Misteri/ 200 delfinë ngecin në breg

Hera

Moderatorë
Staff member
Misteri/ 200 delfinë ngecin në breg

Gati 200 delfinë u bllokuan në një plazh në një ishull, në brigjet e Afrikës Perëndimore të Martën.

Autoritetet në ishujt Cape Verde u kanë bërë thirrje ekspertëve spanjollë që të ndihmojnë në përcaktimin se pse gjitarët dolën vetë në breg.


wire-19014138-1569595335-781_634x437


Zyrtarët, banorët dhe turistët arritën të tërhiqnin disa prej tyre përsëri në det, 136 prej tyre ngordhën.

Edhe pse disa prej tyre arritën të riktheheshin në det, ekspertët thonë se ata mund të kenë ngordhur pak kohë më pas, për shkak të traumës.

Sipas shkencëtarëve, një ndër arsyet e daljes së tyre në breg mund të jetë çorientimi i drejtuesit të tufës, që më pas u ndoq nga gjithë të tjerët. Gjithsesi vijojnë ende kërkimet për të kuptuar fenomenin.


Panorama.al







 
Top