Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Passion

Antarë i Respektuar
Titulli: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Eja eja me perqafo me mbeshtjell me krahet e tu e me pyt cf ka qe nuk shkon
Cf ka qe nuk shkon e dashur, me pyt pse jam keshtu, me pyt pse dua deshperimisht
te kem ne keto momente.
Por e di qe e vetmja pergjigje qe mund te marresh eshte nuk e di sepse, di vetem per cf kam nevoje e ajo gjeja je ti
Gjeja me e embel ne bote, qe me trazon shpirtin qe me merr me vete me qetesine e gurgullimen e nje uji
Nje mungese e tmerrshme ne keto dite qe me duket sikur kam boten mbi supe sikur Atlanti.
Sdua hijen tende afer, sdua as bojen e zeze ne te bardhe sepse ajo shuhet shkrihet, sapo te filloje te kalojne pak minuta i merr ajri si pluhur.
Dua zerin tend, dua mishin tend.
Me merr me vete kur nata behet e zeze, me ate mendafshin e yjeve me bej te fluturoj
dhe e di qe edhe vetem sikur te afrosh buzet e tua tek mua do ndodhe,
Sepse e di , sepse lekura ime aq etur per ty do te perpije ne 1 sek cdo emocion max qe mund te leshoje cdo por i nje trupi te nje njeriu.
Dhe ai casti magjik kur ti afrohesh me buzeqesh me perkedhel e mbyll syte une jam ne tjeter bote edhe Atlanti u clirua nga zingjirt e tij.
Cfare te bej per ty qe te zemren tende ta cpojne serish pika lumturie, cfare te bej qe zemra te ngrihet peshe e ti te ndjesh nevojen e patundur te jesh me mua cdo sekond.
Po me vanitesh zemer dhe me duket sikur po luan kukafshehti pas atyre mijra carcafeve te bardhe dhe i merr era.
Dhe une si nje femi qe akoma spo kuptoj cfare po bej te ndjek ty e sigurte qe pas cdo carcafi une sdo rrezohem sepse sido qe te jete ti do jesh afer meje e do me kapesh nga duart e do me mbash
E tani eshte ai mom kur kam nevoje deshperimisht per ty edhe sikur te jete vec prezenca jote edhe sikur te rrish si mur i heshtur une thejshte te dua.
E priste tek vendi i tyre.
Dy kollona prej nje guri shtuf me pore te medha ishin deshmitare te gjithe neteve qe takoheshin,ku neper pore fikeshin cigaret e tyre.
Askush s'preferonte te ecnin rrugeve te ndricuara.
:)
E perse ? :)
 

Vvetoni

Anëtar
E kam shkru para 3 viteve.

Ishin p'shtetun n'degë dy ashikë tvjetër. E puthshin shoqi shojn si me e puth foshnjën të dy syt` e ballit. E kish dalë fjala, se atje larg me nji vend kalimthi nëpër hijet e lisave, e me tvetmin ndriçim, prej xixëllonjave, aty kish lind dashnia.
Ish ma e amel se buzëqeshja qi rrez'llon ndër buzt` e foshnjës, ish pinjolle e Hanës, e sikur drapni që ri tuj ledhatue barin tuj e pre. Po! ish si freskia e amel, e butë, ish si vesa që për herë të parë lind, ish si andrra e nadjes, ish e heshtun, ish e mirë po sikur nana kur paska kenun vajz e re, ish si fshehtësi e brishtë, ish si me ia marrë zemrën deng-deng, si frezki që lulzon kandshëm, ish dashni.
 

Jetmira

🎧🎵💙
Mjaftojn disa fjale te trishta,
te kthejne pas kujtime te brishta.
I mbyll syte teksa e degjoj,
ditet e lumtura serish i kujtoj.
Ja dhe loti shfaqet n` sy,
krenaria na mbyti na t`dy.
Nata erdh perseri,
e serish n`vetmi.
Do nis serish dit e re,
e t`trisht do na gjej ne.
Kjo melodi e thejsht,
me kujton dashurine e humbur n`vjesht.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Eh, as kohet nuk shuhen i dashur,as kujtimet jo,ndoshta ne ju ikum stinve, ndoshta dhe njeri-tjetrit , shpesh dhe vetvetes.
Por prape ne nje tingull,ne nje note,ne nje frymarrje,apo buzeqeshje spontane,gjen cdo timber te mbetur ne kohe,cdo kujtim te plogesht apo te gjalle.
E di,ne kohe gjen cdo gje,vec ka nje problem,kur koha te na i mbyll dyert perfundimisht,me thuaj i dashur, ku do ti gjejme me pas grimcat ?!
Eh,...tani po iku nder tingujt e nje pianoje te vjeter,me prite ne udhtimin e rradhes,te nje timberi,buzeqeshje,apo lule delje. :))
 
Last edited:

Jetmira

🎧🎵💙
71919978_173080690404606_4400290257854005248_n.jpg
Sa here ndjehem e vetmuar,apo e harruar dal te shetis ne natyre.
Ndjehem mire kur shikoj perendimin e diellit ne lulishten tone te bukur.
Perendimi i diellit e zbukuron qytetin tone te vogel.
Ulem ne stol dhe qendroj me ore te tera duke shikuar pemet.
Ndjehem xheloze kur mendoj se natyra qendron e forte perballe stuhive,debores apo termeteve.
Eshte e pathyeshme,nuk eshte si ne njerezit qe thyhemi si puna e xhamave.
E adhuroj kte pamje,edhe nese eshte bosh perseri e adhuroj.
Nje pamje e tille te mbush me fryme,te ben te qete.
Natyra ime e bute,e brishte :):)
.............
 
Top