Obeziteti, mishi kontribuon po aq sa sheqeri


Eskpertët thonë se mishi kontribuon po aq sa sheqeri në rritjen e numrit të personave obezë në botë.

Shkencëtarët në Universitetin e Adelaide ekzaminuan konsumimin e mishit dhe sheqerit nëpër glob dhe mënyrën sesi ndikon në nivelin e obezitetit në 170 shtete të ndryshme. Ata gjetën një lidhje të fortë mes të dyjave.

Pasi analizuan nivelin e urbanizimit në çdo vend, aktivitetin fizik dhe kaloritë e marra, ekspertët dalluan se mishi është përgjegjës për 13 % të përqindjes së obezitetit, e njëjtë me atë të sheqerit.

Përgjithësisht, yndyrnat dhe karbohidratet konsiderohen si dy faktorët kryesorë që kontribuojnë në obezitet.

Por sipas Profesorit Maciej Henneberg, për shkak se proteinat që gjendet tek mishi digjen më me vonesë se yndyrat dhe karbohidratet, kjo bën që trupi të marrë më shumë energji seç duhet, duke u kthyer në yndyrë./tvklan.al
 
Titulli: Obeziteti, mishi kontribuon po aq sa sheqeri

5 vakte ne dite,pa i kursyer asgje organizmit as mishin....ne sasi te vogla sigurisht,aty ku do haje nje berxole te tere..do hash vetem 90 gr te peshuar madje dhe gjithmone mish te pjekur ne furre apo prush sipas mundesise,pa yndyra :D
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Titulli: Obeziteti, mishi kontribuon po aq sa sheqeri

Po ne te grupit te gjakut 0 qe jemi mishngrenes si tia bejme...edhe pse une se ha hic mishin :p
 

Jetmira

Mbyllur
Titulli: Obeziteti, mishi kontribuon po aq sa sheqeri

Nfakt un mishin,gjalpin,vezen edhe djathin u be me shum se 1 vit qe nuk i ha,po kafen e pij ne mengjes me qumesht. Pij dy gota uj, dreken e ha nga ora 14:00 e ha sallat domate,qep edhe sallat jeshile.Ndark ndonje cokollat.
Mund te thoni ju po cesht kjo gje :( kam trupin e atill qe shendoshem e po te pij nje got uj m shum.
Pse jo dua tkem trupin e adriana limes :p ne te ardhmen.
 

Zana1

Braveheart
Nuk ka trup te shendoshe , perjashto ne rastet per arsye medikale. Vetem nga pershkrimi qe ke bere, eshte e qarte qe dieta e jote eshte edhe shkaktarja e prb tend.

Sasia a ushqimit eshte nje arsye tjeter e cila ndikon tek mbipesha. Duhet te hash 4-5 vakte ne dite , ne sasi te vogel plus te pakten 3 here ne jave, nje forme aktiviteti sportiv . Absolutisht dakort qe mishi dhe sheqeri jane armiqte nr 1.
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
une kam qene dhe jam konsumatore e rrall e mishit te kuq...preferoj peshkun perimet ne vend te tij...por kjo nuk do te thote se perjashtojme nga menuja ndonje tek te momentit...

une jam adhuruese e ushqimit te mire...pergjithsisht ndjek regjim ushqimor te rregullt...por edhe e kaloj ndonjehere...2 dite ne jave...kush mund ti rezistoj picave?...

ne fundjave pergjithsisht ja beje hallall vetes edhe ndonje kalori me shume...

jam pro shijimit te mrekullive qe ka krijuar zoti...perfshi ketu dhe ushqimin e mire...veren e mire...peshk...

sekreti i te qendruarit ne forme eshte thjesht aktiviteti fizik...te ecesh ne kembe...asgje nuk e zevendeson ecjen ne kembe...personalisht nuk kam pasur kurr probleme me mbi peshen....e kam shijuar ushqimin e mire....por jam njeri aktiv ne aktivitet fizik....plus noti...eshte menyra me e mire e te qenit ne form dhe shendetshem...
 
Top