Mihal Grameno

CoNNecT

Administrator
Mihal Gramenoja është nga ata shkrimtarë të vitëve të fundit të Rilindjes që luftuan për çështjen kombëtare dhe me pushkë. Atdhetar i flaktë, ai solli në shkrimet e tij mbresa të drejtpërdrejta nga lufta e popullit tonë për pavarësi dhe, më vonë, për demokracie përparim. Lindi më 1871 në Korçë, në një familje me ndjenja atdhetare. Në vendlindje mori edhe mësimet e para. Ende i vogël, për nevoja ekonomike mori udhën e kurbetit, në Rumani. Aty u lidh me lëvizjen atdhetare dhe më 1889 u zgjodh sekretar i shoqërisë "Drita". Me vullnet dhe këmbëngulje punoi për të zgjeruar horizontin e tij kulturor. Botoi vjersha dhe artikuj në shtypin e kohës. Më 1907 ishte antar i çetës së اerçiz Topullit dhe luftoi pothuajse në të gjithë Shqipërinë e Jugut. Xhonturqit e burgosën disa herë. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe më 1912 në Shpalljen e Pavarësisë. Pas këtij viti mbrojti me forcë shtetin shqiptar.
Gjatë viteve 1915-1919 jetoi në Amerikë, ku bëri punë të palodhur në lëvizjen e atdhetarëve shqiptarë të atjeshëm. Përfaqësoi shqiptarët e Amerikës në Konferencën e Paqes në Paris.
Në vitet 1921-1924, si publiçist mbrojti idealet demokratike. Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit, i sëmurë, e i dëshpëruar, u tërhoq nga lëvizja shoqërore.
Vdiq në Korçë më 1931. Për meritat e shquara në dobi të atdheut, i është dhënë titulli "Hero i Popullit".
Veprimtaria letrare e Gramenos kap një çerek shekulli (1900-1925). Mihal Gramenoja është një ndër novelistët e parë të letërsisë sonë. Novelat e tij u hapën rrugën romaneve të para shqiptare. Ai shkroi novelat "Oxhaku" (1909) dhe po atë vit "E puthura" dhe "Varri i Pagëzimit". Tek "Oxhaku" dhe "E puthura" trajton çështjen e pabarazisë shoqërore si burim fatkeqësish në jetë. "Varri i pagëzimit" paraqet luftën e pamëshirshme që bëri kleri reaksionar grek kundër mësimit të gjuhës shqipe.
Në përgjithësi novelat e tij kanë natyrë sentimentale. Tek ato gjejmë përpjekje për të krijuar mjedise të besueshme shqiptare dhe personazhe nga klasat e shtresat e ndryshme të shoqërisë sonë të asaj kohe. Libri me kujtime "Kryengritja shqiptare" (1925) zë vend të veçantë në krijimtarinë e Gramenos. Në pjesën e parë flet për çetat kryengritëse, për luftimet dhe punën propaganduese të çezës së اerçiz Topullit, bën portrete të qëlluara luftëtarësh e njerëzish të thjeshtë të popullit. Në prozën e Gramenos nuk mungojnë edhe pjesë me nivel të kënaqshëm artistik, përshkrime dhe dialogje të gjalla.
M.Gramenoja ka botuar dy vepra dramatike: komedinë "Mallkimi i gjuhës shqipe" (1905) dhe dramën "Vdekja e Pirros" (1906), të dyja janë shkruar në vargje.
Komedia "Mallkimi i gjuhës shqipe" trajton luftën e atdhetarëve shqiptarë kundër klerit reaksionar grek dhe elementëve grekomanë; te "Vdekja e Pirros" trajtohet kthimi i Pirros fitimtar nga Italia dhe vrasja e tij me të pabesë. Veprat dramatike të Gramenos vuajnë nga fragmentizmi dhe mungesa e veprimit. Megjithatë së bashku me veprat dramtike të اajupit e të Fan Nolit, ato i çelën rrugën dramaturgjisë shqiptare. M.Gramenoja shkroi edhe vjersha të cilat i botoi më 1912, të përmbledhura në librin me titull "Këngëtore shqipe - Plagët". Bien në sy vjershat atdhetare që i kushtohen lëvizjes kryengritëse. Disa prej tyre, si: "Për Mëmëdhenë", "Uratë për liri", "Lamtumirë", me patosin kushtrues, u përhapën mjaft dhe u kënduan edhe si këngë:

Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë,
vraponi, burra, se s'ka me pritë!
Të vdesim sot me besa-besë
pranë flamurit të kuq që u ngrit,

Poezia atdhetare e Gramenos u bëri jehonë të drejtpërdrejtë ngjarjeve të vrullshme që do të sillnin Pavarësinë e Shqipërisë. M.Gramenoja është nga publiçistët në zë të Rilindjes e të periudhës që pasoi. Ai është cilësuar si një nga pamfletistët më të njohur të së kaluarës. Shkrimet e tij publiçistike u vunë drejtpërdrejtë në shërbim të çështjes kombëtare.
Drejtoi gazetat "Lidhja orthodhokse" (1909-1910) dhe "Koha" (1911-1926), me disa ndërprerje, dy nga gazetat më përparimtare të traditës. Bashkpunoi edhe me shtypin tjetër të kohës.
Në shkrimet e tij Gramenoja del si përfaqësues i anës më të vendosur e më demokratike të lëvizjes sonë kombëtare. Ai goditi ashpër jo vetëm pushtuesin osman, por dhe armiqtë e tjerë të çështjes kombëtare: klerin reaksionar grek e grekomanët, pseudoatdhetarët, feudalë të mëdhenj e borgjezë të pasur, të cilët i quan me tallje "syfete" e "honxho-bonxho". Nga na tjetër, ka besim vetëm tek vegjëlia, te populli dhe te roli i tij në fatet e kombit. Më 1912, ai shkruante: "Kemi besim te varfanjakët, dhe kjo opingë është shtylla dhe shpresa e kombit shqiptar".
Në fillim të viteve `20 zgjerohen pikpamjet politike të Gramenos. Në gazetën "Koha" ai boton artikuj me ide demokratike dhe propagandon ngjarjet e mëdha politike të kohës.
Një nga dokumentet më të shquara të gazetarisë e të lëvizjes demokratike të atyre viteve është artikulli "bashkim dhe përparim".
Shkrimet publiçistike të Mihal Gramenos shquhen për frymën popullore, për patosin luftarak, ironinë e sarkazëm therëse.
M.Gramenoja mbetet në letërsinë shqiptare, në radhë të parë, si publiçist. Shkrimet e tij dhanë ndihmesë në krijimin e novelës e të dramës. ثshtë ndër autorët e parë që solli në letërsi në mënyrë të gjerë, personazhe nga shtresat e varfëra të shoqërisë shqiptare.
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Titulli: Mihal Grameno

Për Mëmëdhenë

Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë
Vraponi burra, se s'ka me prit.
Të vdesim sot me besa-besë
pranë flamurit të kuq q'u ngrit.

Pranë flamurit, pranë flamurit,
me shpatë zhveshur shqipëtarisht,
Për dhen' e babës edhe të burrit
kemi me vdekur sot burrërisht.

E Drini plak me oshëtima
mbi Shqipërinë valët po dredh;
Tosk' edhe Gegë, si vetëtima
armikut bini se dita erdhi.

Ejani burra malit përpjetë
duke u betuar vdekj' a liri.
Se s'ka m'e ëmbël në këtë jetë,
kur vdes shqiptari për Shqipëri!
 

Morena

...Δʝɛя...
Titulli: Mihal Grameno

Lamtumire


(Këngë e kryengritjes)

Lamtumir', ju lë shëndenë
s'ardhi dita që të shkonj,
për liri, për mëmëdhenë
me gaz vete të luftonj.

Për lirinë, për lirinë
me gëzim kam un' me vdekur,
më s'duronj dot robërinë
se mjaft zemra m'është djegur.

Pushka m'është mëm' e dashur,
edhe shpata e çkëlqyer,
ati im këto ka pasur
me gjak të armikut lyer.

Shtëpi kam gunën e dhirtë,
malet, pyjet ku jetonj,
duke pritur nat' e ditë
armikun ta copëtonj.

Se rreh bora, shiu e breshëri,
këjo rrojtje s'më tmerron,
se ësht' e ëmbël si sheqeri
kur për Shqipëri lufton.

Vdekja kurrë s'më trëmb mua
si çdo tjatër njeri
se vdekjen e kemi hua,
po lum kush vdes për liri.
--------------------------------------
Uratë për liri


Merr uratën, bir, prej meje
edhe armët i gatit,
se erdh dita e shënuar
dolli ylli e na ndrit.

ثshtë ylli i lirisë
me të tjetër nuku ngjet;
Shqipëria kaqë shumë
këtë yll që po e pret.

Djemt' e saj le ta dëftejnë
kush mban emër shqipëtar
që s'ka kurrë me duruar
ta urdhëronjë një barbar!

Vdekje, djema, të kërkoni
për të shenjtënë liri,
se rrojtjen përse e doni
nënë zgjedh' e robëri?

Rrojtja pa nder është vdekje,
po një vdekje e pambuluar,
e kur vdes për mëmëdhenë
je i gjall', i paharruar.

Të gëzuar atëherë,
kur për juve do të mësojnë
që për mëmëdhen' u vratë
me këngë do t'u mbulojnë.

E do shkruajnë mbi varr
që ju vdiqët për lirinë,
pranë flamurit të kuq
e nderuat Shqipërinë.

A të kthyerë nga lufta
burrërisht ose plagosur,
nënat tuaj' me gaz shumë
u kanë për të qafosur.

E kurora trëndafilta
përmi krye do t'u ngjeshin,
edhe emrat do t'u rrojnë,
kurrë, kurrë të mos vdesin.

Andaj, bir, pa ndarë dua
përmbi armët të betosh
që i vdekur a i gjallë
kthehesh ti të më nderosh.

Si i dha uratën djali,
mori armët e betoi:
"Për lirin' e Shqipëris,
tha, do vdes", e fluturoi.
 
Top