• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Përemri Ti

Desa

Temet nosce
Kam hasur edhe vetë në përdorimin e gabuar të përemrit Ti.
Më poshtë vijon një sqarim konkret i përdorimit të saktë.

p.s. kërkova postim të ngjajshëm në forum, por nuk gjeta. Në rast të kundërt mund të bashkangjitet. :)

Gabimet tona me përemrin “TI”

Shumë herë ne e përdorim gabim përemrin vetor “TI” nëpër rasa të ndryshme. Gjatë punës sime të përditshme has shumë raste, kur trajta e rasës emërore të përemrit vetor të vetës së dytë njëjës, TI, zëvendësohet me trajtën e kallëzores TY. Ja një shembull:
- Nuk e prisja këtë sjellje nga ty! Unë prisja mbështetje nga ty.
Në këto raste dhe në plot raste të tjera nëpër libra, revista, gazeta etj., përemri “TI” në rasën emërore është GABIM!
Le ta lakojmë nëpër rasa këtë përemër dhe të gjejmë pse është gabim:
Emërore: ti
Gjinore: - (nuk ka)
Dhanore: ty të
Kallëzore: ty të
Rrjedhore: (prej) teje
Pra, shohim që trajtën e kallëzores “TY” e përdorim në vend të emërores “TI”. Në rastin më sipër rasa dallohet lehtë, sepse ka përpara parafjalën “nga” të emërores, ndaj dhe ky përemër duhej të ishte “TI”, jo “TY”.
KUJDES! Për ta dalluar lehtë rasën, bëni pyetjet përkatëse:
- kush? (cili?) për rasën emërore

- kë? (cilin?) për rasën kallëzore.

Përgatiti: S. Agolli

VËREJTJE DHE RREGULLA GRAMATIKORE
 
Desa

Temet nosce
Nuk e prisja këtë sjellje nga ti lol dhe kjo dhurate është per ti:lol:lol
Mendoj se ke bëre interpretim të gabuar të tekstit.
Këto që ke shkruar janë të sakta, mirëpo shembulli i dhëne me lartë: - Nuk e prisja këtë sjellje nga ty! Unë prisja mbështetje nga ty...tregon se janë gabim. Si vetë titulli i postimit. :)
 
Poshnjari

Antarë i Respektuar

Të mos ngaterrohemi.
Themi ti e ke fajin ose ti je fajtori. Por jo: faji të përket ti. O gocë e mbarë.
 
Poshnjari

Antarë i Respektuar
Mund të themi: Unë prisja të më mbështetje ti ose Unë prisja mbështetje nga ty. Dhe jo Unë prisja mbështetje nga ti sepse në këtë rast merë tjetër kuptim fjalia.
 
Desa

Temet nosce
Konkret në llogjikë por jo gramatikisht, ... ose Unë prisja mbështetje prej teje...as nga ty as nga ti...

p.s. falenderime të sinqerta për kontributin.
 
Poshnjari

Antarë i Respektuar
Konkret në llogjikë por jo gramatikisht, ... ose Unë prisja mbështetje prej teje...as nga ty as nga ti...

p.s. falenderime të sinqerta për kontributin.
Këto janë sinonime që mund të përdoren dhe nuk mund të themi që kjo është e sakta kur nuk kemi kontekstin. Por edhe kur e kemi mund të perdoren sinonime. Por gjithmonë duke ndryshuar edhe parashtesen ose edhe prapashtesen.
 
MrCool

Simple
Mund të themi: Unë prisja të më mbështetje ti ose Unë prisja mbështetje nga ty. Dhe jo Unë prisja mbështetje nga ti sepse në këtë rast merë tjetër kuptim fjalia.
Ndoshta mund te jem pak jashte teme.. Por te fjalia "Unë prisja të më mbështetje ti" a nuk eshte me ne rregull nese peremri TI ne fund te mos shkruhet fare, sepse zevendesohet me fjalet "te me mbeshtetje" qe automatikisht i bie qe te drejtohet TY?
 
lovely

Anëtar i ri
Nuk e njohë këtë Agollin dhe kam respekt për gjuhëlogët por ne kete rast ja ka futur kotë.
Dritero Agolli eshte i nominuar ne cdo kronik me rendesi, i paarritshem,i pakapshem si Fatos Nano
Ka propozuar qe dialektet te ruhen pa u humbur rendesia por ajo cka deklaron duke ngritur zerin eshte fakti qe gjith shqipnia te flas e me terminologji letrare unifikimin e leksikut gjuhe te shqipes, e pa dialekte.
 
Poshnjari

Antarë i Respektuar
Ndoshta mund te jem pak jashte teme.. Por te fjalia "Unë prisja të më mbështetje ti" a nuk eshte me ne rregull nese peremri TI ne fund te mos shkruhet fare, sepse zevendesohet me fjalet "te me mbeshtetje" qe automatikisht i bie qe te drejtohet TY?
Kjo që thua nuk është e gabuar. Por kur themi edhe Ti i japim një theksim ndjenjës së zhgënjimit.
 
Top