Mesi vs CR7, kapitulli i ri i sfidës më të madhe të mijëvjeçarit

Frank

Shine like a star ne forme dielli!
mesi-cr7-675x450.jpg

“Messilandia” dhe “Cristiania” kanë tashmë një tjetër rekord të përbashkët, 600 gola secili, finale të fituara, “Topa të Artë”, por duket se “Pleshti” edhe njëherë ka shenjtëruar talentin e tij hyjnor. Leo, që ka fituar titullin e dhjetë në La Liga dhe gjysmëfinalen e parë të Championsit, ka rrumbullakosur shifrat.

Por “Messia” i futbollit ka një tjetër të dhënë në favor të tij, mesataren ndeshje/gol. Argjentinasi ka shënuar 600 gola në 683 ndeshje, Kristiano Ronaldo 600 golat e tij i ka realizuar në 801 ndeshje. Pa harruar që CR7 është 2 vite më i madh në moshë.

messi-vs-cr7-600x320.jpg

Pastaj është kapitulli kombëtare, një zonë ku superfuqitë e Leos duket se zbehen, pasi Mesi ende nuk e ka fituar një trofe të madh me Argjentinën, ndërsa CR7 ka arritur të çojë Portugalinë në majën e Europës në vitin 2016.

Balkanweb.com
 
Top