Poezi nga Agim Desku

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Vitet e brishta
vitet
ma morën
më vete
Peshën e fjalës
Largësive të shpirtit
Deri tek gurët e murët
E Rozafatit
Andej Durrahut
Ku takoja varret e mia
Dhe emrin tim
E ruaja për ty
Atdhe
Nën rrjedhen tënde
O Drini plak
Erdha me vargjet e mia
Të udhëtoja mes përmes
Shqipërisë
Të marrim pak ngrohtësi
Dielli
Pak gji nëne shqip
Të luftoja me vitet
E brishta
Nëpër avenytë e metropolet
Evropiane
Ku ziheshin për emrin tim
Shqiptar
Për tokë e atdhe
Më lanë pa të dyja
Edhe pa fe
E atdhe
Në pasqyrën time
Më përcollën rrugës
Via Egnatia
Deri tek fundi i botës
E fjalës
Të luftoja me vetën
Me ëndrrat për të vetmën tokë
Shqip
Më ndanë në copa
Eh sa faj më ka Evropa
Për kët atdhe
Ku këtu kam le
Më të vetmën fe
Shqip më thonë
Se vetë jam zonjë
Denbabaden
Emrin shqip e kam
Shqipëri jam
Dielli shqip më ngroh
Edhe lulet rriten
Për atdheun tim
Shqip.

Cikel poetik
Agim DESKU

Tek Verrat e Llukës

#######################################

Një lule

Një lule e këputa diku
Në malin e shqipeve
E ruaj për ma të bukurën mike
Që atdheut t`ia falë
Nga një lule e mbolla
Nëpër secilin cep atdheu
Që na jep aromë shqip
Lapidarëve t`i vë
më të bukurat sot
nësër cila do të jetë lulja
e ëndrrës sime.
Ma thot mikja
Sot o kurrë
Ma thot atdheu sot
Nësër është vonë.

################################

Më dëgjo lutjen time

Nënë
Ti je lule
Aromë e shpirtit tim
Si hënë
Më ndriqon
Rrugën e dhe natën
Kur shkruaj
Vargun për Ty
Nënë e madhe
Je sa dielli që më ngroh
Fjalën time
Nënë
Atdheut i fale
Birin tënd
Për pak liri
Shqip
Më pagëzove
Agim
Yll i mëngjesit
I bekimit tënd
Mbështjellur me flamur
Kuq e zi
Më urove
Nënë
Më dëgjo lutjen time
Shqip
Ta puthi dorën
Për atdheun tim
Ma rujte në gji
Nënë
Më merrë buzëqeshjes sate
Më dërgo tek rrinë
Shqipet
Bashkë me zanat
Të lutemi
Për çamet e mia
T`i puthim plisin
Në ballë
Me lotin shqip
Përqafohemi
Nëpër secilin cep
ثshtë kjo tokë
Shqipe
E ndarë
Nga koha ime
Nga atdheu i saj
Shqipëri
Nënë
Më dëgjo lutjen time
Shqip
Më jep uratën
Të rri me ty
Të jetoj e vdes
Shqip
Në اamëri.

##############################################

Vargje Ylberi

Në vargje Ylberi
Me erdhe
Si ëndërr
E gjallë.

Sot
Në shkëlqimin
E diellit
Dritim
U bëre vargut.

Pak shi
E lotë faqeve
Kisha sot
Në Drenicë
Aty
Ku më rreh zemra
Shqip.

Sot
Me mikën
U bëmë sy
E zemër Ylberi.

Sa ngroh
Shpirt e varg
Për Ty mike
E takoja diellin.

Në Drenicë
Më fali buzëqeshjen.

Këngën
Ia mora
Kujtim
Tek Drini
Të ngre dolli vere
Shqip.

Të takohemi
O sot o kurrë.

Vetëm me Ylberin
Të tretë
Me sy të blertë.

######################################

Rebelimi i Titanikut

Me vdekje a vdisej dashuria e lindur Furtunave
Me fluturat ëndrrohej të ndalej rebelimi i Titanikut
Si kërkohej engjelli thellësive te detit
Guaca e unaza bashkë rrojnë fundit tim
Te vargut kur shkruen poeti
E ndala orën edhe lumi ndalet sonte
Eh,e kam mikën largë thellësive të detit
Për buzëqeshjen e saj flasin etjet
E ëndërrave,buzët që janë zjarr Prekazi
Për atdheun me dërgojnë pak shi loti
Rri roje e dashurive të mbytura
Jo nuk vdesin ëndërrat as zemrat
Më pak dashuritë në fundin e detit
Janë fillim i vargjeve,Yllberit që ju ndritë me pejsazhe ngjyrash
emra me shkronja të arta ,simfoni ta them me fjalë kënge
kur edhe ti këndon freskive pranverore
vetë atë ditë kur do vish dasmat jan tuat mike
mbrëmjet do të ikin bashkë me agimin e mëngjesit
rrimë pranë Titanikut,jemi bërë pasqyrë kujtimesh
ora kur bën dymbëdhjetë,shikoj puthjen pranë yjeve
si shndërrisin, marrin ngjyrat më te bukra
ylberin e përqafojnë edhe vargun e poetit
kjo këngë sonte këndohet më pushkë
dikur atdheun ma prangosen shekujt
sot e kam kujtim ta ruaj për liri
botës i dërgoj ngushëllim për detin
në vend te gotës si dolli për ju
shkruaj eptiafin për Ty det o det
si më ngrinë shpirtin për një çast më vjedh edhe mua
më dërgo ditarit te kapitenit aty të shkruaj orën 12.10 prill 12912
 
Last edited:

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Poezi nga Agim Desku

Nث LIRI KU DO JEMI PRANث SHESHIT DE LA PARI.

Me lotin tënd dua të shkruaj vargun tim
I thash shpirtit më falë një fjalë të vetme zemre
Si dhuratë ta ruaj në Ditën e Shën Valentinit.

Sonte u bëra dhimbja e kësaj nate të blertë
Eh,të dytë lutemi të na shoqëroj hëna deri në agim
Dhe vetëm sonte mos ma gjyko shpirtin tim për lotin tënd
As për dashurinë që ta rujta vite e vite.

Diku e lash peng në ngjyra ylberi
Po,e mora sonte dhimbjen tënde
E bashkoj me secilën pikë loti
Ta vërë vargut tim.

Edhe nëpër secilën lule do marr
Ngapak aromë e ëndrra dashurie.

Eh,do ti lus secilën lule që e takoj
Të ta merr pak dhimbje e lot zemre
Kur të zgjohesh agimeve
Do të gjëndesh pranë ylberit shumëngjyrash.

Shumëkëngësh e shumëdashurish.

Aty dhimbja jote pushon
Dhe bëhet krah ylberi e aromë lulesh
Bëhet edhe sy pulëbardhe
E mbeshtjellur me shkabën dykrenare

Je rrënjë اamërie

Ti je vetë rrënjë Ilirishte
Si çamja ime më je
Fytyrëqeshura e vargut shqip
I ruajte në vete kujtimet e ëndrrave.

################################

NJث KAFE Mث MIKثN

Sonte nuk e piva kafën deri në ora 13
E rujta kohën të pi kafen me ty
Për qendresën e luftës e mallit tim
Eh sa hije të kishte emblema e UاK,ës në krahëror.

Ti ma e mira e Pejës,ti qendresë atdheu
E pushkës e flakës dhe zjarrit
E pi kafen me ty mike për kufirin që e theve
Shqip e përqafove Shqipërinë para meje.

Ia puthe lotin e plagët si pejsazh bukurie
Më e bukura Lena,mbesa e Elena Kadarës
Të gjakut të mbeshtjellur flamurit kuq e zi
Po,po një kafe me Ty më e bukura e Pejës.

Dhe një gotë raki do e pijmë rrugës se kombit
Diku në Tiranë bashkë me mikën yllka e presim kur vjen
Nga diaspora kur të tre do të ngrisim edhe një gotë verë
اamërie mes për mes rrugeve dhe shesheve të اamërisë.

###############################################

PORTRET Nث FUND Tث BURGUT

Ditën
e matja më natë.
Në zemër
shikoja emrin tim,
kur më mungonin sytë
e kafshoja tokën
herë kokën,
të dyja
ia falja ëndërrës
vetëm për pak liri,
së si e vizatoja
atdheun
në çelinë
e zemrës sime.
Nuk e dija
cili ishim njeri,
unë
zoti
apo djalli,
nuk e dija
as çka kafshoja
dhëmbët e mi
apo atdheun.

###########################

PSE FJALث

Nuk e dua
fjalën
as dashurinë
pa atdhe,
as njërën
pa tjetrën/
Më jetën
bëj ç’të dua
herë e fali,
herë e vras.
Nëse nuk e do Kosovën
me Shqipërinë,
kurrë nuk i dua fjalët
pa vargjet çame,
që m’i çmendin kujtimet
për mikën
e këngës labe.
 
Last edited:

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Poezi nga Agim Desku



Agim Desku u lind në fshatin Siqevë të Klinës në vitin 1957. Shkollën fillore e kreu në Ujmirë, gjimnazin në Klinë, kurse SH.L-në (gjuhën dhe letërsinë shqipe) në Gjakovë.
Deri më tash ka botuar tri vëllime me poezi.
ثshtë antarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i klubit letrar "Karagaçi" të Pejës.
Agim Desku jeton dhe punon (mësimdhënës në SH.F "XH.Kada") në Pejë.

"Pëshpëritje drite" 1995 (Për të rritur),
"Kënga e pranverës" 1996 (vjersha për fëmijë)
"Në cilin varg mbes" 2007



DIELLI

Me diellin
lartësohet liria.
Lulet
prap marrin aromë.
Këngët
këthejnë tek unë,
bashkë me mikën
pimë ujë Prekazi.

#################################

TIVARI

Në Tivar
nata mbeti
pa ditë e dritë.
si të kërkonim
liri,
kur humbëm
edhe fjalën.
Në ditarin
Arnold Von Harfi
numërojmë
deri në 4700
Detit
ia vodhen ëndërrat
për të Bukurën e Dheut.
Kur të vie
si nuse
në Prishtinë,
Ilir
më shkruan
në flamur,
falë Zotit
liria
është fjala ime
e fundit
për të Bukurën e Dheut.

##########################################

ORث HISTORIE

Alfabetin
kohërat ma mësun
im zot
kur mes rreshtash
lexoja historinë
Ilirisht.

#######################################


UDHA E SHQIPEVE

Në mbretërinë e Teuta
qyteti Butrint
njëmijë e njëqind drejtime
numri 001
apartamenti Evropa
është udha e Shqipeve.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Poezi nga Agim Desku

LOTثT Qث FLASIN

...Për ditë
u grinda me perenditë
kafshoja veten
thitha gjak gjarpri
Atdheun e mora më vete
herë në tokë
e herë në qiell
zbrita Purgatorit të Dantës
u ngita legjendave të Mujës e Halilit
aty ku zanat i dhanë gji të pijë
bacë Ademit.
Në Rozafat u grinda edhe me Zeusin
kur e gjeta shpatën e Skënderbeut
e shkruar me shkronja shqipe
dymijë vjet para Krishtit.
Kalova andej Durrahut
të takoja Homerin ditën me fenerë,
edhe pak verë të pi në اamëri,
t`i puthi mbesat e nipat e mi
më lotë më flasin,
buzëqeshjet vrasin
zemrën time
për ditë ngapak
pse s’kam liri për ta
pse s’kam dashuri
as në vargun tim,
as një fjalë të vetme
nuk e di ku ta marr për ata
që nuk dinë të thërrasin liri shqip
as të vrasin shqip,
as të dashurojnë shqip
اamëria
Për çfarë të shkruaj
mbrëmjeve me zjarrr lirie
اka i duhet pranverës ky zjarr
që vërbon sytë e nënave
më thuaj Ti, Atdhe
ç`të shkruaj sonte
për lirinë time
pa اamërinë.
Nuk e nënshkruaj kurrë pasaportën
pa miken çame
nuk e dua lirinë i vetmuar
pa flamurin kuq e zi
të valvitur me shqiponjë
në اamëri
as kokën pa tokën denbabaden iliro-dardane
që ma vodhën zotat e huaj
kur fjala kishte heshtur diku në dhe e diku mbi të
Sonte
jam zgjuar të shkruaj vargje që ngacmojnë heshtjen
e njeriun tonë ta zgjojnë nga ëndrrat për pak liri
që na shtrohet pallateve ngjyrë blu
gjysmëgotash herë të zbrazura metropoleve evropiane
të dehur ngrenë dolli për fjalën tonë të heshtur
sikur edhe unë i dehur me shekuj
edhe pse i robëruar me fjalë e me shpirt
Sonte
kam të drejtë të jetoj e të kërkoj liri për Iliri
ku denbabaden isha zot vetë, isha iliro-dardan
isha اamëri, isha Kosovë e Tetovë
isha Preshevë e Malësi
isha vetë Iliri
isha Shqipëri.
Sonte
jam vetë zot e Kastriot
jam Mic Sokol e Adem Jashar
jam Kosovë e Rugovë
Sonte
jam Preshevë e Tetovë
jam Malësi e اamëri
Sonte
jam shqiptar e jam Shqipëri
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Poezi nga Agim Desku

LIRI E KRYQثZUAR SHQIP

(Më rastin e vdekjës tragjike të poetit Tahir Desku, te Kroni i Mbretit)

Të paktën
të erdha
liri,
bashkë me agimet e mia.
ثndërrimet më rikthyen sërish
ta mundja vdekjen,
se pak para teje
erdha.
Ti
na gjete këtu,
liri
si çlirimtar
apo kryeneç.
Për Ty
të vetmit ishim
Atdhe
Për Ty
jam më i kryqëzuari
shqip,
më i buzëqeshuri
për emrin tënd
e tim eti
dhe tokës besë
e shpresë.
Erdha të prehëm
për pak
edhe me ty
gjeneral.
E dija
së në shpirtin tënd
ka vend
edhe për vargun
e poetit gjeneral.


##################################


PASAPORTA E FLAMURIT

Emri
Ismajli, Isa, Iliri
edhe unë
Agim Desku,
shteti
-Jetoj,
që nëntëdhjetë e nëntë vite
në shtetin e coptuar
shqiptar,
me prindërit e farefisin tim,
të njëjtën bukë
e ndajmë më Shqiponjat e Butrintit.
-Jetoj dhe vdes
me të njëjtin flamur
kudo në Iliri,
nëse jetohet
jeto me të njëjtin flamur,
nëse vdiset
vdis me të njëjtin flamur
edhe në اamëri
me të njëjtin flamur
Kuq e Zi.
 
Top