Përdhunoi mbesën 13-vjeçare, kërkohen 35 vjet burg për pedofilin

Arfenilla

Themelues i Forumit
Prokuroria e Elbasanit kërkon 35 vjet burg për pedofilin që abuzoi seksualisht me mbesën e tij13-vjeçare. Ngjarja e rëndë për të cilën akuzohet shtetasi Eno E. ka ndodhur në shtator 2013 në fshatin Serres, në Selanik të Greqisë.
Sipas hetimit ka rezultuar se i akuzuari ka përfituar nga fakti që ka qenë vetëm me të afërmen e tij të mitur në shtëpi dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e motrës, duke e kërcënuar edhe me jetë.
Këto fakte janë provuar edhe nga aktet e ekspertimit përkatëse, të realizuara në kuadër të këtij hetimi.
ثshtë dashur pak kohë që familjarët e vajzës të mësojnë historinë dhe më pas të bëjnë kallëzim pranë autoriteteve greke në zonën ku jetojnë. Gjithashtu, një kallëzim i tillë është dorëzuar edhe pranë autoriteteteve shqiptare, në qytetin e Elbasanit.
Shtetasi i akuzuar, menjëherë pas kryerjes së veprës penale, ka kaluar kufirin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.
Pas kallëzimit të familjarëve të të miturës në Elbasan, Prokuroria e këtij qyteti ka nxjerrë urdhër-ndalimin. Arrestimi i Eno. E u bë më 1 shtator të vitit të shkuar.
Ndërkaq Prokuroria prezantoi sot pretencën para gjykatës duke kërkuar dënimin maksimal, me 35 vjet burg për të akuzuarin për veprën penale të “marrëdhënieve seksuale me të mitur”.B lajmi
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Titulli: Përdhunoi mbesën 13-vjeçare, kërkohen 35 vjet burg për pedofilin

Kaq pak?.....
 
Në pritje të një vizite në Beograd

Nga Agim Nesho
Vizita e Kryeministrit Rama në Serbi, nga niveli i vizitës, përbën një ngjarje historike duke pasur parasysh që një vizitë e tillë është kryer 68 vjet më parë nga udhëheqja e kohës. Kjo vizitë është një shenjë pozitive në funksion të bashkëpunimit dypalësh, përpjekjeve të integrimit rajonal si dhe të zhvillimit ekonomik me interes reciprok të dy vendeve. Vënia prioritet e kësaj vizite që në hapat e parë të realizimit të programit të politikës së jashtme të qeverisë, tregon se qeveria shqiptare po shprehte vullnetin e saj për një politikë të hapur në rajon. Duke parë ecurinë pozitive të negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuara nga Brukseli, kjo vizitë mund të shërbejë si shtysë pozitive në klimën e Ballkanit Perëndimor, ku fryma nacionaliste dhe konfliktet etnike ende nuk janë zhdukur.

اfarë mund t’u ofrojë të dyja palëve kjo vizitë e nivelit të lartë? Serbia kërkon të shtojë dhe të rrisë rolin e saj primar në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, kërkon shtimin e investimeve serbe në këtë rajon dhe e shikon Shqipërinë si një mundësi në këtë drejtim, kërkon të luajë një politikë të hapur me Shqipërinë për të justifikuar politikën e saj mospajtuese ndaj Kosovës.

Ndërsa Shqipëria kërkon të konfirmojë me këtë vizitë politikën e saj konstruktive dhe integruese në Ballkan, bashkëpunimin me interes reciprok midis vendeve, si dhe të demonstrojë politikën e saj pa paragjykime e komplekse në realizimin e qëllimit të saj, atë të integrimit europian. Në qoftë se kjo vizitë nuk do të përqendrohej më tepër në efektet e saj ndaj opinionit publik dhe meritave të lidershipit që e kryen atë, siç ndodh shpesh në lëvizjet tona të politikës së jashtme, kjo vizitë mund të përbënte edhe një nga kontributet e politikës së jashtme të kësaj qeverie – rritjen e faktorit shqiptar si faktor kryesor në zhvillimin e rajonit. Dhe Shqipëria mund ta luajë këtë rol, jo për show mediatik, por sepse i takon dhe është koha për ta luajtur këtë rol. Sot vendi ynë është anëtar i NATO-s, i vetmi në Ballkanin Perëndimor, përfaqëson një komb të fuqishëm shqiptar me mbi 7 milionë dhe është faktor determinues në politikat stabilizuese dhe të paqes në rajon.

Takimi i nivelit të lartë në Serbi duhet të jetë takim midis dy shteteve të barabarta që aspirojnë integrimin europian, midis dy shteteve që interesat reciproke të tyre i shtyjnë të shkojnë drejt bashkëpunimit dhe së ardhmes. Politika e jashtme shqiptare nuk mund të mjaftohet vetëm me qëndrimin ndaj njohjes së shtetit të Kosovës, që sot është një realitet i pakthyeshëm dhe i njohur nga 108 shtete anëtare të OKB-së apo në mbrojtje të të drejtave të pamohueshme të popullsisë shqiptare në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, që është një detyrim. Këto qëndrime janë përsëritur nga disa zyrtarë të lartë shqiptarë në të gjitha takimet me lidershipin serb.

Në qoftë se Shqipëria duhet të luajë rolin e saj në politikën e jashtme ballkanike, duhet që në Beograd të mbrojë orientimin perëndimor dhe vlerat e demokracisë liberale në Ballkanin Perëndimor, të vazhdimësisë së iniciativës gjermane për një Ballkan të integruar drejt familjes europiane, që nuk udhëhiqet nga interesat e ditës dhe entuziazmi nga financimet e projekteve me regjime autoritare jo-europiane, të cilat kanë politika dhe interesa gjeopolitike në rajon.

Fjala e Ndihmës/Sekretares Amerikane të Shtetit,Victoria Nuland, në Forumin e Strategjisë së Europës Qendrore, ku u drejtohet disa liderëve të Europës Qendrore se “si mund të flenë natën nën mburojën e nenit 5 të NATO-s ndërkohë që nxisin demokracinë joliberale gjatë ditës”, është një thirrje për ekuilibër dhe kujdes jo vetëm në politikat e brendshme por edhe në qëndrimet me aktorët e tjerë ndërkombëtarë.

Ky qëndrim duhet të orientojë gjithashtu pozicionin e diplomacisë shqiptare ne Serbi. Për më tepër që kjo vizitë koincidon edhe me vizitën e Presidentit Putin më 16 tetor, ku pritet t’i ofrohet një pritje madhështore, dekorime dhe një konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve. Duke qenë se kryeministri Rama në intervistën televizive në “A1 Report” u shpreh se çështja e Kosovës është e mbyllur, bisedimet duket se do të përqendrohen më tepër në marrëdhëniet dypalëshe dhe investimet. Për këtë arsye, rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve midis dy vendeve Shqipëri-Serbi duhet të jetë e prirur të ndalojë shtrirjen e investimeve strategjike ruse në Shqipëri, kur njihet fakti që bizneset ruse kanë shtrirë influencën e tyre në shumë drejtime të ekonomisë serbe. Duke qëndruar në parim dhe duke mbrojtur vlerat morale të shoqërisë perëndimore dhe politikat e përbashkëta euro-atlantike, mund të respektohemi. Vetëm ky pozicionim i lidershipit shqiptar mund të sjellë suksesin e kësaj vizite.

Në këtë vizitë, me pritshmëri të madhe për një rol të ri të diplomacisë shqiptare, shenjat janë të vakëta. Shtyrja e takimit dy herë dhe lënia e vizitës disa ditë pas vizitës së presidentit Putin tregon që serbët kërkojnë të dominojnë axhendën. Kritikat e ashpra të lidershipit serb në Asamblenë e Përgjithshme dhe në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, si vende që prodhojnë vullnetarë në terrorizmin ndërkombëtar, janë kaluar në heshtje nga diplomacia shqiptare. Në qoftë se Serbia mendon se diplomacisë shqiptare i mjafton vetëm fakti i vizitës dhe jo substanca e takimit, ne duhet të provojmë të kundërtën. Në qoftë se nuk do të arrijmë atë që presim nga kjo vizitë, diçka është e sigurt: Koha e diplomacisë shqiptare po afron.
mapo
 
Top