nje me i vogel se vetja ne moshe, me jep iden qe duhet ta rrise.
Sado i zgjuar apo i formuar qofte mendoj qe disa gjera vijne dhe me vitet.
Ndoshta eshte nje tip" paragjykimi" i rrenjosur ne mua.
Por dhe studente kur isha moshataret me dukeshin si kalamaj.

Mendoj qe nje femer ka nevoje te kete ne krah nje mashkull qe e ben te ndihet si kotele.
Dhe nese mashkulli ska pjekuri toleranc dhe te dij te vlersoje femren nuk mund ta bej.
Kjo ndodh kam iden dhe me femrat qe duan moshe me te rritur partnerin.
Asnjehere si kam kuptuar disa femra qe krijojne lidhje me nje mashkull 5 apo 10 vjet me te vogel se vetja.
Me ngjane pak absurditet.
 

Zana1

Braveheart
I madh ne moshe nuk do te thote domosdoshmerisht , I pjekur apo e kunderta. Zakonisht i madh ne moshe do te thote I plakur por jo domosdoshmerisht I pjekur. Lool
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Ti Zana kur flet u ven kapakun. :)

Pse moj e uruar ; Te jete njomcak paska garancin qe qenka dhe i zgjuar dhe i duhuri ?!
Keto jane mendime relative tek gjithesecili.
Dhe kur themi moshe,spo presupozojme as 50 vjecaret as 60 vjecaret.
Sepse atje troket mosha e trete. :)
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Ti Zana kur flet u ven kapakun. :)

Pse moj e uruar ; Te jete njomcak paska garancin qe qenka dhe i zgjuar dhe i duhuri ?!
Keto jane mendime relative tek gjithesecili.
Dhe kur themi moshe,spo presupozojme as 50 vjecaret as 60 vjecaret.
Sepse atje troket mosha e trete. :)
Pjekuria ska moshe.....mund te njoh 30 vjecar shume te pjekur , e 40 vjecar per te vene duart ne koke.
Ende do zgjidhje 40 vjecarin?
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Pjekuria ska moshe.....mund te njoh 30 vjecar shume te pjekur , e 40 vjecar per te vene duart ne koke.
Ende do zgjidhje 40 vjecarin?
Te thash jane realtive.
Une do zgjidhja te zgjuarin dhe ne moshe me i madhe se une.
Ate te zgjuarin dhe me te vogel ne moshe se une,do mbaja shok me sy tjeter sdo shikoja kurre.
Kjo eshte e gjitha.
PRa nuk parapelqej nje lidhje me nje ne moshe me te vogel.
Keto jane shije personale te gjithesecilit.
 

KAON

Anëtar Aktiv
I madh ne moshe nuk do te thote domosdoshmerisht , I pjekur apo e kunderta. Zakonisht i madh ne moshe do te thote I plakur por jo domosdoshmerisht I pjekur. Lool
e pastaj me akuzon mua se jam plak hahahahhaha po ti shiko cfare mentaliteti ke tamam si ato plakat qe vdesin per mish te njome hahahahahhah
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Te thash jane realtive.
Une do zgjidhja te zgjuarin dhe ne moshe me i madhe se une.
Ate te zgjuarin dhe me te vogel ne moshe se une,do mbaja shok me sy tjeter sdo shikoja kurre.
Kjo eshte e gjitha.
PRa nuk parapelqej nje lidhje me nje ne moshe me te vogel.
Keto jane shije personale te gjithesecilit.
absolutisht po...dhe nuk paragjykohen :)
thjesht po thoja ckam hasur e une
 

Didi

C'est la vie.
Ju te kenaqni.

Ah sa bukur.
 

Zana1

Braveheart
Ne moshe mund te prezopozosh dike 40- 45+ E lart... se perndryshe kshu sic thuan ti vertet ja ve kapakun lool

Nuk mund ti thuash i moshuar nje moshe 20-25+ gjer rreth te 40- 45 save persa orientohemi ne baze te nr, por sic thashe I madh ne moshe mund ti thuash I madh ( I plakur) por jo domosdoshmerisht I pjekur apo e kunderta . Lool

Me moshen vijne edhe pasojat fizike e psikologjike.. kshu thote vete biologjia/natyra. Lool
 
Top