Parajsa-Ferr, Xhehnet-Xhehnem ???

ricky_ch

******
Unë nuk e dij a ekziston parajsa apo ferri, mirëpo
sa i përket të keqes dhe të mirës është lehtë ta
vlerësosh: merre psh. macën, nëse e nguc, të grith
me kthetra, nëse e lëmon të afrohet. Nëse, një
shtazë e din çka është e keqja dhe e mira, e ne
me inteligjencë të lartë?!

Pra, çka është e keqja dhe e mira, përgjigjen e gjen
në zemrën tënde, nëse ato i përjeton në lëkurën tënde!!!
 
gafi

Anëtar i Nderuar
e ja se qka eshte xheneti dhe xhehenemi
56:1. E kur të ngjajë ndodhia (kijameti).
56:2. Realitetin e asaj ndodhie nuk ka kush që do ta përgënjeshtrojë.
56:3. Ajo është që rrëzon, është që ngren (lart).
56:4. (Ajo ndodh) Kur toka tundet me dridhje të forta.
56:5. E kodrat shkapërderdhen e bëhen copë e thërrmi.
56:6. E bëhen pluhur i shpërndarë.
56:12. Janë në xhennetet e begatshme.
56:13. (Ata janë) Shumë prej (popujve) të hershmëve.
56:14. E janë pak prej të mëvonshmëve.
56:15. Janë në shtretër të qëndisur me ar.
56:16. Të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.
56:17. Atyre u shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm.
56:18. Me gastare, me ibrigë dhe me gota të mbushura plot prej burimit.
56:19. Prej së cilës pije (vere) as nuk u dhemb koka, as nuk dehen.
56:20. Edhe pemë sipas dëshirës së tyre.
56:21. Edhe mish shpezësh, cilin ta duan.
56:22. Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha.
56:23. Si të ishin inxhi të ruajtura.
56:42. Janë në vapë të zjarrit dhe në ujë të valë.
56:43. Dhe në errësirë nga tymi.
56:44. As e freskët e as e këndshme.
56:45. Ata përpara kësaj kanë qenë të dhënë pas komoditetit (qejfeve).
56:46. Dhe ata vazhdimisht ishin në mëkatin e madh.
56:47. Dhe ishin që thonin: “A pasi të vdesim, të bëhemi dhé e eshtra të kalbur, njëmend do të ringjallemi?
56:48. A edhe prindërit tanë të hershëm?”
56:49. Thuaj: “Edhe të parët edhe të fundit!”
56:50. Keni për t'u tubuar në një ditë të caktuar!
56:51. Pastaj ju, o të humbur e gënjeshtarë!
56:52. Keni për të ngrënë prej pemës Zekum!
56:53. Prej saj keni për t'i mbushur barqet!
56:54. E menjëherë pas do të pini prej ujit të vluar!
56:55. Do të pini si deveja e etshme!
56:56. Kjo është mirëseardhja e tyre ditën e gjykimit.
56:57. Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni (ringjalljen)?
 
Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Kush ma perkthen kete me siper ?
 
METi

-=EdoLorEli=-
Zoti e ka vetëm një kërkesë nga ata që nuk i besojnë që të bëhen të pavarur nga ai. Dmth të mos i përdorin të mirat që i ka krijuar Zoti. Mos ta përdorin ujin e Zotit, mos ta përdorin ajrin e Zotit, mos ta përdorin bukën e Zotit mos të përdorin asnjë ushqim që Zoti ka krijuar me një fjalë mos të shkelin në tokën e tij. Nëse cili do jobesimtar arrin t'i bëjë të gjitha këto, ka të drejta të plotëfuqishme ta mohojë Zotin.

Sikur të ishte deti ngjyrë për t’i shkruar fjalët e Zotit tim, deti (uji i tij) do të shterrej para se të përfundojnë fjalët e Zotit tim, e edhe sikur të sillnim shtesë edhe një si ai (deti)”.

P.S Parajsa dhe ferri ekzistojnë çdo njeri i besoi apo nuk besoi do të jetë dëshmitarë i ekzistimit të tyre dhe gjithsesi do të jetë banor i njërit nga këto dy vende.
 
Mett, po ti i ke perdorur "te mirat e Zotit" ne castin kur njohe dhe besove ekzistencen e tij ?
Pastaj ku e paska bere kete kerkesen qe parashtron ti, ky zoti yt ?

Kur te kem kohe do postoj pak sesi e pershkruajne dogmat e erreta fetare parajsen dhe ferrin, eshte per te mbajtur barkun me dore lol
 
engjell

Member
une besoj ne zot jam nje besimtare e parezikshme

po shkruj tek ateizmi pasi shume veta abuzojne me emrin e zotit

nje eshte per te gjithe kur te takohemi ne boten tjeter do e hapin prap kete teme dhe mund te tregojme me shume

nje njeri i mire me gjithe virtytet do shkoje me shpejte ne parajse se disa qe pretendojne se ndjekin udhezimet e zotit.

besimi buron nga zemre nuk eshte e nevojshme ta pershkruajme me gjate. gjithkush e di c'fare eshte e drejt dhe c'fare eshte e padrejt
 
Perhere jam munduar te kuptoj se cdomethenie ka jeta pas vdekjes, c'kuptim ka parajsa apo ferri ?

Besoj se besimtaret qe i besojne keto ambjente pasjete, njekohesisht edhe i kuptojne.

Une me logjiken time njerezore, arrij te kuptoj qe nje e mire apo e keqe qofte nese vazhdon njetrajtesisht e pandryshueshme pambarimisht merr vleren zero.

Me kete dua te them qe ne nuk mund te ndjehemi mire, nese nuk dime c'eshte e keqja, por edhe nese dime c'eshte e keqja, nje e mire pafund, vetem nje e mire nuk mund te jete...

Une te pakten keshtu arrij te kuptoj.

Dhe keshtu rrjedhimisht tentativa per te tmerruar njerezit me anen e ferrit eshte po aq qesharake sa edhe joshja me anen e parajses.

Po per ju ?
Kto terma xhehnet xhehnem jane terma qe me shume se me frikesojne me kujtojne gjyshen time te dashur qe mi perseriste shpesh mesimet e zotit...
Kam vetem nje pyetje pse ne kte bote zoti nuk i jep gjithkujt ate qe meriton???
Pse duhet te pres qe ajo shoqja ime smirezeze ta zeme ta marri denimin ne boten tjeter???
Xheneti eshte cmimi qe marrim nese jemi njerez te mire ne kte bote ,kur ne jemi kaq te mire pse nuk na jep cmimin ne kte bote te na plotesoje deshirat por pret qe te vdesim???
E di qe po fus shpirtin ne mekat por jam kaq konfuze ne besimin tim saqe shume gjera sme bindin....
Do jetoj ne xhenet kush????..Eshtrat e mia...
Do deshiroja qe ti kursente cmimet per ne boten tjeter Zoti e te me bente jeten xhenet ktu....
 
Sefer Daja

drague
Zoti e ka vetëm një kërkesë nga ata që nuk i besojnë që të bëhen të pavarur nga ai. Dmth të mos i përdorin të mirat që i ka krijuar Zoti. Mos ta përdorin ujin e Zotit, mos ta përdorin ajrin e Zotit, mos ta përdorin bukën e Zotit mos të përdorin asnjë ushqim që Zoti ka krijuar me një fjalë mos të shkelin në tokën e tij. Nëse cili do jobesimtar arrin t'i bëjë të gjitha këto, ka të drejta të plotëfuqishme ta mohojë Zotin.

Sikur të ishte deti ngjyrë për t’i shkruar fjalët e Zotit tim, deti (uji i tij) do të shterrej para se të përfundojnë fjalët e Zotit tim, e edhe sikur të sillnim shtesë edhe një si ai (deti)”.

P.S Parajsa dhe ferri ekzistojnë çdo njeri i besoi apo nuk besoi do të jetë dëshmitarë i ekzistimit të tyre dhe gjithsesi do të jetë banor i njërit nga këto dy vende.
Jom dhi tu qesh me ty plako.edhe une jetoj ne Berlin,por nuk me ka mungu ajri asnjiher.beso per vete dhe mos na bej lavazh truri neve.MET:brrr
 
alfonci

Veri investigatio
Shume njerez influencohen gjate gjithe jetes nga tregime "thriller" duke qene te limituar ne veprimet, mendimet dhe eksperienca.

Kjo eshte strategjia e perdorur nga besimet fetare per te mbajtur "te vegjelit" prane sikurse gjyshet te flasin per herojne mitologjike, (gogolin) per te mbajtur niperit dhe mbesat nen kontrollin e tyre.

Askush nuk duhet qe t'ia lejoje vetes qe te jete viktime e nje besimi apo nje tjeter duke u nisur nga fakti qe tregimet, shpjegimet dhe opinjonet e tjetrit jane bindese, perkundrazi le te jete uni jone ai qe vendose, te krijoje bindjen dhe te mbjelle filizat e besimit nese e shikon si te arsyeshme.

Perhere jam munduar te kuptoj se cdomethenie ka jeta pas vdekjes, c'kuptim ka parajsa apo ferri ?

Duke qene se besimet fetare sidomos krishterimi, islami, judaizmi besojne ne nje jete te dyte, dmth vdekja eshte ndarja e shpirtit dhe trupit ato jane dy destinacionet perfundimtare te mundeshme. Pjesa me e madhe e atyre qe shpjegohet ne librat e shejnte arrijne atje ne baze te meritave dhe meshires se krijuesit.

Besoj se besimtaret qe i besojne keto ambjente pasjete, njekohesisht edhe i kuptojne.
Vertete do te dyshoja njohurite e besimtareve per keto, pasi shume besimtare jane neglekt per te zbuluar misterin vete pasi mjaftojne me infot qe marrin nga mesuesit fetare. Por ajo qe dihet ne te pergjithshem eshte se ato konsiderohen te jene te pafundme, ku parajsa eshte mrekullia vete, vendi i paqes, begatise, miresise, dhe cdo gje e mire egziston ne harmoni te plote me ato qe i rrethon dhe me krijuesin. Ndersa ne ferr jane torturat, poshterimet, vuajtjet me te tmerrshem dhe qe nuk kane fund asnjehere.

Une me logjiken time njerezore, arrij te kuptoj qe nje e mire apo e keqe qofte nese vazhdon njetrajtesisht e pandryshueshme pambarimisht merr vleren zero.

Besimet fetare kane nje shpjegim ndryshe nga mendimi juaj. E mira eshte e mire dhe e keqja eshte e keqe. Duke i dalluar veprat e mira qe gjithnje jane ne harmoni me ligjin e krijuesit, jane gjithnje e mire pa i kushtuar rendesi peshes se vepres, madhesise dhe influences. Dallimi eshte i thjeshte e bardha, e bardhe dhe e zeza, e zeze.

Me kete dua te them qe ne nuk mund te ndjehemi mire, nese nuk dime c'eshte e keqja, por edhe nese dime c'eshte e keqja, nje e mire pafund, vetem nje e mire nuk mund te jete...

Kam pershtypjen se ne nje forme te shtjelluar apo qofte edhe te pa zberthyera mire ajo qe eshte e mire, dmth e pranueshme dhe me konsekuenca pozitive eshte ajo qe rezulton te jete dicka e mire. Ideja eshte qe te mos i besh dikujt dicka qe nuk do donit te ta benit ty duke mos e vendosur veten ne krye te prioriteteve tuaja, por te konsiderosh edhe rezultatet e veprave te tuaja tek ato qe ju rrethojne. Themelet e ligjit te zotit per te bere kete dallim jane ne "10 Urdherimet" e dhene Moisiut ne Beslidhjen e vjeter qe kane sherbyer edhe si shembull gjate historise per te krijuar kushtetuta shtetesh. Keto ligje jane si me poshte: (Eksodi 20)
Kater të parat janë rreth dashurisë sonë për Zotin

1. "Nuk do të kesh perëndi të tjerë para Meje".
2. "Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje.... Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t'i shërbesh".
3. "Nuk do ta përdorësh emrin e Zotit, të Perëndisë tënd, kot".
4. "Mbaje mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar".

Gjashtë të fundit janë rreth dashurisë për njeriun

5. "Do të nderosh atin tënd dhe nënën tënde".
6. "Nuk do të vrasësh".
7. "Nuk do të shkelësh besnikërinë bashkëshortore".
8. "Nuk do të vjedhësh".
9. "Nuk do të bësh dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd".
10. "Nuk do të dëshirosh...asgjë tjetër që është e të afërmit tënd".

Dhe keshtu rrjedhimisht tentativa per te tmerruar njerezit me anen e ferrit eshte po aq qesharake sa edhe joshja me anen e parajses.

Pjesen me te madhe te kohes rezulton te jete e tille fatkeqesisht. Arsyet jane nga me te ndryshet duke filluar nga paaftesia e mesuesve te ligjit per ta shpjeguar ligjin ashtu sic duhet por duke e personalizuar dhe duke i dhene drejtime te opinjoneve dhe interesave te tyre, deri tek ekstremet me te medhaja te berjes "gogol" te te paqenurave. Taktiva te deshtuara dhe jo efikase, pasi me frike nuk mund ti mbjedhesh besimin askujt ne zemer. Duhet te filloje nga logjika dhe te perfundoje ne zemer, jo nga goja me ane te perdrojes se historive dhe konsekuencave mosegzistente me figura mitologjike.
 
Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Alfonc ne menyre metaforike po te marr shembullin tend me te bardhen dhe te zezen.
Nese do shohim vetem te bardhen rrjedhimisht nuk do shihnim asgje, po ashtu vlen e njejta gje me te zezen. Rrjedhimisht as parajsa dhe as ferri nuk kane kuptim. Ne logjiken njerezore keto koncepte jane apriori, te palogjikueshme dhe pa asnje baze logjike.

Atehere une pyes veten kush e kuptoi parajsen, kush e shpjegoi dhe kush e kuptoi qe ne fund e besoi ?

Te ekzistosh duke vepruar mire nga frika e ferrit apo deshira drejt parajses nuk eshte liri, por hipokrizi.

A shkojne njerezit handikapate ne parajse ? Ata gabojne pavetedije, rrjedhimisht nuk i prek asnje lloj gjykimi.

Po femijet qe vdesin pa hapur ende syte, shkojne ne parajse ? Si jetojne ata atje ? Cfare shpirti kane ata ?
A nuk eshte qesharake qe Zoti juaj i madh rrotullohet rreth vetes duke krijuar qenie te cilave ua di fatin dhe gjithashtu provon vetveten ? :D
 
orakulli

Anëtar i Respektuar
Parajsa eshe si puna e karameles qe i jepet Luanit te cirkut qe te beje ushtrimin ndersa ferri ,asht ashtu si ka emrin,vendi ku rri feja "fe+rr'i".Feja e ka bazen e te gjithave tek ferri,ose tek trembja.
 
con man

Anëtar i ri
une besoj ne zot jam nje besimtare e parezikshme

po shkruj tek ateizmi pasi shume veta abuzojne me emrin e zotit

nje eshte per te gjithe kur te takohemi ne boten tjeter do e hapin prap kete teme dhe mund te tregojme me shume

nje njeri i mire me gjithe virtytet do shkoje me shpejte ne parajse se disa qe pretendojne se ndjekin udhezimet e zotit.

besimi buron nga zemre nuk eshte e nevojshme ta pershkruajme me gjate. gjithkush e di c'fare eshte e drejt dhe c'fare eshte e padrejt
gabim je
pasi qe beson ne Zot edhe duhet ndjek udhezimet dhe urdherat e ZOTIT , nuk mundesh ti qysh te dush me vepru
 
Atehere une pyes veten kush e kuptoi parajsen, kush e shpjegoi dhe kush e kuptoi qe ne fund e besoi ?

Te ekzistosh duke vepruar mire nga frika e ferrit apo deshira drejt parajses nuk eshte liri, por hipokrizi.

A shkojne njerezit handikapate ne parajse ? Ata gabojne pavetedije, rrjedhimisht nuk i prek asnje lloj gjykimi.

Po femijet qe vdesin pa hapur ende syte, shkojne ne parajse ? Si jetojne ata atje ? Cfare shpirti kane ata ?
A nuk eshte qesharake qe Zoti juaj i madh rrotullohet rreth vetes duke krijuar qenie te cilave ua di fatin dhe gjithashtu provon vetveten ? :D
Pyetje me vend....Do doja ti pergjigjej ndokush nese kane vertet pergjigje..:)
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
E shpjegoj Ai qe e krijoi. E kuptuan & besuan, te zotet e mendjes.

Te ekzistosh duke vepruar mire nga frika e ferrit ? Jeta ime ka nje kuptim, ka nje mision qe duhet perfunduar, ka nje planprogram hartuar nga Krijuesi. Po te mos ishte ndeshkimi nga ana e gjyqit per keqberesit, cfare do behej?

Femijet qe vdesin pa hapur ende syte, jane banore te Parajses. Si jetojne atje?Cfare shpirti kane? - Prej kur ke filluar t'diskutosh per dic qe s'ekziston Nostra ? Sdq, ne Parajse t'gjithe shpirterat jane njesoj/te barabarte.

Ti mundohu ta kuptosh ekzistencen e Zotit se pari. Kur te arrin kete, pergjigjet e pyetjeve tua rreth Zotit, do ti gjejsh vet.
 
alfonci

Veri investigatio
Alfonc ne menyre metaforike po te marr shembullin tend me te bardhen dhe te zezen.
Nese do shohim vetem te bardhen rrjedhimisht nuk do shihnim asgje, po ashtu vlen e njejta gje me te zezen. Rrjedhimisht as parajsa dhe as ferri nuk kane kuptim. Ne logjiken njerezore keto koncepte jane apriori, te palogjikueshme dhe pa asnje baze logjike.

Atehere une pyes veten kush e kuptoi parajsen, kush e shpjegoi dhe kush e kuptoi qe ne fund e besoi ?

Te ekzistosh duke vepruar mire nga frika e ferrit apo deshira drejt parajses nuk eshte liri, por hipokrizi.

A shkojne njerezit handikapate ne parajse ? Ata gabojne pavetedije, rrjedhimisht nuk i prek asnje lloj gjykimi.

Po femijet qe vdesin pa hapur ende syte, shkojne ne parajse ? Si jetojne ata atje ? Cfare shpirti kane ata ?
- Une per vete mbase do te jepja nje opinjon vetem per keto, por te jeme i sinqerte ne jete kam mjaft gjera te tjera qe me marrin kohe shume dhe e kam kohen shume te ngjeshur per te shpenzuar kohe dhe per te lodhur mendjen me gjera te tilla. E mendoj keshtu nese njera apo tjetra egziston se paku do te kem nje destinacion dhe ka per te ndodhur dua apo s'dua une.
 
Last edited by a moderator:

Ivani

Anëtar i ri
Titulli: Parajsa-Ferr, Xhehnet-Xhehnem ???

Si mund te quheshe e mira ne qofte se nuk do kishte keqesi,si mund te quheshe qeshja ne rast nuk egzistonte dhimbja.Njeriu duhet ti jetoje te gjitha qe te kete nje ikone me reale karshi ekzistences se tij.Po perfutyroni te jetoni gjithmone ne dite a nuk do qe dicka e lodheshme,prandajn qe eshte teper e nevoiteshme dhe nata.
 
Blloku

IMBA
Titulli: Parajsa-Ferr, Xhehnet-Xhehnem ???

Perhere jam munduar te kuptoj se cdomethenie ka jeta pas vdekjes, c'kuptim ka parajsa apo ferri ?

Besoj se besimtaret qe i besojne keto ambjente pasjete, njekohesisht edhe i kuptojne.

Une me logjiken time njerezore, arrij te kuptoj qe nje e mire apo e keqe qofte nese vazhdon njetrajtesisht e pandryshueshme pambarimisht merr vleren zero.

Me kete dua te them qe ne nuk mund te ndjehemi mire, nese nuk dime c'eshte e keqja, por edhe nese dime c'eshte e keqja, nje e mire pafund, vetem nje e mire nuk mund te jete...

Une te pakten keshtu arrij te kuptoj.

Dhe keshtu rrjedhimisht tentativa per te tmerruar njerezit me anen e ferrit eshte po aq qesharake sa edhe joshja me anen e parajses.

Po per ju ?
Rendesi ka qe ta kuptosh ti veten, se une personalisht s'po te kuptoj ty dhe qellimin e temes.

Nje pyetje per ty: Po lexon mbi Leibniz? :rolleyes:
 
Top