• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Perkthimi fjale per fjale i qyteteve te botes

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Përkthimi fjalë për fjalë i qyteteve të botës

Udhëtimi nëpër botë është një nga gjërat më të bukura që mund të bëjnë njerëzit. Pavarësisht nëse do të preferoni të eksploroni qytetet e Europës, kulturën e Azisë Lindore apo pyjet tropikale të Amerikës së Jugut, bota mbetet kryefjala e të gjithave.

E sigurisht, të vizitosh gjithë këto vende, do të thotë gjithashtu se do të përplasesh me një shumëllojshmëri gjuhësh. Fakt është se, ekzistojnë 7.106 gjuhë të ndryshme në botë, përmes të cilave mund të përkthesh një shumëllojshmëri gjërash.

Por, për të treguar sesa të ndryshme dhe unike mund të jenë gjuhët, drejtuesit e tureve aventureske kanë studiuar emrat e 191 qyteteve më të mëdha në secilin vend të botës, për të zbuluar më pas edhe “përkthimin fjalë për fjalë” të tyre.

Gjithçka mund ta shihni duke lundruar në këtë hartë interaktive,Literal translations of cities around the world por më poshtë gjeni edhe përkthimet.

Ndoshta do të habiteni kur të mësoni se Birmingham do të përkthehej fjalë për fjalë si “fshati i popullit të Beornmundit”, Dublini nënkupton “pishina e zezë”, ndërsa Budapesti përkthehet si “furrë uji”. Po Tirana dhe Prishtina?

Kandahari (Afganistan) – Aleksandri i Madh
Tirana (Shqipëri) – Baxho/ Bulmetore
Luanda (Angolë) – Taksë
Buenos Airesi (Argjentinë) – Erëra të lehta
Vjena (Austri) – Kështjellë e bardhë
Baku (Azerbajxhan) – Qytet i rrahur nga era
Dhaka (Bangladesh) – Pemë e vogël me shkurre
Brukseli (Belgium) – Shtëpi në Mars
Sarajeva (Bosnje-Herzegovinë) – Fusha përreth pallatit
Rio de Janeiro (Brazil) – Lumi i janarit
Sofje (Bullgari) – Urtësi
Bogota (Kolumbi) – Rrethimi i jashtëm i fushave bujqësore
Santiago de Cuba (Kubë) – St James i vendit pjellor
Kopenhageni (Danimarkë) – Port tregtar
Xhibuti (Xhibut) – Qilip me fibra palme
Kajro (Egjipt) – Fitimtari
Lautoka (Fixhi) – Shpoj me shtizë/ syri i demit
Akra (Ganë) – Milingona
Guatemala City (Guatemalë) – Qyteti i tokës së pyllëzuar
Tegucigalpa (Honduras) – Mali i argjendtë/ vendi ku jetojnë elitat
Budapesti (Hungari) – Furrë uji
Rejkjaviku (Islandë) – Gjiri i tymit
Delhi (Indi) – Famë, lartësi
Xhakarta (Indonezi) – I vdekuri fitimtar
Dublini (Irlandë) – Pishinë e zezë
Roma (Itali) – I fortë
Nairobi (Kenia) – Vendi i ujërave të ftohta
Monrovia (Liberi) – Emër i vënë sipas presidentit amerikan, James Monroe
Vilnius (Lituani) – Valë e madhe
Luxembourg City (Luksemburg) – Kështjellë e vogël
Kuala Lumpur (Malajzi) – Rrjedhë balte
Monaco City (Monako) – Qyteti i shtëpisë së re
Podgorica (Mal i Zi) – Nën kodrën e vogël
Amsterdami (Holandë) – Digë në ujë
Oslo (Norvegji) – Livadhi i Perëndive
Ngerulmud (Palau) – Vendi i peshkut të fermentuar
Manila (Filipine) – Vendi i “mangrovës” (bimësi tropikale)
Bukureshti (Rumani) – Qyteti i haresë
Dakar (Senegal) – Pemë “tamarinde” (tropikale afrikane)/ toka e refugjatëve
Singapore (Singapor) – Qyteti luan
Bratisllava (Sllovaki) – Lavdia e Braslavit
Bloemfontein (Afrikë e Jugut) – Shatërvani i luleve
Sevija (Spanjë) – Fushë
Kartumi (Sudan) – Fundi i feçkës së elefantit
Paramaribo (Surinam) – Popullsi e madhe buzë lumit
Damasku (Siri) – Vend i ujitur mirë
Bangkoku (Tajlandë) – Qarku i kumbullave të egra
Ashgabati (Turkmenistan) – Qyteti i dashurisë
Funafuti (Tuvalu) – Banane
Abu Dhabi (EBA) – Babai i gazelës
Birmingham (Britani) – Fshati i popullit të Beornmundit
Montevideo (Uruguaj) – Shoh një mal
Vatican City (Vatikan) – Qyteti fallxhor
Harare (Zimbabve) – Ai nuk fle.

Top Channel
 
Eugeneral

Anëtar i Respektuar

Me falni por nga cila gjuhe qenka ky perkthim fjale per fjale sepse vura re per emrin "Tirana" ku thuhet shpjegimi "Baxho", c'lidhje ka baxhua!!!

I bini me top me duket...

"Tirana" mo te dashur SHQIPTARE qe s'ju ka zhdukur turku ende, e ka kuptimin nga fjala TOKE.

...e mani men si kuhej Duleci ne lacesi mo?
...EPIDAMNOS === DJEPI I DHAMNIT ("djepi i dheut" mmmo, "toka").

-TIRANA = T(OK)RANA ...toka e re.

...eh mir o mir, flini flini!!!

Te fala turkut mo mos harroni...
 
Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Te fala turkut mo mos harroni...

perseri ti del jasht teme... skemi kontakt fare me ata se do iu benim tefala nga ti.

beju dhe ti tfala vendeve fqinje sllave MOS HARRO, se na kishin shkurtu Harten e Shqiperisë -sllavet...
 
Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Mund i paramendojm afersisht ndryshe botekuptimet e emrave Tirane dhe Prishtinë

Tirana me tiranë komunizmi dhe Prishtina, prish ti, prish na... :) Humor //

seq mu kujtua tani ajo tema tek opinionet: Ne shqiptarët jemi shtetndërtues apo shtetshkatërrues?
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
[SIZE=2[SIZE=1]]
Me falni por nga cila gjuhe qenka ky perkthim fjale per fjale sepse vura re per emrin "Tirana" ku thuhet shpjegimi "Baxho", c'lidhje ka baxhua!!!

I bini me top me duket...

"Tirana" mo te dashur SHQIPTARE qe s'ju ka zhdukur turku ende, e ka kuptimin nga fjala TOKE.

...e mani men si kuhej Duleci ne lacesi mo?
...EPIDAMNOS === DJEPI I DHAMNIT ("djepi i dheut" mmmo, "toka").

-TIRANA = T(OK)RANA ...toka e re.

...eh mir o mir, flini flini!!!

Te fala turkut mo mos harroni[/SIZE]...
a ke ndonje reference per kto zberthime emrash ti ? apo i shpik vet?

per tiranen ktu e ntetvjecare na i kan pas treguar disa versione te emrave, nder ta dhe kjo bulmetore. nje tjeter varionte nga 1 keshtjelle, por mund tket dhe kuptimin e fushes qe ti me sa kuptoj i thua toka e re.[/SIZE]
 
Top