Oda e Bejteve???

Tip

Well-known member
kto 3 dit qe sjena pa
m'jan duk si i shekull
eci rruges i trrullos
si i dehuri ne mjegull

mo shtrrengu kraharori
po mor frym si azmatik
s'mbo dermon ventolina
po zvarritem si zhapik

kom ngec n'rrjet merimonge
m'ke kap si nervi shiatik
nuk po t'heq dot ka menja
m'je ngul n'zemer si thik

kot e rrej un veten
se pa ty un nuk kom qare
3 dit s'hyna n'forum
i leshova pllumat fare

t'kerko vet trupi im
je si doz me nikotin
pa ty filloj kruhem
si @Nicktjeter per heroin

ti mu mke bo drru
si bari me bidon
hala pa knu gjeli
me kaptin hy n'telefon

kur pash 5 notifications
me ju shum u zhgenjeva
telefonin e beshtyva
nga inoti desh e thyva

i thashe vetes qetesohu
gjej kurajo cohu ne kembe
ke me shume notifications
sec ka @Dorina dhembe

u musha thell me frym
n'forum u perqendrova
t'gjith notifications
nji per nji i lexova

5 mallkime nga @Alesia
dhe nje gisht te mesem
dhe un palla qe menosha
se ma kishit ni mungesen

me pinca majta llapen
shyqyr Zotit se gelltita
flashback mdoli Jorina
me surratin porsi çita

pash @TheDevil n'stadium
visca el Barca bertiste
@MrCool kish hap biznes
brek Korce n'Ebay shiste

dikush priti sa u plak
me shishe Barolo n'dor
ul te stoli te Tajvani
per dashnin ra deshmor

u bo Barolo si dhall Lufra
kam nje jet qe te pres
edhe nese ti nuk vjen
un te stoli do te vdes

por ai kurr nuk u shfaq
nga syt e saj loti rreshkiti
forever @Frank and Elaa
me pika loti ajo shkrujti

@NGU komkryq te porta
me shtiza qepte triko
@Imp4cT kishte mjell floket
ishte bo si Dashnor Diko

@Mogli e rrasen mrena
ishte bo natyr rrebeli
e kapen tu i majt er
brekve t' @Belaa te teli

@Belaa ngeli topalle
ra si Faja prej fiku
@Monique kish bo tatu
te krahu shkrujti Niku

jom tu qa me lot gzimi
si me qen tu qeru qep
emocionus ribashkimi
m'shkoj buza cep n'cep

tashme nihem i lumtur
m'ka pushtu buzqeshja
bejte me happy ending
si masazhi te kinezja
 

Imp4cT

Not Serious Member
Diversioni Rradhes!

Qekur ndodhi ky bashkim
Kish premtu do bej ndryshim
Diversionin do ta lë
Matrapaz nuk do jem më

Per dy jave qe shembullor
Kurre me diversion su mor
Zoni hic aspak si nihej
Gjasme prej dashnise po shkrihej

Statuse me dedikime
"Love u" "Miss u" zemra ime
Shpesh here dukej si Vinjoli
Matrapazi n'ket fare roli

Nji moment durimi sosi
Diversionit ju kthy bossi
Ju njit temes t'letersise
E boni si komt e dhise

Si kritik letrar u fut
Tu bo kot si gjo e zgjut
Tgjith i shau nuk i rrihej
Si Kadareja po ndihej

Nuk me plas a e kuptoni
Nga une ka lind diversioni
Sdi si kam duru kaq shum
Nuk rri dot pa bo zullum

Milanisti shume u gzu
Doli fjala, s'mnigjut mu
Se harron dot ky avazin
E njoh mire ket matrapazin

Gjithsesi s'mbaroj me kaq
Papritur @Didi u shfaq
Analize te detajuar
E ne fund as kish votuar

Ne te rinjte na zu habia
Kjo qeka fiks kopje tija
Mjere tani kush i duron
Kta t'dy tu bo diversion.

The End.

@John W. Creasy e kam me Frank jo me ty my friend. :p
 

Didi

C'est la vie.
Diversioni Rradhes!

Qekur ndodhi ky bashkim
Kish premtu do bej ndryshim
Diversionin do ta lë
Matrapaz nuk do jem më

Per dy jave qe shembullor
Kurre me diversion su mor
Zoni hic aspak si nihej
Gjasme prej dashnise po shkrihej

Statuse me dedikime
"Love u" "Miss u" zemra ime
Shpesh here dukej si Vinjoli
Matrapazi n'ket fare roli

Nji moment durimi sosi
Diversionit ju kthy bossi
Ju njit temes t'letersise
E boni si komt e dhise

Si kritik letrar u fut
Tu bo kot si gjo e zgjut
Tgjith i shau nuk i rrihej
Si Kadareja po ndihej

Nuk me plas a e kuptoni
Nga une ka lind diversioni
Sdi si kam duru kaq shum
Nuk rri dot pa bo zullum

Milanisti shume u gzu
Doli fjala, s'mnigjut mu
Se harron dot ky avazin
E njoh mire ket matrapazin

Gjithsesi s'mbaroj me kaq
Papritur @Didi u shfaq
Analize te detajuar
E ne fund as kish votuar

Ne te rinjte na zu habia
Kjo qeka fiks kopje tija
Mjere tani kush i duron
Kta t'dy tu bo diversion.

The End.

@John W. Creasy e kam me Frank jo me ty my friend. :p

AHAHHAHA nje big up per tyy.

Tani do futem kastile ne fund te muajit te di a te kam shar dhe ty a jo :p
 

Didi

C'est la vie.
Bejtet e mija jane jashte konkursit. Shaj sa te duash, Np. :p
Une nuk shaj, ka menyra tjera plot. Por qe,
gjynah se do dilte ndonje gje e hajrit (dhe goxha per tu kritikuar). :ROFLMAO:
 

Imp4cT

Not Serious Member
Une nuk shaj, ka menyra tjera plot. Por qe,
gjynah se do dilte ndonje gje e hajrit (dhe goxha per tu kritikuar). :ROFLMAO:
Kshu the me siper "te kam share a jo".
Beji ketu kritikat po qe se nuk te rrihet. lol
 

Didi

C'est la vie.
Kshu the me siper "te kam share a jo".
Beji ketu kritikat po qe se nuk te rrihet. lol

Ishte sharje ne thonjeza. Po ka dhe ca qe e marin per sharje analizen ndaj thash Ahah

Jojo vec ne konkurse analizoj une, sidomos kur me kerkon @Monique, se hajd ta degjoj pastaj
 

Tip

Well-known member
Te lutem me be nje bejte per titan se po me vika zor me ja kerku Imp4cT. Te paguaj deri ne 100 euro nese deshiron.
o titan more tiran
per ty shpirti po me qan
zemra ime shum te don
je i zgjuar si Newton

o titan more tiran
te tjeret zili te kan
i fuqishem si Spartan
ke humor e je spontan

o titan more tiran
per ty shpirti po me qan
zemres ti mi vure ban
m'bere block n'instagram

o titan more tiran
thirri mendjes mor derman
per nje mesazh bere hatan
cben keshtu o gjetsh belan

o titan more tiran
sa shum mall per ty un kam
per ty shpirti po me qan
me thuaj "te kam shum xhan"

o titan more tiran
per ty zemra ma ben bam
ty te dua mor shejtan
do vish dhender ne Tiran
 
Top