Mimoza Ahmeti

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Mimoza Ahmeti

NOCIONE TE SHKRETA

Nocione te shkreta,
Ne vetmi hapesire prej jush te perbere
Kaloj inerci bashke me ju
Ne hapesiren time te perbere prej meje
Si ne nje qytet ku sapo kane ikur te gjithe
………………………pergjithmone
me nje ndjenje absolute moskthimi
(gje e cila, e di, nuk mund te ngjase.)

Nocione te shkreta,
…te mbetura hava, jashte cdo lidhjeje
…nga shkaku i mjere dhe madheshtor
…qe une nuk ndjej me.

Shqise shqise
Shqise, o viktima ime e pare,
Prape u hape, prape po thith, e pastruar
Rikthehesh ne jete
Truri si nje djall te perdor
I yshtur per krim te pakapshem nga ligji
Shqise, o viktima ime e shenjte
Keshtu dhe sonte
E kthjellet
(o zot, sa e bukur je, kur e kthjellet je)
terheq e thith por s’permbushesh
asgje s’te pergjigjet, asgje s’te perket
dhe ty e dashur, prape te duhet te japesh
por sonte, as per t’i dhene kush s’te prêt
askush s’te do, o shqisa ime
dhe truri, ky djall magjik
tani po qan.
Dhe sa gjynah qe eshte
Kur qan nje djall!
 
Top