Paaftësia e Ateizmit për të Shpjeguar Moralin

C3nI

Anëtar i Nderuar
Titulli: Paaftësia e Ateizmit për të Shpjeguar Moralin

Love :Epo unë nuk besoj në ato hyjnoret se për mua njëriu e ka krijuar të plotfuqishmin ..


Loverboy : Si e ka krijuar, me trego metodat ?

Dhe ne pyetjen e bere nga Loverboy , ateistja Love qe e mohon Zotin nuk ka pergjigje ! Eshte e kuptueshme .....

Ja po e postoj nje shkrim per te ju pergjgjiur Loverboy nga ana shkencore dhe Kuranore se si eshte krijuar njeriu dhe nga kush eshte krijuar :
KRIJIMI I NJERIUT

Në shumë ajete, njerëzve u bëhet thirrje që të përqëndrojnë vëmendjen në krijimin e tyre. Shumë shpesh atyre u kujtohet ardhja në jetë e njeriut, fazat në të cilat ka kaluar krijimi i tij dhe se çfarë është ai në thelb:”Ne ju kemi krijuar juve; përse pra nuk e pranoni të vërtetën?!
A keni menduar ndonjëherë për farën (spermën) që nxirrni?
Mos vallë ju e krijoni atë, apo jemi Ne krijuesit e saj?” (El Uakia 57-59)

Krijimi i njeriut, bashkë me mrekullitë e shumta që përmban, është
theksuar në mjaft ajete të tjera. Disa pjesë të informacionit të përmendur në disa ajete kuranore janë kaq të hollësishme saqë është e pamundur që një njeri, i cili ka jetuar në shekullin VII të kishte njohuri për to. Disa prej këtyre pikave janë si më poshtë:

1- Njeriu nuk është krijuar nga e tërë fara, por nga një pjesë mjaft e vogël e saj.
2- ثshtë mashkulli ai që luan rol në përcaktimin e gjinisë së fëmijës dhe jo femra.
3- Embrioni njerëzor ngjitet në mitrën e nënës si një shushunjë.
4- Embrioni zhvillohet brenda tri errësirave (shtresave) në mitër.
Në kohën e shpalljes së Kuranit, njerëzit e dinin me siguri që faktori bazë në lindjen e njeriut ishte fara e mashkullit. Po ashtu, fakti që foshnja lind mbas një periudhe prej nëntë muajsh kuptohej nga të gjithë dhe s’kishte nevojë për vëzhgime të mëtejshme. Ndërsa informacioni i përmendur në pikat që cituam më lart ishte i paarritshëm dhe i pakonceptueshëm nga niveli i njohurive që zotëronin njerëzit e asaj kohe.


Këto të dhëna u vërtetuan në mënyrë shkencore vetëm në shekullin XX.
Tani le t’i studiojmë këto pika një nga një.Një pikë e farës
Gjatë marrëdhënieve ****uale, nga organi ****ual i mashkullit dalin njëherësh rreth 250 milionë spermatozoidë, të cilët nisin një udhëtim të mundimshëm në trupin e femrës, derisa arrijnë te veza. Nga 250 milionë spermatozoidë vetëm një mijë prej tyre ia dalin të arrijnë në destinacionin e duhur. Në fund të kësaj ”gare”, veza lejon vetëm një qelizë spermatozoide që të depërtojë brenda saj. Ky është thelbi i njeriut, i cili nuk është krijuar
nga e tërë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Në Kuran thuhet:


”A mos mendon njeriu se do të lihet pa u ngarkuar me përgjegjësi. A nuk ka qenë ai dikur një pikë e farës që derdhet?” (El Kijame 36-37)
Siç shihet, Kurani na informon se njeriu nuk është krijuar nga e gjithë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Ky fakt që theksohet në këtë shpallje është zbuluar prej shkencës bashkëkohore dhe është një dëshmi e qartë e origjinës hyjnore të saj.Përzierja në farë (spermë)
Fara nuk përmban vetëm spermatozoide, por edhe një përzierje
lëngjesh të ndryshme. Këto lëngje kanë funksione të ndryshme, siç është mbajtja e sheqerit, i cili është i nevojshëm për t’u dhënë energji spermatozoideve, neutralizimi i acideve gjatë hyrjes në mitër dhe krijimi i një ambjenti rrëshqitës në mënyrë që t’u lejojë lëvizje të lirë spermatozoideve. Kur përmendet fara në Kuran, ajo përshkruhet si një lëng i përzierë:
”Ne e krijuam njeriun prej një pike uji të përzier me qëllim që ta sprovojmë atë…” (El Insan 2)

Një ajet tjetër, po ashtu, bën fjalë për farën si një përzierje. Në të
theksohet se njeriu është krijuar nga ”esenca” e kësaj përzierje:
”Ai e përsosi krijimin e çdo gjëje dhe filloi krijimin e njeriut nga balta. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të shtohen prej esencës së një lëngu të dobët.” (Es-***hde 7-8)

Fjala arabe ”sulale” e përkthyer si ”esencë”, nënkupton diçka esenciale ose pjesën më të mirë të diçkaje. Në raste të tjera ajo nënkupton ”një pjesë të një tërësie”. Kjo tregon që Kurani është fjala e Atij që e njeh krijimin e njeriut në detajet më të hollësishme. Ai është Zoti, Krijuesi i njeriut.

Gjinia e foshnjes
Jo shumë kohë më parë mendohej se gjinia e foshnjes përcaktohej prej qelizave të nënës. Ose më saktë, besohej se gjinia ishte e përcaktuar nga qelizat e mashkullit dhe të femrës së bashku. Por në Kuran na është dhënë një informacion i ndryshëm, sipas të cilit të dy gjinitë janë krijuar nga ”pika e farës që hidhet”.

”Ai i krijoi të dy gjinitë, mashkullin dhe femrën, prej pikës së farës që hidhet.” (En-Nexhm 46-47)

Përmendja e dy gjinive nuk është e rastësishme. Nëse Zoti do të kishte për qëllim thjesht krijimin e njeriut, atëherë në ajet do të thuhej ”Ai e krijoi njeriun… prej pikës së farës..”. Mirëpo ajeti na informon se Zoti i krijoi të dy gjinitë prej pikës së farës…
Zhvillimi i gjenetikës dhe biologjisë molekulare ka vërtetuar
shkencërisht saktësinë e këtij informacioni të dhënë në Kuran. Tani është e qartë se gjinia përcaktohet nga qelizat spermatozoide të mashkullit, ndërsa femra nuk luan asnjë rol në këtë proces. Kromozomet janë elementet bazë në përcaktimin e gjinisë. Dy nga 46 kromozomet, të cilat përcaktojnë strukturën e njeriut, janë të njohura si kromozomet ****uale. Këto dy kromozome te mashkulli janë emërtuar ”XY”, ndërsa te femra ”XX”, sepse forma e këtyre kromozomeve ngjason
me shkronjat përkatëse. Kromozomi Y mban kodin gjenetik të mashkullit,kurse kromozomi X atë të femrës.
Formimi i një qenieje njerëzore fillon me ndërthurjen e një prej këtyre kromozomeve, i cili gjendet si te çiftet e mashkullit, ashtu edhe te ato të femrës. Te femra, komponentet e qelizës ****uale, të cilat ndahen në dy pjesë gjatë ovulacionit, mbajnë kromozomet X. Qeliza ****uale e mashkullit, nga ana tjetër, prodhon dy lloje të ndryshme qelizash spermatozoide, njëra prej të cilave përmban kromozomet X, ndërsa tjetra Y.
Nëse një kromozom X i femrës bashkohet me një qelizë spermatozoide, e cila përmban një kromozom X, atëherë fëmija do të jetë femër. Nëse ai bashkohet me një qelizë spermatozoide që përmban kromozomin Y, fëmija do të jetë mashkull.
Me fjalë të tjera, gjinia e foshnjës përcaktohet nga ai kromozom i
mashkullit që bashkohet me vezën e femrës.
Asgjë prej këtij informacioni nuk dihej para shekullit XX, gjatë të cilit u zbuluan gjenet. Në të vërtetë, më parë besohej se gjinia e foshnjes përcaktohej nga trupi i femrës. Kjo është edhe arsyeja pse gratë fajësoheshin kur lindnin vajza.
Trembëdhjetë shekuj para zbulimit të gjeneve, në Kuran shpallet lajmi i cili hodhi poshtë këtë besim të kotë, duke bërë të qartë se gjinia e njeriut nuk e ka pikënisjen nga femra, por te sperma e mashkullit.

Në Kuran thuhet se meshkujt dhe femrat janë krijuar nga “pika e farës që derdhet”.
Gjithësesi, jo shumë kohë më parë, besohej se gjinia e foshnjës përcaktohej nga qelizat e nënës.
Shkenca arriti ta zbulojë faktin e përmendur në Kuran vetëm në shekullin XX.

Ngjitja e lëngut të mpiksur në mitër
Nëse do të vazhdonim t’i studionim më tej argumentet e shpallura në Kuran rreth formimit të embrionit të njeriut, do të hasnim në disa mrekulli shkencore të tjera shumë të rëndësishme.
Kur qeliza spermatozoide bashkohet me vezën e femrës, fillon të
formohet qeliza bazë e embrionit. Qeliza e vetme, e cila njihet në biologji me emrin ”zigotë”, fillon menjëherë të riprodhohet nëpërmjet ndarjes dhe më pas shndërrohet në një ”copë mishi” të quajtur embrion. Sigurisht që kjo mund të shihet nga njerëzit vetëm me ndihmën e mikroskopit.
Sidoqoftë, gjatë periudhës së zhvillimit, embrioni nuk qëndron në
zbrazëtirë. Ai ngjitet në mitër siç ngjiten rrënjët e një bime, të
cilat fiksohen fort në tokë nëpërmjet lozeve të tyre.
Nëpërmjet kësaj lidhjeje, embrioni arrin të marrë prej trupit
të nënës substancat e nevojshme të jetës.
Në këtë pikë, një mrekulli mjaft domethënëse është shpallur në Kuran. Duke iu referuar zhvillimit të embrionit në barkun e nënës, Zoti përdor në Kuran fjalën ”alek”, e cila është dhe faza e parë e përshkrimit të zhvillimit të tij.
”Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi çdo gjë.
Krijoi njeriun prej alekut (në mitrën e nënës).
Lexo, se Zoti yt është më bujari!” (El-Alek 1-3)

Nga ana gjuhësore, fjala alek ka kuptimin e ”diçkaje të varur apo të ngjitur në diçka tjetër”. E njëjta fjalë përdoret për të përshkruar shushunjat që ngjiten ne trup për të thithur
gjakun.
Sigurisht, përdorimi i kësaj fjale për të përshkruar në mënyrë mjaft të përshtatshme zhvillimin e embrionit në barkun e nënës, vërteton edhe një herë se Kurani është shpallje nga Zoti, Zoti i gjithçkaje.

Në fazën e parë të zhvillimit, foshnja në barkun e nënës është
në formën e zigotës, e cila ngjitet në mitër me qëllim që të
ushqehet prej gjakut të nënës. Në foton lart duket zigota, e cila ngjason me një copë mishi. Ky fakt, i cili u zbulua nga embriologjia bashkëkohore, është një mrekulli e shpallur në Kuran 14 shekuj më parë me anë të fjalës “alek”, që nënkupton “diçka që ngjitet dhe varet në në një vend” dhe përdoret për të përshkruar
shushunjën, e cila ngjitet në trup për të thithur gjak.

Mbështjellja e muskujve rreth kockave Një nga ajetet që përshkruan fazat e zhvillimit të embrionit të njeriut
pohon faktin se në barkun e nënës në fillim zhvillohen kockat dhe më pas muskujt:
”… Pastaj e shndërruam pikën në alek, pastaj alekun e shndërruam në copë mishi, pastaj këtë copë mishi e
shndërruam në eshtra, pastaj eshtrave u veshëm mishin, pastaj
e bëmë njeriun krijesë tjetër (me shpirt).

I lartë është Zoti, Krijuesi më i mirë.” (El-mu’minun 12-14)
Deri pak kohë më parë, embriologët ishin të mendimit se kockat dhe muskujt në embrion zhvillohen në të njëjtën kohë. Për këtë arsye, për një kohë të gjatë, disa njerëz pretendonin se këto ajete ishin në kundërshtim me shkencën. Por kërkimet e fundit mikroskopike, të ndihmuara nga avantazhi i teknologjisë moderne, zbuluan se shpallja në Kuran është e saktë.

Vëzhgimet në nivele mikroskopike treguan se zhvillimi i embrionit në barkun e nënës ndodh në përputhje të plotë me përshkrimin në Kuran. Së pari, indet kërcore të embrionit kthehen në kocka. Më pas, qelizat muskulore, të cilat formohen prej indeve përreth kockave bashkohen dhe mbështjellin kockat.

Ky proces është shpjeguar si më poshtë në librin e mirënjohur, Zhvillimi i njeriut, i cili është shkruar nga një prej shkencëtarëve më të spikatur në fushën e anatomisë dhe embriologjisë.

Kockat e foshnjës mbasi zhvillohen krejtësisht në barkun e nënës, vishen me mish gjatë një faze të veçantë.
Shumë prej fazave të zhvillimit të fëmijës në barkun e nënës janë shpallur në Kuran. Siç thuhet edhe në ajetin e katërmbëdhjetë të sures El Mu’minun, indet kërcore të embrionit, në fillim, shndërrohen në kocka. Pastaj kockat vishen me qeliza muskulore. Zoti e përshkruan këtë zhvillim nëajetin: “… pastaj mudgan e
shndërruam në eshtra, pastaj eshtrave u veshëm mishin.”
Gjatë javës së shtatë, skeleti fillon të shpërndahet nëpër tërë embrionin dhe kockat marrin formën e tyre natyrale. Në fund të javës së shtatë dhe gjatë javës së tetë, muskujt zënë vendin e tyre rreth formave të kockës.
Pra, fazat e zhvillimit të njeriut të përshkruara në Kuran janë në
harmoni të plotë me zbulimet e embriologjisë bashkëkohore.

Tri fazat e foshnjës në mitër.
Në Kuran është shpallur se njeriu është krijuar në barkun e nënës në tri faza.
”… Ai ju krijoi në barkun e nënave tuaja, fazë pas faze, në tri errësira. Ky është Zoti, Zoti juaj, vetëm i Tij është pushteti…” (Ez-Zumer 6)
Siç mund të shihet nga ajeti i mësipërm, njeriu është krijuar në barkun e nënës në tri faza të veçanta. Me të vërtetë, biologjia bashkëkohore ka zbuluar se zhvillimi embrional i foshnjës realizohet në tre sektorë të veçantë në barkun e nënës. Sot, në të gjitha tekstet e embriologjisë që studiohen në fakultetet e mjekësisë, ky subjekt trajtohet si pjesë e njohurive themelore.
Për shembull, në librin Embriologjia njerëzore elementare, i cili është një referencë e rëndësishme në fushën e embriologjisë, ky fakt përshkruhet si më poshtë: Jeta në mitër kalon në tri faza: paraembrionike (dy javët e para plus gjysma e javës së tretë), embrionike dhe fetus (fundi i javës së tetë e deri në lindje).”18
Këto faza u referohen etapave të ndryshme të zhvillimit të një foshnjeje. Karakteristikat kryesore të këtyre etapave janë dhënë më poshtë:
- Faza paraembrionike
Në këtë fazë, zigota rritet nëpërmjet ndarjes dhe, kur bëhet një
grumbull shumëqelizor, ajo ngjitet në muret e mitrës. Ndërsa vazhdojnë të
rriten, qelizat organizohen në tri shtresa.
- Faza embrionike
Kjo fazë zgjat për pesë javë e gjysmë, gjatë së cilës foshnja quhet
”embrion”. Në këtë fazë, sistemet dhe organet kryesore të trupit fillojnë të shfaqen prej shtresave qelizore.
- Faza fetus
Në këtë fazë, embrioni quhet ”fetus”. Kjo fazë fillon në javën e tetë të shtatzanisë dhe zgjat deri në momentin e lindjes. Karakteristikë dalluese e kësaj faze është se fetusi merr formën e një qenieje njerëzore me fytyrë, duar dhe këmbë. Megjithëse fillimisht është vetëm 3 cm i gjatë, që të gjitha organet e tij janë të dallueshme. Kjo fazë zgjat për rreth 30 javë dhe zhvillimi vazhdon deri në javën e lindjes.
Informacioni mbi zhvillimin e foshnjës në barkun e nënës u bë i mundur vetëm pasi u bënë vëzhgime me mjete dhe metoda bashkëkohore. Si shumë argumente të tjera shkencore, disa pjesë të këtij informacioni janë shpallur në ajetet e Kuranit. Përmendja e këtij informacioni kaq të detajuar dhe
të përpiktë, në një kohë kur njerëzit kishin njohuri të pakta mbi çështjet e mjekësisë, është një tregues i qartë se
Kurani nuk është fjala e një njeriu, por është fjala e Zotit.

Sinqeriteti/com

Love e nderuar shpresoj se shkencat dhe te arriturat shkencore si mohon sikur Zotin ! Edhe nese e mohon Zotin , Kuranin e Lartesuar dhe cka permban ne vete mbi njohurit shkencore mos i moho te lutem !!!
 

Darius

Larguar...
Titulli: Paaftësia e Ateizmit për të Shpjeguar Moralin

Ateher po te pyes une ty. Ti vertet e ndjen te nevojshme qe moralin tend te jete i regulluar nga feja? Ca do te ndodhte sipas teje nqs feja nuk do te ekzistonte? Ti nuk do ishe pa moral apo jo.... Morali nuk eshte frut i fese!.. por i shoqerise dhe ambientit ku jeton. Nqs nje gje eshte e moralshme apo jo, nuk varet nga ca shkruhet ne nje liber feje apo nga nje mesazh qe percillet. Eshte jeta vete, ne gjithe kompleksitetin e saj qe regullon ligjet e ksaj bote.
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Paaftësia e Ateizmit për të Shpjeguar Moralin

Un skuptoj dicka ju qe beni si interesante dhe intelektuale inteligjent qe skeni nevoje per propaganda fetare skeni pse e lexoni kete teme apo shuem tema te tjera qe sju interesojne,apo keni inat me temen e se thoni ne menyre te drejtperdrejte por kunderpergjigjeni sikur sju pelqejne te tilla tema
 

Darius

Larguar...
Titulli: Paaftësia e Ateizmit për të Shpjeguar Moralin

Cili eshte arsyetimi per te thene qe moralin e regullon feja (apo jo) se nuk e mora vesh?
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Paaftësia e Ateizmit për të Shpjeguar Moralin

Po ca te mencura mer vlla,un i kam inat ata qe mundohen ta dredhin muhabetin dhe ta devijojne mendimin e tyre,nese ke dicka thuje hapur troc jo kshu jo ashtu,pastaj skane arsye me ofendu askend se nje fjale e urte thot nese e ke inat dike thuji te hyft vetja ne qejf e ketu disave ju ka hy ju duket vetja permbi te gjith
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Paaftësia e Ateizmit për të Shpjeguar Moralin

Ju lutem te ndaloni me keto "pseudonime" qe i drejtoheni njeri-tjetrit.
Nqs nuk keni mundesi ti shkruani pergjigjet ne menyre te edukuar, me mire mos u nxitoni te pergjigjeni sa nuk jeni te qet.
Nuk fitoni asgje nqs i drejtoheni tjetrit me "emra" ules, nuk e ngrini veten tuaj, dhe as pergjgijen qe po jepni!
 
Titulli: Paaftësia e Ateizmit për të Shpjeguar Moralin

Te jesh i lire,ashtu sic te llind prindi,,eshte dhurat nga prindi(zotin nuk e shof ketu) biles i shtrengoj doren doktorrit(shkences)
qe me ore te tera operacionesh,shpeton nje jete,(dhe nje fetar falenderon zotin dhe jo mjekun!) per punen e lodhshme qe ben!
Ne keto tema nuk me pelqen me te komentoj,kjo gje duket shum bajate tani,sepse ateistet ''gjykohen''

Ps./Zoterinj fetar,UNE JAM ATEIST I LIRE..
prindi kur me ka lindur nuk me ka pagezuar etj
por me ka thene,,zgjidh ate qe ben per ty(kur u rrita). Kjo dmth liri absolute!
une besoj ne shkenc,ai eshte libri qe shkruaj une,cdo dite,dhe jo nje liber qe zdihet kush e ka shkruar,ka qene tape apo jo,apo per ca interesi e ka bere!
une jetoj sot dhe jam i lire,nga gjithcka pik..
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Paaftësia e Ateizmit për të Shpjeguar Moralin

Te jesh i lire,ashtu sic te llind prindi,,eshte dhurat nga prindi(zotin nuk e shof ketu) biles i shtrengoj doren doktorrit(shkences)
qe me ore te tera operacionesh,shpeton nje jete,(dhe nje fetar falenderon zotin dhe jo mjekun!) per punen e lodhshme qe ben!

Ne keto tema nuk me pelqen me te komentoj,kjo gje duket shum bajate tani,sepse ateistet ''gjykohen''

Ps./Zoterinj fetar,UNE JAM ATEIST I LIRE..
prindi kur me ka lindur nuk me ka pagezuar etj
por me ka thene,,zgjidh ate qe ben per ty(kur u rrita). Kjo dmth liri absolute!
une besoj ne shkenc,ai eshte libri qe shkruaj une,cdo dite,dhe jo nje liber qe zdihet kush e ka shkruar,ka qene tape apo jo,apo per ca interesi e ka bere!
une jetoj sot dhe jam i lire,nga gjithcka pik..
Ne fakt mjeksia ka limitat e veta. Mund te kesh perball doktorin me te aft, nqs njeriu ska dite...ske ci ben. Doktori ste jep dite, ste shton jeten, te ndihmon me aq sa ka fuqi, si njeri qe eshte!
Edhe raste te tilla i ke perdite, ne cdo spital.
Operacioni shkon mire, i behen te gjitha te duhurat, e njeriu se perballon... Vdes.
Ose ne rastet qe doktoret jane te rezervuar per shancet e kurimit, e njeriu mbijeton, ne nje menye te papritur.
 

Ultraviolet

Love me like my demons do ☻
Titulli: Paaftësia e Ateizmit për të Shpjeguar Moralin

Ne fakt mjeksia ka limitat e veta. Mund te kesh perball doktorin me te aft, nqs njeriu ska dite...ske ci ben. Doktori ste jep dite, ste shton jeten, te ndihmon me aq sa ka fuqi, si njeri qe eshte!
Edhe raste te tilla i ke perdite, ne cdo spital.
Operacioni shkon mire, i behen te gjitha te duhurat, e njeriu se perballon... Vdes.
Ose ne rastet qe doktoret jane te rezervuar per shancet e kurimit, e njeriu mbijeton, ne nje menye te papritur.
Natyrisht... por besoj se ajo qe Loverman donte te thonte eshte qe nuk sherohet njeri me lutje.
Mua sme operoj zoti, nuk u sherova sepse zotit i erdhi gjynaf per mu, nuk u sherova nga lutjet por nga duart e neurokirurgut
 
Titulli: Paaftësia e Ateizmit për të Shpjeguar Moralin

Ne fakt mjeksia ka limitat e veta. Mund te kesh perball doktorin me te aft, nqs njeriu ska dite...ske ci ben. Doktori ste jep dite, ste shton jeten, te ndihmon me aq sa ka fuqi, si njeri qe eshte!
Edhe raste te tilla i ke perdite, ne cdo spital.
Operacioni shkon mire, i behen te gjitha te duhurat, e njeriu se perballon... Vdes.
Ose ne rastet qe doktoret jane te rezervuar per shancet e kurimit, e njeriu mbijeton, ne nje menye te papritur.
===========================================================================================
Jam dakord,por ajo varet nga gjendja e personit,une thash shkenca ka arritur ka kuruar njerzimin,ne kete kuptim
por smund te besoj,qe eshte cuar dikush nga varri,dhe etj etj
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Paaftësia e Ateizmit për të Shpjeguar Moralin

Natyrisht... por besoj se ajo qe Loverman donte te thonte eshte qe nuk sherohet njeri me lutje.
Mua sme opertoj zoti, nuk u sherova sepse zotit i erdhi gjynaf per mu, nuk u sherova nga lutjet por nga duart e mjekut.
E kuptoj ca thua ti e Lovermani.
Po ca duhet te kuptoni qe doktori nuk eshte ZOT.
Sic mund te te operoj mire, mund te te presi enen me te madhe te trupit, te la te vdekur ne vend. Njeriu eshte njeri, s'eshte perfekt, ben dhe gabime.
Cdo njeri ka ca "dite te caktuara" ( qe sti shumefishon dot asnjeri), mund te jesh mire e bukur, e vdes papritur ne gjume, te bie nje tull kur del nga dera, te cpon nje blet e ben shok.
 

Ultraviolet

Love me like my demons do ☻
Titulli: Paaftësia e Ateizmit për të Shpjeguar Moralin

E kuptoj ca thua ti e Lovermani.
Po ca duhet te kuptoni qe doktori nuk eshte ZOT.
Sic mund te te operoj mire, mund te te presi enen me te madhe te trupit, te la te vdekur ne vend. Njeriu eshte njeri, s'eshte perfekt, ben dhe gabime.
Cdo njeri ka ca "dite te caktuara" ( qe sti shumefishon dot asnjeri), mund te jesh mire e bukur, e vdes papritur ne gjume, te bie nje tull kur del nga dera, te cpon nje blet e ben shok.
Nuk mund te krahasohet doktori me dike qe (ndoshta) nuk egziston.
Gjithsesi skuptoj se ku don te dalesh...
 
Titulli: Paaftësia e Ateizmit për të Shpjeguar Moralin

po te vdesesh nga dora e mjekut,ka ndodhur..
por te vdeshesh nga nje kamikaz,qe hypen ne autobuz,ose ne avjon dhe ja ben ne emer te zotit jeni te vdekur,allahu ekber,,nuk edi kjo sme pelqen
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Paaftësia e Ateizmit për të Shpjeguar Moralin

Te jesh i lire,ashtu sic te llind prindi,,eshte dhurat nga prindi(zotin nuk e shof ketu) biles i shtrengoj doren doktorrit(shkences)
qe me ore te tera operacionesh,shpeton nje jete,(dhe nje fetar falenderon zotin dhe jo mjekun!) per punen e lodhshme qe ben!
Ne keto tema nuk me pelqen me te komentoj,kjo gje duket shum bajate tani,sepse ateistet ''gjykohen''

Ps./Zoterinj fetar,UNE JAM ATEIST I LIRE..
prindi kur me ka lindur nuk me ka pagezuar etj
por me ka thene,,zgjidh ate qe ben per ty(kur u rrita). Kjo dmth liri absolute!
une besoj ne shkenc,ai eshte libri qe shkruaj une,cdo dite,dhe jo nje liber qe zdihet kush e ka shkruar,ka qene tape apo jo,apo per ca interesi e ka bere!
une jetoj sot dhe jam i lire,nga gjithcka pik..

at'here nuk qenka dhurat nga prinderit ! por nga doktorret sepse doktorri te ka "qit" jasht !
e si thua ti ? kush te formoj ne barkun e nenes ? nena ? doktorri ? kush te dha shpirtin ? nena ? doktorri ? po nenes tende prinderve tu kush i dha !? po njeriut te pare kush i dha majmuni ? dinosauret !?
po ne ato raste kur femija vdes ne bark ? mos do thuash qe prinderit e ben te vdekur !? apo ne ato raste kur doktorret nuk ja arrijne !?
Nese beson ne Zot nuk dmth qe nuk je i lire !? perkundrazi je i lire nga ato qe te bejne te mvarur ! p.sh nje person pa moral behet i mvarur nga alkoholi , nga droga , nga prostitucioni /!? te duken liri keto ? keto nuk jan liri por jan roberi per gjith jeten deri sa te vdes biles edhe me tutje kurse feja me librat e Zotit te meson se si te mos roberohesh nga keto dukuri qe te roberojn :D .
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Paaftësia e Ateizmit për të Shpjeguar Moralin

Nuk mund te krahasohet doktori me dike qe (ndoshta) nuk egziston.
Gjithsesi skuptoj se ku don te dalesh...
Qe doktori mund te bej aq sa ka mundesi, aq sa varet nga ai, i limituar nga kondita njerzore.
Se shpeton apo jo, kjo varet nga ty si njeri, personalisht.
 
Titulli: Paaftësia e Ateizmit për të Shpjeguar Moralin

ado..

Ti ke te drejte,por dhe une se kam gabim:) tashi lind pyetja?
a e pyesim dot femijen ne bark?
ti themi nga po vjen mor djale?
ku ishe?
pse nuk erdhe deri dje?
si te duket kjo gje?
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Paaftësia e Ateizmit për të Shpjeguar Moralin

O ateista mos e qani koken fare se ne sna beni asgje,ne si musliman e kemi perdetyr tu njoftojm per sa dim per fene tone.
Ju mirruni me taleban me kamikaz me qa te doni tjeter,thjesht ju them para se te hillni balte mbi disa miliarda njerz qe besojn ne Zot,te pakten merrni mundin te lexoni disa nga librat e shejt sic jan kurani,bibla,tevrati se te gjitha thone se ne thelb nje Zot eshte flm.
 

C3nI

Anëtar i Nderuar
Titulli: Paaftësia e Ateizmit për të Shpjeguar Moralin

Cili eshte arsyetimi per te thene qe moralin e regullon feja (apo jo) se nuk e mora vesh?
Nga Morali i Muhamedit a.s

Rexhep Ziberi

Vetë emërtimi paraqet respekt dhe dashuri. Emri “Muhammed” s.a.v.s ka domethënien e falënderimit dhe lavdërimit, është i lavdëruar tek Allahu f.p, te Melekët e tij dhe te të gjithë besimtarët e besimit Islam. Për më tepër ai është i dërguar mëshirë për mbarë njerëzinë dhe është i vlerësuar në atë pozitë siç e vlerësoi vetveten duke thënë: “Ditën e gjykimit do të jem zotëria i gjithë njerëzve dhe këtë nuk e them për krenari, unë do të jem i pari që do ti hapet varri, i pari që ndërmjetëson dhe i pari që përfiton nga ndërmjetësimi. Ai gjithashtu tha : ”Me të vërtetë jam i dërguar për ti plotësuar virtytet e moralit të mirë.”

Nga veçoritë më të lavdishme të Muhamedit a.s është dhuntia morale, të cilën Kur’ani famëlartë e përshkruan në shkallën më të lartë:

“Vërtetë ti je në një shkallë të lartë të moralit.” El Kalem 4
“Ju e kishit shembullin më të lartë (mrekullueshëm) në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin (mëshirën) e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun” Ahzabë-21
Këto janë vlera të veçanta me të cilat e ka stolisur Allahu f.p mësuesin e njerëzisë Muhamedin A.s. Nëse shikojmë vlerat e tij, gjejmë se ato janë nga më të ndritshmet në mesin e gjithë asaj që posedon njerëzia. Muhamedi a.s thoshte: “Më i miri nga ju është ai që posedon vlera morale, e unë për këto jam më i miri”.
Ai ishte shembulli më i përkryer për të gjitha vetitë e mira.
Ai ishte më i devotshmi, më i miri, më i sinqerti, më besniku, më bujari, më i mëshirshmi. Shokët e tij e përshkruanin me fjalët më të mira si nga vlerat morale ashtu edhe nga cilësitë personale të tij.

Buhariu në Sahihun e tij transmeton nga Abdullah bin Amri, i cili thotë se në lidhje me cilësitë e Pejgamberit a.s në Teurat ka qenë e shkruar: “Muhamedi është rob dhe i dërguari im, atë e kam quajtur Mutevekkil, nuk është i rreptë dhe i vrazhdë, e as zhurmëtar në treg, të keqen nuk e kthen me të keqe.
Ai fal dhe është zemërgjerë. Ai nuk do të vdes para se të udhëzoj popujt e devijuar, derisa të thonë La ILahe IL-LaLLah. Me Muhamedin do të hapen sytë e verbër, do të dëgjojnë veshët e shurdhër dhe do të shpëtojnë zemrat e ngulfatura”.

Të gjitha këto ai i vërtetoi edhe në praktikë. Ai i solli njerëzisë të gjitha të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër. Nuk ka dyshim se ishte më i dobishmi i gjithë njerëzve. Dallohej për ato që thoshte. Kishte aftësinë e shprehjes së mendimit më të gjatë me fjalët më të shkurtra. Atë që e thoshte, e përsëriste që të kuptohej më mire dhe nuk linte gjë pa sqaruar.

Ai Tha:“Kush beson Allahun dhe ditën e fundit le të thotë fjalë të mira ose të heshtë”.

Përsosmëria morale e Muhamedit a.s nuk mund të përshkruhet me fjalë, më madhështore në krejt këtë është ajo se ai është kualitet i lindur, spontan dhe i frymëzuar. Ai për vetveten tha: ”Mua më edukoi Zoti im dhe Ai e zbukuroi edukatën time.”
E pyetën Aishen r.a “Si ka qenë morali i Pejgamberit a.s? Ajo tha: “Lexoni Kuranin f.l fillim e mbarim, çfarëdo që të shihni brenda tij, ai ka qenë Muhamedi a.s”.
Për nga edukata Muhamedi as ishte i butë ishte i mëshirshëm ishte i drejtë si në vepër ashtu edhe në fjalë, ishte i matur në fjalë nuk fliste pa nevojë, nuk lakmonte këtë botë dhe atë që është në duart e njerëzve.

Mëshira për Muhamedin a.s është thelbi i jetës së tij, drejtësia për të është ligj ndërsa sjellja e mirë është pjesë e besimit.

Sipas tij, mëshirën që bëhet ndaj të tjerëve Allahu f.p e llogarit sikurse bamirësi e cila i drejtohet personalisht Atij, mu për këtë Pejgamberi a.s thotë: “Në ditën e gjykimit Allahu f.p do të thotë- o njeri isha i sëmurë e ti nuk më vizitove. Njeriu do të pyes: O Zot si të të vizitoj kur Ti je sundues i botërave? Allahu do të përgjigjet: A nuk e dite se ai dhe ai ishin të sëmurë e ti nuk i vizitove a nuk e dije se sikur ta vizitoje do të më gjeje Mua atje...”

Mëshira e Muhamedit a.s përfshinte çdo gjallesë të rruzullit. Mëshira dhe butësia te Muhamedi a.s është esencë e jetës dhe zbukurim i saj.
Se Ai ka qenë shumë i drejtë, është pasqyruar edhe në faktin se asnjëherë nuk është tërhequr nga hulumtimi i të vërtetës. Drejtësia dhe morali i tij u ka ardhur njerëzve si një lehtësim dhe shpëtim për ta. Tek ai të gjithë kanë qenë të barabartë para ligjit për tu gjykuar. Ka qenë më dorëdhënësi nga të gjithë njerëzit, ka qenë tolerant dhe ka anuar gjithnjë për falje, shumë lartë e ka çmuar amanetin, ishte modest dhe shumë i kujdesshëm. Allahu f.p e ka edukuar me një edukatë shembullore dhe e ka udhëzuar në parime të shkëlqyeshme morale.

Nuk lakmonte as këtë botë e as atë që është në duart e njerëzve:

Ai tha: “Mos lakmo në këtë botë, që të të dojë Allahu dhe mos lakmo atë që është në duart e njerëzve që të të duan ata”. A ka njeri në historinë njerëzore që posedon këto virtyte fenomenale?

Besimi dhe morali

Besimi, morali, dhe sjellja e mirë janë ngushtë të lidhura njëra me tjetrën dhe kanë disa pika të përbashkëta njëra me tjetrën:
- I është përmendur Pejgamberit a.s se një grua agjëron shumë, falet dhe ndan sadaka, përpos që ka një mangësi edhe atë, se i shqetëson dhe u bën dëm fqinjëve të saj, Pejgamberi a.s tha: “Ajo do të jetë banor i xhehenemit.” Gjithashtu i është thënë se është një grua e cila nuk falet shumë, as që agjëron shumë dhe as që ndan sadaka shumë, mirëpo asnjëherë nuk i shqetëson fqinjët e saj. Pejgamberi a.s tha: “Ajo do të jetë banorë i xhenetit.”

Omer bin El Hatabi r.a ka thënë: “Nëse nuk ndodhen tre cilësi te personi, atij nuk i bën dobi besimi ose nuk e ndjen shijen e tij: durimi me të cilin përballon paditurinë e injorantëve, frika që e ruan të mos bjer në gjëra të ndaluara dhe morali me të cilin sillet me njerëzit”.

- Muhamedi a.s sqaroi se punët e mira, bamirësia dhe morali, që të gjitha bëjnë pjesë në përkufizimin e sadakas. Ai tha: اdo përshëndetje në mes njerëzve është sadaka, të pajtosh dy veta është sadaka, ti ndihmosh dikujt të hipë mbi kafshë ose t’ia ngarkosh valixhet është sadaka, fjala e mirë është sadaka, çdo hap që shkon për të fal namaz është sadaka, të largosh një mbeturinë nga rruga është sadaka.”

Ali bin Ebu Talib r.a ka thënë: Kush i zotëron këto katër virtyte, Allahu do t’ia kthej punët e këqija në të mira ato janë: sinqeriteti, turpi, mirënjohja dhe morali i mirë”.

- Përkundër kësaj Muhamedi a.s na mësoi se edukata e keqe dhe karakteri i prishur i asgjësojnë veprat e mira. Muhamedi a.s tha: “I humbur është ai i cili do të vjen në ditën gjykimit me namaz, me zeqat, me agjërim, mirëpo në ndërkohë e ka sharë atë, e ka mallkuar atë, ia ka marrë pasurinë atij, ia ka uzurpuar pasurin atij e ka rrahur atë, dhe si shpagim i llogarive do ti jepet të dëmtuarit nga veprat e mira të këtij e nëse i mbarojnë veprat e mira merren gjynahet e të dëmtuarve dhe i ngarkohen këtij, mandej do të hidhet në zjarr.”

Ibni Abbasi r.a ka thënë: “ Morali i mirë i shkrin mëkatet, sikurse dielli që e shkrin akullin. Ndërsa morali i keq i prish punët sikurse uthulla që e prish mjaltin”.
Hasan El Basriu ka thënë: “Kush e ka moralin e keq e torturon vetveten. Kujt i shtohet pasuria i shtohen mëkatet. Kush flet shumë bën shumë gabime”.

Virtyti dhe morali i mirë

Uabisa bin Mabedi tregon: Shkova tek i Dërguari i Allahut a.s dhe më tha: “Ke ardhur të më pyesësh se ç’është virtyti”? Po i thashë unë, atëherë ai më tha: “Pyete zemrën tënde! Virtyti është ai me të cilin ndërgjegjja jote është e kënaqur, ndërsa mëkati është ai që ta turbullon shpirtin dhe rrotullohet (ngacmon) në kraharor, edhe nëse njerëzit të thonë të kundërtën.”

Bazuar në hadithet e Pejgamberit a.s, me shprehjen moral i mirë, sipas botëkuptimit Islam nënkuptohet çdo vepër e mirë, si fytyra e qeshur, mos lëndimi i të tjerëve, të jesh i drejtë marrëdhëniet me njerëzit, të jesh i butë në debate e diskutime të jesh i drejtë kur gjykon, të jesh bamirës edhe në fshehtësi, tu japësh përparësi të tjerëve edhe kur je i varfër, të bësh shoqëri të mirë, të durosh lëndimet e të tjerëve, të kryesh të gjitha detyrimet, t’iu largohesh të gjitha gjërave të ndaluara etj.

Ndërsa fjala virtyt, nënkupton çdo gjë që e ka kërkuar sheriati Islam në formë detyrimi ose që e ka konsideruar të pëlqyeshme, prandaj në antitezë me virtytin është vënë mëkati i cili përbën çdo gjë të ndaluar nga ky Sheriat.

Othmani r.a thotë: ”Katër gjëra nga jashtë janë virtyt, kurse nga brenda janë detyrim:

1. Shoqërimi me njerëz të urtë është virtyt, kurse qëndrimi pranë tyre është detyrim;
2. Leximi i Kuranit është virtyt, ndërsa veprimi sipas tij është detyrim;
3. Vizita e varrezave është virtyt, ndërsa përgatitja për të është detyrim;
4. Vizita e të sëmurit është virtyt, ndërsa për ta marrë këshillën nga ai është detyrim.

Disa njerëz të mençur mbi moralin kanë thënë:

Shtatë veti janë pjesë e moralit të besimtarit:

- Të ulesh me të varfrit
- Të pyesësh dijetarët
- Të qëndrosh me njerëzit e urtë
- Të qëndrosh pran të devotshmëve
- Tu largohesh njerëzve të këqij
- Të jesh i vazhdueshëm në kryerjen e adhurimeve
- Të zotërosh sjellje fisnike

Hadithe mbi moralin

Morali i sinqertë para dhe pas së gjithave do të thotë bujari morale dhe sjellje shembullore me njerëzit, në këtë kuptim radhisim disa Hadithe të Muhamedit a.s që kanë të bëjnë me moralin e mirë:

“Allahu është bujar dhe i do sjelljet fisnike.”
“Në ditën e gjykimit asgjë nuk do të rëndoj më tepër në peshoren e besimtarit se sa morali i mirë”
“Bamirësia është nga morali i mirë”
“Besimtarë më të përkryer janë ata që kanë moral të mirë”
“Më i dashuri prej jush tek unë dhe më afër meje në ditën e gjykimit do të jenë në ata kanë moral të mirë”
“Besimtari më moral të mirë arrin në shkallë të atij që agjëron dhe falet (nafile).”
“A doni t’ju lajmëroj kush nuk do të hyjë në zjarr (xhehenem)?…ç’do kush që është i qetë, i butë dhe i edukuar.”
“Ju asnjëherë nuk do ti kënaqni njerëzit me pasurit tuaja, por do ti kënaqni me fytyrë të gëzuar dhe moral të bukur”.
“Morali i bukur i përfiton të mirat e kësaj dhe asaj bote.”

Sa flet vetëm ky hadith i fundit?! Fjala e bukur dhe sjellja bujare e shtinë njeriun në pozita më të mëdha tek Allahu f.p dhe te njerëzit.

Kjo është madhëria e moralit te Muhamedi a.s, të bëhesh zotëri i sjelljeve tua. Emri yt në veshët e njerëzve të tingëllojë si thirrje për ndihmë. Muhamedi a.s realizoi përsosmëri të atillë morale pas së cilës nuk kemi se ç’të dëshirojmë!

Mirëpo krahas me këtë ai gjithmonë i drejtohej Allahut f.p me këtë lutje:

“O Zot, zbukuroje moralin tim edhe më tepër!”

Kush dëshiron ta përsos moralin e vet le të marr shembull nga morali i Muhamedit a.s i cili para pesëmbëdhjetë shekujsh e pasuroi njerëzimin me cilësitë më të larta të moralit.

(Autori është kryetar i Shoqatës ILMIJE të BFI-së)

zhurnal/mk/

Hajduti , ky eshte nje nga shkrimet dhe mesimet qe , une si nje besimtar Islam edukohem , marr edukate dhe e persose moralin tim p.sh . mund ta kuptosh kete arsye apo ta pranosh si arsye kete shkrime ?
Vetem nese i shikon keto thesare te Mesuesit Shpirteror Muhamedit a.s , mund ta kuptosh , se njeriu edukaten e larte , moralin e bukur mund ta beje vetem athere nese udhezohet nga keshillat dhe rekomandimet e Muhamedit a.s . Dhe sic e dime keto thesare nuk jane vetem teorike dhe te thata , sepse nje besimtar musliman , per te qene deri sa ti viej vdekja ne keto parime Islame , Zoti ka caktuar kushte te edukimit te shpirtit , dhe te lidhjes se shpirtit me Zotin . Keto kushte jane Namazi ditore , Ramzani si kusht vjetor , pastaj Haxhi etj etj . P.sh., nese njeriut i mungon Namazi , Ramazani dhe obligimet e caktuara te tjera , do ti mungojn edhe ato thesare te shenuara me larte , do ti mungoj Kurani si Kushtetute - Ligje i Zotit per veprat e tij ne jeten e perditeshme . Dhe pse njerezit sot ne bote nuk kane moral , e sidomos njerezit intelektual e te shkolluar , eshte faktori Fe !
Nuk e di une se kush mund te jete mesues me i mire i moralit , sesa nje i Derguar i Zotit tek njerezit .
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Paaftësia e Ateizmit për të Shpjeguar Moralin

Ne fakt mjeksia ka limitat e veta. Mund te kesh perball doktorin me te aft, nqs njeriu ska dite...ske ci ben. Doktori ste jep dite, ste shton jeten, te ndihmon me aq sa ka fuqi, si njeri qe eshte!
Edhe raste te tilla i ke perdite, ne cdo spital.
Operacioni shkon mire, i behen te gjitha te duhurat, e njeriu se perballon... Vdes.
Ose ne rastet qe doktoret jane te rezervuar per shancet e kurimit, e njeriu mbijeton, ne nje menye te papritur.
E kuptoj ca thua ti e Lovermani.
Po ca duhet te kuptoni qe doktori nuk eshte ZOT.
Sic mund te te operoj mire, mund te te presi enen me te madhe te trupit, te la te vdekur ne vend. Njeriu eshte njeri, s'eshte perfekt, ben dhe gabime.
Cdo njeri ka ca "dite te caktuara" ( qe sti shumefishon dot asnjeri), mund te jesh mire e bukur, e vdes papritur ne gjume, te bie nje tull kur del nga dera, te cpon nje blet e ben shok.
Qe doktori mund te bej aq sa ka mundesi, aq sa varet nga ai, i limituar nga kondita njerzore.
Se shpeton apo jo, kjo varet nga ty si njeri, personalisht.
Sinqerisht keto muhabetet shpesh behen cope-cope dhe e ke te bashkosh copezat per te ndertuar nje imazh, ama jane ca gjera qe vertete te turbullojne imazhet dhe te thena ne menyren e tyre kam pershtypjen se perbejne ngaterrese mjaft te madhe.

Pra, nga keto shkrime, logjika (e atyre qe keqkuptojne shkrimet) del ne rezultatin se mjekesia thjeshte eshte biznes dhe kjo eshte nga gjerat me injorante qe ka shpikur Ateizmi. Pra, mjekesia eshte nje genjeshter e kulluar sepse fatet e miletit jane ne duar te zotit.

Pra, mjeku prane teje, qe ka bere gjithe ato vite shkolle e specializime, ka bere kot dhe te merr leket kot, sepse ai eshte thjeshte nje figure mantelbardhe qe lirisht munde te quhet spektator i ngjarjeve qe per ty jane shkruar nga dikush tjeter dhe kan per tu zhvilluar ne ty. Pra ai kot flet e kot mundohet sepse me ty ka per te ndodhur ajo qe dikush ta ka rezervuar si surprize.

Pra, njerez, po ju ra tulla ne koke, po pesuat ndeshje dhe keni humbur shume gjak, apo po ju ka ndodhur ndonje e pa bere dhe ju duhet ndihme kot beni shpenzime koti. E vetmja gje qe ju duhet te beni eshte ajo; Ngrini duart lart e cirreni ne kup qielli sepse: Se shpeton apo jo, kjo varet nga ty si njeri, personalisht.

:paqe::paqe::paqe:
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Paaftësia e Ateizmit për të Shpjeguar Moralin

I qenkiii fut nje teme juuu qe sdo i dilte fundi me..
 
Top