Pse është i kripur deti?

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Pse është i kripur deti?

NثSE e gjithë kripa që është në det do të përhapej njësoj në tërë tokën e thatë, do të formonte një shtresë më se 150 metra të trashë—sa një pallat 45-katësh. Nga vjen e gjithë kjo kripë, ndërkohë që shumë përrenj dhe lumenj me ujë të ëmbël derdhen në oqeane? Shkencëtarët kanë zbuluar disa burime.

Një burim është toka nën këmbët tona. Ndërsa uji i shiut depërton pak nga pak në tokë e shkëmbinj, ai tret sasi të vogla mineralesh, përfshirë kripërat dhe përbërësit e tyre kimikë, të cilët i merr me vete dhe i derdh në det me anë të përrenjve e lumenjve (1). Sigurisht, përqendrimi i kripës në ujërat e ëmbla është shumë i vogël, prandaj shija e saj as që ndihet.

Një burim tjetër janë mineralet kripëformuese që ndodhen në koren e tokës nën ujërat e oqeaneve. Uji depërton në shtratin e detit nëpërmjet të çarave, tejnxehet dhe rikthehet në sipërfaqe bashkë me mineralet e tretura në të. Burimet me ujëra termale—disa nga të cilat formojnë gejzerë thellë në det—e derdhin në det «supën kimike» që formohet si pasojë (2).

Në një proces të kundërt me rezultat të ngjashëm, vullkanet nënujore nxjerrin sasi të mëdha gurësh të nxehtë në oqeane, dhe këta gurë çlirojnë elemente kimike në ujë (3). Një tjetër burim i mineraleve është era, e cila grimcat që merr me vete nga toka i çon në det (4). Të gjitha këto procese e bëjnë ujin e detit një tretësirë që përmban gati çdo element të njohur. Gjithsesi, kripa kryesore është kloruri i natriumit, ose kripa e zakonshme që përdorim për të gatuar. Ajo përbën 85 për qind të kripërave të tretura dhe është arsyeja kryesore pse uji i detit është i kripur.

Pse nuk ndryshon përqendrimi i kripës?

Kripërat janë të përqendruara në det, sepse uji që avullon nga oqeani është pothuajse i pastër. Mineralet mbeten aty. Në të njëjtën kohë, minerale të tjera futen në oqeane dhe prapëseprapë përqendrimi i kripës qëndron i pandryshueshëm, rreth 35 për mijë. Pra është e qartë se, sa kripëra dhe minerale shtohen, aq edhe largohen. Nga kjo lind pyetja: ku shkojnë kripërat?

Shumë prej përbërësve të kripërave thithen nga organizmat e gjallë. Për shembull, polipët koralorë, molusqet dhe krustacet gëlltitin kalciumin, një përbërës të kripës, që u shërben për të formuar guaskat dhe skeletet. Algat mikroskopike të quajtura diatome thithin silicë nga uji i detit. Baktere dhe organizma të tjerë konsumojnë lëndë organike të shpërbëra. Kur këta organizma ngordhin apo i hanë gjallesa të tjera, kripërat dhe mineralet që gjendeshin në trupat e tyre përfundojnë në shtratin e detit ose si gjë pa jetë, ose si jashtëqitje (5).

Mjaft kripëra që nuk largohen nga proceset biokimike, ikin në mënyra të tjera. Për shembull, argjila dhe materiale të tjera tokësore që përfundojnë në oqeane me anë të lumenjve, rrjedhave ujore dhe derdhjeve vullkanike, kombinohen me disa kripëra të veçanta dhe i çojnë në fund të detit. Gjithashtu disa kripëra përzihen me gurë. Kështu pra, me anë të gjithë këtyre proceseve një pjesë e mirë e kripës përfundon në fund të detit (6).

Megjithatë, shumë studiues mendojnë se këtë cikël e plotësojnë proceset gjeofizike në periudha shumë të gjata kohore. Korja e tokës është e përbërë nga pllaka gjigante. Disa nga këto takohen në zonat subdiksione, ku njëra pllakë shkon më poshtë se tjetra dhe zhytet në mantelin e nxehtë të tokës. Zakonisht, pllaka më e rëndë oqeanike rrëshqet më poshtë se pllaka kontinentale ngjitur me të, që është më e lehtë. Në të njëjtën kohë merr me vete edhe sedimentet me kripëra, tamam si një shkallë e lëvizshme gjigante. Në këtë mënyrë, një pjesë e madhe e kores së tokës riciklohet ngadalë (7). Tërmetet, vullkanet dhe krijimi i luginave tektonike, janë tri dukuri të këtij procesi.*

Qëndrueshmëri e mahnitshme

Kripësia e oqeanit ndryshon nga vendi në vend, dhe disa herë nga stina në stinë. Ndër ujërat jo të mbyllura më të kripura janë ato të Gjirit Persik dhe të Detit të Kuq, pasi avullimi është i madh. Në zonat oqeanike ku derdhen lumenj të mëdhenj ose bien shumë reshje, niveli i kripësisë është më poshtë se mesatarja. Po kështu edhe ujërat afër akujve polarë janë më pak të kripura, sepse akujt që shkrijnë janë ujë i ëmbël. Ndërsa kur formohet akull, ujërat përreth bëhen më të kripura. Por, në përgjithësi, kripësia e oqeaneve është mjaft e qëndrueshme.

Po ashtu, uji i detit e ka relativisht të qëndrueshme vlerën e pH—vlera që tregon se sa acide ose sa bazike është një lëndë; 7-ta është neutrale. pH i ujit të detit shkon nga 7,4 deri në 8,3—pra është fare pak bazik. (Gjaku ynë e ka pH rreth 7,4.) Nëse pH do të ishte më i ulët se kjo shifër, oqeanet do të ishin në rrezik të madh. Në fakt, kësaj ia kanë frikën tani disa shkencëtarë. Një pjesë e madhe e dyoksidit të karbonit që njerëzit po shtojnë në atmosferë, përfundon në oqeane. Aty hyn në reaksion me ujin dhe formon acidin karbonik. Prandaj aktiviteti njerëzor dalëngadalë ndoshta po i bën më acide oqeanet.

Ende nuk kuptohen plotësisht shumë prej proceseve që e mbajnë ujin e detit të qëndrueshëm kimikisht. Prapëseprapë, ajo çka kemi mësuar nxjerr në pah mençurinë e paanë të Krijuesit, i cili kujdeset për veprën e duarve të tij.—Zbulesa 11:18.



Shiu

1 Mineralet e shkëmbinjve

2 Burim me ujëra termale

3 Vullkan në oqean

4 Era

OQEANI

SHTRATI I OQEANIT

KORJA E TOKثS

5 Diatome

6 Derdhje vullkanike

7 ZONA SUBDIKSIONE

[Burimet]

Burimi termal: © Science VU/Visuals Unlimited; shpërthimi vullkanik: REUTERS/Japan Coast Guard/Handout

Diatomet: Dr. Neil Sullivan, USC/NOAA Corps; fotografia e vullkanit: Dept. of Interior, National Park Service

[Kutia dhe diagrami në faqen 18]

Kripërat që gjenden në det

Ndonëse shkencëtarët e kanë studiuar ujin e detit për më shumë se një shekull, prapëseprapë kanë një njohuri të paplotë lidhur me përbërjen e tij kimike. Megjithatë, kanë qenë në gjendje të veçojnë përbërës të ndryshëm të kripërave të tretura në të, dhe kanë llogaritur përqindjen e tyre. Këta përbërës përfshijnë:

[Diagrami]

55% klorure

30,6 natrium

7,7 sulfate

3,7 magnez

1,2 kalcium

1,1 kalium

0,4 bikarbonate

0,2 bromure

si edhe të tjerë akoma, për shembull borate, stroncium dhe fluorure.



Më të kripura se oqeanet

Disa dete ose liqene që futen në brendësi të kontinentit, janë më të kripura se oqeanet. Një shembull i spikatshëm është Deti i Vdekur që ka ujërat më të kripura në tokë. Ujërat rrjedhin drejt Detit të Vdekur, që në kohët biblike quhej Deti i Kripur, duke sjellë me vete kripëra të tretura dhe minerale. (Numrat 34:3, 12) Ngaqë bregu i Detit të Vdekur është pika më e ulët në tokë të thatë, uji mund të largohet vetëm me anë të avullimit. Gjatë verës, avullimi mund ta ulë nivelin e ujit 25 milimetra në ditë.

Si pasojë, shtresa e sipërme e ujit përmban rreth 30 për qind kripë, gati dhjetë herë më shumë se në Detin Mesdhe. Meqë dendësia e ujit rritet nga kripësia, uji i mban shumë mirë ata që notojnë. Në fakt, ata mund të rrinë me shpinë në ujë dhe të lexojnë një gazetë, pa u shtrirë mbi kamerdare ose dyshek uji.



Kripa pastron ajrin

Kërkimet kanë treguar se grimcat e substancave të ndotura që ndodhen në ajër, i pengojnë retë të lëshojnë shiun mbi tokë. Megjithatë retë e ndotura mbi oqeane e lëshojnë shiun më kollaj. Ndryshimi ndodh falë aerosoleve të kripërave të detit, që formohen nga stërkalat e ujit.

Piklat e ujit që mblidhen rreth grimcave të ndotura të atmosferës, zakonisht janë shumë të vogla që të bien në formën e pikave të shiut; prandaj qëndrojnë pezull. Aerosolet e kripërave të detit futen te retë mbi oqeane, i tërheqin këto pikla të vogla dhe formojnë pika më të mëdha. Rezultati është shiu, që e ndihmon atmosferën të pastrohet nga ndotja.

b;wol.jw.org
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Se si kisha degjuar nje periudhe qe ishte sperme balene ( gjinise mashkull dmth derisa them sperme)
dhe gjate kesaj periudhe kisha frike te hyja ne dete se thoja do ngjizeeeeem dhe dy ishin rrzultatet
O do behesha sirene
Ose do lindja nje sirene.
 

ZoteriaJuaj

Anëtar i Nderuar
Se si kisha degjuar nje periudhe qe ishte sperme balene ( gjinise mashkull dmth derisa them sperme)
dhe gjate kesaj periudhe kisha frike te hyja ne dete se thoja do ngjizeeeeem dhe dy ishin rrzultatet
O do behesha sirene
Ose do lindja nje sirene.
Rendesi ka qe mos te behesh balene :p
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
nga e dinte peshku i kuq te gjente babane e vete kur peshqit sjane mire nga kujtesa? :S
Popo por pervec kesaj
Fakt eshte se nese mami i nemos vdiq...babi nemos do kthehej ne femer. Do bente e rriste veze e do ngjizej me nemon.
Pra i bie te kemi nje proces transgender dhe incesti.
 

ZoteriaJuaj

Anëtar i Nderuar
Popo por pervec kesaj
Fakt eshte se nese mami i nemos vdiq...babi nemos do kthehej ne femer. Do bente e rriste veze e do ngjizej me nemon.
Pra i bie te kemi nje proces transgender dhe incesti.
pra nemoja ka mama me koqe ? apo baba me veze? :D
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Top