Nuk do të jetonin kurrë në Kosovë

Ylli-1

Etnoshqiptar

Të rinjtë, të cilët jetojnë në shtete e ndryshme evropiane, për rubrikën e përjavshme VOX të Radios Evropa e Lirë thonë se gjeneratave të reja në Kosovë, po iu mungojnë shumë gjëra, ndër to puna dhe një sistem i më i mirë i arsimimit. Ata konsiderojnë së institucionet e vendit duhet t’u japin sa më shumë hapësirë gjeneratave të reja, të cilat arrijnë me sukses të përfundojnë studimet, si në vend, ashtu dhe ata që kryejnë studimet në vendet evropiane, e me gjerë.
Xhevrie Haxhimyftiu, e cila ka ardhur nga Gjermania për pushime, thotë se për gjeneratat e reja në Kosovë, nuk po ka stimulime në asnjë drejtim.

“Perspektiva e të rinjve në Kosovës duhet të jetë prioritet. Në shtete evropiane të rinjtë kanë mundësi më të mëdha duke ofruar bursa, kurse këtu në Kosovë ka bursa, por nuk ka stimulime”, thotë Xhevria.

Kurse, Blerim Ulaj, i cili jeton po ashtu në Gjermani, thotë se në Kosovë po ndodhin ndryshime, por aktivitetet për të rinjtë po mungojnë.

“Unë jetoj në Gjermani dhe sa herë që vij në Kosovë shoh ndryshime. ثshtë zhvilluar infrastruktura, por sa i takon çështjes së të rinjve, ndryshimet janë të pakta”, shprehet Blerimi.

Mirëpo, Kadri Gashi nga Prishtina konsideron se si për të rinjtë që jetojnë jashtë vendit, ashtu edhe ata brenda vendit, ka mundësi të ndryshme si për punë, ashtu edhe shkollim. Por, siç shprehet ai, ata duhet të kenë interes.

“Mundësitë i kanë shumë më shumë se ne dikur, si për shkollim, sipër gjëra të tjera. Unë mendoj se edhe shteti duhet të kujdeset me shumë për gjeneratat e reja me qëllim që ato të mos pësojnë ndonjë degjenerim”, thekson Kadriu.

Edhe Doruntina Fejzullahu nga Holanda, konsideron se ekzistojnë mundësi për të rinjtë në Kosovë, duke shtuar se në secilin aspekt ka nevojë për përmirësime.

“Një herë kam shkuar në një shkollë me një të afërme timen dhe kam vërejtur se në orë të mësimit nuk ka rregull, nuk ka qetësi. Nxënësit më shumë flisnin e bënin zhurmë në orë të mësimit, se sa në pushime mes orëve. Bënin zhurmë sikur të ishin në një kafeteri. Kjo nuk është në rregull”, tregon përvojën e saj Doruntina.

Ndryshe mendon Valentina Berisha. Sipas saj, në përgjithësi në gjithë Kosovën ka mungesë të vendeve ku të rinjtë mund të zhvillojnë aktivitete:

“Ka mungesë të vendeve ku mund të relaksohen. Mungojnë qendrat rinore dhe kjo nuk është gjë e mirë”.

Ismet Hasanaj, i cili jeton në Gjermani thotë se nuk mund të flasë shumë për Kosovë, por ajo që ka vërejtur për një kohë të shkurtër janë ndryshimet.

“Të rinjtë në Kosovë kanë nevojë për dikë që mund t’ju tregojë rrugën. Po i shoh disa ide të të rinjve që janë shumë të mira dhe po e vërej dallimin nga më herët. Mendoj se janë duke përparuar deri diku po ende ka nevojë për punë”, thotë Hasanaj.

Kurse, Valentina Ramadani, e cila jeton në Turqi, shprehet:

“Unë jetoj në Turqi dhe sa i takon rinis në Kosovë dhe aktiviteteve të tyre, mendoj se nuk ka shumë. Ata tash për tash me sa po shoh unë, mund t’i gjesh në kafeteri dhe diskoteka tjetër jo”.

Në muajt e verës, Kosova vizitohet nga një numër i madh i mërgimtarëve.

Në mesin e mërgimtarëve ka shumë të rinj, të cilët thonë se Kosova u pëlqen për pushime, por kur pyeten se a duan të kthehen për të jetuar përherë, ata prerazi përgjigjen me “JO”.

Të rinjtë në të shumtën e rasteve kohën e lirë e kalojnë në kafeteri. Këtë e bëjnë, siç thonë atë, për shkak të mungesës së alternativave, por edhe pse mungon iniciativa e të rinjve për t’u marrë me ndonjë aktivitet tjetër. /Rel/Telegrafi/
 
xhebrail1

INTERIST
Titulli: Nuk do të jetonin kurrë në Kosovë

Kuj po i han per keta klloshar a jetojne a nuk jetojne ne Kosove.
Kur behen si te huaj e nuk jan te huaj as shqiptar ngelen sikur romet .
Edhe mjafton te dalesh nje mbremje ne kosove ne ndonje diskotek edhe sheh te rinjet nga evropa se cfare civilizimi kan hahha me shume ngjajne me palaco se sa me nje rini normale
 
Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Nuk do të jetonin kurrë në Kosovë

Xhebro, sjelljes se ketyre te rinjeve i flen shume mire thenja e popullit: Kur u be magjupi mbret e ka vra baben e vet!
 
xhebrail1

INTERIST
Titulli: Nuk do të jetonin kurrë në Kosovë

Xhebro, sjelljes se ketyre te rinjeve i flen shume mire thenja e popullit: Kur u be magjupi mbret e ka vra baben e vet!
o yll po so as pune parje se ajo menyre e shfrytezimit te parave eshte bizare ,rinija ne kosove kane nje vizion me ndryshe per jeten ata qe jan te shkolluar kan objektiva si karriera e tyre sukseset e keta trimat qe vijne nga gyrbeti vetem nje hall kan si te futen kredi te blejne nje kerr 50 000 euro edhe te vuajne pasojat per 15 vjet veq me shit mend dy jave ne kosove.
 
Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Nuk do të jetonin kurrë në Kosovë

Ose me marr kerr te forte me qira dhe me u fry rrugeve te Kosoves mos po e bejne ndonje femer mendjelehte te bie ne kthetrrat e tyre!
 
xhebrail1

INTERIST
Titulli: Nuk do të jetonin kurrë në Kosovë

Ose me marr kerr te forte me qira dhe me u fry rrugeve te Kosoves mos po e bejne ndonje femer mendjelehte te bie ne kthetrrat e tyre!
Krejt kollaj edhe e martojne ndonje femer qe dikur e kem pase ne ketu me RENT pa pare goxha do muj
 
Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Nuk do të jetonin kurrë në Kosovë

Shume e dua Kosoven dhe me padurim priti diten te kthehem dhe te jetoj aty.

Nuk mendoj jeten gjate jasht vendit, sepse Vendlindja me dhuron driten edhe kur dielli mungon... Kosova ime e dashur.
 
Ultraviolet

Love me like my demons do ☻
Titulli: Nuk do të jetonin kurrë në Kosovë

Sa delikat qe jeni dhe ju lol
sguxon robi te japi nje mendim personal se direkt 'prekeni'
 
xhebrail1

INTERIST
Titulli: Nuk do të jetonin kurrë në Kosovë

po jemi delikat se nuk e shesim shtetin me fara te lulediellit ne pazar
 
Elushe

Vogëlushe
Titulli: Nuk do të jetonin kurrë në Kosovë

Ne fakt jane kthyer shume me te rinj ne Kosove sesa ne Shqiperi.
 
xhebrail1

INTERIST
Titulli: Nuk do të jetonin kurrë në Kosovë

Ne shqiperi egziston edhe ai prizmi ata edhe per te mos u kthyer mjafton ju jepe nje social edhe nuk quhen me shqiptar sepse vetem te leket kan mendjen edhe une mendoj per lek po ama te pakten mendoj nje metode qe nuk me shtin te shes kombesin per nje cope dokumenti
 
KENT

Anëtar i ri
Pe: Nuk do të jetonin kurrë në Kosovë

Sa keq per KOSOVEN. Ne kete nga SHQIPERIA jemi mrekulli fare i 2/ti mbas Gjermanise ne EUROPE.
lol lol lol lol Njesoj jane dhe Shqiperia dhe Kosova ska ndryshim persa i perket RINISE, mos them qe jemi me keq se ju Kosovaret
Per rinine.
 
Elushe

Vogëlushe
Titulli: Nuk do të jetonin kurrë në Kosovë

Ne shqiperi egziston edhe ai prizmi ata edhe per te mos u kthyer mjafton ju jepe nje social edhe nuk quhen me shqiptar sepse vetem te leket kan mendjen edhe une mendoj per lek po ama te pakten mendoj nje metode qe nuk me shtin te shes kombesin per nje cope dokumenti
Kjo sepse shqiptaret e Shqiperise kane qene me te izoluar se ato te Kosoves Xhebrail. Nen Jugosllavi, Kosova gezonte liri udhetimi ndersa ne Shqiperi kush iku "fshehurazi". Lidhur me leket, jane te embel ata te shkrete, ja çdo mengjes zgjohemi e shkojme ne pune pikerisht per ato lek te thata...e tille eshte bere bota, nuk u be keshtu nga shqiptaret e Shqiperise. Pastaj, ka plot qe jane ambasadore te shqiptareve jashte trojeve shqiptare edhe çdo dite e krenojne kombin tone.
 
ricky_ch

******
Pe: Titulli: Nuk do të jetonin kurrë në Kosovë

Kuj po i han per keta klloshar a jetojne a nuk jetojne ne Kosove.
Kur behen si te huaj e nuk jan te huaj as shqiptar ngelen sikur romet .
Edhe mjafton te dalesh nje mbremje ne kosove ne ndonje diskotek edhe sheh te rinjet nga evropa se cfare civilizimi kan hahha me shume ngjajne me palaco se sa me nje rini normale

Xhebrail,

sjellja e këtyre të rinjve dhe në përgjithësi edhe disave më të moshuarë,
dhe kthimi të jetosh në vendlindje kanë dy arësye të ndryshme.
Kthimi i çdo njërit nga ne është i kushtëzuar me situatën ekonomike,
e cila poashtu ka qenë edhe shkak për ta lëshuar vendin.
S''ikur nesër të më ofroheshin edhe 10 % të asaj çfarë fitoj këtu,
në vend do të isha kthyer. Sa i përket dashurisë, edhe unë e dua
vendin tim, por barku zbrazët nuk jetohet.
Nejse, deshta ta lidh edhe me kthimin e të rinjve, se edhe kthimi i tyre
është ngushtë i lidhur me situatën ekonomike. Edhe në Kosovë e Shqipëri
kot do të ishte që të kenë te rinjtë me çka të merren, deri sa në anën tjetër
xhepat e zbrazura t'i kenë.
Për ta përfunduar, muhabetin, derisa në vendlindje ende të ekziston
tendenca se si të gjindet mënyra të dilet jashtë, nuk do të kthehe
askush, përveç disave që kanë bazat shumë të forta ekonomike.

Kurse, më të civilizuar të shiten ata që dje kanë ardhur në perëndim
dhe kanë bërë 2 banka në xhep, dhe kujtojnë se kanë punë me Zotin.
Pra, janë të njëjtit që kanë qenë deri dje në Kosovë, por kanë fituar
një vizë B nga martesa, dhe sillen si ai morri i cofët, që ka harruar
se cilët ishin dhe nga vijnë. Nga kjo, njeriu mund të sjell vetëm edhe konkluzionin
se duhet poseduarë dije edhe sa i përket asaj si të sillesh me lekun.
Zakonisht, ai që ka qenë fukara në kokë, kujton se pasuria është në xhep!
 
xhebrail1

INTERIST
Titulli: Nuk do të jetonin kurrë në Kosovë

Rick ch

Nuk eshte problemi se kan ikur apo nuk kthehen fundja eshte ceshtje personale e tyre po kur vine edhe behen me gjerman se gjermani kjo me bene nervoz ,kan pare prespektiven e tyre atje edhe kush eshte gjind ne perendim edhe i flasin femija shqip hallall i bofte zoti se me veper patriotike bene ai se shume shqiptare qe han e pine ne kete vend te varfer po gjith diten mallkojne pse nuk jan diqka tjeter me kombesi.

Atedheu mbi te gjitha edhe sbesoj se kam me pas respekt ndonjehere per ndonje shqiptar qe mohon veteveten sikurse rasti i sportistave shqiptare qe e duan popullaritetin nder shqiptar po ama ju duken zviceranet rang me i nalt se ne shqiptaret...

Presim Tetorin te ju japim leksion se shqiptar nuk bohesh po lind...
 
xhebrail1

INTERIST
Titulli: Nuk do të jetonin kurrë në Kosovë

Kjo sepse shqiptaret e Shqiperise kane qene me te izoluar se ato te Kosoves Xhebrail. Nen Jugosllavi, Kosova gezonte liri udhetimi ndersa ne Shqiperi kush iku "fshehurazi". Lidhur me leket, jane te embel ata te shkrete, ja çdo mengjes zgjohemi e shkojme ne pune pikerisht per ato lek te thata...e tille eshte bere bota, nuk u be keshtu nga shqiptaret e Shqiperise. Pastaj, ka plot qe jane ambasadore te shqiptareve jashte trojeve shqiptare edhe çdo dite e krenojne kombin tone.
Mendoj se e vetmja e mire qe ka bo komunizmi eshte qe eshte munduar te ngjalle atedhedashurin nder shqiptaret e shqiperise qe me duket se nuk ja ka arrit as 5%.
Nuk ndihem mire kur e them po ama realiteti eshte i tille ,mjafton kronika e zeze e kesaj vere edhe te kuptosh se sa pak duhet ateedheu ne shqiperi.
Ne kemi pas te drejt udhetimi eshte krahasim banal se 90% te shqiptareve kan bere dokumentet ne te zezen ne vendet e perendimit.
Me mire te te ndale polici kur je me familje te te thote pershendetje ose si ne kohen qe ne e paskem pas me lehte kur te ka nxjerr nga dritarja edhe te ka rreh ne prani te gjithe antareve te familjes.
Jugosllavia i ka maltretuar shqiptaret ne menyren me te keqe te mundeshme do te doja ti nderronim rolet ti kishit ju disa kohe regjimet serbo jugosllave e pastaj do e kuptonit se ne krahasim me regjimin jugoslllav enever hoxha ka qe4n djep demokracie.
 
Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Nuk do të jetonin kurrë në Kosovë

Le te mbajne qetesi pra :p
 
xhebrail1

INTERIST
Titulli: Nuk do të jetonin kurrë në Kosovë

|Une per vete kam fituar burse per austri edhe nuk do tr qendroj ne austri sepse duad te jap kontributin trm,,,
Se shumenjerez e mendoje se evropa eshte eshte parajse sepse shumice e shiptareve bejne punet me te flliqta atj....

MEMEDHE QUHET TI+OKA KU ME KA RENE KOKA
 
Didi

C'est la vie.
Staff member

Te isha une si ty do e kisha kapur me vrap kete mundesin qe te kane dhene,
Austria ja vlen. Ai qe do e jep dhe kontributin e tij dhe neqoftese eshte jasht..
 
Dying_Poet

Anëtar i Nderuar
Titulli: Nuk do të jetonin kurrë në Kosovë

Keto jane opinione emigrantesh ?! Opinione te njerezve qe nuk jetojne me realitetin vendas, qofte Kosove, qofte Shqiperi. Si i thone "Guri i rende ne vend te vete", nuk i heq asnje presje kesaj shprehjeje popullore, problemi lind kur nuk ka bazamemt (vend)... Insuficencat i krijon shteti , politika dhe perqasja me zhvillimet globale. Komunizmi e shkatroi nacionalitetin dhe dashurine per atdheun, duke izoluar mendjen dhe duke ushqyer urrejtjen per vendet e tjera. Ne kete aspekt, Shqiptaret, duke humbur bazat e jetes ( ekonomi, kulture, dije ) , humben edhe lluksin e nacionalizmit dhe te atdhedashurise. Nese shikojme boten, vendet me nacionaliste jane ato me demokratike e me te lira. Peshen me te madhe e ka arsimi, qe ketu fillon calon rinia Kosovare e Shqipetare, zero absolut, kjo ka sjell largimin e te rinjve. E pasi largohen dhe edukohen me nje filozofi qe nuk pranon "roberi intelektuale", korupsion e padrejtesi, pse duhet te kthehen ? Per tu martirizuar ? Kthimi eshte bere mjaft i veshtire ne nje vend pa "ekuilibra hormonal", duhet nje pike nisje ne cdo grafik zhvillimi, pra 1 pike zero, deri atehere duhen bere "kurban" shume breza, deri sot kahu i shigjetes se zhvillimit vazhdon ne drejtimin negativ dhe une kam vendosur te iki :)
 
Last edited:
Top