Mikrovala shkatërron vitaminat e ushqimit

Arfenilla

Themelues i Forumit
Mikrovala absolutisht shpartallon vlerën ushqyese të ushqimit, duke shkatërruar pikërisht vitaminat dhe fitonutrientët që parandalojnë sëmundjet dhe mbështesin shëndetin e mirë.

Për shembull, studimet kanë treguar që në brokoli madje 98 për qind të materieve ushqyese të rëndësishme për luftën kundër zhvillimit të kancerit shkatërrohen në mikrovalë.

Nxehtësia i shkatërron shumë lehtë, dhe gati të gjitha ushqimet e përpunuara në mënyrë termike përmbajnë më pak materie ushqyese.

Përveç kësaj, vitamina C, karotenoidet, antioksidantët dhe molekulat tjera si DIM në brokuli ose antocianinet në perimet dhe pemët e kaltra dhe purpurta shkatërrohen lehtë nën ndikimin e mikrovalëve që depërtojnë thellë në ushqim dhe e nxejnë në nivel qelizor.

Mikrovala e ngroh ushqimin në mënyrë të njëjtë por njëkohësisht e shkatërron në nivelin qelizor sepse i ngroh molekulat e ujit në qeliza. Me këtë rast vjen deri te dekompozimi molekular i vitaminave dhe fitonutrientëve.

Pas përpunimit në mikrovalë mbesin kryesisht kaloritë, fibrat dhe minerale e zbrazëta, ndërsa pjesa e madhe e vitaminave dhe fitonutrientëve janë shkatërruar.

Për dallim nga përpunimi në mikrovalë ushqimi i zier në avull mund të përmirësohet sepse disa materie ushqyeses bëhen më lehtë të shfrytëzueshme. /albeu.com/
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Titulli: Mikrovala shkatërron vitaminat e ushqimit

Eh ne fakt e demshme eshte ne kete drejtim shume.
As mua sme pelqen ta perdor,por ngapak e perdor sidomos dimrit.
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Titulli: Mikrovala shkatërron vitaminat e ushqimit

Une prandaj e hodha ne plehra se mu bo fiksim kjo pjesa. Edhe pse me ngroh ushqime te ndryshe duhet me perdor furren e pianuren ...me mire kshu
 

Soulmind

oNcE...
Titulli: Mikrovala shkatërron vitaminat e ushqimit

E shyqyr qe spaskam harxhaur lek te blej mikrovale :p
 
Titulli: Mikrovala shkatërron vitaminat e ushqimit

Mikrovala?Ca eshte kjo gjeja? :p
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Mikrovala shkatërron vitaminat e ushqimit

Se dija, te mbaron pune aq shpejt, edhe pse skam mikrovale po flas kot
thjeshte ngaqe me pelqen te shkruaj ne tastiere :p lol
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Mikrovala shkatërron vitaminat e ushqimit

Disa shkrim se kam lexu, thon se jan sh ,te demshme, sidomos nga ato Digital siq kam un ketu ne shpi..por ishalla nuk jan se un sh e perdor.
 

C3nI

Anëtar i Nderuar
Titulli: Mikrovala shkatërron vitaminat e ushqimit

Edhe une e perdori shume mikrovalen :mah:
 
Top