Prezantimi i permbajtjes se nenit 4 te konventes europiane te te drejtave te njeriut*

WxP

.
[FONT=&quot]PREZANTIMI I PERMBAJTJES SE NENIT 4 TE KONVENTES EUROPIANE TE TE DREJTAVE TE NJERIUT*.[/FONT]

[FONT=&quot]K.E.DR.NJ. ne nenin 4 te saj garanton ndalimin e skllaverise dhe punes se detyruar ose me shtrengim,duke parashikuar si vijon:[/FONT]
[FONT=&quot]1.Askush nuk mbahet ne skllaveri ose roberi.[/FONT]
[FONT=&quot]2.Askujt nuk i kerkohet te beje pune te detyruar ose me shtrengim.[/FONT]
[FONT=&quot]3.Ne kuptim te ketij neni “puna e detyruar ose me shtrengim” nuk perfshin:[/FONT]
[FONT=&quot]a.cdo pune qe kerkohet te behet ne rrjedhen e zakonshme te ndalimit te imponuar ne perputhje me dispozitat e Nenit 5 te kesaj konvente,ose gjate lirimit te tij me kusht prej ketij ndalimi;[/FONT]
[FONT=&quot]b.cdo sherbim me karakter ushtarak ose, ne rastin e kundershtuesve per ndergjegje ne vendet ku kjo njihet,nje sherbim tjeter ne vend te sherbimit te detyrueshem ushtarak;[/FONT]
[FONT=&quot]c.cdo sherbim qe kerkohet ne raste emergjence ose fatkeqesie natyrore qe kercenojne jeten ose mireqenien e komunitetit;[/FONT]
[FONT=&quot]d.cdo pune ose sherbim qe ben pjese ne detyrimet civile normale.[/FONT]
[FONT=&quot]Sic shihet neni 4 i KEDRNJ ka si objekt te rregullimit te tij dy ceshtje themelore,te cilat I trajton ne menyre te vecante nga njera-tjetra qe jane;skllaveria dhe roberia nga njera ane dhe puna e detyruar ose me shtrengim nga ana tjeter.[/FONT]

[FONT=&quot]1.Skllaveria dhe roberia[/FONT][FONT=&quot].[/FONT]
[FONT=&quot]Para se te japim nocionin e secilit prej termave te mesiperm ,theksojme faktin se organet e Konventes,Gjykata dhe Komisioni nuk kane perpunuar nje koncept te tyrin autonom,por ne rastet praktike qe kane hasur gjate veprimtarise se tyre,si baze per interpretim kane sherbyer konventat perkatese.[/FONT]
[FONT=&quot]Numri i ceshtjeve qe kane patur si pretendim shkeljen e ndalimit kunder skllaverise dhe roberise kane qene te pakta,shumica jane paraqitur nga te burgosur dhe nuk kane qene te suksesshme.Megjithate ne rast se do te ishte paraqitur nevoja,padyshim qe komisioni ose gjykata do ti ishin referuar konventes se vitit 1946 “Mbi ndalimin e skllaverise”.[/FONT]
[FONT=&quot]Te dyja termat roberi dhe skllaveri i referohen statusit apo gjendjes se pergjithshme te nje personi konkret,ku shprehja skllaveri tregon se individi ndodhet plotesisht ne zoterimin ligjor te nje personi tjeter,ndersa termi roberi tregon forma me pak angazhese te kufizimit te lirise se personit dhe mund ti referohet teresise se kushteve te punes dhe dhe/ose per te punuar ose siguruar sherbime ne favor te nje tjetri,te cilat ky person nuk mund ti shmange apo ti ndryshoje.Pra, ato karakterizohen nga kushte shtypje prej te cilave personi nuk mund te shpetoje dhe ndodhet ne pamundesi absolute per ti ndryshuar ato.Ne ceshtjen Van Droogenbroeck kunder Belgjikes*,komisioni u shpreh se “Vendosja e nje krimineli nen mbikqyrjen e autoriteteve shteterore nuk[/FONT]
[FONT=&quot]___________________[/FONT]
[FONT=&quot]*[/FONT][FONT=&quot]Van Droogenbroeck v.Belgium,Comm.report 9.7.80,Eur.Court H.R,Series B no.44,p.30[/FONT]

[FONT=&quot]perbente aspak roberi,sepse kjo mase ishte per nje kohe te kufizuar ,mbetej nen kontrollin gjykates dhe nuk cenonte statusin ligjor te personit konkret.[/FONT]
[FONT=&quot]Pra,te dy termat skllaveri dhe roberi perfshijne forma te kontrollit mbi individin,te cilat ndikojne drejtperdrejt ne statusin juridik te tij dhe qe ky i fundit nuk ka asnje mundesi per ti ndryshuar ato.Vihet re se ato jane koncepte perafersisht te njejta me njera tjetren,por egziston nje dallim thelbesor midis tyre i cili konsiston ne intesitetin dhe karakterin e kontrollit mbi individin ne secilin rast.Ne skllaveri,individi konsiderohet si nje objekt i se drejtes se pronesise,ku pronari mund te ushtroje mbi te te gjitha tagrat e pronesise,ndersa roberia konstatohet ne rastet refuzimit serioz te lirise, ku personi pervec detyrimit te kryerjes e disa sherbimeve ne favor te nje tjetri ka edhe detyrimin e qendrimit te pronarit pa patur mundesine e ndryshimit te kesaj situate,por ai i gezon te drejtat e tjera si subjekt i se drejtes dhe nuk mund te konsiderohet si nje objekt qe pronari mund te beje c’te doje mbi duke gezuar edhe te drejten e jetes.[/FONT]


[FONT=&quot]2. Puna e detyruar ose me shtrengim.[/FONT]
[FONT=&quot]Sic u theksua me siper edhe ne rastin e punes se detyruar ose me shtrengim,organet e konventes nuk kane perpunuar nje koncept te pavarur,por i jane referuar perkufizimeve te percaktuara ne konventen nr.29 te ONP te vitit 1930 e ndryshuar ne vitin 1946 dhe plotesuar me Konventen nr.105 te ONP e vitit 1957.Konkretisht neni 2 i ONP, e perkufizon “punen e detyruar”si “cdo pune ose sherbim qe i merret nje individi nen kercenimin me ndonje denim dhe te cilin ky individ nuk ka ofruar ta beje vullnetarisht”,pra theksi “punes se detyruar vihet mbi karakterin e pavullnetshem te punes se kryer,qe do te thote qe puna ose sherbimi eshte kryer nga punonjesi kunder vullnetit te tij dhe se dyti ne karakterin e padrejte dhe shtypes se punes dhe sherbimit ,pasi kryhen nen kercenimin me ndonje denim.Edhe komisioni duke marre per baze konventen e siperpermendur ne praktiken e tij ligjore si p:sh ceshtjet, “Iversen kunder Norvegjise” dhe “Van der Mussele v.Belgium”,ka ndjekur te njejten linj per te dhene kuptimin e punes se detyruar ose me shtrengim”, duke theksuar se nje pune e tille eshte puna qe ndermerret dhe realizohet me ane te shtrengimit fizik ose psikik.Gjithashtu ai ka evidentuar disa nga rastet kur nuk kemi te bejme me pune te detyruar ose me shtengim dhe konkretisht:[/FONT]
[FONT=&quot]-sherbimi kryhet per nje kohe te kufizuar,[/FONT]
[FONT=&quot]-shperblehet ne nivelin e duhur,[/FONT]
[FONT=&quot]-eshte ne perputhje me profesionin e zgjedhur,[/FONT]
[FONT=&quot]-nuk zbatohet ne menyre arbitrare apo diskriminuese,[/FONT]
[FONT=&quot]-nuk eshte i paarsyeshem[/FONT]
[FONT=&quot]-detyrimet e tij formojne pjese perberese te ushtrimit normal te profesionit.[/FONT]

[FONT=&quot]*[/FONT][FONT=&quot]PADEROGUESHMERIA E TE DREJTAVE TE GARANTUARA NGA NENI 4 I K.E.D.NJ.[/FONT]
[FONT=&quot]Te drejtat e mbrojtur nga neni 4 i K.E.Dr.NJ,lidhen drejtperdrejt me individin si qenie njerezore,si subjekt i se drejtes si dhe me integritetin dhe dinjitetin njerezor, si te tilla ato nuk mund te derogohen ne asnje rast.Neni 4 i Konventes Europiane vendos mbi shtetet jo vetem detyrimin negative per te mos kerkuar pune te detyruar nga individet,ai gjithashtu mund te detyroje shtetet te mos lejoje individe te fuqishem te imponojne mbi individe te tjere pune te tille. Pra detyrimi i shtetit per te garantuar te drejtat e sanksionuara ne nenin 4 shtrihet ne dy plane, ne marredheniet midis shtetit(organeve qe perfaqesojne ate) dhe individeve si dhe ne marredheniet midis vete ketyre te fundit. [/FONT]
[FONT=&quot]Paragrafi i pare i nenit 4 te KEDrNJ “Askush nuk mund te mbahet ne skllaveri ose roberi”,perben nje ndalim absolut te skllaverise dhe roberise dhe ne asnje rast nuk lejon te behet perjashtim.[/FONT]
[FONT=&quot]Paragrafi i dyte parashikon ndalimin e pergjithshem dhe absolut te “punes se detyruar ose me shtrengim”.Themi ndalimin absolut sepse,perjashtimet qe parashikohen ne paragrafin e trete te nenit kater,nuk duhen trajtuar si kufizime ne ushtrimin e se drejtes se mbrojtur ne paragrafin e dyte,por si elemente te perkufizimit te punes se detyruar ose me shtrengim.Pra,ato jane ne ndihme te dhenies se nje kuptimi sa me te sakte te ketij termi,duke qene se paragrafi i dyte percakton vetem ndalimin e punes se detyruar ose me shtrengim dhe nuk ka te parashikuara ato lloje pune qe perfshihen ne kete koncept.[/FONT]
[FONT=&quot]Nga formulimi i paragrafit te trete te nenit kater,rezulton se,egziston nje kategori e caktuar punesh qe nuk perfshihen ne konceptin e punes se detyruar ose me shtrengim dhe sit e tilla(duke mos u konsideruar pune e detyruar ose me shtrengim),ato nuk perbejne ne vetvete derogim nga e drejta e mbrojtur ne paragrafin e dyte,por jane ne funksion te interpretimit te nenit 4/2 per te kuptuar ato lloje pune qe perfshihen ne termin “pune e detyruar ose me shtrengim”.[/FONT]
[FONT=&quot]Kater perjashtimet e parashikuara nga neni 4(3) I referohen atyre situatave ku puna ose sherbimi mund te vendoset (nga shteti ose ligji ne perfitim te te tjereve)pa prekur ndalimin ne nenin 4(2) .[/FONT]

[FONT=&quot]Kategoria e pare e perjashtimeve eshte “cdo pune, qe kerkohet normalisht nga nje njeri qe peson privimin e lirise ne kushtet e parashikuara nga neni 5 i kesaj konvente ose gjate qendrimit te tij ne lirim me kusht.Kjo do te thote qe puna ne burg ose institucione te ngjashme me te,perfshire edhe spitalet nuk ndalohet.[/FONT]
[FONT=&quot]Sipas paragrafit a te nenit 4(3), lejohet puna qe kerkohet normalisht nga te ndaluarit ose personat e privuar nga liria,por vetem puna ne rrjedhen e zakonshme te ndalimit dhe qe synon rehabilitimin e te burgosurit*.Ai perfshin jo vetem punen ne periudhen e privimit pas dhenies se vendimit ndeshkues,pra jo vetem per te ndaluarit apo te denuarit me vendim gjyqesor,por edhe punen qe kerkohet ne te gjitha rastet e heqjes se ligjshme te lirise te permendura ne nenin 5/1 te Konventes.[/FONT]
[FONT=&quot]______________________[/FONT]
[FONT=&quot]*[/FONT][FONT=&quot]Law[/FONT][FONT=&quot]and practice of the Europian Convention on Human Rights and te Europian Social Charter[/FONT]


[FONT=&quot] Kategoria e dyte i referohet cdo sherbimi me karakter ushtarak ose, ne rastin e kundershtuesve per ndergjegje ne vendet ku kjo njihet,nje sherbimi tjeter ne vend te sherbimit te detyrueshem ushtarak;[/FONT]
[FONT=&quot]Formulimi i nenit eshte shume i qarte,sipas tij sherbimet me karakter ushtarak,si dhe cdo sherbim tjeter alternative,ne vendet ku kundershtimi I ndergjegjes lejohet me ligj, nuk perbejne pune te detyruar ose me shtrengim.Sipas vleresimit te komisionit ketu do te perfshihej gjithashtu cdo sherbim ushtarak “on a voluntary basis”, mbi baza vullnetare ose per te cilin individi ka dhene pelqimin.Kjo eshte ceshtja e kater te rinjve kunder Mbreterise se Bashkuar,te cilet kishin marre detyrimin per te sherbyer ne marine per nente vjet,ku komisioni vuri ne dukje vecanerisht se pelqimi i dhene i heq punes se detyruar ose sherbimit karakterin e detyruar.I rendesishme per tu theksuar eshte fakti se pavaresisht se Konventa permend “sherbim civil”ne vend te “sherbimit te detyrueshem ushtarak”,ne rastin e kundershtareve te ndergjegjes nuk do te thote qe Koventa permban te drejten e sherbimeve civile alternative.Formulimi i nenit 4(3) (b) tregon ne menyre te qarte se duke perfshire fjalet “ne vendet ku kjo njihet”,zgjedhja per te njohur ose jo kundershtaret e ndergjegjes i eshte lene Paleve te Larta Kontraktuese,dhe vetem ne qofte se ato e njohin kane detyrimin te parashikojne disa sherbime alternative per ta.Pra,behet fjale vetem per ato shtete te cilat njohin kundershtimin per ndergjegje,qe ne rast refuzimi te kryerjes se sherbimit ushtarak nga personi, kane detyrimin ti sigurojne atij nje sherbim civil alternative.Ne rast se personi refuzon edhe kryerjen e ketij sherbimi civil,shteti mund te aplikoje edhe denime kundrejt tij dhe denimet qe ndermerr shteti ne kete rast nuk perbejne pune te “detyruar ose me shtrengim”.Pra shihet lidhja e ngushte qe qendron midis nenit 4 dhe nenit 9 te Konventes.[/FONT]
[FONT=&quot]Megjithate edhe ketu egziston mundesia e abuzimit qe nen petkun e sherbimeve me karakter ushtarak personi te detyrohet te kryeje sherbime te nje natyre tjeter.[/FONT]

[FONT=&quot]Perjashtimi i trete ka te beje me cdo sherbim qe kerkohet ne raste emergjence ose fatkeqesie natyrore qe kercenojne jeten ose mireqenien e komunitetit;[/FONT]
[FONT=&quot]Problemi qe evidentohet ne kete rast eshte fakti se cilat do te konsiderohen “raste emergjence ose fatkeqesie natyrore” qe kercenojne jeten ose mireqenien e komunitetit.Percaktimi i rasteve te tilla paraqitet i veshtire. Komisioni eshte shprehur se ketu nuk mund te perfshijme cdo mosperputhje strukturore,por vetem nje krize te menjehershme,me karakter te perkohshem.Ne ceshtjen “Iversen kunder Belgjikes”, komisioni pohoi se puna e dentisteve te rinj qe ishin caktuar ne veri te vendit,nuk konsiderohet pune e detyruar ose me dhune,sepse kerkesa per nje pune te tille mund te jete diktuar nga nje gjendje e jashtezakonshme(mungesa katastrofale e dentisteve),qe kercenon mieqenien e shoqerise.Po keshtu,lidhur me perjashtimin d),gjate shqyrtimit te po kesaj ceshtje,komisioni shprehu mendimin se me detyrime qytetare normale duhet te kuptohet para se gjithash “detyrimi i qytetareve per perpjekje te perbashketa ne interesin e pergjithshem shoqeror,ose ne interesin e komunitetit lokal.Sipas interpretimit te dhene ne kuadrin e ONP,me nocionin detyrime qytetare normale do te kuptohet “cdo pune apo sherbim me karakter lokal te parashikuar nga ligji apo si nje zakon i njohur nga popullsia apo komuniteti ne teresi,per mirembajtjen e komunikimeve,ruajtjen e ushqimeve,sigurimin e ujit etj. Ne ceshtjen Karlheinz Schmidt,Gjykata gjeti nje cenim te nenit 4(3)(d),ku Qeveria Austriake i kerkoi qytetareve te gjines mashkullore te sherbenin ne brigaden e zjarrefikesve ose ne rast refuzimi te te paguanin nje kontribut financiar*.Pra perjashtimi d i referohet situatave kur nuk kemi nje kercenim urgjent apo te paparashikuar,por eshte i kufizuar ne punen apo sherbimet ne interes te pergjithshem.[/FONT]

[FONT=&quot]_____________________[/FONT]
[FONT=&quot]*[/FONT][FONT=&quot]Karlheinz Schmidt judgement of 18 July 1994,series A no.291-B[/FONT]











[FONT=&quot] PUNOI[/FONT]
[FONT=&quot]IGERTA BENGU[/FONT]
 

WxP

.
PERQASJA E LEGJISLACIONIT SHQIPTAR ME NENIN 4 TE KEDrNJ

[FONT=&quot]Perqasja e legjislacionit shqiptar me standartet e kerkuara nga Konventa eshte nje detyrim jo vetem nderkombetar (neni 1 i saj parashikon detyrimin qe kane palet kontraktuese per ti siguruar cdo personi qe kane nen juridiksion te drejtat konvencionale por edhe kushtetues,ne baze te nenit 5 te kushtetutes se Republikes se Shqiperise ku thuhet se Republika e Shqiperise zbaton te drejten nderkombetare te detyrueshme per te. Duhet te theksojme faktin se ne fushen e te kufizimeve te drejtave te njeriut, Konventa Europiane ka nje status kushtetues(kushtetuta e therret drjtepersedrejti dhe e ben pjese te brendshme te saj).Ajo perben minimumin e garancive te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut dhe si e tille standartet e vendosura nga konventa jane standarte minimum ,te cila cdo shtet ka detyrimin ti respektoje ,por eshte i lire qe ne legjislacionin e tij te brendshem te parashikoje standarte me te larta se ato te garantuara nga konventa,duke i siguruar shtetasve te tij nje mbrojtje me te madhe dhe efektive te drejtave dhe lirive themelore te tyre.[/FONT]
[FONT=&quot]Perparesia qe gezon legjislacioni nderkombetar ne pergjithesi ne raport me ate te brendshem gjendet e sanksionuar ne kushtetuten e Republikes se Shqiperise ne nenet 116 ,122 te Kushtetutes,kurse persa I perket perqasjes se legjislacionit shqiptar me nenin 4 te Konventes,theksojme qe ne nje sere aktesh te tij ka te sanksionuar ndalimin e skllaverise dhe te punes se detyruar.Ne fakt perparesia qe legjislacioni nderkombetar gezon ne raport me ate te brendshem,perfaqeson ne vetvete nje garanci shtese per te respektuar te drejtat e individeve ne kete sfere.Ne nenet 2 dhe 11 te Kodit te Punes parashikohet se ,Kodi i Punes respekton Konventat Nderkombetare te ratifikuara nga Republika e Shqiperise dhe bazohet ne normat pergjithesisht te pranuara te se drejtes nderkombetare.(neni 2),kurse nenin 11* te tij i cili ka te listuar ne menyre hierarkike burimet qe rregullojne te drejtat dhe detyrimet lidhur me marredhenien e punes,konstatojme qe Konventat nderkombetare te ratifikuara nga Republika e Shqiperise jane te renditura menjehere pas Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe para Kodit te punes dhe akteve te tjera ligjore ne kete fushe.Gjithashtu ne piken 2 te nenit 11 sigurohet pozita e punemarresit, duke percaktuar se aktet nenligjore qe dalin ne plotesim dhe zbatim te dispozitave te parashikuara nga ky Kod ,nuk mund te vendosin kushte pune me pak te favorshme sesa ato te parashikuara nga vete kodi ,pervec rasteve kur ky I fundit ne menyre te shprehur ka lejuar nje gje te tille.[/FONT]
[FONT=&quot]Ne kuader te vleresimit te legjislacionit tone lidhur me ndalimin e skllaverise dhe roberise paraqet rendesi te madhe evidentimi i dy momenteve themelore.[/FONT]
[FONT=&quot]Se pari, nxjerrja ne pah e dispozitave ligjore dhe nenligjore qe ndalojne ushtrimin e tyre dhe,[/FONT]
[FONT=&quot]_______________*[/FONT][FONT=&quot]Neni 2,11 te ligjit nr.7961,date 12.7.1995 “Kodi I Punes” [/FONT]
[FONT=&quot]Se dyti, ceshtja e perkufizimit te nocioneve dhe formulimit te perjashtimeve te ndryshme te tyre.[/FONT]
[FONT=&quot]Per sa i perket ceshtjes se pare mund te themi se pavaresisht se ne aktet tona ligjore mungon nje formulim i vecante qe te ndaloje ne menyre te shprehur skllaverine,kjo rezulton nga fryma e pergjithshme e legjislacionit tone dhe ne menyre te vecante nga nje interpretim I neneve 3,17,27 te Kushtetues se Repulikes se Shqiperise.Moscenimi i lirise, sigurise dhe dinjitetit te personit jane shume te gjera dhe perfshirese te te teresise se kushteve qe perbejne statusin ligjor te individit,si te tilla ato nenkuptojne edhe ndalimin e skllaverise*.Ndalimi i skllaverise rezulton gjithashtu edhe nga neni 2 e ne vijim i Kodit civil,i cili trajton individin si subjekt i se drejtes, i afte per te patur te drejta dhe per te marre persiper detyrime juridike-civile qe me lindjen e tij ose me lindjen gjalle nga momenti i konceptimit.Pra, duket qarte se tashme nuk mund te behet fjale qe individi te jete nje objekt i se drejtes nen zoterimin ligjor te nje tjetri,mungesa e nje formulimi te vecante mund te argumentohet me faktin se ne kushtet tona kur kuadri ligjor garanton lirine e plote te individit,parashikimi i nje dispozite te posacme per ndalimin e skllaverise eshte menduar nga legjislatori si i tepert dhe i panevojshem.Madje duhet theksuar qe ligjvenesi ne ndalimin e skllaverise nuk eshte mjaftuar thjesht ne parashikimin e dispozitave deklarative,por ka shkuar me tej duke parashikuar dhenien e nje denimi penal per personat qe kryejne vepra te tilla.Ne neni 74 te tij thuhet “Vrasjet,shfarosjet,kthimi ne skllever,internimet,dhe debimet,si dhe cdo lloj torture apo dhune tjeter cnjerezore te kryera per motive politike,ideologjike,…denohen jo me pak se pesembedhjete vjet ose me burgim te perjeteshem a me vdekje”.[/FONT]
[FONT=&quot]Ndryshe paraqitet ceshtja lidhur me ndalimin e punes se detyruar ose me shtrengim,ku ne nje sere dispozitash gjendet e sanksionuar ne menyre te shprehur dhe te qarte ndalimi i saj.[/FONT]
[FONT=&quot]Kushtetuta e R.SH ne neni 26 te saj ka parashikuar se “Askujt nuk mund ti kerkohet te kryeje nje pune te detyruar,pervecse…” ,ndersa ne nenin 8 pika 1 dhe 2 te K.Punes eshte dhene kuptimi i punes se detyruar si dhe jane te percaktuara ne detaje elementet perberes te punes se detyruar duke evidentur raste ne te cilat ndalohet perdorimi i punes se detyruar.Formulimi i dhene nga Kodi i Punes I nocionit “Pune e detyruar “eshte ne perputhje te plote me perkufizimet edhe nga ne konventat perkatese nr 29 dhe 105 te ONP*.[/FONT]
[FONT=&quot] Pajtueshmeria e formulimeve tona me ato nderkombetare,rendesi thelbesore ne kete drejtim parqet menyra e percaktimit te perjashtimeve te neni 4 te konventes nga legjislacioni yne.[/FONT]
[FONT=&quot]Ne nenin 26 te kushtetutes se R.SH eshte sankisonuar se” Askujt nuk mund ti kerkohet te kryeje nje pune te detyruar,pervecse ne rastet e ekzekutimit te nje vendimi gjyqesor,te kryerjes se nje sherbimi ushtarak,te nje sherbimi qe rrjedh nga nje gjendje lufte,nga nje gjendje e jashtezakonshme ose nga nje fatkeqesi natyrore,qe kercenon jeten ose ________________________________[/FONT]
[FONT=&quot]*[/FONT][FONT=&quot]Neni 8(1) “Ndalohet puna e detyruar net e gjitha format e saj”[/FONT]
[FONT=&quot] Neni 8(2) “Me pune te detyruar ose te detyrueshme kuptohet cdo pune ose sherbim qe I kerkohet individit kunder vullnetit te tij,duke e kercenuar me nje denim te cfaredoshem.[/FONT]
[FONT=&quot] [/FONT][FONT=&quot]Ndalohet perdorimi I punes se detyruar si :[/FONT]
[FONT=&quot]a.mase shtrenguese ose sanksion ndaj personave qe kane ose shprehin bindje ne kundershtim me rendin politik ekonomik,shoqeror ne fuqi;[/FONT]
[FONT=&quot]b.metode mobilizimi ose perdorimi te fuqise punetore per qellime te zhvillimit ekonomik;[/FONT]
[FONT=&quot]c.mase per disiplinen ne pune;[/FONT]
[FONT=&quot]e.mase diskriminimi racial,shoqeror kombetare ose fetar.[/FONT]
[FONT=&quot]____________________________________[/FONT]
[FONT=&quot] [/FONT]
[FONT=&quot]shendetin e njerezve.Ne vijim kodi i punes ne nenin 8/3 parashikon se:Nuk quhet pune e detyruar:[/FONT]
[FONT=&quot]a)cdo pune ose sherbim i kerkuar ne baze te ligjit per “Forcat e armatosura te R.Sh”, te cilat lidhen me punime te karakterit te mirefillte ushtarak;[/FONT]
[FONT=&quot]b)cdo pune ose sherbim qe i kerkohet individit si denim i vendosur nga gjykata dhe gjate te cilit personi nuk vihet ne sherbim te shtetasve ose personave juridike private,me perjashtim te rasteve te parashikuara ne paragrafin 2 te ketij neni;[/FONT]
[FONT=&quot]c)cdo pune qe kerkohet ne rast lufte ose per shkak te forcave madhore ,fatkeqesi natyrore,sidomos zjarri,permbytja,yria termeti,epidemia ose te gjitha rrethanat qe rrezikojne jeten ose kushtet normale te jeteses se gjithe popullsise ose nje pjese te saj”[/FONT]
[FONT=&quot]Nga permbajtja e dispozitave te mesiperme lidhur me formulimin e perjashtimeve veme re se Kushtetuta dhe Kodi i Punes ne pergjithesi perpiqen t’i afrohen sa me shume standarteve nderkombetare,megjithate evidentohen lehtesisht disa mosperputhje.Ajo qe eshte e perbashket si per Kushtetueten ashtu edhe per Kodin e Punes eshte fakti qe ne secilin prej tyre mungon perjashtimi I parashikuar ne nenin 4 paragrafi 3 pika d,qe ka te beje me “cdo pune ose sherbim qe ben pjese ne detyrimet civile normale.Pavaresisht kesaj,formulimi kushtetues eshte ne perputhje me frymen e Konventes,sepse si ligj kushtetues ai percakton orientimet themelore ,te cilat me pas duhen detajuar e konkretizuar ne menyre me te hollesishme nga legjislacioni tjeter zbatues si kodet,ligjet etj.Nuk mund te themi te njejten gje per permbajtjen e neni 8/3 te Kodit te Punes,pikat a dhe c te te cilit jane te njejta me ato te konventes,madje formulimi i pikes c te tij eshte me i hollesishem dhe i detajuar se ai I Konventes Europiane,por pika b e tij nuk pajtohet me formulimin e dhene nga Kushtetuta jone dhe as me frymen legjislacionit tone penal dhe te konventes.Nga nje interpretim I dispozites perkatese arrijme ne konkluizionin se puna ose sherbimi ne kete rast kerkohet si nje denim I vendosur nga gjykata ndaj personave qe kryejne vepra penale.Ne te vertete nuk eshte ky kuptimi I dhene nga konventa ne nenin 4 pragrafi 3 pika a,e cila I referohet punes ose sherbimit te qe mund te kryhet nga I ndaluari apo I denuari gjate vuajtjes se denimit,por jo si denim I vecante.Pra nje personi qe privohet nga liria ne kushtet e parashikuara ne nenin 5 te Konventes,mund ti kerkohet te punoje ne rrjedhen normale te denimit dhe nuk ka si kusht te domosdoshem dhenien si “denim “nga gjykata.Edhe formulimi kushtetues I referohet procesit te egzekutimit te nje vendimi gjyqesor dhe jo nje kategorie te vecante denimi qe mund te jape gjykata.Formulimi I sanksionuar ne neni 8/3/b nuk gjen mbeshtetje as ne nenet 29 dhe 30 te Kodit penal,te cila parashkojne llojet e denimeve qe mund te jape gjykata si nje mase shtrenguese ndaj pesonave qe kryejne vepra penale.Puna ose sherbimi qe I kerkohet individit si denim I vendosur nga gjykata,nuk rezulton te jete nje nga llojet e denimeve kryesore dhe as atyre plotesuese.Po keshtu edhe parashikimi I bere ne neni 57 te K.Penal per punen ne interes public,nuk I referohet punes si denim I zakonshem,sepse denimi I dhene nga gjykata ne kete raste nuk eshte puna ne interes public por denimi me burgim.Ky eshte nje rast perjashtimor,I cili ka te beje me pezullimin e ekzekutimit te denimit kur egzistojne kushtet dhe kriteret e kerkuara nga neni 57 .[/FONT]
[FONT=&quot]Ne perputhje me standartet e kerkuara nga neni 4/3/a te Konventes eshte edhe vendimi nr.228,date 19.05.1993 I Keshillit te Ministrave”Per menyren e shperblimit te punes se denuarve me heqje lirie,I cili pranon si nje veprim normal qe personat e privuar nga liria te punojne ne vendet e ofruara nga administrata e institucionit.Me date__ eshte miratuar ligji “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim”,I cili eshte ne perputhje te plote me standartet nderkombetare dhe parashikimet e bera ne te perbejne nje garanci me teper ne favor te burgosurve,ne perputhje me te cilat duhet te ndryshohet edhe vendimi nr.228,date 19.05.1993 I Keshillit te Ministrave”Per menyren e shperblimit te punes se denuarve me heqje lirie.Ky ligj ka parashikuar qe puna organizohet nga drejtoria Brenda dhe jashte institucionit duke shfrytezuar edhe ndihmen e subjekteve te tjera,si dhe ka te percaktuar nje kategori personash te cilet gjate vuajtjes se denimit nuk mund te detyrohen te punojne.*[/FONT]
[FONT=&quot]Lidhur me perjashtimin e parashikuar nga neni 4/3 pika b,Kushtetuta e R.Sh ka te sanksionuara ne nenin 24 te saj se “Liria e ndergjegjes dhe e fese eshte e garantuar.Kjo do te thote se shteti shqiptar eshte i detyruar ti siguroje cdo kundershtari te ndergjegjes nje sherbim civil ne vend te sherbimit te ushtarak dhe ne rast se kryerja e sherbimi civil altrnativ kundershtohet nga kundershtari i ndergjegjes,shteti shqiptar ka te drejte te aplikoje nje denim ne ngarkim te ketij personi dhe ky I fundit nuk perfshihet ne konceptin pune e detyruar.Pra,sic shihet mund te themi qe ky standartet e garantuara nga vendi yne ne kete drejtim jane ne perputhje me ato te konventes.[/FONT]
[FONT=&quot]Persa i perket perjashtimit te pikes c, theksuam me siper qe formulimi i legjislacionit tone ishte me i plote dhe i detajuar dhe perfshires si ai i Konventes.[/FONT]
[FONT=&quot]Problematik paraqitet perjashtimi ne piken d,pasi nje formulim i tille nuk gjendet as ne kushtetute dhe as ne Kodin e Punes dhe kjo per faktin se ai perben nje kriter ndares midis veprimtarise qe perben pune te detyruar dhe asaj qe nuk perben.Megjithate ne legjislacioni tone gjendet nje ligj i posacem,ligji “Per punet publike”,i cili merr si kriter kete formulim per dallimin e punes se detyruar dhe jo te detyruar.Midis te tjerash ne nenin 2 te tij ai jep kuptimin e puneve publike si pune te perkoheshme qe realizohen me pejsmarrjen e anetareve te familjes perfituese te ndihmes ekonomike dhe organizohen nga shteti per ndertime elementesh te thjeshta te infrastructures, riparime, pastrime dhe mirembajtje objektesh te ndryshme.megjithate ligji i mesiperm paraqet nje problem ne nenin 3 te tij , cili parashikon se familjeve perfituese te ndihmes ekonomike qe refuzojne pjesmarrjen ne punet publike te ofruara u nderpritet ndihma ekonomike.Ky formulim ka nje karakter imponues dhe duket te jete detyrues per personat qe ai i referohet, sepse ne rast refuzimi ai ka pasoja teper negative qe eshte nderpreja e ndihmes ekonomike,e cila per kategorine e personave te siperpermendur perfaqeson mjetin e vetem dhe te domosdoshem per jetese.Ne kete kuader, duket se neni 3 i ligjit” “Per punet Publike”jo vetem qe nuk perputhet me standartet e kerkuara nga Konventa,por bie ne kundershtim edhe me neni 8/2 pika b e Kodit te punes, i cili ndalon perdorimin e punes se detyruar si metode mobilizimi ose perdorimi te fuqise punetore per qellime te zhvillimit ekonomik.[/FONT]
[FONT=&quot] [/FONT]
[FONT=&quot] Konkuzioni[/FONT]
[FONT=&quot]Te drejtat e garantuara nga neni 4 i Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut,jane te drejta themelore te cilat lidhen ngushtesisht me njeriun si qenie njerezore,me integritetin personal dhe dinjitetin njerezor.Per rendesine qe ato paraqesin, gjenden te rendittura menjehere pas te drejtes se jetes dhe tortures.Legjislacioni shqiptar,lidhur me te drejten e individit per te mos iu nenshtruar skllaverise dhe punes se detyruar,i pergjigjet pergjithesisht standarteve te Konventes,qofte ne drejtim te perkufizimeve ashtu edhe kategorise se perjashtimeve, me perjashtim te problemeve te evidentuar me siper. [/FONT]
[FONT=&quot] [/FONT]
[FONT=&quot] [/FONT]

PUNOI
IGERTA BENGU
 
Top