Prefekti i qytetit martohet me krokodil

Arfenilla

Themelues i Forumit
[
Prefekti i qytetit meksikan të peshkatarëve San Pedro, Huamelula Joel Vaskez Rohas, është martuar me një krokodil. Nga t’ia fillojmë …

Rohas mendon se nusja e tanishme e tij është një princesh, edhe pse në të vërtetë ajo është një krokodil të cilin ai e ka veshur në të bardha, është martuar me të dhe pastaj e ka lëshuar të vallëzoj me dasmorët.

Ta dini se ai nuk është i çmendur, por bëhet fjalë për një traditë lokale sipas së cilës krokodilët konsiderohen princesha, të cilat nëse ‘martohen’, do të përmirësojnë peshkimin e peshqve, gaforreve dhe ushqimeve tjera të detit në Oqeanin e Qetë./zeri/



[video=youtube;gO1kMs-00dQ]http://www.youtube.com/watch?v=gO1kMs-00dQ[/video]


p's veq shikon si ja ka mbyll gojen krokodiles lol ! censur eshte kjo,padrejtsi e madhe madje,, ajo mbase ka qen e dashuruar ne dike tjeter e ky e ka marr me dhun.lol a mos te harroj urime cifti me nje krokodil se cdo her i par duan te jen mashkell me patjeter
 

diku diku

Anëtar i Respektuar
Opinione mbi politiken kombetare dhe nderkombetare, strategji e gjeopolitike.

A E MERITOI SHQIPثRIA STATUSIN E VENDIT KANDIDAT


Të drejtat e njeriut, demokracia dhe parimi i shtetit të së drejtës, janë nocionet themeltare ku bazohet Bashkimi Evropian, të cilat garantohen nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë që siguron në mënyrë eskluzive, interpretimin e së drejtës së BE. Në këtë këndvështrim edhe vendet që pretendojne të aderojnë në këtë familje të madhe duhet me patjeter, si kusht i panegocushem, të respektojnë këto parime. Ne lidhje me aderimin e vendeve jo anëtare, dispozitat e Traktati të Bashkimit Evropian përcaktojnë qartazi në nenin 49, çdo shtet evropian që respekton parimet e nenit 6 mund të kërkojë të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, por, çfarë nënvizon neni 6, në lidhje me kërkesen e një shteti që të bëhët anëtar, në fakt ai duhet të përmbush këto kritere; stabilitet të institucioneve që garantojnë demokracinë, shtetin e së drejtës gjithashtu të drejtat e njeriut; sigurisht që duhet të plotësoje edhe kritere ekonomike duke u bazuar në një ekonomi të lirë dhe funksionuese në mënyrë që ti bëjë ballë konkurrencës dhe presionit te brëndshëm; të marrë përgjegjësi dhe detyrime si anëtare nga politika e BE përfshirë aderimin në objektivat e BE; nuk duhet lënë pa përmendur edhe integrimin dhe përshtatjen e strukturave administrative. Pra, cdo shtet evropian ka të drejte të paraqesë kërkes që të bëhët anëtarë i Bashkimit Evropian, them këtë pasi ka patur kërkesa nga shtete jo evropiane si Maroku i cili me shume se një here ka shprehur interesin për vend kandidat, por një kërkese e tillë është hedhur poshtë me argumentimin se Maroku nuk është shtet evropian, pra, gjeografikisht jo evropian. Në këtë aspekt shqiperia e ploteson kushtin e parë pasi është një shtet i shtrirë gjeografikisht në hapsirën evropiane. Një vend si shqiperia që tashme është vend kandidat de jure në BE a prirori mendohet që ka plotësuar parimet dhe kushtet bazike ku ndërtohet e gjithë struktura politike dhe socio-ekonomike e BE, pasi, në dokumentet e bashkimit evropian për vendet potencialisht dhe vendet kandidate janë përcaktuar kritere të tjera sic jane: bashkëpunimi ndërkufitar, zhvillimi rajonal, zhvillimi i burimeve njërzore, zhvillimi rural dhe përforcimi i institucioneve, pra, dokumentet e BE lënë të nënkuptohet që vendi kandidat i ka plotesuar kushtet themeltare, të drejtat e njeriut, parimin e demokracise dhe shtetin i së drejtës duke u pranuar si vend kandidat. Ne raport me percaktimet e nenit 6 (parimet themeltare) të Traktatit të Bashkimit Evropian a i ploteson kriterët për vend kandidat shqipëria. Të fillojme me parimin e parë, demokracinë si parim i domosdoshëm i patjetërsueshem për vendet e BE i cili është themeli i qytetrimit modern. Por sa respektohet nga politika shqiptare ose sa është respektuar deri më sot ky parim. Për të qenë koherent duhet të themi se shqipëria hyn tek vendet me demokraci të brishtë ose me keq akoma demokraci hibride, për një fakt që tashmë është i konstatushem dhe publikisht i njohur këtu e 20 vjet, me fenomenin e blerjes së votës. Blerja e votës nënkupton jo vetem fatkin që politika shqiptare është hipokrite, por edhe faktin tjeter që shqiptarët ekonomikisht janë në nevoje. Ajo që është më e rrezikshme dhe afatgjatë në blerjen e votës qëndron në fatkin e mundesisë së deformimit të ndërgjegjës, pra sikur mos të mjaftonte periudha komuniste, kësaj të fundit i shtohet edhe nënvetëdija se edhe gjërat më të shenjta mund të tregtohen. Nësë vota e lirë në një vend pluralist është simboli i demokracisë atëherë ky symbol në shqipëri është i zbehur dhe dramatikisht i vyshkur. ثshtë afër mendjes se kriterin parësor dhe themelor, parimin e demokracisë nuk e plotësojme pëderisa vullneti i lirë i qytetarit dëfërmohet nëpërmjet instrumentave joligjor, shpesh here joshëse në forma financiare, dhe here të tjera duke perdorur forma kërcënuese për jeten me qëllim rrëmbimin e votës së lirë. Dhe le të marrim pikën dy nësë politika shqiptare i respekton të drejtat e njeriut. Preamboli i të drejtave të njeriut përcakton si themelore dhe të patjetersueshme, të drejtën e jetës të drejtën civile, politike, ekonomike socio-kulturore etj. Në këtë aspekt, si mund ta konsiderojme që respektohen të drejtat e njeriut nga politika shqiptare kur vendimet e gjykates evropiane, për te drejtat e njeriut nuk respekohen edhe pse në aspektin ligjor keto vendime kanë veçori rekomanduese por, kjo nuk përjashton përpjekjet që politika shqiptare duhet të tregoj në përmisimin dhe zbatimin në interes të qytetarit të vendimeve të gjykates evropiane, shpesh here keto vendime kanë lidhje me pronat. Nësë politika shqiptare nuk zbaton vendimet e gjykatës evropiane kjo përkthehet në një mosrespektim jo vetem ndaj ligjit por edhe ndaj një familje të madhe që ne duam të aderojme, kur ne nuk zbatojme vendimet e një gjykatë evropiane si mund ti zbatojme dhe ti ekzekutojme vendimet e gjykatave shqiptare. Si mund të flitet për të drejtat e njeriut kur në shqiperi ekziston akoma fenomeni i “ngujimit” si një plagë e shoqërise shqiptare e cila i faturohet poltikës shqiptare dhe paaftësisë së saj për të kontrolluar territorin dhe për të zbatuar ligjin nëpërmjët instrumentave juridike per parandalimin dhe ndalimin e fenomenit të gjakmarrjes. Si mund te flitet për të drejtat e njeriut kur ato shkelen nga vete politikanët. Si mund të flitet për te drejtat e njeriut kur gjykatat shqiptare jane te zhytura në korrupsion në dëm te qytetarit duke i mohur të drejta themelore. Si mund të flitet për të drejtat e njeriut kur akoma ekziston trafiku i qënieve njerzore. Edhe këtë parim bazik të BE, politika shqiptare nuk e plotëson përderisa të drejtat e njeriut nuk respektohen, gjithsesi, duhet thënë se këto të drejta janë në evolvim e sipër por nuk kanë arritur kushtin themelor që përcakon Traktati i Bashkimit Evropian, madje, ka situata në shqiperi ku vetë poltika shqiptare nxit në mënyre direkte apo indirekte shkeljen e të drejtave të qytetareve. Dhe vijmë tek parimi i tretë, shteti i së drejtës që ka si baze jurdike ndarjen e pushtetëve edhe për këtë temë është shkruar komentuar dhe stërfolur aq shume saqë akoma çuditërsht dhe fatkeqësisht ka ngleur në rrafshin e një doktrine filozofike. Si mund të flitet për efikasitetin e shtetit të së drejtës kur pavarsisht partisë në pushtet ajo është sjelle - partia në pushtet - si zotëruese e të gjitha shtyllave të pushtetit si vertikalisht po ashtu edhe horizontalisht, duke prodhuar ligje jo vetem në favor të formacionit politik por shpesh here edhe për situata dhe çështje personale. Si mund të flitet për shtetin e së drejtës kur akoma ekziston fantazma e Lazaratit, si mund të flitet për shtetin e së drejtës kur shqiperia ka probleme serioze me trafikun e lëndëve narkotike. Si mund të flitet për shtetin e së drejtës kur të gjitha organet dhe institucionet janë të kapura nga interese personale, nga interese nepotike, si mund të flitet për shtetin e së drejtës kur qytetari nuk ndihet i mbrojtur nga shteti, përkundrazi shpesh here qytetari ndihet i kërcënuar. Në shembujt e më sipër mora vetem simbolikat e parimeve pa u futur në analizat e thella shoqërore dhe kulturore. Pra, te drejtat themelore të njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës që i komentova më sipër jane kritere të cilat politika shqiptare nuk i përmbush dhe jo vetem, por këto parime kërcënohen rëndomtë. Atëhere pyetjes pse BE u tregua zemërgjere duke i dhënë statusin e vendit kandidat shqipërisë. Përgjigjia është e thjeshtë në radhe të parë për arsye strategjike dhe gjeopolitike për ti dhënë një lajm botës se pavarsisht zgjedhjeve të fundit që u mbajtën ku spikatën partite radikale dhe skeptike për rinovimin e parlamentit evropian, se projekti evropian është solid dhe se rruga drejt integrimit dhe bashkimit i të gjitha shteteve evropiane është e paevitueshme. Në radhë të dytë qëndron fakti i angazhimit të politikës Amerikane për pranimin e shqiperise si vend kandidat në BE, dhe në radhë të tretë është faktori popull shqiptar i cili e don këtë bashkim më shumë se cdo shtet tjeter evropian, e don sepse ndihet i tillë. Pra, statusi i vendit kandidat nuk u dha sepse politika shqiptare e meritoi por u dha për tre arsyet që solla më sipër.
 

diku diku

Anëtar i Respektuar
Pe: Opinione mbi politiken kombetare dhe nderkombetare, strategji e gjeopolitike.

BASHKIMI EUROAZIATIK DHE NDIKIMI I TIJ NE BASHKIMIN EVROPIAN

Gjatë këtyre dy muajve të fundit është shfaqur në arenën e politikës ndërkombëtare tema e rikthimit të Bashkimit të Euroazisë, iniziativa e këtij projekti politik është e presidentit të Rusisë Putin i cili është duke ushtruar presion të fortë politik në Bruksel në mënyrë që të sigurojë që Bashkimi i Euroazise të merret në konsideratë serioze gjatë negociatave dypalëshe që do të mbahen midis BE-Rusi . Traktati i Bashkimit të Euroazisë hyn në fuqi në vitin 2015 dhe presidenti Putin e shikon këtë Bashkim si përfundimin e natyrshëm të planit të vjetër rus që kishte në thelb Bashkimin Doganor ku morën pjesë Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani. Përveç kësaj, Bashkimi Euroaziatik mban të hapur mundësinë e zgjerimit të tij me ish - anëtarët e tjerë të Bashkimit Sovjetik, të cilet janë ende nën dominimin politik të Kremlinit (Armenia dhe ne veçanti Ukraina). Me pak fjalë, një projekt ambicioz që ka të bëjë jo vetëm me thellimin e zgjerimin e Bashkimit Doganor, por, edhe me zhvillimin e projektëve të tjera ku spikat ai më kryesori "Hapësira e Përbashkët Ekonomike” i cili është një Bashkim më kohërent, pasi, siguron integrim më të madh ekonomik midis vendëve anëtare. Le të kujtojmë shkurtimisht se Bashkimi Doganor është krijuar në vitin 1995 dhe u pasua në vitin 1999 nga "Hapësirë e Përbashkët Ekonomike”, i cili hyri në fuqi në janar 2012. Së fundimi, që nga janari i vitit 2015 pritet të nisë Bashkimi Ekonomik i Euroazisë. Rusia e Putinit vazhdon përpjekjet e saja në mënyrë që të krijoj mjete të fuqishme politike - ekonomike - ushtarake më qëllim që të kompensojë fuqishëm të gjitha “Martesat” dhe Bashkimet Perëndimore te natyres politike - ekonomike – ushtarake, duke bërë të mundur paraqitjen e vetes (Bashkimin Euroaziatik) si një alternativë e besueshme ndaj BE dhe pjesës tjetër të botës. Putin e di se pa një legjitimitet të fortë politik, ky projekt nuk do shkoj asgjëkundi, dhe në këtë kuadër, ka filluar të kërkoj tek evropianët që ta njohin zyrtarisht Bashkimin e Euroazisë. Rusia, me sa duket, po i kërkon Brukselit që të nënshkruaj një marrëveshje për tregtinë e lirë jo vetëm per veten e saj dmth Rusinë, por me të gjithë Bashkimin Euroaziatik. Tashmë ka disa vite që BE dhe Rusia janë në konsultime të vazhdueshme politike për një marrëveshje të tregtisë së lirë, por, si rezultat i problemeve të shumta të natyrës teknike, duket se përfundimi i këtyre bisedimeve mund të jetë shumë i gjate ose i pamundur. Moska ka arritur kohët e fundit të anëtarsohet në OBT (Organizata Botërore e Tregtisë) por, natyra e saj ekonomike dhe të çështjeve te tjera që lidhen me sistemin e saj ligjor, e ka pothuajse të pamundur që në një kohë të shkurtër të mund të siguroj një marrëveshje të tregtisë së lire me Evropen. Situata bëhet akoma më e komplikuar, nëse marrim parasysh pretendimet e Putinit që të përfshijë në një marrëveshje të ardhëshme me BE të gjithë Bashkimin Euroaziatik. Bashkimi Euroaziatik ka një numër të madh problemesh ekonomike, duke filluar që me vendet anëtare të cilat nuk bëjnë pjesë në OBT.Përveç kësaj, ekziston një tjetër problem i pakapërcyeshëm për Evropën, e cili ka lidhje me Bjellorusine. Regjimi i Minskut dhe diktatori i saj gjenden nën presionin e sanksioneve politike të rënda dhe Bashkimi Evropian nuk do të pranonte asnjë marrëveshje ekonomike më këtë vend. Me pak fjalë, kërkesa (marreveshja e tregtise se lire me Evropën) e Rusisë duket më shumë si një provokim politik dhe nuk duhet të merret në konsideratë seriozisht, pasi, ajo shkon kundër parimeve të shumta politike dhe ekonomike të kontinentit të vjetër. Gjithsesi, pjesën teknike të kësaj ambicie të paarriteshm (marrëveshje e tregtisë së lirë) të Putinit mbetet në doren e analistëve operatorëve dhe studiusve ekonomik, le të shohim pak se cilat janë synimet politike të Putinit. Strategjia politike e Putinit është e thjeshtë dhe e qartë. Konsiston në promovimin e Bashkimit duke bërë përpjekje të mëdha me qëllim hyrjen në skenën e politikës ndërkombëtare të nivelit te lart me emrin e “Bashkimi Euroaziatik”. ثshtë e qartë se Moska do të jetë gjithmonë truri pas këtij Bashkimi dhe dëshiron ti tregojë botës se kombinimi i të gjithe këtyre shtetëve janë në gjendje të formojne një pafundësi gjeografike të përmasave gjigande dhe shtrirja e madhe i këtyre shtetëve në terma territoriale do të thotë më shumë depozita burimesh energjitike te cilat do të qëndrojnë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Kremlinit, si perfundim me shumë influencë në gjeopolitikën ndërkombëtare.Putin po sulmon dhe në të njëjtën kohë po bën kërkesa politike të drejpërdrejta sic është ajo e marrëveshjës së tregtisë së lire. Rusia me këtë po tregon se ndaj saj kërkon respekt sepse ajo ndihet e fortë dhe e bën këtë duke mos shprehur asnjë lloj pasigurie. Ajo nuk është më e gatshmë të trajtohet si një e huaj në marrëdheniet ndërkombëtare në veçanti me Perëndimin, dhe nuk është e gatshme që vetëm per hirë të koncesioneve që Kremlini i jep Evropës të ruaj këtë partneritetit ekonomik që tashmë ka filluar të zbehët. Rusia nuk dëshiron dhe kurrë nuk do të dontë të ndjekë rrugën e zhvillimit demokratik të tipit perëndimor, dhe për këtë arsye, insistimet evropiane dhe amerikane në drejtim të demokratizimit të vendit, kurrë nuk do të dëgjohen . Në të vërtetë, Rusia po kërkon të behet nje model alternativë, ndryshe nga perëndimi. E vërteta është se në pragun e Evropës është formuar përsëri një bllok rival i mire strukturuar, këtë herë i quajtur Bashkimi Euroaziatik, me të cilën të gjithë ne herët a vonë përfshi dhe vendin tonë do të përballemi. Blloku rival ose Bashkimi Euroaziatik i jep Evropës një përqindje shumë të lartë të burimeve energjitike (Gaz). Kjo do të thotë se Evropa është e shantazhuar politikisht dhe për fat të keq, në këtë moment nuk ka asnjë mundësi reale dhe të menjhërshme për të diversifikuar furnizimet veta me Gaz. BE-ja gjatë kohëve të fundit ka qenë shumë e shpërqendruar, duke lënë që t’i rrëshqas nga dora mundesinë për të ndikuar në mënyrë të drejpërdrejt në ngjarjet politike në Evropën Lindore dhe Kaukaz, në të njëjtën kohë nuk ka shpenzuar kohë dhe resurse të mjaftueshme për të planifikuar një diversifikim të furnizimeve të gazit. Duke marrë parasysh situatën gjeopolitike në të cilën ndodhet Evropa, duhet ti kushtoje më shumë kohë skemës së poltikës së jashtme duke e bërë atë më të efektshme dhe më vendimtare kundrejt faktoreve të tretë dhe në të njëjtën kohe ajo duhet të jetë e aftë të marrë vendime poltike të vlefshme ne kohë të shkurtër duke përfishirë domosdoshmërisht të gjitha vendet anëtare të BE. Eshtë momenti që BE të qëndroje në lartësinë e situatës pasi asnjë vend i Evropës nuk është në gjendje që të balancoje dhe të përballet i vetem me rritjen ekonomike politike të një kundërshtari si Rusia tashmë Bashkimi Euroaziatik, madje, Evropa duhet të mendojë seriozisht për anëtarsime të reja në BE, mundësisht sa me shpejt të jetë e mundur përfshi dhe vendin tonë.
 
Last edited:

diku diku

Anëtar i Respektuar
Pe: Opinione mbi politiken kombetare dhe nderkombetare, strategji e gjeopolitike.

PROBLEMATIKAT E POLITIKES SE JASHTME TE BASHKIMIT EVROPIAN


Projekti politik dhe ekonomik i Evropës së Bashkuar, tashmë dihet se çalon në një ndër shtyllat më kryesore të saj, e cila ka një rëndësi të veçantë strategjike dhe gjeopolitike, siç është Politika e Jashtme e Përbashkët. Në këtë shkrim, do paraqes problematikat e mbrojtjes së përbashkët dhe te politikave të jashtme që ka BE në raport me vendet anëtare dhe me vendet jo anëtare, pra, BE ne raport me aktorët e tjerë politikë global dhe se çfarë duhet të bëjë politika e jashtme evropiane, ne mënyrë që të garantojë më shumë siguri për qytetarët e saj dhe më shumë infulencë në skenën e politikës ndërkombëtare. Së pari, meqenëse BE konsiderohej si një “gjigand” ekonomik dhe në të njëjtën kohë, në raport me politikën e jashtme shikohej si “xhuxh”, u pa e domosdoshme qe BE të bënte një hap përpara dhe ia arriti qëllimit, nëpërmjet hartimit të një dokumenti të quajtur PESC (Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë) i cili kishte si qëllim ruajtjen e vlerave, të interesave, të sigurisë, të pavarsisë dhe të integritetit të BE duke konsoliduar akoma më shumë parimet e demokracisë, të shtetit të së drejtës, të drejtat e njeriut dhe principet e së drejtës ndërkombëtare. Pra, erdhi koha që BE të bëhej përgjegjës dhe faktor politik në arenën e politikës së jashtme, por, deri ku është korrur suksesi i këtij dokumenti me vlerë historike? Duhet të kuptojmë se BE nuk mund të bëhët faktor i rëndësishëm në arenën e politikës ndërkombëtare kur vetë politika nuk e lejon këtë fakt. Dihet që zgjedhjet politike janë maksimumi i shprehjes në demokracitë perëndimore dhe jo vetëm, por, ekziston edhe ana tjetër e medaljes, le të marrim shembull SHBA me një demokraci të konsiliduar e cila humbet për shkak të zgjedhjeve të reja politike, 1 vit nga legjislatura e saj 4 vjecare, pasi, gjatë vitit të zgjedhjeve politike në kontekstin e qeverisjes nuk operohet në vendimarrjeve politike. Kjo vlen per çdo sistem demokratik dhe për çdo organizatë ndërkombëtare të cilat funksionojnë mbi bazën e parimeve demokratike. Po të shikojme BE në tërsi si një sistem me të gjitha organet e funksionimit të një shteti normal, ajo humbet përsa i përket vendimarrjeve politike në të gjithë legjislaturën, për shkak të zgjedhjeve që zhvillohen brenda cdo shteti vit pas viti p.sh. në një vit 3 deri ne 7 shtete zhvillojnë zgjedhje vendore, politike, pra, gjate një legjislature të Bashkimit Evropian, anëtarët e saj janë gjithnjë të zënë me zgjedhje. Nëse do të arrihej në mënyrë progresive që zgjedhjet e të gjitha vendeve anëtare të zhvilloheshin në një vit kalendarik, akoma më mirë do të ishte sikur të mbaheshin në një muaj ose edhe në një ditë; BE dhe anëtarët e saj do përfitonin shumë në vendimarrje politike dhe ekonomike. BE nuk mund të bëhet faktor i rëndësishëm në politikën e jashtme nëse anëtarët e saj vazhdojnë të konsiderojnë kundërshtar politik dhe ekonomik një anëtar tjetër te BE. Pastaj, nuk është e domosdoshme prania e 27 ambasadave, 27 ambasadoreve, ka kuptim ambasada Franceze në Kinë ose në Brazil, por, nuk ka kuptim në Gjermani ose ne Spanje. Në fakt, po të shikojmë me kujdes, vetëm pak elementë nuk i janë deleguar Bashkimit Evropian si: gjuha, arti, kultura dhe në këtë kontekst, për të thelluar bashkëpunimin kulturor, si themel qytetrimi të një bashkimi afatgjatë, do të ishte më mirë të krijohen zyra të posaçme kulturore dhe të zëvëndesohen me strukturat diplomatike ekzistuese. BE nuk mund të bëhët faktor i rëndesishëm në politikën e jashtme nësë shpërdoron burimet financiare, duke marrë parasysh edhe situaten jo të mirë ekonomike që po kalon ajo. Në këtë kontekst, nuk është e nevojshme që 28 vendet e BE duhet të mbajnë secila për llogari të vet ushtri, marinë, aeronautikë, akademi dhe shkolla ndryshme ushtarake. Në këtë këndvështrim, do ishte e nvojshme, sa më parë, konkretizimi dhe futja nën çadrën e BE të një Agjencie për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët, duke bërë të mundur funksionimin e kësaj Agjencie nëpërmjet një organi kolegjial, kjo do sillte fuqizimin ushtarak të BE dhe jo vetëm, por do kishte edhe efekt tek shpenzimet pasi ato do të shpenzoheshin më mirë në një projekt të vetëm. Nuk duhet të harrojme edhe mungesën e një politike te përbashkët përsa i përket energjisë nukleare edhe në këtë rast, secili shtet adopton politikat e veta p.sh Italia e ka të ndaluar me referendum ndërtimin e çdo lloj centrali berthamor, ndërkohë, qe shtetet e tjera si Slovenia dhe Franca zotërojnë centrale berthamore, sigurisht për qëllime energjitike, në këtë kuadër do ishte më mirë që me një referendum mbarë evropian ose të ndalohet, ose të lejohet ndërtimi i tyre. Përveç aspektit atomik, ka edhe një aspekt tjeter që është e një rëndësie të veçantë, si në pikëpamjen ushtarake po ashtu edhe në atë politiko-shoqërore, Agjencia Hapsinore Evropiane, e cila nuk është nën çadrën e Bashkimit Evropian. Do të ishte më mirë, sikur AHE të përfshihej në BE dhe të bashkërendonte punën e saj edhe me agjenci të tjera, qofshin civile apo ushtarake. BE nuk mund të bëhët faktor i rëndësishëm në arenën e politikës ndërkombëtare nëse nuk racionalizon burimet financiare, duke vazhduar pa një sistem të përbashkët inteligjence, pa një sistem të përbashkët komunikimi, pa një sistem të përbashkët të mbrojtjes civile, pa një sistem të përbashkët të policisë bregdetare, në mënyrë që të parandalohet emigrimi i paligjshëm, në veçanti në Detin Mesdhe, me këte rast, do shmangeshin dhe tragjedi njerëzore siç jane ato të Lampeduzës. BE nuk mund të bëhët faktor ne politiken e jashtme ndërkombëtare me burime finaniare të pamjaftueshme. Buxheti i Agjencisë Evropiane të Mbrojtjës, që fatkeqësisht, nuk është akoma nën çadrën e BE, është 25 milion euro në vit, shume më pak në krahasim p.sh me buxhetin Grek apo atë Italian të mbrojtjes i cili është rreth 20 miliard euro ne vit, të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë një buxhet rreth 200 miliard euro në vit, që është shume pak në krahasim me Amerikën që ka një buxhet prej 400 miliard euro ne vit. Por, të gjitha këto para të shpenzuara nga shtetet evopiane për llogari të vet, një pjesë e mirë e tyre shpërdërohen, për vetë faktin e thjeshtë se përafërsisht 25% e forcave tokësore, janë të përfshirë jashtë kufinjve shtetërorë. BE nuk mund të bëhet faktor i rëndësishem ndërkombëtar nëse nuk merr përgjegjësitë e veta, në lidhje me operacionet civile dhe ushtrake që kryhen në vende të ndryshme të botës. Në bazë të një studimi, rezulton se një operacion i suksesshëm, duhet të ketë të dislokuar në terren nga 20 deri në 30 ushtarë për një mijë banorë, ky raport ne vendet ballkanike (1990-2000) u respektua dhe qëllimi i operacioneve u realizua me sukses, ndërsa, në vende të tjera në nevojë si Afrika dhe Lindja e Largët p.sh Afganistani, dislokimi i forcave të armatosura ose raporti nuk është respektuar, si rrjedhojë, në vende të tilla akoma nuk është arritur suksesi për të cilin është kryer edhe ndërhyrja, madje situatat në vendet e tilla, jane kthyer ne boomerang per vendet perëndimore. Dhe për ta mbyllur, rasti i cili ilustron më mire ato që kam shkruar me sipër, pra, marrëdhëniet midis antëreve të BE dhe kjo e fundit në marrëdhëniet me vendet e tjera jokumunitare, është ndërhyrja ushtarake në Libi, ku vetëm Franca, Gjermania dhe Anglia morën vendimin pa u konsultuar me vendet e tjera të BE, për të ndërhyrë ushtarakisht ne Libi, së bashku me aleatin Amerikë, me qëllim rrëzimin e Gadifit, por interesi ishte krejt tjetër, të shfrytëzonin burimet energjetike ose më mirë, të merrnin pozicionin dominant që kishte ENI- Shoqëri Italiane (Energjia Shtetërore e Hidrokarbureve) ne Libi. Edhe në këtë rast, Evropa nuk ishte e bashkuar, përkundrazi, interesi i një vendi prevaloi ndaj një vendi tjeter te Bashkimit Evropian. Nëse nuk bëhët një kompromis që të gjitha shtetet e BE duhet të lënë pak mënjanë sovranitetin e tyre dhe interesat personale dhe të shikojne drejt një projekti gjithpërfshirës për të gjitha vendet e Evropes, ku politikat e brendshme dhe të jashtme duhet të zgjidhen në planin e bashkëpunimit dhe të konsultimit me shtetet anëtare, vetëm atëherë mund të themi që Evropa po ecën në rrugën e drejtë.
 
Last edited:

diku diku

Anëtar i Respektuar
Pe: Opinione mbi politiken kombetare dhe nderkombetare, strategji e gjeopolitike.

Botuar sot ne Gazete

Zgjimi i Perandorisë së Diellit

Situata aktuale e krizës në Ukrainë po përfshin edhe aktorë të tjerë politik ndërkombëtarë, shtete që nuk ishin shprehur në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejt siç është Japonia, duke e lënë nën hije pozicionin e saj në krahasim me SHBA dhe BE që janë të vendosur për vazhdimin e sanksioneve dhe përforcimin e tyre kundër Rusisë, po tregon interesin e saj (Japonia) në lidhje me çështjen e Ukrainës dhe konflikteve të tjera në botë duke filluar me vullnetin politik që ka qeveria aktuale japoneze për të ndryshuar kushtetutën paqifiste. Me pak fjalë kushtetuta parashikon që “ populli japonez heq dorë përgjithmonë nga lufta ”, e hartuar menjëherë pas luftës së dytë botërore me premisën se OKB merrte përsipër paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, konkretisht SHBA merrte përsipër mbrojtjen e Japonisë, por, me sa duket paqeja në shkallë planetare sa vjen e po bëhët më e brishtë duke i dhënë pretekst kryeministrit japonez Shinzo Abe Leader i Partisë Demokratike të Japonisë në pushtet të marrë seriozisht në konsideratë modifikimin e nenit 9 të kushtetutës japoneze. Japonia që nga lufta e dytë botërore nuk kishte një ushtri të vërtet ashtu siç konceptohet në disiplinën ushtarake, në fakt ajo që mund të konsiderohej ushtri, konsistonte në një organizm pseudoushtarak të quajtura Forca të Mbrojtjes që kryesisht përbëheshin nga civil. Në vitin 2013 qeveria aktuale japoneze duke parë dhe lëvizjet ekulibrave në gjeopolitikën botërore krijoj Këshillin e Sigurisë Shtetrore i cili në thelb kishte synimin e ngritjes së një strukture të vërtet për sigurinë kombëtare, riorganizimin ushtarak, rritjen e shpenzimeve në favor të projektit ushtarak dhe mundësinë e ndërmarrjës së veprimeve ushtarake edhe në mungesë të një kërcënimi real nga një shtet i tretë. Miratimi i paketës ligjore për sigurinë kombëtare solli shume debate politike, civile e juridike me arsyetimin se nuk u respektua kushtetuta dhe mbi të gjitha miratimi i kësaj paketë sipas shumë specialistëve është në kundërshtim me kushtetutën japoneze. Pavarsisht se çështja e kushtetutës vazhdonte të ishte në rendin e ditës, kryministri Japonez filloj të intensifikonte marrëdhëniet diplomatike me Rusinë, fakt është se janë takuar pese herë, më shumë se me cdo leader tjetër botërorë. E gjithë kjo punë diplomatike e ndërtuar nga kryeministri Abe ka në themel rinovimin e marrëdhënieve me Rusinë që ishin ngrirë që nga konflikti për Ishujt Curili, këtë raport të ri e konfirmon edhe prania e Abe në hapjen e lojrave Olimpike të Sochi në Rusi. Pavarsisht, frymës së re që fryn në Japoni nga njëra anë zgjidhja e çështjes së modifikimit të kushtetutës, marrëdhëniet me Rusinë tashmë po përshkallzohen në sensin negativ, riorganizimi ushtarak, rritja e influencës në rajonin e Azisë Jug-Lindore, por, situata e Ukrainës e ka vendosur Japoninë në një pozicion jo të përshtatshëm. Në këtë aspekt Japonia ka dy rrugë të mbështesë ose mos ti mbeshtesë sanksionet e perëndimit kundër Rusisë, nësë nuk vazhdon të mbështes atëhere, do zbehej roli i saj jo vetem në politikën ndërkombëtare, por edhe raporti me aleatët e saj perëndimore, nësë mbeshtet sanksionet do ti fshinte (po ndodh) të gjitha progreset që ka ndërtuar me Rusinë duke shtyrë vendimet për zgjidhjen e konflikteve të ishujve Curil. Sigurisht që zbehja e marrëdhënieve me Rusinë do të kishte pasoja për ekonominë Japoneze e cila importon hidrokarbure dhe në të njëjtën kohë mund të humbi edhe të drejtën e peshkimit në detin Okhotsk e cila është pjesë ekonomike e Rusisë. Japonia e ka shumë të vështirë të kundër përgjigjët pasi oligarkët rus pronat dhe kapitalet që zotërojnë i kanë të dislokuara në perëndim. Në fakt është vështirë të kuptohet se cilat do të ishin sanksionet reale që Japonia do mund të ndërmerrte kundër Rusisë. Gjithsesi, ekziston një mundësi që Japonia të intepretoj pushtimin e Krimesë si precedent historik të rrezikshëm me arsyetimin se një shtet i fuqishëm ushtarakisht nuk mund të pushtoj, aneksoj një shtet të vogël duke u mbështetur në pretendime historike, duke e lidhur këtë fakt me konfliktin permanent që ka me Kinën për ishujt Senkaku që aktualisht janë nën administrimin e Japonisë, me argumentimin se edhe Kina si shtet i fuqishëm mund të bënte të njëjtën gjë me ishujt Senkaku duke marrë si precedent pikërisht Krimenë. Edhe pse Perandoria e Diellit nuk ka patur një reagim zyrtar të fortë ndaj Rusisë ajo është shprehur kundër referendumit që u mbajt në Krime për shkëputjen nga Ukraina, deri tani Japonia ka miratuar disa masa të buta të cilat në thelb parashikojnë pezullimin e bisedimeve për rregullimin e vizave dhe ngrirjen çdo lloj raporti apo marrëveshje me Rusinë. Eshtë e qartë se Japonia po vazhdon të qëndrojë në krah të perëndimorëve edhe pse nuk është anëtarë e NATO-s që nga qershori i këtij viti merr pjesë në konfliktin sirian por vetëm në aspektin humanitar (në vazhdën e respektimit të kushtetutës) edhe në sanksionet e fundit që perëndimi i vendosi Rusisë ajo ishte e pranishme edhe pse nuk doli me një propozim të vetin, është e qartë që nuk mungon bashkepunimi Japoni - Perendim. Në fakt pjesëmarrja e plotë e Japonisë në strukturat e NATO-s, nësë do të ndodh, do të ndryshonte dramatikisht ekuilibrat e fuqive botërore. Perandoria e Diellit së bashku me BE dhe SHBA përfaqësojnë 60% PBB, një shumë që do të ishte e pakrahasushme pavarsisht kombinimeve apo aleancave që Kina dhe Rusia do të ndërmerrnin. Dihet se Japonia jep një kontribut të madh ushtrisë Amerikane dhe Evropiane nëpërmjet njohurisë në fushën e robotëve, ne fakt, vetëm Japonia prodhon 70% të industrisë robotike botërore. Eshtë e njohur se Japonia në historinë e saj ka qenë një shtet i mbyllur ndaj influencave të huaja dhe hapja e vetme ishte ndaj perëndimit dhe ka ardhur në mënyrë të sforcuar. Afrimi i parë i konkretizuar në marrëveshje ndodhi menjëherë pas luftës së dytë botërore kur midis Japonisë dhe Amerikës u nënshkrua një traktat që kishte si objekt sigurinë e ndërsjelltë. Nuk është i rastësishëm zhvillimi ne fushën robotike i Japonisë, rreth viteve 60 në kulmin e zhvillimit teknologjik dhe ekonomik kishte nevojë për krah punë dhe në vend që të zhvillonte një politikë emigracioni ashtu siç e zhvilluan vendet e tjera të industrializuara, ajo investoj në fushën robotike në mënyrë që të zëvëndësonte krahun e punës me robot, kjo është një dëshmi e fortë se si Japonia në historinë e saj ka qenë e mbyllur duke ruajtur fort identitetin e saj kulturor dhe kombëtar. Kryeministri japonez Shinzo Abe po kalon nga një politikë e mbyllur në një politikë të hapur, ky fakt nuk shikohet vetëm në adoptimin e politikave të emigracionit, të riorganizimit ushtarak, të takimeve me Putin, të pjesëmarrjes në sanksione, por, edhe në interesimin e madh që shpreh për ecurinë e shteteve të Azisë Lindore me qëllim rritjen e influencës strategjike ekonomike dhe ushtarake në rajon. Eshtë për tu theksuar se pas fitorës së zgjedhjeve politike Shinzo Abe vizitën e tij të parë nuk e zhvilloj në Amerike ashtu siç e kërkonte tradita, por, e zhvilloj në vendët e Shoqatës së Kombëve të Azisë Jug-Lindore që përbëhet nga anëtarët kryesore si Indonezia, Singapore, Filipine, Vietnami me qëllim rritjen e bashkëpunimit ushtarak, vetë Japonia nuk është anëtare e këtij grupi. Përveç interesit per Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore, Japonia po kërkon të ndërtoj një zonë e quajtur “Siguri Diamanti” me shtetet si Australia, India, Havai, me qëllim rritjen e influencës në rajonin e Oqeanit Paqësorë dhe për të kontrolluar më mirë rrugët detare. Kryeministri japonez shkon përtej në projektin e tij, kur i kërkon grupit të ashtquajtur Pesë Fuqitë e Mbrojtjes i përbërë nga shtetet si Anglia, Malajzia, Australia, Zelanda e Re, të bëhët anëtare me të drejta të plota. Pra, është e qartë se Japonia po kërkon me cdo kusht aleatë në Azine Lindore dhe Jug-Lindore me një qëllim të vetëm krijimin e një blloku kundër influencës Ruse dhe Koreane por mbi të gjitha kundër Kinës. Sfidat e japonisë sapo kanë filluar me zgjimin e saj nga politika e mbylljes shekullore dhe është në kërkim të kohës së humbur pasi e shikon vetën jashtë të gjithave aleancave në Azinë Lindore. Ajo duhet të zgjidh një sërë konfliktesh duke filluar me ishujt Curil, të mbajë Kinën larg ishujve Sinkaku, të kërkoj aleancë përveç shteteve që solla më sipër, por, edhe me Korenë që është një shtet shumë i rëndësishem në rajon, të menaxhojë paknaqësit e ndryshimit të kushtetutës. Të gjitha këto probleme politike të brëndëshme dhe konflikte territoriale e vendosin Japoninë në qendër të vëmëndjes. Të gjitha këto veprime politike dhe ushtarake të Japonisë mund të interpretohen edhe në raport me marrëdhëniet me SHBA, pasi, është e nënkuptushme se Japonia po shpreh vullnetin e saj të pakundërshtushëm që të mos qëndrojë nën ombrellën e SHBA-së. Historia na ka treguar se zgjimi i interesit së Japonisë për të kontrolluar zonat e influencës dhe pikat strategjike territoriale ka sjell trazira ekonomike, politike dhe ushtarake jo vetem në rajon por në të gjithë planetin. Zgjimi i Perandorisë së Diellit ka gjasa të jetë një shenjë instabiliteti global duke i fryrë më shumë erës së Luftës së Tretë Botërore. Sh.B
 
Top