Nuk ka fitues në ndeshjen Atl. Madrid-Sevilla

cent

Banned
Në një kampionat si ai spanjoll me kundërshtarë si Barca e Reali nuk të vjen shpesh shansi për të marrë i vetëm kreun e renditjes sidomos në mes të sezonit. Një mundësi të tillë e pati dhe Atletico Madridit në javën e 20-të të La Ligas, por skuadra e Simeones nuk arriti ta shfrytëzojë atë duke barazuar ashtu si Barcelona 1-1, vetëm se në shtëpi, me katalanasit e Realin që padyshim duhet të falenderojnë Sevilla-n që i vuri shkopinjtë nën rrota Los Colchoneros.

Bardheblutë kryeqytetas kishte shansin e artë për herë të parë në këtë kampionat për të qënë kryesues të vetëm dhe Simeone nuk u kursye në formacion duke hedhur nga minuta e parë dyshen Villa-Diego Costa. Pikërisht sulmuesi spanjoll ishte ai që do të conte peshën “Vincente Calderon” në minutën e 18-të kur do të shënonte golin e avantazhit. Gjithsesi Sevilla pavarsisht se pësoi nuk hoqi dorë së luajturi duke qënë madje më e rrezikshme se Los Colchoneros. Skuadra mike tregoi se e lakmon një rikthim në Champions dhe luajti si e barabartë me madrilenët.

Atletico në krahun tjetër mbajti gjallë shpresat e andaluzianëve duke mos e mbyllur ndeshjen. Statistikat vitet e fundit në përballjen mes dy ekipeve nuk është se flisnin për miqtë, megjithatë statistikat jo gjithmonë ecin sipas parashikimit e për pasojë në të 73-tën, Sevila pati rastin e artë duke fituar penallti. Nga pika e bardhë Rakitic nuk gaboi duke i bërë dhe një nder Barcelonës e Realit. Atletico u hodh i tëri përpara por ishte disi konfuz duke ndjerë ndoshta dhe peshën e vendit të parë. Sevija u mbrojt fortë, ndonjëherë duke bërë dhe lojë jo korrekte, aq sa në të 90-tën ngeli dhe me 10 vetë në fushë pas daljes me të kuq të Morenos por arriti të ruajë barazimin duke i bërë një nder në distancë dy të mëdhave.
/S.Sport
 
Top