• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Paskal Milo: Lufta nacional-çlirimtare më e suksesshmja e kombit shqiptar, në disa tipare më e rëndësishme se e Skënderbeut

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Paskal Milo: Lufta nacional-çlirimtare më e suksesshmja e kombit shqiptar, në disa tipare më e rëndësishme se e Skënderbeut


Historiani Paskal Milo i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se Lufta Nacional-Çlirimtare është më e suksesshmja që ka bërë ndonjëherë populli shqiptar.

Milo theksoi se në disa tipare, Lufta Nacional-Çlirimtare ka qqenë madje edhe më e suksesshme sesa ajo e Skënderbeut.



Për nga përmasat, si luftë po flas, për nga organizimi dhe për nga rezultatet është lufta më e suksesshme që është bërë ndonjëherë në historinë e popullit shqiptar. Sa i takon rezistencës së Skënderbeut, ajo rezistencë ka zgjatur 25 vjet, por në përfundim të saj nuk kishim rezultate të madhërishme.

E dyta, Skënderbeu ka bërë një rezistencë aktive mbijetese, ndërsa kishte aleancë në Perëndim. Siç pati Lufta e Dytë Botërore aleatë, edhe Skënderbeu pati aleatë. Aleatët perëndimorë Skënderbeut jo gjithmonë i kanë ardhur në ndihmë. Në këtë kuptim, Lufta Nacional-Çlirimtare është më e rëndësishme madje edhe se e Skënderbeut, në disa tipare flasim”, tha Milo.



burimi;balkanweb.
 

MrCool

Simple
Ik mor kelysh i kuq.. Lufta nacional-clirimtare ishte tradhetia me e madhe qe i eshte bere ketij populli ne histori.
 

Tiku

Leri Minat...
Staff member
Ky eshte koqe komplet, por ene paska fillu me pjerdh nga mendja e kokes. :p
 

MrCool

Simple
Si nuk i vjen turp.. Paskan perzene gjermanin keta, nderkohe luftonin me njeri tjetrin dhe kurveroheshin maleve.
 
Si historian ky me ka pelqyer gjithmone por me kete qe ka thene per mua ka folur kodra pas bregut.
Lanc-i sado i rendesishem te kete qene asnjehere nuk e arrin madheshtine e luftes se Skenderbeut.
Nese ka perfunduar me sukses nuk ka qene per meriten tone por sepse gjermani kapitulloi me ruset, amerikanet, francezet dhe anglezet te gjithe bashke.
Si rrjedhoje iku edhe nga Shqiperia.
Keshtu qe te flasesh per sukses me duket e tepert.
Njekohesisht nuk mohohet qe kemi luftuar edhe ne kunder tij.
I hidhnim ndonje gur nga mali kur kalonte rrugeve 😂
 

Tiku

Leri Minat...
Staff member
Edhe per histori nuk eshte se ka shume vlera se ngeli duke ju referuar heleneve per cdo gje.
 
Top