Mollët mos i lini bashkë me frutat e tjerë, ja arsyeja

Arfenilla

Themelues i Forumit



Vendosja e parregullt e frutave dhe perimeve është katastrofike. Nëse këto ushqime nuk ruhen siç duhet, ato prishen shpejt dhe kalben

Të gjithë e dimë se mollat duhet të mbahen të ndara nga frutat e tjera për shkak se ato janë të ndjeshme, dhe se një mollë e kalbur mund të "infektojnë" të gjithë shportën ose qesen, shkruan hr.n1.

ثshtë interesant se molla e pjekur mund të shkatërrojë një "kodër" me shalqi në qoftë ruhen në të njëjtin vend. Megjithatë, molla nuk është e vetmja që dëmton frutat e tjera.

Në këtë grup "të rrezikshëm" janë edhe dardha, kajsia, pjeshka, kumbulla, bananja, kivi dhe mango. Krejt këto fruta lëshojnë një përqendrim të lartë të etilenit dhe kështu ndikojnë në ngjyrë dhe lëngshmëri, e me këtë në fund edhe në cilësinë e frutave në afërsi të tyre.

Sa i përket perimeve, të ndjeshme ndaj etilenit janë patatet, bizelet, sallata e gjelbër, karrotat dhe brokoli.

Patatja është shumë e ndjeshme, kështu që duhet të mbahet në një vend të ftohtë, të errët, larg nga frutat e "dëmshme" dhe perimet, por edhe për të parandaluar mbirjen e saj.

Sa i përket kalbjes, frutat më rezistente janë vishnja dhe boronica. /Albeu.com/
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
U pa puna, duhen blere frigorifer te vegjel per cdo frute.
Nje frigorifer akulli me sirtar :p ahhahahahahah.

Per temen; s"merr robi fruta treg apo supermarket sa per krejt stinen,keshtu qe ato konsumohen brenda pak ditesh,dhe qendrojne ne nje shport.
Personalisht me pelqen dhe kam nje shport siper tavolines qe vendos te gjitha llojet e frutave qe blej,vendose e ndonjee domate siper,,me pelqen colori i tyre me duket nje cope "natyre", mbi tavolinen e guzhines.
 

Artin

Anëtar i Respektuar
Jam në pushim.
Sapo bleva 4 mollë dhe 3 banane, që i futa bashkë në një qese...
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Artini fryma e re anarkiste antistudime
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Po mir se shkrimi i dedikohet me shum mollave me shumic.e qe ruhen gjat dimrit..nuk flet per ato se i blejm ..

Dhe vertet eshte problem shqetsues se si duhet ruajtur frutet gjat dimrit.
 

Legally_Sweet

Gjelbërimi i mamit dhe i babit
Staff member
Yyy sa kam pa hëngër mollë. Të shkoj të marr 1 tani se ma shtuat nepsin.
 
Beni nje leng frutash nese si konsumoni per nje afat te shkurter ose embelsira e kshu as prishen dhe as i hidhni e harrxhoni para kot...

Sic thote e nje reklame ketu: Nuk do mund por do menyre ahahah :p (den thelei kopo,thelei tropo)
 

kitrra 123

plak gjufurrak
A bene me i lene afer pjeshkave? :qerpik:
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Mua me pelqen me shume Ftoi si frut....sidomos kur e hane te tjeret duke u mbllacit hahahahahha

Dmth per cdo frut i sirtar?...po sikur me ble ka 4 fruta per cdo lloj nuk do ishte me mire?
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Varet nga pjeshka, nese eshte me lesh apo pa lesh.
Ky postim eshte bere para dy oresh...
Uroj te jesh diku ku orari eshte tjeter se te zgjohesh ne mengjes me lesh ne goje :p
 
Top