• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Në Shqipëri “fitoi” vetëm Partia e Zhgënjimit

Në përfundim të procesit te votimit te 25 qershorit, përqindja totale e votuesve zyrtarisht arriti rreth 46%.

Në vitin 2013 pjesemarrja e votuesve shqiptare ne zgjedhje ishte 53.47 %.

Statistikisht, kjo e 25 qershorit rezulton pjesëmarrja më e ulët që nga 2001.

Qarku më i dobët ne rang repulike sipas te dhenave te KQZ ishte Vlora me 36.6% pjesëmarrje në votime.

Vlora është qarku ku kandidon edhe kryeministri Rama.

Per analistin Enver Robelli 25 qershori shpalosi qartë mosbesimin e thellë të shqiptarëve te klasa politike.

Në Shqipëri “fitoi” vetëm Partia e Zhgënjimit – shkruan Robelli.

Ai thekson se pas një çerekshekulli të betejave brutale për pushtet, të shoqëruara me krim e korrupsion, shqiptarët janë lodhur dhe po ia kthejnë shpinën politikës, por edhe vendit të tyre. Kjo është tragjike.

Zgjedhjet e 25 qershorit duhet të shërbejnë si thirrje për zgjim nga apatia.

Imazhi i Shqipërisë sot në botën perëndimore është i keq, si rrallëherë në historinë e saj bashkëkohore (me përjashtim të vitit të kobshëm 1997). Revista gjermane “Der Spiegel” në prag të zgjedhjeve shkroi se ato janë një test i pjekurisë në “Kolumbinë e Europës”: Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) e përshkroi Shqipërinë si një vend pa alternativë politike.

“Tituj të tillë e dëmtojnë rëndë imazhin e Shqipërisë në botë dhe për këtë përgjegjësia bie mbi të dy partitë e mëdha, por edhe mbi grupimin parapolitik të oligarkut Ilir Meta, të cilin Edi Rama e bëri president për ta hequr qafe nga betejat e përditshme për pushtet dhe brenda pushtetit. Zgjedhjet e së dielës në Shqipëri i “fitoi” vetëm Partia e Zhgënjimit. Shqiptarët “votuan” për këtë “parti”, sepse nuk po shohin dritë në fund të tunelit” – shkruan Robelli nder te tjera.

Per ate dhe shume vezhgues te ftohte te jetes politike ne vend, zgjedhjet e së dielës shpalosën mosbesimin e thellë të shumë shqiptarëve ndaj klasës politike.



Të dhënat zyrtare të pjesëmarrjes në votime për 12 qarqet

Berati 47.77% (në vitin 2013, 53.51%)

Dibër 54.9% ( në vitin 2013 59.75%)

Durrës 40.77% (në vitin 2013 50.13%)

Elbasan 44.49% (në vitin 2013 54.76%)

Fier 44.87% (në vitin 2013 54.94%)

Gjirokastër 46.5% (në vitin 2013 49.34%)

Korçë 48.65% (në vitin 2013, 54.28%)

Kukës 53.38% (në vitin 2013, 61.55%)

Lezhë 44.7% (në vitin 2013, 51.36%)

Shkodër 42.3% (në vitin 2013, 49.33%)

Tiranë 49.14% (në vitin 2013, 58.29%)

Vlorë 36.6% (në vitin 2013, 41.91%)

Përqindja totale 45.17% (në vitin 2013, 53.47%)

Dita
 
Top