Një pikturë e Caravaggio shitet para se të dalë në ankand

Frank

No Love Lost, No Love Found!
aa-131-566x420-1-606x450.jpg

Piktura “Giuditta e Oloferne”, e mjeshtrit të madh italian Caravaggio, që pritej të dilte në ankand të enjten në Tuluzë, iu dha me një marrëveshje të përbashkët një blerësi të huaj, njoftoi sot shtëpia e shitjeve “Labarbe”.
“Piktura, e vlerësuar mes 100 dhe 150 milionë euro, do të largohet nga Franca”, thotë në një komunikatë “Labarbe”.
“Kjo marrëveshje mbulohet nga një angazhim konfidencialiteti për sa i përket çmimit dhe identitetit të blerësit”, thekson shtëpia e ankandeve që kishte zbuluar këtë pikturë në një papafingo të këtij qyteti në jug të Francës.

Balkanweb.com
 
Top