Nuri Seferi ‘godet’ Luan Krasniqin: Shqiptarët se kanë zakon ta shesin shqiptarin

legjenda

Anëtar i Nderuar
Nuri Seferi duket se është i zhgënjyer nga boksieri Luan Krasniqi

Boksieri Nuri Seferi mbrëmë humbi nga turko-gjermani, Firat Arslan në duelin për titullin Evropian WBO në peshën cruiser.

Ai duket se ka mbetur i zhgënjyer nga legjenda e boksit, Luan Krasniqi, i cili ishte në anën e Arslan dhe dëshironte fitoren e tij.

Seferi fillimisht përmes një postimi në Facebook ka thënë se, ai e mban kokën lartë, pasi nuk e ka tradhtuar idealin e as flamurin, e Luanin në anën tjetër dihet se ka mbrojtur ngjyrat e Gjermanisë.

Ai po ashtu ka postuar një skenë të filmit Nëntori i Dytë, ku tentohet arrestimi i Ismail Qemalit, pak orë para shpalljes së pavarësisë.

Në atë skenë, Qemali në një pjesë thotë: ‘Shqiptari nuk e ka zakon ta shes shqiptarin’ dhe kjo pjesë mund të jetë pikërisht për Krasniqin. /Express/
 

ricky_ch

******
Titulli: Nuri Seferi ‘godet’ Luan Krasniqin: Shqiptarët se kanë zakon ta shesin shqip

Megjithëse e konsideroj këtë Luanin një far lloj "lëpirësi" që
shfrytëzon rastet për të mbyshur xhepat e vet, prap mendoj se një
profesionist së pari lufton për të mbrojtur interesat e veta,
krijuar një karrierë individuale e jo të mbrojë "interesat e shtetit",
përveç se kurr merr pjesë në ndonje ekipë shtetërore, edhe pse ai gjatë
meçeve krenohet me të se është shqipëtar, ai prap lufton vetëm për
xhepin e vet. Pra, duhet lënë anash keto kamufllazha patriotike,
se nuk je duke mbrojtur kufinjtë e shtetit, sidomos sot, kur
atdhetarët tanë janë të shpërndarë anembanë botës dhe marrin pjesë
bile edhe për shtete të ndryshme.
 
Top