Poezi Islame

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Poezi nga "Divani" Imam Shafiut

E mos prit që kopraci të falë ty
Ujë për etjen në zjarr s'ka për ty
Nga çlodhja racioni nuk pakësohet
as me mundim, rrizku nuk shtohet
Nëse zemrën ke ngopur, s'ke nevojë
me mbretin e botës, je njëlloj
Kujt vdekja i zbret në oborr, ka mortje
as toka as qielli s'e marrin në mbrojtje
Allahu tokën e bëri të gjërë
por kur kryhet vendimi s'ka vend të të nxërë
Lëre kohën, me shpresë kot të mban
s'ka ilaç nga vdekja që të bën derman
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Bëjmë me faj kohën


 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ty të dorëzohem o Zoti im, të dorëzohem
Pendohem për cdo mëkat që bëj, pendohem
Të kërkoj shpëtim nga cdo mëkat, se Ti je Mëshirplotë
Pendimpranues dhe i Butë, në këtë botë të kotë
Me mëshirën, faljen dhe butësinë Tënde mos më refuzo
Më prano, o Ti që e pranon pendimin, mos më dëno
Hapi dyert e qiellit dhe mirëpriti lutjet tona
Ato të mëngjesit, të pasdites dhe të orëve të vona
Ti e sheh gjendjen time dhe e njeh dobësinë time
Ti qe je Mbikqyres dhe i Gjalle, pergjigju lutjes sime
Amin
(K.S)


71656266_454622838483669_3879591315062652928_n.jpg
 
Top