Origjina e Kurbanit?

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Titulli: Origjina e Kurbanit?

Zanafilla 6:1-8 flet mjaft qarte per gjigantet, te cilet ishin edhe para Adamit dhe i quan njerzit famoz te koheve te lashta. Pra ishte nje race tjeter me shat te larte qe jetonin ne Toke. Keta njerez me shat te larte ne librin e eksodit biblik thuhet qe jane bijte e An. An tek sumeret eshte personazhi (jo toksor)me i larte dhe hyjnor qe njihet dhe qe ka qene ne Toke dy here, i cili eshte i Ati i Enlil dhe Enki qe jane autoret e krijimit te Adamit.
Ne Bibel An njihet si Elyon =superiori=supremi..
Do merrem me keto detaje pasi te perfundoj librin...por ka kaq informacion te ngjeshur sa truri im si asimilon te gjitha :)
E pra njerezimi nuk erdhi nga incesti....por klonimi....jemi pjelle e klonuar e cila doli mbi krijuesin dhe kjo shihet qarte edhe ne librat fetare ku zoti i thote adamit....dili zot vetes!

Ps:perse ne dhiaten e re keto nuk jane me???
 

Lauri

Donatorë
Titulli: Origjina e Kurbanit?

Do merrem me keto detaje pasi te perfundoj librin...por ka kaq informacion te ngjeshur sa truri im si asimilon te gjitha :)
E pra njerezimi nuk erdhi nga incesti....por klonimi....jemi pjelle e klonuar e cila doli mbi krijuesin dhe kjo shihet qarte edhe ne librat fetare ku zoti i thote adamit....dili zot vetes!

Ps:perse ne dhiaten e re keto nuk jane me???
Dhjatra e re fillon me Krishtin, pjeset e koheve me te hershme gjinden ne librat e Bibles-Dhjatra e Vjeter. Ku edhe behet fjale mbi gjigantet.
 

Lauri

Donatorë
Titulli: Origjina e Kurbanit?

E pra njerezimi nuk erdhi nga incesti....por klonimi....jemi pjelle e klonuar e cila doli mbi krijuesin dhe kjo shihet qarte edhe ne librat fetare ku zoti i thote adamit....dili zot vetes!
Klonim. Fjale monderne kjo..:) Por me te gjitha gjasat ka ndodh vertete ne kohen e krijimit te adamit. Kur behet fjale per krijimin e Eves Adamin e vune ne gjume te thelle--thote Bibla-- dhe i moren dicka (brinje..?)ne krahun e djathte dhe mbyllen plagen, me kete pjese te nxjerre nga adami krijuan Even..! e cfare mund te kuptojme sot me keta dy rrjeshta shkrim pervecse nje klonim.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Origjina e Kurbanit?

Kush nuk e njeh Zotin si KRIJUES dhe Fuqiplote, cdo gje qe ben Zoti e quan me emra te ndryshem, perfshire ketu edhe termin klonim. Shume qesharake. Po pra, ta besosh Zotin nuk mjafton pa i besuar edhe cilesite qe Krijuesi i posedon. Sdq, e drejt e cdokujt te besoje si te do :D
 

Lauri

Donatorë
Titulli: Origjina e Kurbanit?

Nderkohe qe une di se ne dhiaten e vjeter ne nje pasazh thuhet - dhe femijet e adamit shkuan tek "gjigandet".
Kush ishin gjigandet?
Zanafilla 6:1-8 flet mjaft qarte per gjigantet, te cilet ishin edhe para Adamit dhe i quan njerzit famoz te koheve te lashta. Pra ishte nje race tjeter me shat te larte qe jetonin ne Toke. Keta njerez me shat te larte ne librin e eksodit biblik thuhet qe jane bijte e An. An tek sumeret eshte personazhi (jo toksor)me i larte dhe hyjnor qe njihet dhe qe ka qene ne Toke dy here, i cili eshte i Ati i Enlil dhe Enki qe jane autoret e krijimit te Adamit.
Ne Bibel An njihet si Elyon =superiori=supremi..
Ma le pergjysem kuriozitetin tend..:) ke shtypur nje buton mjaft interesan dhe kyq, per te kuptuar me teper ne hisotrine njerzimit.

Po te sjell pak shembuj biblik te cilet flasin pikerisht per kete popull gjigand, vendet e ketyre gjiganteve ebrejt te dale nga Egjypti do ti sulmonin.

Bibla Numrat:25-28
-Por populli që banon në këtë vend është i fortë, qytetet janë të fortifikuara dhe shumë të mëdha; dhe aty pamë edhe pasardhësit e An-akut.

Numrat: 25-32
-Kështu i paraqitën një informacion të keq për vendin që kishin vëzhguar duke thënë: "Vendi që kemi përshkuar për ta vëzhguar është një vend që i ha banorët e tij; dhe të gjithë njerëzit që kemi parë në të janë njerëz me shtat të lartë.

Numrat:25-33

-Përveç kësaj aty pamë gjigantë (pasardhësit e Anakut rrjedhin nga Nephilim), përballë të cilëve na dukej se ishim karkaleca, dhe kështu duhet t`u dukeshim atyre".


Kush jane bijte e An-akut pervecse Anunnaki qe gjejme ne shkrimet me antike, ata sumerian? Atehere duhet te lexojme kush jane Anunnaki qe te kuptojme me shume.
Nje rrace me shtat te larte te ardhur nga qielli sipas shkrimeve, ose te ndritshmem. Enoch qe eshte brezi i 7 pas Adamit, flet per nje grup 300 anunnaki te zbritur nga qielli dhe bashkohen me vajzat e tokes. Enoch shoqerohej dhe ecte bashke me ta, sipas tregimeve te tij, derisa edhe e marrin me vete kur ai kishte moshen rreth 300 vjec.
Pra pas krijimit te Adamit kemi nje kryqzim rraces humane me keta anunniki. sipas kronologjise dy breze pas Enoch vjen Permbytja Universale si pasoje perdhosjes e rraces.

Per me teper info... vazhdojme me tej nqs ke deshire..:)
 

Lauri

Donatorë
Pali i shkrete ne shkretetire e ka pare sigurisht, kasapi i te krishtereve, i cili me vone themeloi Krishterimin e ri, andaj kot nuk thone shume te ditur se krishterimi sot me shume eshte Krishterimi Paulian sesa ai qe ka qene perpara.
Shen-Pali themeloj krishterim te ri??
Pali ose Saulo, ishte bashkemoshatar me Jezusin me pak vite diference mes tyre. Sipas teje para Krishtit paska pas nje krishterim tjeter mqs Pali paska themeluar nje krishterim te ri .
Ti edhe Ceni flisni shpesh per Palin si autor te Bibles dhe Vangjelit. A jeni ne terezi se cfare flisni, i studioni ndo pak datat e lindjes te personazhe per te cilet flisni apo jo?

sepse u zure mat. Nese une jam llafazan, kjo arme e imja po t'le ty gojehapur.
Po me le me goje hapur vertete. Te perzihen telat e ta merr me miza pak shpesh..!
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Saulo ishte fanatik, si pjesetar i "races se zgjedhur" nuk kishte deshire te degjonte se ne Palestine ishte paraqitur nje Profet qe pretendonte se ishte Mesia. Thene ndryshe, u be kundershtar i rrepte i Jezusit dhe fanatik i madh kunder pasuesve te tij, ne fund protagonisti kryesor i transformimit te sektit hebraik ne religjion boteror ;)

Ja fjalet e Palit:


“Unë vetë mendova se ishte detyra ime të bëj shumë gjëra kundër emrit të Jezusit Nazarenas. Dhe këtë kam bërë në Jerusalem; mbasi kam marrë pushtet nga krerët e priftërinjve, futa në burg shumë shenjtorë dhe, kur i vrisnin, jepja miratimin tim. Dhe shpesh, duke shkuar nga një sinagogë te tjetra, i kam detyruar të blasfemojnë dhe, me zemërim të madh kundër tyre, i kam përndjekur deri në qytetet e huaja”.

Edhe menyra e vrasjes se Stefanit tregohet madje, mu ne prani te Palit:

“Dhe, si e nxorën jashtë qytetit, e vranë me gurë. Dëshmitarët i vunë rrobat e tyre te këmbët e një djaloshi, të quajtur Saul (Pal). Kështu e vranë me gurë Stefanin”. (Veprat e apostujve 7:58-59)

Por Sauli e kishte miratuar vrasjen e tij. Në atë kohë u bë një përndjekje e ma dhe kundër kishës që ishte në Jerusalem; dhe të gjithë u shpërndanë nëpër krahinat e Ju desë dhe të Samarisë, me përjashtim të apostujve... Por Sauli po shkatërronte kishën: hy nte shtëpi më shtëpi, merrte me vete burra dhe gra dhe i fuste në burg”. (Veprat e apostujve 8:1,3)


Paramendojeni cfare dhune dhe terrori ne Bibel !!! No comment !
 

Lauri

Donatorë
Si nuk merr vesh ti ore?
Historine e krishtere do ta mesosh nepermjet islamit. Kush ti servir keto gjera ty?

Gjene ne bibel fjalen prift dhe kishe dhe krijon idene qe paska qene i formuar krishterimi, na paska pase kler dhe kult??

Edhe vete Jezusi e permendte fjalen kishe, sipas teje Jezusi kishte mdertuar nje kult?

Kur Pali thote qe priftet me dhane urdher te deboj e shkatrroj te krishtetet, nuk e ka fjalen per priftat e komunitetit te te krishterve. Spese nuk ekzistonte akoma nje kler i krishtete.
Prifta qehen edhe kleriket sumerian 4000 vjet para krishtit, edhe kleri babilonez e ai egjyptjan 2-3000 vjet para krishtit quhen prifta.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Na informo ti rreth historise se Palit pra, versioni "biblik apo i krishtere", ta shohim kush na qenka, apo s'ka info hiq rreth tij kush paska qene para se t'behet kasap i te krishtereve :plazh: !?
 

Lauri

Donatorë
Pali o Saulo i lindur ne Turqine e sotme nga viti 5 pas Krishtit, nje ebre i elenizuar. Nje politkan, shkrimtar, teolog pas konvertimit ne i krishtere. Merrej me diznes ne perandorine romake duke prodhuar cadra per ushtrine.
Shtojme edhe zanatin e fundit si kriminel kunder te krishterve, merrte pjese ne presekutimin, shkatrrimin, shpernguljen dhe vrasjen e kishes(=komuniteti i krishtit), me urdher nga lart.

Po si eshte e mundur qe nje kriminel i te krishterve te behet me vone nje nga guret_themel te krishterimit zyrtar qe njohim sot, cfare i kapercej ne tru te kokes Palit qe hoqi dore nga jeta e tije e pasur dhe intelektuale dhe te perfundoje vete ai ne martir i kauzes se krishterimit me preje te kokes ne Rome, gje qe vete ai kish qene autor ekzekutimi???.

Nder kohe qe Saul po ndjekte kishen e krishtit =komunitetin e krishtere, i del perpara nje drite e forte hyjnore e shoqeruar me nje ze: Saul Saul, perse me persekuton?

Saul rrezohet nga kali e bije ne toke nga frika, dhe verbohet nga ajo drite e forte hyjnore. Vagabondoj i verber per 3 dite neper Damask ku kryente krimet, dhe me pas u sherua nga nje i kishes se krishtit. Pra u sherua nga viktimat e tij, sepse me urdher te vete Jezusit e derguan tek ai person qe ta sheronin.

Ktu fillon konvertimi nga kriminel ne apostol i Krishtit, ne driten e Hyjnore qe e shoqeronte edhe me vone deri ne prerje koke ne Rome.
 
Last edited by a moderator:

KAON

Anëtar Aktiv
Kurbani eshte nje rit i praktikuar aq sa kohe ka njeriu mbi toke.
 
Last edited:
Top