Një Porosi e Kohës

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Një Porosi e Kohës


Sigurisht, edhe episodës së “apolitikëve” pro-helen do i vjen “The end”-i. Si duket misionarët e të lapalangjozuarëve akoma nuk kanë arritur ta kuptojnë dot se: “Shqiptari s’ha pulë të ngordhur” dhe se shumë shpejtë i zbulon konspiracionet qëllimkëqija. Sado që shpesh kemi qenë –e jemi- tolerant ndaj depërtimit të të huajve dhe asaj që ata artikulojnë në vendet tona, prap nuk lejojmë që i huaji të jetë superior në odën tonë. Shumë prej intelektualëve shqiptarë iu drejtuan drejtpërdrejt Janullatosit duke i thënë se shqiptarët nuk janë në letargji që të mos i vërejnë laletët e tij bashkëpunuese me shqipfolësit në misionin e tyre kolegjial kundër kombit shqiptarë. Në fillim e shpallën irracional këtë pohim grekët, apo thënë më mirë përfaqësuesi i tyre në Shqipëri Kolonel Anastas Janullatosi dhe kolaboracionalistët që iu kishin bashkangjitur atij për të asimiluar popullin shqiptarë. Kështu vazhdoi deri sa u demaskua konzervatori i njohur, Ilirjan P. Papa (Albo), nga Permeti, i njohur për “shpalosjen” e ideve të Pashko Vasës, mbase si “pasues” i flakët i tij që është, ai forumin e tij të ashtëquajtur “Forumi Shqiptar” e ka mbushur me: “Mos shikoni kisha e xhamija” edhe pse këtë thënie Pashko Vasa ia ka adresuar orthodhoksëve të atëhershëm, kisha e të cilëve ishte bërë stacion i antishqiptarëve që vepronin në asimilimin e shqiptarëve. Historija po përsëritet, misioni antishqiptar po kthehet, Janullatosi grek me miqt e tij të dashur si Ilirjan Papa, akoma po veprojnë nën hijen e shtetit Shqiptarë kundër kombit tonë. Dalin lapërdharët si Janullatosi e na tregojnë neve se ç’farë identiteti kemi, apo nuk dijnë se si të thërrasin në ideologjinë e tyre kundër popullit shqiptar (që shumica janë) me besim Islam, fillojnë të këndojnë këngë që u ka skaduar afati (edhe pse janë prodhuar ilegalisht) që “të bëhemi shqiptarë”!” اudirat nuk paskan të mbaruar, grekët na paskan mbetur të na tregojnë se çka jemi dhe çka duhet të jemi, apo ndoshta “na njohin më mirë”, ngase hipokrita si puna e këtyrë të lartëpërmendurve ka pasur gjithënjë brenda në mesin e popullit tonë, dhe prej A e deri në Zh të dhënat “autentike” ua kanë "dhënë" grekëve, duke ia bashkangjitur edhe falsifikimet e demagogëve me emra shqiptarë, dhe tashti dalin egërsirat greke të Trojës dhe na mbajnë “leksione” për kombin e shtrenjtë shqiptarë!!!


Demagogjija e këtyre hipokritëve nuk mbaron, porse ecën tashti me një tempo akomë më të shpejtë. Arritën deri aty këta helenë që në qytetin ku para 120 vite u hap mësonjtorja e parë shqipe –të fusin falsitetet-, (që) fëmijët shqiptarë të mësojnë se Jugu i Shqipërisë na qenka Greqi, dhe çka është “çudija” (?!), këto mësime janë (para) aprovuar nga Ministria e Arsimit në Shqipëri. Këta shqipfolësa, a mos vallë menduan se kombi shqiptarë është substrat me atë grek, që bënë këtë turp?! Albo, mos harro atë që ka thënë Sendali se: “Nuk jam i sigurt se a mund t’i dua në jetë dy gra, por jam i sigurt se nuk mund t’i dua dy atdhe”, dhe dije se injoranca e ngushtë e Kolonelit grek nuk do mund të arrijë kurë që në mesin e popullit shqiptarë të aktroje skenare helene antishqiptare. Të favorizosh, të përkrahësh, ta ngritësh, t’i bësh reklam, të thërrasësh për, dhe ta stolisësh me fjalë miradije e ta shpallësh “Apostull të shqiptarëve” personalitetin e një kryehelenit antishqiptar në Shqipëri, është tradhti ndaj kombit, dhe këtë e bën ti me kolektivin tënd.


T’u bëjmë sabotazhë këtyre tradhëtarëve, është pjesë e mësimeve që na lanë të parët tanë. Mos harroni, Gjergj Fishta ka thënë: “Kujdes nga shkau, kujdes nga greku, kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN”! Pra, kujdes nga Serbijo-viçat e gardat Car Lazare, kujdes nga kolonel Janullatosi dhe këlyshërit e tij shqipfolës, kujdes nga Ilirjan Papa dhe grupi i tij i forumeve, të cilët përkrahin grekun dhe bashkëpunojnë me të. Të dashur bashkëatdhetarë, dijeni se: "Një zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë" prandaj: "Ruajeni atdhenë si shqiponja folenë" dhe mos ia ktheni shpindën sikur këta të shitur, që kanë devijuar për lekët e Janullatosit. Le ta dinë të gjithë këta tradhëtarë se: “Nuk e braktis atdheu njerinë, por njeriu atdheun”, prandaj o Ilirjan dije se: “Kush nuk i takon atdheut të vet, nuk i takon as njerëzimit”. Me mërzi duhet t’a citoj fjalën e madhe të Faik Konicës se: “Nëse ka kush do t'i bëjë keq Shqipërisë, janë vet shqiptarët”.

Nga Mirsim N. Maliqi


gk.net
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Violetta ,u be kohe qe ste kemi pare ktej. :)
Uroj tjesh mire e te dukesh.
 
Top