Morthi !

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Ditët e ftohta të dimrit rishfaqin problemet me morthin. Ulja e temperaturave dhe rritja e nivelit të lagështirës në ajër, ndikojnë në rishfaqjen e dhimbjeve dhe enjtjeve, kryesisht të duarve. Për këtë arsye, sot po botojmë disa nga informacione rreth kësaj sëmundje, si dhe mundësitë për ta parandaluar dhe trajtuar atë.

Ku shfaqet morthi?

Gjatë ditëve të ftohta dhe me lagështirë, sidomos pas ndryshimeve të menjëhershme të temperaturave, rishfaqen problemet me pernione, ose siç njihet në gjuhën e popullit morthi. Personat e prekur nga kjo sëmundje, zakonisht vuajnë nga probleme me qarkullimin e gjakut në esktremitetet: Në duar dhe në këmbë. I ftohti me lagështirë bën që gjaku të tentojë të “tërhiqet” më tepër në organet e brendshme, për të ruajtur shëndetin e tyre dhe në këtë mënyrë, lëkura është më e ekspozuar ndaj të ftohtit dhe lagështirës, gjë që ndikon në shfaqjen e morthit.

Mënyrat e shfaqjes

Shenjat tipike janë enjtje e duarve dhe këmbëve, krijimi i njollave me ngjyrë të kuqërremë në të kaltër-zezë, dhe janë të ftohta në prekje dhe të enjtura. Në momentin që pacienti hyn në kontakt me një ambient të ngrohtë, shfaqet pruriti (kruarie) dhe dhimbjet e vendeve ku lokalizohet morthi. Zakonisht lokalizohet në pjesë të trupit që qëndrojnë për një kohë të gjatë të ekspozuara ndaj të ftohtit dhe janë të ndjeshme si: gishtërinjtë e duarve, këmbëve, por edhe në veshë e majën e hundës.

Si trajtohet?

Zakonisht përdoren kremra me bazë kortizoni me përdorim lokal, në rastet kur ka vetëm inflamacion dhe vitaminoterapi. Nëse shihet se shfaqen dhe lezione, duhet që kortikoidët të alternohen me pomada me bazë antibiotiku. Gjithsesi trajtimi varet nga mjeku specialist, i cili përzgjedh skemën dhe trajtimin e duhur.

Trajtimi më i mirë është parandalimi i saj.

Si parandalohet?

Morthi është më i lehtë të parandalohet sesa të trajtohet: Për këtë duhet të ndiqen disa këshilla të thjeshta në jetën e përditshme. E para sigurisht lidhet me mënyrën e veshjes: pjesët më të ndjeshme duhet të mbulohen për të qenë të mbrojtura nga i ftohti dhe nga lagështia. Duhet të vishen dorashka të ngrohta ose me material leshi, të mos mbahen këpucë të shtrënguara dhe të lagura, etj. Së dyti, rekomandohet kryerja e ushtrimeve fizike që ndikon në tonifikimin e enëve të gjakut. Aktiviteti fizik ndikon në gjithë aparatin kardiovaskular, duke përmirësuar funksionimin e enëve të vogla të gjakut, të cilat në këtë mënyrë bëhen më elastikë dhe nuk kanë tendencë të tkurren nën efektin e të ftohtit.

Rekomandimet për ushqim

Duhet të konsumoni ushqime të pasura me vitamina. Mjaft i mirë është beta karoteni, që ndihmon lëkurën të ruajë elasticitetin dhe tonifikimin. Vitamina E, ndikon në trajtimin e skuqjeve dhe vitamina C ndikojnë në ruajtjen e elasticitetit në muret e enëve të gjakut. Po ashtu këshillohet që personat që kanë shfaqur më parë këtë problem, që para se të nisë periudha e ftohtë të bëjnë disa ushtrime në darkë: të fusin duart në ujë të ngrohtë, pastaj në të ftohtë disa herë, sepse kjo ndikon në elasticitetin e mureve të enëve të gjakut. Masazhimi i duarve dhe vendeve ku është shfaqur morthi, ndihmon për të riaktivizuar qarkullimin. Nuk rekomandohet vendosja e borsave me ujë të nxehtë, sepse kontakti i menjëhershëm me një objekt me temperaturë të lartë mund të përkeqësojë situatën dhe të shtojë dhimbjen

/Wikipedia/
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Morthi !

Kurimi i Morthi-t në mënyrë natyrale



I ftohti i stinës së dimrit tek shumica e njerëzve sjell shumë probleme shëndetësore, por edhe probleme estetike të lekurës. Një nga problemet e shumëta është edhe morthi.
Morthi është një acarim i lëkurës së duarve dhe këmbëve që shkaktohet nga i ftohti dhe lagështira.

Shenjat tipike janë ënjtje e duarve dhe këmbëve, krijimi i njollave me ngjyrë të kuqërremë në mavi. Morthi lokalizohet kryesisht tek gishtat, te gjunjët, te hunda dhe veshët, me kruarje fillestare të rënda dhe dhimbje.
Për t'a parandaluar morthin i cili shkaktohet nga moti i ftohtë, ju duhet të vishni çorape të trasha, doreza dhe këpucë të ngrohta të përshtatshme për dimër. Në raste të veçanta te këpucët mund të vendosni taban termik. Veshët duhet t’i mbuloni me një beretë që t’ju mbajë ngrohtë apo me kufje të posaçme veshësh që ju mbajnë ngrohtë.

Por nëse duart tuaja janë të plasaritura dhe me morth ne ju sugjerojmë disa mjekime natyrale për të cilat mund të konsultoheni edhe me mjekun tuaj të familjes:

Përzierje bimore.

Ekspertët këshillojnë përzierje specifike bimore të posaçme për morthin, të pasura me taninë, resinë dhe vajra esencialë.

Speci i kuq.

ثshtë një ndihmës i shkëlqyer për qarkullimin e gjakut. Piperi i specit duhet të aplikohet në pjesët e prekura nga morthi, por kurrë tek ato të cilat janë të plasaritura ose të plagosura, për të mos rritur ndjesinë e djegies.

Rrepa.

Këtë gjë e kanë këshilluar gjithmonë nënat tona.
Dy janë zgjidhjet e mundshme: të fërkoni me një fletë rrepe pjesët me probleme ose në alternativë zhysni pjesët e prekura nga morthi në ujë me një çiban me disa feta rrepë.

Rrika.

Një ilaç tjetër natyral është rrika, me fletët e të cilës, ashtu si edhe me rrepat, mund të fërkoni pjesët të cilat i keni problematike nga i ftohti apo lagështira. Mund të përdoret gjithashtu edhe duke i fashuar fletët e rrikave mbi këto pjesë.

Lëng limoni.

Limoni është i mirë pothuajse për çdo gjë, madje edhe për morthin dhe plasaritjet.
Mes ilaçeve më natyrale për këto raste është ai që të lyeni gishtat e këmbëve dhe të duarve me lëng limoni.

Lëng selinoje për mjekim.

Ju duhet të zini disa gjethe selino në një gjysmë litri ujë për rreth një orë. Pasi të merrni lëngun e përftuar nga kjo zierje lëreni atë të ftohet dhe pjesët që i kini të prekura nga morthi lyejini dy apo tri herë në ditë.

Patatja.

Janë një nga “ilaçet” më të praktikuara për të lehtësuar skuqjet e shkaktuara nga djegiet e diellit.
Por janë edhe shumë të dobishme edhe në rastin e lëkurës së irrituar nga i ftohti dhe nga lagështia, morthi.
Aplikimi i tyre është shumë i thjeshtë: merrni feta patatesh dhe vendosini ato te pjesët me probleme: veprimi kurues do të kuptohet nga dalja e niseshtesë së zhardhokut në këto pjesë.

Vajra bimorë.

Masazhet e bëra te gishtat dhe pjesët e prekura nga morthi me vajra me bazë bimore mund të jenë shumë efektive. Kështu, ju mund të përdorni vajra aromatikë të përgatitur në shtëpi, për shembull me rozmarinë, nenexhik ose eukalipt. Por kujdes! Këto vajra nuk duhet të përdoren asnjëherë në rastin e plasaritjeve të lëkurës apo të plagëve.

Qepa.

Në mesin e përfitimeve të ndryshme shëruese të qepës është edhe veprimi i saj i vërtetë si “antibiotik natyror”.
Për të kuruar morthin ju duhet të merrni lëngun e freskët të saj, por gjithashtu mirë janë edhe fetat apo copat e qepës.
/albeu.com/
 
Top