• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

POEZI nga Fatmir Muja

PiNkY

Anëtar i Nderuar
FJALثT E NJث KALORثSI

Para se të largohem nga bota, po t’i jap fjalët dhe lotët
“Mos u zemëro!” - tha tri herë radhazi, ai që erdhi mëshirë për botët
“Në botë jam si kalorësi që pushon nën hijen e nje druri pak,
pastaj e braktis atë dhe ikën shpejt me vrap”
Shumë perëndime të diellit në jetë të vetmuar do të të gjejnë
Mos u pikëllo kur njerëzit të mirat me të keq do t’i kthejnë
Në botë jetojnë shpirtra që kuptojnë por nuk ndjejnë
Ata që të duan të vogël, kur je i madh të urrejnë.

Vetmia do zbresë në zemrën tënde, errësira do zbresë në sytë e tu
Do jesh i braktisur nga njerëzit edhe pse njerëzit do jenë këtu
Dikush do ta falë zemrën e vet por zemrën tënde ka për ta vrarë
Nga ndarjet e kësaj bote s’ka mbetur shpirt pa qarë
Edhe ti do të qash si fëmija që me vaj dëshiron t’i përmbush dëshirat
Deri sa të kuptosh se bota s’është Zot që mund të t’i japë gjithë të mirat.

Mos u dëshpëro nëse njerëzit të bëjnë të ndjehesh vetëm në këtë jetë
Mos harro se barku njerëzor bluan e tret gjëra më të forta se sa vetë
por kur mbetet fare bosh, veten nuk e bluan as s’e tret’.
Do të të plagosin mu në zemër ata që zemrën ua ke falë
Por ti do forcohesh se s’ka dhimbje që rrugën tek Pafundësia ta ndal
Nëse ata që ua tregove emrin, në emër të thërrasin
Edhe ata që ua tregove plagën, në plagë do të të godasin
اdo plagë do të dëshmojë forcën tënde me të cilën ti do ngrihesh
Jeto si thesar që edhe kur zbulohesh, çmohesh njësoj, si kur fshihesh!

Nëse te uji të çon etja e te ushqimi uria
Mos harro se te vuajtjet të çojnë dëshira dhe dashuria
Por ti do të durosh se vuajtjet s’jetojnë për jetë të jetëve
Ata që duan mjaltin, durojnë pickimin e bletëve.
Atje ku të paditurit janë të lumtur, mençuria jote nuk do të vlejë
Pasuria e një shpirti njerëzor matet me atë se sa mund të ndjejë
Nëse mendja s’e arrin lartësinë e ndjenjave
Kot do flasësh, kot do thërrasësh në drejtim të zemrave.

Para se të largohem nga bota, po t’i jap fjalët që i mësova në botë
Që fjalët të mos harrohen, po t’i perziej me lotë
Në shkretëtirat e jetës ku nuk del ujë, kurrë mos gërmo
Kur të përbuzin dhe dëbojnë, fal por kurrë mos harro
Përgjigja jote ndaj të pamendëve le të jetë veç heshtja
I mençuri në mesin e të pamendëve është i bukur dhe i trishtë si vjeshta
Nga ngjyrat e mëshirës hyjnore në fytyrë do të të pikturohet buzëqeshja
Do të dish të jetosh nëse mëson si të vdesësh
Të gjitha janë brenda teje, nga jashtë s’ke çfarë të presësh.
Tani më duhet të ik, mund të më përshëndesësh!
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Fatmir Muja

OXHAKU I SHKODRثS

Kafshatat e bekueme të shpirtit janë gatue në këtë sofër
Nadja i ka gjetë zemrat tue i thirrë Emnat e Bukur në Shkodër
Po ku je o shpirt dashunues që je dorëzue për me gjetë paqe?
A vijnë ndonjiherë pranverat me i shkri lotët e akullt në nji faqe?
A vijnë ndonjiherë bletët, hojet e tyne me mjaltë me i mbushë?
A vijnë sërish bujqit me gjelbrue dheun e shkretnuem në fushë?
A vijnë sërish përgjigjet me u kënaq me pyetjet si dikur?
Apo, edhe pse flet ekzistenca ne s’duem me ndigjue ma kurrë?
A mundesh përgjigjet me i ba ilaç për dhimbjet e kësaj dite?
Ku fëmijët frigohen prej terri e të rritunit frigohen prej drite,
A mundesh ti me zjarmin tand me ngrohë edhe nji herë këtë jetë?
E dhimbshme asht me u shkri bora e dimnat në zemër me t’mbetë.

Lapsat e ashikëve dhe poetëve janë harxhue, ka mbetë veç ajo që asht shkrue:
“Asnji gja nuk m’ngjall ma shumë dhimbje se dielli i nji dite që ka perëndue,
Gjynahet m’janë shtue, jeta m’asht paksue e njohtunia s’m’asht thellue.”
Këtu ajka e qumështit të jetës asht kullue e ashikët e bejteve janë bashkue,
Dikur, me dashni e përvujtni Të Vërtetës lavde i kanë thurë,
Bletët natyrshëm vdesin po mjalti nuk prishet kurrë,
Shijoje këtë mjaltë dhe ambëlsoje ekzistencën e kësaj bote,
Se Qiejt dhe Toka janë përbashkue te shpirti dhe zemra jote,
E në jetën tokësore nuk ka gja ma qiellore
Se me u rritë e me e ruejt pastërtinë e zemrës fëminore,
Jeto nji ditë me bejtet e ashikëve dhe vargjet që pikojnë vesë dashnie,
Në sofrën e Shkodrës ha edhe i ngopuni se s’mundet me i thanë “jo” asaj shije’

E pyesin ashikun që lan fytyrën tek burimi dhe kohën e ambëlson me bejtet
“A nuk mërzitesh se fjalët po t’i marrin po emni ma s’po të përmendet?”
“Me mendimet tua të tjerët po i pushtojnë tanë vendet”
“S’mërzitem!” – thotë ashiku që mosha ia ka zbardhue vetullat,
“Mirë që i marrin fjalët e mia, keq që nuk i kanë të vetat,
Ata munden me i pushtue vendet por jo edhe zemrat,
Se fjalët idhtohen kur bien në kundërshitm me veprat,
Kam thanë nji herë: “Veç Ai asht!”, e i kam lanë të tjerat,
Dimnat kanë ardhë në trupin tem, po në shpirt m’kanë mbetë verat,
Burimet janë të moçme po ujnat të rinj gjithmonë,
Lumejt, liqeni dhe deti bashkohen në Shkodrën tonë,
Rrugët janë të hapuna edhe kur udhtarët mungojnë
Nëse rrugën merr, në gjysmë mos gabo me ngecë,
Kur nuk t’punojnë kambët, me zemër duhet me ecë.”

Nëse mundesh me e ba ma t’madhe dëshirën për fitore se sa frigën prej dështimi
Në shpirtin tand parajsor s’ka me gjetë hymjen dëshpërimi
Ngjyrat e e tanë stinëve kanë me u shkri në atë shpirt të gëzuem
S’ke me harrue se dikush u ba kurban për me u ba Qyteti i Lumnuem
Pikëllimi na ban ma t’thellë e gëzimi na ban ma t’naltë
Gjanat që s’i bajnë ballë kohës, rueji tue i futë në mjaltë
Kafshatat e bekueme të shpirtnisë s’e lanë qenien me vdekë
Zjarmin të gjithë munden me ndezë po asnjani s’don me e prekë
Secili veç fëmijës din me u ngroh’ pa u djegë
Po pa e provue djegien, msheftësinë e zjarmit s’ke me gjetë
Oxhaku i Shkodrës ka zjarm që ujin e shpirtit me vlue
Bejtet e vargjet janë të vjetra po kurrë nuk janë vjetrue
Po mbaruen me fjalë, në heshtje kanë me vazhdue
Për me u ba e bukur ekzistenca, Qielli asht dashunue me Tokën
Për me u ba nji laps i bukur, ka shkrue për Shkodër locën.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Fatmir Muja

FJALث MES DY ZEMRASH

Po pate fuqi, merri vetëm fjalët dhe ik
Me ikjen tënde bëje fundin më të bukur se fillimin
Me fjalët e mia bëje ndarjen më të bukur se takimin
Gjithë çfarë të duhet nga varfëria ime janë fjalët me të cilat unë u pasurova.
Ndoshta mbas meje s’do të gjesh asgjë më të mirë se vetmia
Por vetmia është ajo që na e mundëson të rrimë me vetveten
Ajo na mëson se mosprania nuk është mungesë
Ata që i duam kurrë nuk mungojnë, janë aty brenda nesh
Mosmungesa e tyre na bënë të vuajmë për mospraninë e tyre
Me vuajtjet tona për ta, i japim kuptim jetës sonë pa ta.

Aq sa i duam ardhjet, i urrejmë ikjet
Mund t’i fshehim plagët por jo edhe dhimbjet
Nëse të plagosa, këtë e bëra që të ta shpëtoj jetën
Njëlloj si i urti që dëmtoi anijen e të varfërve për ta shpëtuar nga piratët
Një zemër që jeton përvujtnisht, është më e fortë se vuajtjet
Zemra s’u krijua vetëm për të dashuruar,
por edhe për t’i duruar vuajtjet që mund t’ia shkaktojë dashuria
Sytë s’u krijuan vetëm për të parë,
por edhe për të qarë për gjërat që kanë hyrë në zemër nëpërmjet shikimt.
Prandaj, merri vetëm fjalët dhe ik se të gjithë kemi nevojë të rrimë me vetveten.

Nëse njëmendësisht mençurinë dhe budallallëkun e ndan një vijë e hollë
Dije se këtë vijë unë e kam fshirë që ndarjet të më bëjnë mirë
Prandaj merri fjalët dhe largohu nëse do të më ndjesh më afër
Nga largësia mund ta shohësh më qartësisht çfarë jam e çfarë kam
Po m’u afrove do të ta lë përshtypjen e një pikture
që duke qenë tepër afër saj, nuk shquan asgjë veç ca vijave
që ka lënë peneli i piktorit në bezin e telajos
Largohu që të më shohësh të tërin, nëse më do të tërin!

Po pate vetëm pak fuqi, merri fjalët dhe ik
Me ikjen tënde do ta kuptosh sa vdekjeprurëse janë gjërat që na mbajnë larg vdekjes
Sa shpesh u ngjajmë mizave që duke iu afruar mjaltit i afrohen fundit të jetës,
Sa shpesh gabojmë nga frika se mos gabojmë
Kur ndjejmë dhimbje të mëdha, të voglat i harrojmë
Kur bien këmbanat e mëdha, të voglat s’i dëgjojmë…
Dhe jeta na shkon duke menduar se një ditë do jetojmë.

Mbase nga fjalët e mia ke marrë aq fuqi sa për të ikur
Dhe me ikjen tënde ta bësh të mundur kthimin tënd
Kur t’i kemi jetuar larg njëri-tjetrit të gjithë dimrat e vuajtjeve tona
Pranvera e jetës do lulëzojë në shpirtrat tanë të përndritur
Atëherë do kemi të drejtë t’ua themi të gjithëve të vërtetën:
S’mund të jemi të gjallë për tjetrin, nëse jemi të vdekur për veten
S’mund t’i pyesim të vdekurit kur janë të pranishëm të gjallët
Ti ik, dhe kur të kthehesh, kthehu prapë me fjalët!
Eh, sado që lotojnë syte, lotët sërish treten
Mes dy emrash, mes dy zemrash, sërish fjalët mbeten.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Fatmir Muja

EJA EDHE NJث HERث!

Eja!
Eja dhe pastaj ik prapë e me më ler ta shijoj dhimbjen e ndarjes
E ëmbël është vuajtja që shkaktohet nga mungesa jote
Sepse mungesa jote gjithmonë ma kujton praninë tënde
Eja edhe një herë dhe më godit mu në zemër
Që të bindem se ende kam fuqi të përballem me dhimbjet!

Kur unë të jem dënuar nga harresa
Eja dhe më bëj të vuaj edhe një herë
Eja se dua ta kem plagën e freskët
Që edhe kujtimet për ty të jenë të freskëta
Eja edhe një herë dhe më çmëso
Se më kanë mësuar aq shumë sa desh m’u zbraz zemra nga ndjenjat
Eja të bashkohemi edhe një herë që ta kuptoj sa të fortë më ka bërë ndarja!

Kur unë të jem harruar pothuajse nga krejt bota
Eja ti me vesën e të gjitha mëngjeseve të jetës
Dhe m’i kujto lulet që u thanë pa ua ndier aromën
M’i kujto gjynahet e mia që kanë arritur majat e maleve
Kështu s’do ta harroj se nuk ka mal pa majë
Dhe do ta kujtoj sot e përmot që edhe pse majat e maleve janë më afër diellit
Prapë se prapë ato jetojnë me borën.

Kur shpirti im të jetë nisur drejt Qiellit
Eja ti me lotët e krejt syve të të dashuruarve të Tokës dhe laje trupin tim
Që ta ndjej edhe një herë se në botë lashë njerëz më të dashuruar se vetja
Që shpirti im t’i thotë gjithë botës se nuk ka ndarje që s’na e kujton takimin,
Nuk ka pendim që s’na e kujton gabimin,
Nuk ka ikje që s’na e kujton kthimin.

Nëse s’jam i denjë të vish derisa unë të jem këtu
Ti eja kur të kem shkuar unë atje
Dhe thuaja gjithë botës Të Vërtetën për të cilën u lavdërova e u shava
Thuaju që unë edhe pse u largova, nuk u ndava
Edhe pse nuk derdha lotë, prapë qava
Se që kur u ndanë Ademi e Hava
Edhe rrugët e njerëzve u ndanë në dy:
E para: “Kam nevojë për ty se të dua”,
E dyta: “Të dua se kam nevojë për ty”.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Fatmir Muja

PERLAT E FSHEHURA

اdo gjëje që njerëzit s’e dinë, ia vënë emrin fshehtësi
Dituria është si oqeani që fsheh perlat në thellësi
Më shumë bëjnë zhurmë ata që pranë brigjeve në cektësi janë duke u larë
Se ata që në thellësi takohen me perla e margaritarë
Sa kohë i duhet ujit të arrijë nga burimi në det, s’ke për ta kuptuar
Nëse bekimi s’të është dhënë atëherë kur trupi dhe shpirti janë bashkuar
Trupi është i vetmi vend ku zemra e mendja takohen
Aty jetojnë së bashku edhe pse kurrë s’pajtohen
Kur zemra ndriçohet nga dituria, mendja bie si shkopi i Sulejmanit
Atëherë e kupton pse Mëshira s’mungon në asnjë sure të Kuranit.

Merjemja e Bekuar nën hijen e hurmës u freskua
Atëherë kur bota me ardhjen e Isait u zbukurua
Isai që s’kishte baba por nuk ishte jetim
Tha i falem Fuqisë Hyjnore dhe i shpreh falënderim
Që më bëri të flas në foshnjëri ende pa e ditur emrin tim
Më bëri që me frymën time t’u jap shpirt zogjve në qiell të fluturojnë
Të vdekurve t’u a kthej shpirtin e në botë prapë të gjallërojnë
Me të gjitha këto dhurata Allahu më ka nderuar,
Por t’u jap mend të marrëve, këtë s’ma ka mundësuar.

Gabimet e dijetarëve janë ushqim i të marrëve
Edhe kur t’kenë vdekur, u bëjnë dëm të gjallëve
Iriqin e çuan në pallatin e mbretit
Dhe n’jastëk të butë ia vunë kokën t’shkretit
Në mëgjes vajtën te shtrati për t’i shërbyer
Po kur nuk e gjetën dyshuan se e kanë rrëmbyer
Kudo e kërkuan, në ferra e takuan
Të vërtetën për iriqin atëherë e kuptuan
Atij i pëlqen veç ferra se nga ferrat është i bërë
Për të nuk vlen aspak as një mbretëri e tërë
Edhe kur t’ketë ngordhur iriqi i gjorë
Do ta shpojë secilin që e prek me dorë

Faraoni zullumqar vriste meshkujt të mos i prishej pushteti
Por ai që e mundi, në shtratin e faraonit u rrit, u ushqye dhe fjeti
Të pafuqishëm janë ata që fuqinë e tyre nuk e njohin
Në errësirë jetojnë ata që vështrojnë por nuk shohin
Të mençurit nuk kanë frikë se mund të duken si të marrë
Njeriu me zjarr e ngroh ujin edhe pse uji fikë çdo zjarr
Njeriu i urtë profetit Musa ia rrëfeu ca urtësi
Të cilat së jashtmi mund të duken pothuajse çmenduri
Ata që kërkojnë pemën e krimbur për ta shijuar
Ne i marrim për të krisur e të paudhëzuar
Por ata e dinë se krimbi nuk rri në frutin e helmuar.

Perlat e Oqeanit të Pafund janë në Librin e Mëshirëplotit
Sikur të mungonin ndjenjat kurrë s’do të zbulohej pika e lotit
Pafundësisht dije ka çdo shkronjë e Librit të Madhnueshëm
Po nuk ndjeve dhembje s’e di sa je i qëndrueshëm
Njëlloj është edhe me vargjet e Zbulesës Hyjnore
Jo diturinë po veç germat mund t’i mësosh në mësonjëtore
Libri i të Gjithdijshmit është ilaç që nga të gjithë mund të përdoret
Po reçetën e ilaçit mund ta shkruajnë vetëm doktorët
Nëse ç’është fshehtësia akoma vesh s’e ke marrë
Kthehu dhe lexoje sërish vargun e parë!
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: POEZI nga Fatmir Muja

I dua poezite e Fatmirit, e njoh edhe personalisht, cun mashallah !
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: POEZI nga Fatmir Muja


Dashuria ka bërë që dikush ta dojë më shumë atë që i ka shkaktuar mundime e dhimbje. Për shkak të saj dikush e do atë që e ka privuar nga gjumi, ia ka trazuar ëndërrat dhe e ka bërë ta ndjejë ankthin.
A mund të jetë i këndshëm për ty ai që të ka bërë të vjellësh duke lodhur e molisur shtatin tënd? Kush është njeriu që rrezikon ta humbas jetën e tij, për ta shpëtuar pkërisht atë i cili mund t’ia ketë vënë në rrezik gjithë jetën? Kush veç dashurisë mund ta bëjë dikë që ta ushqej tjetrin duke rrezikuar që vetë të ndërroj jetë nga uria? Kush dëshiron t’ia shuaj etjen tjetrin edhe pse vetë është në rrezik të vdes nga etja?
Nëna. Ajo e do dhe flijohet për fëmijën jo për atë se ai është i mirë, i mençur, tërheqës, i bukur apo dobiprurës, por për për faktin se ai është fëmija i saj. Me gjithë faktin që ajo ka ndier mundime gjatë shtatzanisë e dhimbje gjatë lindjes, ajo e do pikërisht atë që ia ka shkaktuar këto dhimbje dhe mundime. Dashuria amënore është e pakushtëzuar...





Kur egoja të jetë hedhur e shpirti më s’mund të plagoset
Robëria burgoset, jeta mjaltoset e lumturia nuk soset
Në Oqeanin e Paqes thellohet shpirti i qetësuar
Brendia e tij është e qetë, veç sipërfaqja e trazuar
Ditën është si shumica, natën si pakica e veçuar
Me ëmbëlsinë e krejt hojeve të bletëve zgjohet ky shpirt njeriu
Ai s’vjen nga lindja e perëndimi, as jugu e veriu
Ai është i paanë por të gjitha anët i vështron
Ai nuk thotë “Dëgjomë!” e as nuk të mëson po veç të frymëzon
Si mjalti i kulluar derdhet në shpirtrat e përndritur
Në heshtje ua thotë fjalët veshëve që e kanë pritur:
Gjithmonë do të takosh duar që përkdhelin për të të goditur
Do të flasësh me shpirtra që të gëzojnë për të të mërzitur
Do të të japin frymë që të jetosh si i vdekur
Do të rrish me zjarre që të ngrohin për të të djegur
Do të freskohesh me ujëra që kanë për të të rrëmbyer
Do të jesh mes mendjesh që të lavdërojnë për të të fyer
Do të takosh trupa që veç zemra u rreh në krahëror
Po u solle me ta si njerëz, do të bëhen jonjerëzor
Në jonjerëzoren e tyre ti s’do ta mbytësh zemrën tënde të madhe
Në jetën e përbaltur tokësore edhe miza vdes si dëshmitare
Shpirtin e jep në mjaltë edhe pse jeton në fekale



Te jesh ..



Nëse kopshtin e parajsës s'e ke mbjellur në brendi të qenies
Në shtëpinë prej dheu e guri, paqe s’do t’i gjesh zemrës
Nëse dhimbja trupin apo shpirtin tënd e kaplon
As kopshtin më të bukur të kësaj bote dot nuk e shijon
“Shtëpi” nuk do të thotë veç vend, por gjendje shpirtërore
Ne zemrën tënde burojnë të gjitha krojet parajsore
Uji i ekzistencës sate mjafton ta shuash etjen e jetës
Të tjerët nga ti do largohen, por ti mos u largo prej vetes
Po u mbështete tek tjetri, ai mund të lëviz çdo çast
Njihu me veten tënde se me të gjithnjë do jesh bashkë
Ajo është e vetmja që kurrë s’ka për të të lënë
Qendro me veten tënde se të tjerët janë të zënë
Ato që mund të t’i marrin, një ditë nuk do t’i kesh
E pavjedhshme është veç dituria jote që të bën Tث JESH[



MALLI :::

Kur malli më mori për veten e gjithë ekzistenca qau
Trupi im një peme të pagjelbëruar i ngjau
Një degë me fruta plotë jetë sëpata nga trungu e ndau
Një vjeshtë e papritur erdhi, gjethet i këputi e i thau
Po rrënjët e mia nuk vdiqën edhe pse fati i vrau
Dikush që shumë më lavdëronte, më shumë nga të gjithë më shau
Shpirti vetëqortues edhe një herë pyeti veten
ا’t’u desh ta vrisje zemrën kur brenda saj kishe gjithë jetën?!
ا’t'u desh që lotët e tu të pastër t’i ndyesh?!
Kur thyen zemrën tënde çdo gjë që jeton brenda saj do ta thyesh
Por ta thyesh një zemër nuk është më keq se sa ta kthesh atë në gur
Të kesh një vend në zemrën e dikujt do të thotë të mos mbetesh në vetmi kurrë
Shëndeti është brenda teje e sëmudja nga jashtë troket
Sëmundjen mund ta njohësh, shëndeti mbetet sekret
Aty ku gjuhët heshtin, dhimbja me njëmijë gjuhë flet
Unë jam këtu sërish me heshtje, me fjalë e me germa
Unë jam këtu sërish se s’më ka vdekur zemra
Unë jam këtu sërish si lule me nektarin e falur
Nëse je si bleta, këtu ke për t’u ndalur
Asgjë s’është e imja, e tëra është dhuratë
Në mungesë të thumbit, s’do kishte as mjaltë
 

ami7

Anëtar Aktiv
Titulli: POEZI nga Fatmir Muja

Dashuria është të japësh gjithçka e asgjë të mos marrësh
Të jesh zemërthyer dhe sërish të falësh
Të jesh i lumnuem “pse-në” pa e kuptuar
Të jesh i çmendur me vetëdije të kulluar
Të jesh njëkohësisht në burg dhe i çliruar
Të dish gjithçka e të mbetesh i paditur
Të biesh përdhè e në Qiell të jesh ngritur
Të pendohesh ende pa e bërë gabimin
Ta shijosh urinë njëlloj si ushqimin
Në rrugën pa dalje ta vazhdosh rrugëtimin
Të arrish në fund e të mos e gjesh mbarimin.
 

ami7

Anëtar Aktiv
Titulli: POEZI nga Fatmir Muja

QAJ E QESH!

اdo vdekje dëshmon për një jetë e çdo ilaç për një sëmundje
اdo qenie në botë lëviz drejt asaj* që do
se zemra s’ka* fuqi t’i thotë dashurisë: jo!
Bletët takohen me lule për hir të nektarit
E fluturat për hir të dritës digjen në flakën e zjarrit
Përmallimi i shpirtrave të dashuruar është më i madh se bota
Prandaj bota gjallëron nga mallëngjimi i të dashuruarve
Të gjitha lëvizjet në botë nuk janë tjetër veçse gjurmë të dashurisë
Njeriu nga dashuria vjen në botë duke qarë për t’i buzqeshur jetës
Se ai është i vetmi që dëshmon për ekzistencën e vetvetes.
*
Sa të vetmuar janë ata sy që iu mungon loti kur bota ndien dhimbje!
Sa të trishta janë ato buzë që nuk qeshin kur bota ndien gëzim!
Cili sy njerëzor erdhi në botë për të mos qarë?
Cila buzë njeriu erdhi në botë për të mos qeshur?
Ti qaj e qesh dhe me gazin e lotët tu mbushe jetën
Kur të tjerët të lavdërjonë më shumë se sa je, kuptoje të vërtetën,
Ata që i japin peshkut ushqim nëpërmjet grepit, nuk e ushqejnë peshkun por veten.
*
Ai që nuk pranon se është i sëmurë nuk mund të shërohet kurrë
Nëse ilaçet janë të hidhura, shërimi është i ëmbël
Pavarësisht nëse mjeku vret sëmundjen apo të sëmurin
Ti duhet ta paguash, n’daç falja edhe kusurin
Nëse ke kaq mend mjekun për shërim ta paguash
Përse nuk ke aq mend të mos sëmuresh e të mos vuash?!
Të qeshet, ë? Nëse e qeshura s’do t’i shkonte buzëve të njeriut
përse në mesin e gjallesave vetëm njeriu buzëqesh?
Ke parë ti fytyrë të buzëqeshur që s’është dukur e bukur?
Buzqesh se e tëra u bë për njeriun por njeriu nuk është e tëra
Buzëqeshja është një vijë e shtrembër që mund t’i drejtojë shumë gjëra.
*
Në botë ka zemra që as tërheqin e as dëbojnë
Ato s’ka rëndësi nëse janë të pranishme ose mungojnë
Ka zemra që vetëm dëbojnë nga vetja të gjithë pa përjashtim
Ka edhe të atilla që të gjithë i tërheqin, pa dallim
Por në botë ka zemra që edhe tërheqin edhe dëbojnë
Disa i afrojnë pranë vetes e disa të tjerë largojnë
Se zemra gjithmonë e do atë që është si vetja
Ti qaj e loto e mos lejo zemrën të ta mund urrejtja
Nëse nga loti yt dikush do largohet për të mos u afruar
Dije se dhimbjen tënde kurrë s’e ka përjetuar.
*
Udhëto mes lotësh e buzëqeshjesh dhe kurrë mos ndalo rrugëtimin
E ardhmja ka brengat, e kaluara pikëllimin
Jeto me të tashmen se jeta është si mysafirët që gjithmonë na gëzojnë,
nëse jo kur vijnë, na gëzojnë kur shkojnë.
Ti qaj e qesh edhe nëse i ngjanë një fëmije që ende është i huaj në botë
Nëse s’ta duan buzëqeshjen, përshëndeti me një pikë lot
Nëse s’ti duan lotët, dhurojua buzëqeshjen
Askush s’jeton dot pa njërën ose tjetrën.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: POEZI nga Fatmir Muja

Mos qaj se na ikën netët e mbeti vetëm ëndrra, se humbi këngëtari, mbeti vetëm kënga
Se humbën valltarët, mbeti vetëm vallja, nga të gjitha dhimbjet ti je më e madhja.
Dhimbjet e sotme janë gëzimet që i jetuam dje; nëse ke durim, këtë të vërtetë e sheh,
Rrudhat tona të sotme janë vijat e hartës së buzqeshjeve tona të djeshme
Edhe pse rrudhat janë të reja, tregojnë vjetërsinë tonë që s’është e përjetshme
Se ne jemi simfonia e Një Bote Tjetër të Hareshme
Ne jemi harmonia e Universit që shpaloset e nuk soset
Syri s’e ndjen tingullin, veç pamjes i burgoset
Veshi s’e ndjen pamjen, veç tingullit i prangoset
Hiq dorë nga shqisat dhe hape zemrën më të madhe se bota
Ne jemi simfonia që s’shkruhet dot me nota
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: POEZI nga Fatmir Muja

Sa mund të jetë e hidhur buzëqeshja që buzëve ua jep formën e cila nuk korrespondon me vërtetësinë e brendshme shpirtërore? Sa mund të jetë e dhembshme gjendja e një shpirti njerëzor që duke qenë i plagosur nga inferioriteti, përpëlitet të ngrihet mbi të tjerët, duke dashur ta shpërfill dhimbjen që ia jep kjo plagë? Deri në ç’shkallë mund të arsyetohet veprimi i një njeriu të lënduar fizikisht, i cili në vend se ta kurojë plagën me ilaç, ai e mbulon atë me makiazhe kozmetike që të tjerëve t’ua ofrojë imazhin e njeriut të shëndoshë? Nëse një veprim i tillë cilësohet si absurd, atëherë si mund të cilësohet veprimi i njeriut të plagosur shpirtërisht, i cili, në vend se ta shërojë veten, fsheh plagën e tij dhe i thërret të tjerët ta besojnë se ai nuk është i sëmurë?
 

ami7

Anëtar Aktiv
Titulli: POEZI nga Fatmir Muja

PثR LULEN E DJEGUR Nث POGRADEC

Mbase ti do të jetoje duke besuar te njerëzit pafundësisht
Por në jetë ka buzë që puthin e gënjejnë njëkohësisht
Dhe s’ka zemër që për hir të puthjes gënjeshtrën e harron
Se dhimbjen e të dytës e para s’e shëron.

Kur në kopshtin e jetës ti u dogje e m’i thave pranverat
Unë nuk qava pranë teje se thashë do më digjen lotët
Në flakët e atij zjarri vdiqën gënjeshtrat e mbeti vetëm e vërteta
Më thuaj a duhet të frikësohemi nga vdekja, nëse digjemi nga jeta?
Ndonjëherë o lule e djegur mjafton një çast për ta harruar gjithë jetën
Por çfarë të bëjmë kur nuk mjafton jeta për ta harruar një çast?
اfarë të bëjmë kur duam, por s’duhet të jemi bashkë?
Unë i di pyetjet, ti i di përgjigjet, zjarri kthehet në hi e hiri më nuk digjet.

Njeriu i parë nga lakmia e hëngri frutin e ndaluar
Por as me gjethet e parajsës turpin dot s’e ka mbuluar
Frutat e gjethet në degën e një trungu bashkë jetojnë
Por gjethet shijen e frutave nuk mund ta mbulojnë
Ai frut i ndaluar hahet çdo ditë dhe botën na e ngushton
Ne themi: “E hëngri!” kur dikush nga lakmia nxiton, gabon dhe veten e harron…

Eh ç’u mbush bota
me rroba pa njerëz e njerëz pa rroba.
Nuk mund t’i harroj të mirat që njerëzit m’i kanë bërë
Por këto të mira nuk mund t’i përdor për t’i arsyetuar të këqiat që ia bëjnë vetes.

O lule e djegur buzë liqenit!
Të gjitha fjalët që u thanë në botë për dashurinë, nuk janë dashuria
Gjuha tragjike njerëzore përballë ndjenjave, zhvishet nga fuqia
A mos duhet t’i dish gjuhët e folura të botës për t’i kuptuar dhimbjet?
Heshtja nuk ka lindur nga mungesa e fjalëve por nga pafuqia e tyre.

Kur vjeshta t’i ketë mbuluar me gjethe stolat prej druri
Do kthehem edhe një herë aty ku filloi zjarri e ta kundroj hirin
Në sytë e njerëzve do jem i panjohur edhe pse s’jam i huaj
Do hiqem si peshkatar edhe pse grepin në liqen nuk do ta gjuaj
Ata që më kanë njohur s’do jenë më aty për të më takuar
Disa pa dashje janë larguar, disa me dashje i kam harruar.

Kur lotët e ngrirë të një dimri një ditë pranvera do t’i thajë
Dikush i penduar tek dera jote për stinët e humbura do të qajë
Por ç’e do që lotët çdoherë dëshmojnë për një vonesë
Sikur njerëzit të mos vonoheshin, s’do kishte as pendesë.

Kur lotët e takimeve dhe ndarjeve të jenë mbytur në liqen
Një fjalë të vjetër ky shpirt sërish do ta sjell ndërmend:
“اfarë hyn në zemër s’del më, edhe nëse zemra s’dhemb”
Edhe nëse s’gdhendet në gurë kjo fjalë që një i urtë e tha dikur,
Ata që e gdhendën në zemër nuk do ta harrojnë kurrë.

O lule e djegur në Pogradec!
Mos pyet nëse plagën e dashurisë mund ta shërojë dikush tjetër
veç të dashurit që e shaktoi atë?
E ç’dashuri është ajo që jeton nëpërmjet plagëve?!
Mendimi e mundëson vazhdimin e një ndjenje,
Ai është si uji që futet në lule, po qe uji i kripur, lulja thahet në stinën më të bukur
Kush lidhet me të kaluarën e hidhur, të ardhmen e ëmbël e ka humbur
“Të mos mendosh dhe të mendosh mbrapsht” – janë dy të këqiat e sojit tonë,
Mendo dhe lulëzo mes zjarresh ku ende digjet bota jonë
Në kopshtin e zemrave tona jeto ti përgjithmonë!

Fatmir Muja
 

ami7

Anëtar Aktiv
Titulli: POEZI nga Fatmir Muja

Nëse nuk je luan a duhet të bëhesh dhelpër?
Që të jesh ti i lumtur, a duhet të vuaj unë patjetër?

Sa e bukur...

 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: POEZI nga Fatmir Muja

Kur të dy grinden, asnjëri s’binden
Kur njëri qetësohet, tjetri dorëzohet
Kur të dy zemrohen, të dy lëndohen
Kur njëri fal, të dy shërohen
Kur mund të jesh shërues dhe i shëruar
A duhet të jesh lëndues dhe i lënduar?
Ku do të arrish, po qe se je ndalur?
اfarë humbën në jetë ata që kanë falur?
Rruga do të hapet nëse do të ecësh
As vetes s’i duhesh nëse do të ngecësh
Udhëtimi s’fillon nëse s’ke lëvizur,
Po s’u nise tani, kur ke për t’u nisur?
Trupi dhe shpirti që pa takim ngelën
Do ikin nga bota pa ditur pse erdhën
Kur janë të ndarë, mbeten në dysh
Kur të dy bashkohen, kthehen në Njësh.
 

ami7

Anëtar Aktiv
Egoja është e vetmja barrë
Që edhe pse s’na duhet, në udhëtim e kemi marrë
Edhe kur s’mund ta mbajmë, vazhdojmë ta tërheqim zvarrë
Edhe pse i takojmë Të Tërës, vazhdojmë ta shohim të ndarë
Zemra është Qendra e Jetës, egoja është periferia
Ajo e sheh të ndarë zemrën nga Dashuria
Ajo është perde midis zemrës dhe Realitetit
Ajo vazhdon t’i shoh valët të ndara prej Detit
Ajo vazhdon ta shoh dheun të ndarë nga Toka
Ajo jeton me prirjen që të pëlqehet nga bota
Dëshira për t’u pëlqyer është mosnjohje e vetes
Gënjeshtra gjithnjë shërbehet me Fjalët e Të Vërtetës
E vërteta që dhemb, brenda e ka ilaçin
Të lumtur nuk të bëjnë as gjërat që të kënaqin
Nga tjetri kur pëlqehesh, kujto ç’është e vërteta
Secilit tek ti i pëlqejnë vetëm shijet e veta.
 

Milanisti

Larguar
MALLI PثR VETEN



Kur malli më mori për veten e gjithë ekzistenca qau
Trupi im një peme të pagjelbëruar i ngjau
Një degë me fruta plotë jetë sëpata nga trungu e ndau
Një vjeshtë e papritur erdhi, gjethet i këputi e i thau
Po rrënjët e mia nuk vdiqën edhe pse fati i vrau
Dikush që shumë më lavdëronte, më shumë nga të gjithë më shau
Shpirti vetëqortues edhe një herë pyeti veten
ا’t’u desh ta vrisje zemrën kur brenda saj kishe gjithë jetën?!
ا’t'u desh që lotët e tu të pastër t’i ndyesh?!
Kur thyen zemrën tënde çdo gjë që jeton brenda saj do ta thyesh
Por ta thyesh një zemër nuk është më keq se sa ta kthesh atë në gur
Të kesh një vend në zemrën e dikujt do të thotë të mos mbetesh në vetmi kurrë
Shëndeti është brenda teje e sëmudja nga jashtë troket
Sëmundjen mund ta njohësh, shëndeti mbetet sekret
Aty ku gjuhët heshtin, dhimbja me njëmijë gjuhë flet
Unë jam këtu sërish me heshtje, me fjalë e me germa
Unë jam këtu sërish se s’më ka vdekur zemra
Unë jam këtu sërish si lule me nektarin e falur
Nëse je si bleta, këtu ke për t’u ndalur
Asgjë s’është e imja, e tëra është dhuratë
Në mungesë të thumbit, s’do kishte as mjaltë
 

Milanisti

Larguar
Ah!
Uji i takimit s’e shuan zjarrin e ndarjes
Pesha e gabimit s’e mund fuqinë e faljes
Këtu jam, i gatshëm nga ti për t’u ndarë
Nuk është dashuri nëse s’të bën për të qarë
Nuk është dashuri nëse s’të bën për të qeshur
Nuk është melodi nëse s’të bën për të heshtur
Netët e zeza të shpirit kandili yt m’i ka dëbuar
Ekzistencës i duhet çdo gjynahqar i penduar
Këtu jam, i gatshëm të ndahem me ty
Ndarja bëhet e bukur kur qesh me lotë në sy
Një lamtumirë e pathënë më shumë se gjithçka dhemb
Sa shumë ka për t’u thënë aty ku për fjalë s’ka vend.
 

Milanisti

Larguar
Ti që në botë tani po udhëton, mos harro se je vetë bota
Të gjitha rrugët janë për ty por asnjë rrugë nuk është e jotja
Kur humbet risia, fillon mërzia dhe shpirti nis udhëtimin pa frikë
Të gjithë e gjejnë pikën në oqean, por jo të gjithë gjejnë oqeanin në pikë
Në rrugë të ndryshme udhëtojnë shpirtrat për ta bërë veten të lumtur
Mund të mos jenë në rrugën tënde por s’do të thotë se janë të humbur
Lumenjtë vijnë nga shumë burime dhe rrugë të ndryshme përshkojnë
Mund të mos jetë i njëjtë udhëtimi por Oqeanin e takojnë.
 
Top