Po në Shqipëri?

Love

βeℓℓe â๓e
Mbi dënimin e zyrtarëve të lartë për korrupsion..



Po në Shqipëri?
Si mendoni do të shkojë kjo punë?


Sipas New York Times http://www.nytimes.com/2013/11/01/world/europe/former-premier-can-be-charged-czech-court-rules.html?src=recg&_r=0 sot gjykata e Lartë në Ceki ka vendosur që ish-kryeministri Petr Necas nuk gëzon imunitet ndaj hetimit për periudhën e ushtrimit të detyrës. Petr Necas do të jetë i pari zyrtar i lartë që përballet me drejtësinë që nga rënia e regjimit komunist në Ceki, 1989. Bashkëshortja e tanishme e Necas akuzohet për korrupsion dhe përdorim të shërbimeve sekrete për cështje personale. Hetimet për Necan janë të përqëndruara në angazhimin e tij për shpërndarjen e vendeve të punës në shtet, cfarë ky i cilëson thjeshtë si marrëveshje politike dhe përpjekje të prokurorisë për të kriminalizuar pazaret e politikës. Ndërsa prokuroria i vlerëson shpërblimin me vende pune njësoj si marrëdhënie korruptive kur ofrohen para.

Afërsisht përpara një viti, në Kroaci, ish-kryeministri Ivo Sanader u dënua me 10 vjet burg për korrupsion. Gjyqi ndaj Sanader u interpretua si vullnet i mirë i Kroacisë në prag të anëtarisimit në BE në korrik të 2013. Sanader është akuzuar për mitmarrjen e 5 milion dollarëve nga një kompani nafte hungareze MOL, përfitime nga lufta, ndikime në prokurimet publike dhe përvetësime nga kompanitë shtetërore.

Në Rumani ish-kryeministri Adrian Nastase u përpoq të vetëvritet kur morri vesh se Gjykata e Lartë do të kërkonte dy vjetë burg për korrupsion në qershor të vitit 2012. Nastase kishte mbledhur rreth 2.1 milion dollar fonde për fushatën e 2004 në mënyrë të paligjshme. Presidenti Traian Basescu u akuzua nga viktima se qëndronte pas procesit gjyqësor. Edhe në Rumani ky ishte rasti i parë i një politikani që dënohej për korrupsion, edhe pse ish-kryeministri vlerësohej për anëtarësimin në NATO dhe në BE gjatë kryesisë së tij. Nastase ka të tjera gjyqe të hapura për shantazh apo përpjekje për të korruptuar agjencinë rumune të kundra-pastrimit të parave.

Për Shqipërinë Andrea Stefani PAND komenton:

Odiseja e pandëshkueshmërisë e ka zanafillën në vitet e para të tranzicionit. […] ajo nis me një ndëshkim, me plasjen në burg të kryetarit të opozitës në atë kohë Fatos Nano. Ai u akuzua dhe u dënua për korrupsion nga prokurorë e gjykatës në shërbim të Berishës. Që nga ajo kohë, në Shqipëri, pavarësisht korrupsionit gjithnjë e më galopant në majat e qeverive, nuk ka pasur asnjë qeveritar të lartë të ndëshkuar. Nuk kemi të bëjmë me një rastësi, por me një domosdoshmëri të fshehtë, thuajse një pakt mes dy të mëdhenjve të politikës, Fatos Nano dhe Sali Berisha. Kur Berisha ra nga kali, për shkak të krizës së piramidave financiare, Nano që kish kërcyer nga qelia në krye të qeverisë, edhe pse fliste për mëshirën kristiane, nuk e frenoi dot arrestimin e 6 figurave të PD të akuzuar për krime në ngjarjet tragjike të vitit 1997. I trembur se mos pas “të gjashtëve” mund ta kish radhën ai, Berisha organizoi PD dhe opozitën në një zinxhir protestash të dhunshme. Jo rrallë ato i printe Azem Hajdari me thirrjen “ta shporrim qelbësirën!”. Dhe duke destabilizuar jetën politike, Berisha ia arriti që të paralizojë drejtësinë dhe ndëshkimin e korrupsionit të qeverisë së tij. Një paralizë e tillë u vu re edhe pas grushtit të armatosur të shtetit të vitit 1998, kur bandat e Berishës pushtuan Kryeministrinë dhe godinën e RTSH duke mbajtur në ballë arkivolin e Azem Hajdarit. Madje edhe ndërkombëtarët u aktivizuan pranë qeverive socialiste me sugjerimin se Berisha nuk duhej arrestuar ngaqë kjo mund të sillte destabilizim të shtetit. U hodhën themelet antishtet dhe antikushtetuese të pandëshkueshmërisë së kreut të opozitës edhe kur ky mund të kish kryer korrupsion apo udhëhequr krime. Republika e të barabartëve para ligjit kishte rënë.
peshkupauje
 

Butterfly

Member
Titulli: Po në Shqipëri?

Po ne shqipri? Ne shqipri nuk besoj akoma se do kete denime per korrupsion sepse nga a tek zh jane te gjith te lyer me korrupsion ca me pak ca me shume pak rendsi ka
 
Top