Nje shkodrane shoqëruese e parë e Miss Karolinës së Jugut

alfonci

Veri investigatio
Një vajzë me origjinë shqiptare është shpallur shoqëruesja e pare e Miss Karolinës së Jugut. Bëhet fjalë për bukuroshen 18 vjecare me origjine nga shkodran, Britani Pjetraj. Studente e vitit te pare ne mjekësi, ajo është vajza e lejtnant kolonel, Valter dhe Suzane Pjetraj, te cilet jetojne ne Capin te Karolines se Jugut. Konkursi ne fakt eshte zhvilluar me 16 gusht 2008 ne ishujt Parajdajs ne Bahamas. Pjetraj është shumë e apasionuar pas punës vullnetare dhe bamirësise.

Ajo gjithsesi ka ndjekur shtatë shkolla të ndryshme gjatë nëntë viteve. Dashuron fotografinë, notin, sportin, por edhe vlereson fene e saj familjen dhe miqte. Ka arritur qe të mbledhë gjithsej 24 000 dollarë në një fushatë në shkollën e saj në ndihmë të komunitetit Capin ku ajo jeton. Britani ende nuk është specializuar, por synon që të bëhet kirurge ortopede ose dermatologe dhe në të ardhmen pasi të përfundojë shkollën të ketë një klinikë private mjekësore.

ballkanweb

* Shkoni tek linku i meposhtem per info me te detajuara dhe foto te Britani Pjetraj.

->Pageant Update - Brittany Pjetraj, Miss South Carolina Teen USA 2008

METi

-=EdoLorEli=-
Unë për vete nuk do t'i kisha prezentuar në forume apo web-faqe Shqiptare këta persona që s'kanë respekt dhe dashuri për vendlindjen apo prejardhjen e tyre. Askund nuk shkruan që është me preardhje Shqiptare, emrin Brittany vajza e Walterit... Je i sigurtë që është Shqipe kjo.

Si gjithmonë alfonc lokalisti, s'thotë Shqiptare po Shkodrane LOL.
 
Ne shkoder nuk ka patur lokalitet apo ndarje zonash pasi nese nuk arrin shkodra te quhet shqiptare ateheran jemi ne tema te ndryshme. Gjithmone keni dicka per te kritikuar por flm, e vleresoj eshte dicka e mire.

ja me shume info per familjen e saj:

Vat Pjetraj

Eshte shkodrane, nuk thote qe eshte shkodrane sepse te gjithe ne amerike kane nje prejardhje dikush nje, dikush dy, dikush tre apo edhe me shume brezni qe kane ardhur ne amerike.

Shkoder locja, si zemer asht, noshta nuk e din hala :)
manej ca mos me dasht kur shef femna si kjo ma siper, apo ato miset qe ka nxjerr shkodra apo femnat e bukura qe ka edhe tesh aktualisht...mfal se noshta ske ken shkoder naj heran.

Gjithsesi, nese kjo ishte problem nuk duhej asesi te paraqitej ashtu sipas egzagjerimit tuaj por mund te pritet dicka e tillle prej tejet e shkove tuj.
 
Last edited:

Loqkaman, Shkodra ka qenë qyteti i parë në të cilin e kam vizituar në Shqipëri, edhe pse ka qenë vizitë e dhunshme pasi u detyruam të largoheshim nga Kosova gjatë luftës shkuam në Mal të Zi dhe nga Mali i Zi kemi shkuar në Shqipëri ose më sakt te pika kufitare e Hanit të Hotit. E di që ka vasha t'bukura e është qytet i bukur po Mitrovicës s'i afrohet se flen në ari :D.
Tani s'kam asgjë kundër me temën, si e ke kuptuar ti ai është problemi yt. Unë edhe vet jam lokalist madje i fortë. Gjithsesi tjera herë mos vlo, se në temat që hapi unë mundohesh të kapesh për fijeve më të holla dhe të gjesh gabime apo edhe të kritikosh.
Tash spo di as cfarë mendon kur thua "Pritet prej teje e shokve tuj"
Gjithsesi mbetesh i përshëndetur.
 
krutonja

Anëtar Aktiv
Unë për vete nuk do t'i kisha prezentuar në forume apo web-faqe Shqiptare këta persona që s'kanë respekt dhe dashuri për vendlindjen apo prejardhjen e tyre. Askund nuk shkruan që është me preardhje Shqiptare, emrin Brittany vajza e Walterit... Je i sigurtë që është Shqipe kjo.

Si gjithmonë alfonc lokalisti, s'thotë Shqiptare po Shkodrane LOL.
Per cfare respekti e ke fjalen? Pretendon qe kjo vajza, 1/4 shqiptare, e lindur dhe e rritur ne South Carolina me prinder jo shqiptar te kete dashuri per nje vend per te cilin i fliste gjyshja apo gjyshi para se ta zinte gjumi?

Ndersa une nuk do ta quaja kete vajzen shqiptare. Te qenit shqiptar/e eshte nje menyre jetese, jo vetem nje trashegimi. Fundja, cfare eshte gjaku?
 
Eliza Dushku poashtu ka lindur në Watertown Massachusetts, mirpo ndjehet shumë krenare me prejardhjen e saj, madje kohëve të fundit ka bërë edhe një tattoo me shqiponjën dykrerëshe në qafën e saj, pastaj motrat Malota gjithashtu kanë qenë në Prishtinë dhe të vetmet fjalë Shqip që i dinin i thanë në Gjuhën Shqipe, "Jemi krenare, që jemi Shqiptare". Gjithsesi edhe nëse jam gabim mbetet mendim i imi ky.
 
Prejardhja eshte dicka tjeter, dhe te kesh kombesine, te jesh aktualisht shqiptar/e eshte dicka tjeter. Dhe kushti numer nje per mua qe nje njeri ta quaje veten shqiptar eshte te dije gjuhen shqip.

"Atdheu eshte mbase, para se gjithash, gjuha."~ Rozhe Marten dy Gar

Me te vertete qe Eliza Dushkut, here-here, i pelqen te kthehet tek rrenjet e paraardhesve te saj, por s'do ta quaja Shqiperine atdheun e saj.
 
DEVIL HAND

Anëtar Aktiv
Nuk esht e vetmja shkodrane qe shkelqen ne amerik .. rrespekte shkodres jan 1sha :)
 
Jetmira

Banned
Shqiperia ka vajza shum te bukur,por askush nuk i vlereson pasi askush ska deshir qe kuroren ta marr nje vajz nga nje vend i vogel.
 
Tiku

Fire on Ice...
Staff member
Drejt me thene kemi vajza te bukura... dhe me sharm. Ketu ku jam une keto amerikankat vishen si katundare e nuk e mbajne shume veten.
 
Aver

VIP
Malesia e madhe, duke e perfshi pjesen qe sot eshte ne Mal te Zi, kane femra te bukura dhe shtatgjata.
 
Top