Pronat në Himarë, Tsipras kërcënon Tiranën zyrtare

Milanisti

Larguar
1540047810_tsipras.jpg


Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras ka reaguar për pronat e minoritetit grek që jeton në Himarë. Gjatë samitit mes katër shtetesh Greqisë-Rumanisë-Serbisë-Bullgarisë të zhvilluar në Bukuresht, kreu i qeverisë greke tregoi se Shqipëria mund të përballet me sanksione.
“Kohët e fundit po shikojmë zhvillime që nuk na pëlqejnë. Sot mësova që ka pasur një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek. Nëse është e vërtetë, do të jetë një zhvillim shumë negativ. Një çështje që fatkeqësisht neve nuk na jep optimizëm drejt perspektivës europiane. Nëse informacioni që kemi është i vlefshëm, nuk ekzistojnë parakushte për të ecur në këtë drejtim. Shpresoj të jem i gabuar. Sepse dëshira e të gjithëve është që hapat drejt perspektivës evropiane të bëhen realitet. Por, ne çdo shtet e shikojmë veç e veç”, tha Tsipras.

Sipas mediave greke, Tsipras i referohet një informacioni që kishte marrë se qeveria shqiptare ka konfiskuar prona të minoritetit grek në Himarë përmes një vendimi të botuar në Fletoren Zyrtare.
Shqiptarja.com
 
Last edited:

Hera

Moderatorë
Staff member
Uuuuu na trembi dhe tsipra .....keto te shikojne politiken e tyre dhe bertet tani pak si shume se don votat e himarjoteve ...por ja kane dhene mitsotakis himarjotet dhe minoritaret qe kur u vra ne volarat katsifa
 
Top