Poezi te ndryshme

Passion

Super Moderator
Staff member
Fle, shpirti, fle... vullkan i shuar
Harruar nga të gjithë
Dhe kur kujton se si pat vluar
i vjen si qen të klithë.

Vullkani hesht dhe llavë s´nxjerr
Si llavë sot mban vrerin
Kur ndien rrugaçët mbi krater
Që qeshin dhe përmjerin
.

Petraq Kolevica!
 

Passion

Super Moderator
Staff member
[h=2]SHPIRTIT[/h]
Te lus, o Lajmes i qielluar!
O Frym’ e Zotit, vete Zot!
Me hirin t’end te pashteruar
Qe ka mburim perjetesije,
Hirplot, o Shpirt, ner gaze Ti-je.
Dhe ner mjerime je hirplot!

Ti botes s’one-i prure lajmin
E nj’enderimi te pafaj:
Per mallin t’end me te pastajmin
Ti kuvendon qe permbi bote,
Dhe ne gezim i bije lote,
I bije gas ne zi te saj.

Kur del mi male yll’i dites
e shuhet nata prapa ti,
Ti me veshtrimin vetetites
Ckelqen ne fund te zemres s’ime
Dh’i ben prej kenges se nje grime
Nje te perjetshme- harmoni.

E kur pat humbur jet’ e dherit,
Kur syr’ i lodhur m’u pergjum,
Ne shkendijim te kandilerit
M’i cfaq ylberin e nje rruaze…-
Fatlum, o Shpirt, ti j ner gaze,
Dhe ner mjerime je fatlum!

Sot hapa syte qe-me-nate
E po kendoj si kurrekush:
drejt lartesise se pamate
Ah. meshiro te ngjite- i cmuar
Prej gjirit t’im te perveluar
Fjalim’i mallit t’im mjerush.



Lasgush Poradeci!

-------------------------

 

jana80

Super Moderator
Staff member
Arben Duka

Ndriçomë errësirën!



Në rrugët e gjata,
me kurdhe e prita,
kur të bjerë nata,
ti eja si drita!

Eja-shpirt i lirë,
eja si një zot,
se në errësirë,
rrugën s’e gjej dot!

Vetëm një qiri,
gjithë natën e ndezi,
rri me mua-ndri,
sa të vijë mëngjesi!

Pak dritëz mes territ,
e do çdo njeri,
kur prapë të vijë nata,
kthehu përsëri!

Pa qiri të ndezur,
jam njeri më kot,
se në errësirë,
rrugën s’e gjej dot!

Eja në të errët,
ditën s’kam ç’të dua,
s’i ndrij dot të tjerët,
po s’më ndrite mua!

Eja hireplot,
se s’rroj dot pa ty,
sepse jo më kot,
ke emrin LIRI!


Sa zgjat dashuria?!

Sido që të thonë,
sido të vërtiten,
në mos herët-vonë,
dy njerëz mërziten!

Dyzet e ca vjet,
s’mban një dashuri,
më pas do të ketë,
mall e dhembshuri!

Sot ka njerëzia,
mungesë dhembshurie,
por është dhembshuria,
një formë dashurie!

Nuk është pleqëria,
një vullkan i zjarrtë,
mbetet dhembshuria,
pika më e lartë!

Vitit Perëndia,
i dha veç një Maj,
ndaj dhe dashuria,
ka stinën e saj!

Ndaj tek njerëzia,
ka pa fund kodoshë,
kur thonë-dashuria,
nuk na paska moshë!

Një zë s’na u nda,
i hipokrizisë,
dashuria ka,
Moshën e Rinisë!

Kur thotë një i thinjur,
grua apo burrë,
se ende s’është nginjur,
mos besoni kurrë!

Po në të vërtetë,
pse gënjejnë vallë,
unë që jam poet,
mezi e mbaj gjallë!

Por asnjë këtu,
dot s’më ka gënjyer,
se çdo ditë me dru,
zjarri do ushqyer!

Një ditë shuhet ylli,
njerëzit handakosen,
kur rrafshohet pylli,
edhe drurët sosen!

Gjithë jeta të shkon,
si rëra në duar,
vjen një ditë dhe je,
një pyll i rrafshuar!
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
kuptova se vuajtjet emocionale dhe dhimbjet janë vetëm një paralajmërim
për të më thënë mua që nuk mund të jetoj kundër së vërtetës sime.
Unë tani e di që ky quhet "ORIGJINALITET".

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
kuptova se sa e sikleteshme paska qenë të kem dëshiruar ti imponoja dëshirat e mia dikujt tjetër,
duke ditur që kohët nuk ishin të pjekura dhe ai person nuk ndjehej gati,
edhe pse ai person isha UNث.
Unë tani e di që ky quhet "RESPEKT" për veten time.

Kur fillova të dua me të vërtet vetveten,
ndalova të dëshiroj një jetë tjetër dhe kuptova që çdo gje rreth meje
është një ftesë për rritjen time.
Tani e di që kjo gjë quhet “ PJEKURI ".

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
kuptova që gjendesha gjithmonë dhe në çdo rast
në vendin e duhur, në momentin e duhur
dhe që gjthçka që po ndodhte ishte pozitive.
Që atëherë, unë munda të ndjehem i qetë.
Tani e di se kjo gjë quhet "RESPEKT" kundrejt vetvetes.

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
ndalova të privoj vetveten nga koha ime e lirë
dhe të krijoj plane madhështore për të ardhmen.
Sot, unë vetëm bëj atë që më jep gëzim dhe kënaqësi,
atë që dua dhe që më bën të buzëqesh me mënyrën time dhe me ritmet e mija.
Tani e di që kjo gjë quhet “SINQERITET ".

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten, hoqa qafe çdo gjë qe nuk më kishte bërë mirë: ushqimi, njerëzit, gjërat, situatat dhe çdo gjë që më tërhiqte poshtë duke më larguar nga vetvetja, në fillim e quaja një "egoizëm të shëndetshëm", por tani e di që kjo quhet “DASHURI PثR VETVETEN”

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
ndalova të pretendoj që kam gjithmonë të drejtë.
Dhe kështu kam bërë më pak gabime.
Sot kam kuptuar që kjo gjë quhet “THJESHTثSI”

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten, nuk pranova më të jetoj në të kaluarën dhe të shqetësohem për të ardhmen time. Tashmë unë jetoj më shumë në këtë moment të pranishëm, ku GJITHاKA ka një vend. Kjo është gjendja e jetës sime të përditshme dhe unë e quaj “PثRSOSMERI”.

Kur fillova të dua me të vërtetë veteveten,
kuptova se mendimi im mund të më bënte të mjerueshem dhe të sëmurë.
Por, kur thirra dhe grumbullova energjitë e zemrës sime,
intelekti m’u bë një partner i rëndësishëm.
Sot, këtij bashkimi i jap emrin “DITURIA E ZEMRثS”

Nuk duhet të vazhdojnë të kemi frikë nga kontrastet,
nga konfliktet dhe problemet me vetëveten dhe me të tjerët
Sepse edhe vetë yjet, ndonjëherë ndeshen mes tyre
për t'i dhëne origjinë lindjes së botëve të reja.
Sot unë e di që kjo është JETA !

Charlie Chaplin
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Dashurija njerezore
ka humbur rrugen per tek zemra .
Nata e ka marre diten.
Paraja mbylli dritaren
E vogel te shpirtit me rrjeta merimange.
E cara mbeti ne buze
Enderrat lahen me lot.
Dashurija hyjnore mbetet e habitur
Se si njerezit e duan
​​​​​​kaq shume parane!
gjithesia paste meshire per to
 

dangerous

Moderatorë
Sa gjëra të shemtuara si grindja dhe sharja

Ndodhin në mesin e rruges së madhe

Po ajo më njerëzorja

Më e madherishmja

Më hyjnorja

Puthja

Ka mbetur Ilegale

= PUTHJA = nga N. Gj.

 

jana80

Super Moderator
Staff member
Karroca e jetes [h=2]Aleksander Pushkin[/h]
Karroca e jetes ecen shpejt
Sido qe eshte e ngarkuar
Dhe karrocjeri, koha vete
S’qendron gjekund per te pushuar

N’agim me gaz ne udhetojme
Dhe koken s’pyesim se e leme
Pertesen, dhelet i percmojme
Bertasim:”Hey..jepi c’i…”

Por ne mesdite te kapitur
E mbledhim veten, kemi frike
C’do proshke e grope e papritur
Therrasim: “Me ngadale, or mik!”

Karroca rend ne mbremje vone
Mbi te dremisim ne te heshtur
Gjersa arrijme strehen tone
Dhe koha kuajt nget pareshtur.
 

Passion

Super Moderator
Staff member
Ndokush më sheh..Por s'më njeh..
Ndokush me njeh..Por s'më sheh..
Ndokush më qesh..Por unë s'qesh..
Ndokush më shan..Kur i përqesh..
Ndokush më ka..Por s'më do..
Ndokend e desha..Por më lënduan..
Ndokush më humbi..Por u penduan..
Ndokush ndërron rrugën kur kaloj..
Ndokush me afrohet që t'a takoj..
Ndokend e kam pranë..اdo ditë e shikoj..
Ndokend e kam larg më ka marr malli t'a përqafoj..
Disa më urrejne..Disa më pëlqejne..
S'mund t'i pëlqesh gjithkujt..kjo eshte jeta..
Ndokujt si pelqen e verteta..
Jeto si do ti.. ata që të duan vërtet..
Nje dite do të duan mbret..!


Odeon FV-isti .
:)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
RREZJA E DRITES NGANJEHERE....

nganjëherë është më mirë të ecësh në terr,
lexuese e dashur...

të kapërcesh atë që s’sheh...
të pengohesh te ajo që s’njeh...
të rendësh drejt feksjes në errësirë...
të mos shohësh nganjëherë është më mirë...

të lexosh atë që do dhe jo atë që rrëfehet...
të dëgjosh melodinë e një kënge që kurrë s’këndohet...
të ndjesh atë që do dhe jo atë që ndjehet...
të bësh të pashlyer kujtimin që ia vlen të harrohet…

nëse një rreze drite për ty do të thyej,
shpirti yt mes gabimesh të njohura më s'do të jetojë...
imazhet e gënjeshtërta me të vërteta do të përlyej
e kushedi ç'makthe të panjohura rrezja ime do të ndriçojë...

se shpesh drita është një demon i ri...
kafshuese e pangopur e ëndrrës dëshirëplotë...
vrasëse e pamëshirshme e varrmihëse përsëri
e mëkateve të errëta pa të cilat s'jetojmë dot...


(nga “Misioni Paranoik”, 2006)
©Artan Gjyzel Hasani
 

jana80

Super Moderator
Staff member
Dicono che un buon bagno
cancella tutto.
Io è da anni che mi bagno
............... mi strofino
...............mi arrosso
e non ho potuto strapparmi
...............le tue mani.
(Lucía Rivadeneyra)
 

jana80

Super Moderator
Staff member
Heshtja - Dritero Agolli

Cigaria u dogj gjer ne fund
Mbi tryeze gjumi me mori
Ne xham era perdet i tund
Dhe hesht koridori.

Me koke ne tryeze te flesh
Te shohesh enderra te blerta
Sa ndot!…Te zgjohesh e prap te gjesh
Ne qoshe te vjellat e lena nga jeta.


 
  • Like
Reactions: iva

jana80

Super Moderator
Staff member
Më vjen të nxjerr ty nga çdo varg.
Të lë diku, nepër kujtime.
Por ti ndriçon me shumë nga larg.
Bëhesh diell për muzën time!

Më vjen të gris ty nga çdo letër
Ku je në prozë, a poezi,
Dua të bëj të jesh një tjetër.
E çuditërisht mbetesh po Ti!



E ndonjëherë shkoj nga e keqja.
I shkruaj shtrigave që bëjnë magji.
Që të urrej, të t’heq nga vetja,
të bëj si ‘to, por s’bëhesh Ti!

Ndërkohë që shpirtin e shëmtoja.
U bë m’ i bukur, çuditërisht.
E kur e bukura kërkon të bukur.
S’mund të largoj ty, natyrisht!
B.Y
 

jana80

Super Moderator
Staff member
Si ty

Floket e tua i kreha me mendimet e mia,
c’fare ke ?… Jam ndryshe nga fotografia,
ta pata thene … Jam ndryshe po te me njohesh nga prane,
e mban mend ?…. Ende pa te thene ” te kam shume xhane ” ….
Buzet e tua i preka me deshirat e mia,
te puthjes sime pararoja,
ngrite nje te embel bote, ne te shpirtit tim rrenoja,
ta pata thene … Nuk jam dhimbje,
edhe pse me gjete duke renkuar,
te thash qe nuk bie edhe pse me pe rrezuar ….
… Ne naten time, ti me e bukur se nje hene,
si nje diell i bukur e per erresire nuk le me vend’,
si mund te bie ?… Tashme nuk mund te vdes,
kam ty, forcen e shpirtit e mundem te t’pres …..

Nder kohe nje shkemb qe ndoshta me mall lulezon,
nuk eshte e cuditeshme dhe te mundesh te kuptosh,
se asgje pra, asgje ne kete bote nuk eshte pa kuptim,
sikurse dhe ti moj fryme e jete e shpirtit tim ….
Fytyren tende e perkedhel me nje embelsi shpirti,
e brenda fotografise ti me buzeqesh plot jete,
nuk mundem tashme te mendoj se kjo jete,
me mua vazhdon te jet e padrejte ….
Oh… Lufta eshte e tmerrshme, dhe kacafytja me jeten gjithashtu
ne debatin me vetveten do te mundesh te kuptosh,
se qe linde dikush derdhi shume mund,
mes dhimbjesh erdhe ne kete bote ….
E pas castit te dhimbjes pushton lumturia,
kur buzet e tua prekin buzet e mia,
malli therrmohet e nder fllade fluturon, hi,
dhe brengat e shpirtit shnderrohen ne dashuri !!!…
Si ty …
… Deshire e shpirtit tim,
dielli i bukur qe me ndrit ne agim,
fllad plot jet’ nder shpirt te shkretuar,
melodi e embel, e lumturuar,
mes pikes se lotit nga mall i kristalte,
per nje shpirt te bukur,
per nje jete te zjarrte,
cuditerisht te embel keshtu si je ti,
puthje e perlotur, permbytur me dashuri !.
 

iva

Njeriun, sa pak e gjej te njeriu!
Më jep mundësin një herë të takoj
Ti grua e bukur shtrigë vagabonde
Një herë ngadal hiret ti zbuloj
Eja këtë muaj, këtë javë a sonte

Të grris me nxitim një natë në maj
Zonja vagabonde në daç dhe më shaj
Të prek me buzë lehtë dhe të çjerr
I dehur mbi gjoksin tënde të pi dhe verë

Lërmë grua shtrigë të të gre përpjet
Klithmat psherëtimat të shpërndajnë retë
Të puth si i dashur, si dashnor me zjarr
Lërmë grua shtrigë në prehër të marr

Eja grua shtrigë eja vagabonde
Këmishën mëndafsh lërmë ta grris sonte
Eja këtë natë me hënën kafshuar
Natën lërmë me ty ta kaloj sot zgjuar

Web
 
Top