Pesë gjeneralët më brilantë të të gjitha kohërave, Skënderbeu në vend të 4

Hera

Moderatorë
Staff member
Pesë gjeneralët më brilantë të të gjitha kohërave, Skënderbeu në vend të 4
b_350_250_16777215_00_http___kulturweit-blog.de_anilinalbanien_files_2011_12_u1_GjergjKastrioti-Skenderbeu.jpeg
Portali “SiliconIndia” ka bërë një renditje të pesë gjeneralëve ushtarakë më të mëdhenj të të gjithë kohërave. Mes tyre është edhe Skënderbeu, që mban vendin e katërt.
Aleksandri i Madh: Mbreti i Maqedonisë dhe pushtuesi i Perandorisë Persiane, Aleksandri i Madh konsiderohet si një prej gjenive ushtarakë më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ishte frymëzim për të tjera pushtime të mevonshme.
Ai lindi në kryeqytetin e Maqedonisë së lashtë në vitin 356 Para Krishtit. Ishte biri i Filipit, Mbretit të Maqedonisë dhe Olimpias, princeshës së Epirit fqinj.
Pavarësisht mosmarrëveshjeve, ai e udhëhoqi ushtrinë e tij në fitore të njëpasnjëshme në territoret persiane, në Azinë e Vogël, në Egjipt dhe nuk pësoi asnjë humbje. Fitorja më e madhe e tij ishte Beteja e Gaugamelas, që tani ndodhet në veri të Irakut, në vitin 331 Para Krishtit. Mbreti i ri i Maqedonisë, lider i grekëve, sundoi Azinë e Vogël dhe u bë faraon i Egjiptit dhe mbret i madh i Persisë kur ishte vetëm 25 vjeç.
Napoleon Bonaparti: Lideri ushtarak francez dhe perandor, Napoleon Bonaparti ishte një nga sundimtarët më të mëdhenj që ka njohur bota. Ai njihej edhe si Napoleoni I dhe pushtoi shumicën e Europës në fillim të shekullit të 19-të. Lindi në Korsikë dhe shumë shpejt ngjiti shkallët ushtarake gjatë Revolucionit Francez.
I mprehtë, ambicioz dhe një strateg ushtarak, Napoleoni udhëhoqi me sukses beteja ndaj koalicioneve të ndryshme të vendebe europiane dhe zgjeroi perandorinë. Megjithatë, pas një pushtimi katastrofik francez të Rusisë në vitin 1812, Napoleoni abdikoi nga froni dy vjet më vonë dhe u mërgua në ishullin Elba. Në vitin 1815 u kthye për pak në pushtet. Pasi humbi në Betejën e Vaterlosë, ai abdikoi sërish dhe u dërgua në ishullin e Shën Helenës, ku vdiq në moshën 51- vjeçare.
Xhingis Khan: Një luftëtar dhe sundimtar i madh mongol, Xhingis Khan e nisi nga asgjë për të krijuar një nga perandoritë më të mëdha që ka njohur njerëzimi, duke shkatërruar fiset në verilindje të Azisë. Pasi bashkoi fiset nomade në rrafshnaltën e Mongolisë, ai pushtoi hapësira të mëdha në Azinë qendrore dhe në Kinë.
Kur ishte vetëm 20 vjeç, nisi të ndërtojë një ushtri të madh me qëllim shkatërrimin e fiseve individuale dhe bashkimin e tyre nën sundimin e tij. Ai ishte i suksesshëm: Perandoria Mongole ishte më e madhja në botë përpara Perandorisë Britanike dhe zgjati deri në vdekjen e tij.
Suksesi i shpejtë i ushtrisë mongole i dedikohet kryesisht taktikave brilante ushtarake të Xhingis Khan, si dhe faktit që ai kuptonte motivimet e armiqve. Shumë njerëz u masakruan gjatë pushtimeve të tij. Megjithatë ai lejoi lirinë fetare për subjektet e pushtuara, hoqi torturën dhe krijoi të parin sistem ndërkombëtar të postave.
Skënderbeu: I vlerësuar si heroi kombëtar në Shqipëri, Skënderbeu ishte një prej sundimtarëve ushtarakë që arriti të dëbojë turqit otomanë nga vendi i tij për mbi dy dekada, duke ndalur përpjekjet e Turqisë për të përhapur Islamin në një zonë të dominuar nga katolikët romanë.
I rrëmbyer nga turqit otomanë kur ishte i vogël, ky luftëtar shqiptar i lirisë u rrit nën Islamin dhe u trajnua si një gjeneral brenda radhëve të ushtrisë turke.
Si komandant i princëve vendas në Shqipëri, ai shkaktoi një revoltë në vendin e tij në vitin 1444 dhe arriti të ndalë përpjekjet e shumta të osmanëve për të marrë përsëri Shqipërinë dhe për ta vendosur atë nën sundimin mysliman.
Atila i Hunëve: Mbreti i shekullit të 5-të në Perandorinë Hune, Atila, është një nga sundimtarët më të sukseshëm barbarë. Ai bashkoi fiset e mbretërisë hune dhe thuhej se ishte një sundimtar i drejtë i popullit të tij. Ai njihej megjithatë si agresiv dhe i pamëshirshëm gjatë fushatave për zgjerimin e perandorisë së tij. Ai shkatërroi toka të tëra nga Deti i Zi deri në Mesdhe dhe mbolli frikë në të gjithë Perandorinë Romake. Ai nuk arriti megjithatë kurrë që të pushtonte Konstandinopojën dhe Romën dhe la pas një familje të ndarë kur vdiq në vitin 453. (marë nga balkanweb, d.b.)
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Skenderbeu mashtrues.
 
  • Disslike
Reactions: WxP

Hera

Moderatorë
Staff member
Nuk e dija se te largosh armiqte qe kishin zaptuar vendin tone e trojet shqiptare si "vellezerit turq" quhesh njeri jo i mire ose mashtues
 

Mogli

Legalize love !!!
Nuk e dija se te largosh armiqte qe kishin zaptuar vendin tone e trojet shqiptare si "vellezerit turq" quhesh njeri jo i mire ose mashtues
Pavaresisht qe historia e fsheh por zera shume te forte kane fol per masakrat e skenderbeut kunder shqiptarve musliman
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Pavaresisht qe historia e fsheh por zera shume te forte kane fol per masakrat e skenderbeut kunder shqiptarve musliman
@Mogli cila histori se e kam lexuar se disa gjuhe te botes dhe ne turqisht biles nuk flitet per dicka te tille ...e vetmja gje qe thone e vete turqit pse u ngrit kunder nesh ...pastaj ne lufte ndodhin e gjitha si na kane masakruar turqit si e rrembyen te vogel dhe kete se thote vete historia jone mund te kene ndodhur dhe nga ana e tij ...mos harro se na mbajti turku te nenshtruar 500 vjet ...apo gaboj qe maskroi deri gra e femije ?
 

Mogli

Legalize love !!!
@Mogli cila histori se e kam lexuar se disa gjuhe te botes dhe ne turqisht biles nuk flitet per dicka te tille ...e vetmja gje qe thone e vete turqit pse u ngrit kunder nesh ...pastaj ne lufte ndodhin e gjitha si na kane masakruar turqit si e rrembyen te vogel dhe kete se thote vete historia jone mund te kene ndodhur dhe nga ana e tij ...mos harro se na mbajti turku te nenshtruar 500 vjet ...apo gaboj qe maskroi deri gra e femije ?
Turqit nuk i deboi skenderbeu por u dobesu perandoria osmane e mori fund....per 500 vjet imagjino sa brez jane rrit dhe nuk i shfarosi kush turqit....po u bane shume aleanca kunder turqve ne ballkan .
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Turqit nuk i deboi skenderbeu por u dobesu perandoria osmane e mori fund....per 500 vjet imagjino sa brez jane rrit dhe nuk i shfarosi kush turqit....po u bane shume aleanca kunder turqve ne ballkan .
Ketu gabon @Mogli gjergj kastrioti aq sa mundi i mbajti larg dy dekana sjane pak ...e kane vleresuar dhe europa mendoj se ke lexuar
 

MrCool

Simple
Rri aman i luftoj tërë kohes veç qe te mbronte trullet e Shqiperis e kë " vëllezerit zanë"
Do te thuash trullet e principates, apo principatave qe ekzistonin ne ate kohe?? Se nuk ma merr mendja te kete qene Skenderbeu qe shpiku nacionalizmin 4 shekuj para francezeve?!
 
Top