Mehmet Aliu qe themeloi Egjiptin modern

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Cili ishte Mehmet Aliu, fitimi i titullit Pasha i Misirit, qeverisja e vendit si dh lufterat e jashtme ne favor te Misirit

Ne boten kulturore dhe shkencore nuk jane raste te rralla qe personalitete te shquara te pendes krahas punes profesionale si vokacion te kene edhe ceshtje te tjera qe jane me interes te pergjithshem. Ne kete kategori padyshim ben pjese edhe Aleksander Xhuvani(1880-1961) i cili njihet me veprimtarine e tij kulturore dhe shkencore nga periudha e Rilindjes Kombetare. Ai studimet e larta filologjike i kreu ne Universitetin e Athines, ndersa ka dhene mesim ne shkollen e pare te mesme kombetare, ne Normalen e Elbasanit (dhjetor 1909), ne te cilen punoi ne periudha te ndryshme si mesues e drejtor. Eshte autor i njohur tekstesh shkollore, studimesh e veprash te rendesishme ne fushen e gjuhes shqipe, njohes i thelle i saj, i struktures gramatikore, i visarit leksikor, ndihmoi ne fushen e fjaleformimit dhe trajtimin e shume problemeve per kategori e ceshtje gramatikore, leksikografike, botimin e shume fjaloreve te shqipes etj. Me studimet e tij ai ndihmoi ne zbulimin dhe vleresimin e letersise se vjeter e asaj arbereshe.

Krahas botimeve profesionale A.Xhuvani opinionit shqiptare ne vitin 1921 i ofroi nje botim te vecante kushtuar Mehmet Aliut me titull "Jeta e Mehmet Aliut, Pashait te Misirit". Ky liber perjetoi edhe botimin e dyte ne vitin 1941, botuar nga Shtypshkronja "Luarasi", po ashtu si i pari me parathenie te vete autorit. Ndersa ne vitin 1999 ky liber botohet per te treten here, nga Shtepia botuese "Horizont" ne Tirane, por me titull te modifikuar "Shqiptari qe krijoi mbreterine egjiptiane", me parathenie te shkruar nga Irakli Kocollari.

Ne kete botim me vlere per nje personalitet te shquar shqiptar te shek.XVIII-XIX, autori lexuesve iu ofron te dhena njohese te cilat jane me interes per opinionin e gjere. A.Xhuvani sic ceket edhe ne parathenie kete punim e ka pergatitur ne saje te disa librave historike ne biblioteken e Kajros ku e ka botuar ne disa numra te gazetes "Shkrepetima", qe dilte ne Kajro ne vitin 1891. Duke pare se ne lidhje me kete figure te rendesishme shqiptare mungon nje botim i kesaj natyre ne gjuhen shqipe, autori e ka pare te arsyeshme qe ate te na sjell ne nje botim te vecante i cili per kohen ishte i pari i ketij lloji te opinionit dhe lexuesit shqiptar. Mehmet Aliu rjedh nga nje familje shqiptare te cilet jetonin ne qytetin e Kavalles ne Greqine veriore e cila ishte ne kuader te Perandorise Osmane, si te gjitha vendet e Siujdheses Ballkanike. Ai u lind ne vitin 1769 dhe vdiq ne Kajro me 1849. Ne kete botim ofrohen te dhena me interes per jeten dhe veprimtarine e tij, per familjen dhe rinine e Mehmet Aliut, arritjen e tij ne Misir dhe fitimin e titullit Pasha i Misirit, qeverisjen e vendit si dhe lufterat e jashtme te tij ne favor te Misirit.Nuk ka dyshim se te arriturat e tij me te medha eshte krijimi i shtetit te Misirit i cli edhe tronditi edhe Porten e Larte. Ai krijoi nje aparat shteteror modern e bashkekohor, duke krijuar nje ushtri nder me te aftat e kohes, aq sa permes aftesive dhe operacioneve luftarake mund te kishte shembur edhe portat e perandorise osmane. Vetem nderhyrjet e vendosura te Rusise dhe Anglise e penguan kete njeri nga kurorezimi i mundshem si hegjemon i ri i nje perandorie te re.

Strukturat e shtetit modern Egjiptian ishin aq te qendrueshme, sa ato i reszistuan jo vetem viteve por edhe dekadave, duke jetuar per gati nje shekull e gjysem nga koha qe ato i konceptoi dhe i ngriti k yreformatr i cuditshem. Dinastia e tij sundoi Egjiptin nga viti 1849 kur ai vdiq e deri me 1952, kur Faruku mbreti i fundit i ketij vendi u permbys.

Vepra e ketij reformatori te madh la gjurme te thella edhe ne shume fusha te tjera si bujqesi, kulture, arsim, mbrojtje, ndertimtari, politike, diplomaci etj. Ai pati leterkembim me shume kancelari te Evropes, njerez te shquar te asaj kohe. Interesante jane lidhjet e tij me boten shqiptare, sidomos me Ali Pashe Tepelenen, me komandante dhe ushtarake te njohur shqiptare ne Egjipt dhe Greqi. Leterkembimi dhe marredheniet e tij me ta jane ende te pastudiuara dhe fare pak te njohura.

A. Xhuvani kete monografi e botoi ne rinine e tij e cila eshte me vlera te padiskutueshme per kohen kur u botua, po iu mbetet studiuesve dhe hulumtuesve te tjere shqiptare qe te vazhdojne te hulumtojne per kete figure interesante shqiptare duke ofruar te dhena te reja qe do te jene me interes, sepse duhet pranuar se tek opinioni shqiptar eshte pak i njohur.

Librin "Shqiptari qe krijoi mbreterine egjiptiane" e botoi "Horizonti" Tirane 1999 dhe ka 70 faqe.

KOHA JONE
 

Attachments

Lauri

Donatorë
Mehmet Ali Pasha tërheq vëmendjen e arabëve

Mehmet Ali Pasha tërheq vëmendjen e arabëve

Udhëheqësi i Egjiptit me origjinë shqiptare ishte i dyti më i lexuari në “Wikipedia”

Mehmet Ali Pasha, shqiptari i cili u bë mbret i Egjiptit dhe që konsiderohet nga shumë si themeluesi modern i këtij shteti, duket se ka tërhequr së fundmi vëmendjen e së gjithë botës arabe, e cila është zënë në zgripin e tranzicionit në Egjipt dhe kërkimit për një model të mirë.

Sipas një studimi të kryer, lexuesit e enciklopedisë popullore në internet “Wikipedia” në gjuhën arabe, kanë lexuar para së gjithash artikullin mbi përmbysjen e regjimit të Hosni Mubarakut në vitin 2012 dhe në vend të dytë për nga numri i leximeve, është renditur pikërisht artikulli për Mehmet Ali Pashën. Studimi i “Wikipedia”-s u krye nga inxhinieri suedez Johan Gunnarsson, si pjesë e projektit “Wikitrends”. Artikujt më të lexuar në “Wikipedia” në disa gjuhë të rëndësishme u renditën nga më i vizituari deri te më pak i vizituari. Gjuha shqipe nuk është në listën e renditur.

Studimi vëren dallime të stërmëdha në interesat e popujve të ndryshëm. Anglishtfolësit këtë vit kanë lexuar artikullin e “Wikipedia”-s për “Facebook” më shumë se çdo gjë tjetër, ndërsa japonezët kanë lexuar artikullin për një aktore *****.

Hua Shan, mali kinez që konsiderohet si shtegu më i rrezikshëm në botë për ecje në mal, ishte në krye të leximeve të artikujve në gjuhën holandeze.

Renditjet e kërkimit zakonisht tregojnë edhe interesat realë të popullatës. Në gjuhën perse, artikujt më të lexuar ishin ato për Iranin dhe për Teheranin, por edhe artikuj mbi ****in, rrethprerjen femërore dhe homo****ualitetin ishin në listën e dhjetë faqeve më të lexuara të republikës islamike. Në gjuhën arabe, artikulli kryesor për Egjiptin zuri vendin e parë pasuar nga ai për Mehmet Ali Pashën. Ai ishte komandanti i ushtrisë osmane, i cili u bë sundimtar i Egjiptit më 1805 dhe nga shumë konsiderohet si “themeluesi” i shtetit modern.

Shqiptarët kanë qeverisur në emër të Perandorisë Osmane pjesë të mëdha të Afrikës së Veriut, përfshirë Egjiptin, Libinë e sotme, Sirinë e rajone të tjera, por Mehmet Ali Pasha konsiderohet veçmas të tjerëve, për shkak se modernizoi ekonominë dhe ndërtoi një flotë detare të konsiderueshme. Ai e filloi karrierën si një bylykbash, (taksambledhës) dhe e fuqizoi shtetin e Egjiptit përmes krijimit të një monopoli ekonomik, ku fillimisht vendosi taksa qëllimisht të larta, gjë që solli konfiskimin e tokës private dhe detyrimin e fshatarëve të shisnin prodhimet e veta te shteti.

Kjo i dha mundësi shtetit të rishesë prodhimet e fshatarëve në tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar, duke krijuar një buxhet të konsiderueshëm që shërbeu për reformimin e ushtrisë dhe ndërtimin e infrastrukturës. Brenda tri dekadash, ai arriti të ndërtojë një industri të rëndësishme në Egjipt dhe u kthye në problem për Britaninë e Madhe, e cila krijoi një aleancë ndërkombëtare dhe e shpartalloi flotën egjiptiane gjatë luftës për pavarësinë e Greqisë. Ai njihet edhe si personi që dërgoi shumë egjiptianë për shkollë në Europë, gjë që i dha themelin një lëvizjeje letrare në këtë vend.

Bota arabe është aktualisht në kërkim të një shembulli për të ndjekur pas rrëzimit të diktaturave laike në shumë vende, ku alternativat përfshijnë krijimin e shteteve islamike kundrejt krijimit të demokracive të bazuara tek ekonomia e tregut.
Burimi: g.shqip

 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Mehmet Ali Pasha tërheq vëmendjen e arabëve

Lauri sikur te mos ishe aq fetar do te admiroja punen tende je njeri qe bjen argumente qe o knaqesi me lexu kam mesu shume sende nga historia fale punes tonde por tu kisha lute te jesh pakez me objektiv cdo regjim i ka anet e erreta te veta te mos mundohem ta perziejme fene mes neve
 

Lauri

Donatorë
Titulli: Mehmet Aliu qe themeloi Egjiptin modern

Shpata me te cilen Mehmet Ali Pasha qeverisi Perandorin e tije ne Egjipt!

Ndoshta e vetmha relike armesh qe paten kryezotat shqipetar te koherave qe ndodhet dhe ruhet si amali ne duar shqipetaresh

Megjithe se shqipetarer nder shekuj nxoren figura historike qe bene emer ne bote , fatkeqsishte neper muzet apo arkivat shtetwrore nuk kane ne fonder e tyre margaritar te tille

Eshte nje nder qe te pakten shpaten e Perandori te Egjiptit e kane ne duar arnautet kjo koloni e vjeter shqipetare

Dhe kjo shpate eshte pikerishte ne duart e arnautit Mikut tone Dr Abdelkarim Kassem Alarnaout dhe ndodhet ne Liban

Para disa kohesh muzeu i Janines vuri ne ambjenret e tije nje arme te nje tjetei Pasha shqipetar. Aliun e Teoelenes , nga ku pati nje interesim te madhe nga turistet

Po shteti shqipetar c bene me te tilla vlera?
Asgje!
Jane duke u mare me kanabis , krime e maskaralkeqe ,

Nje dite me shorese se kjo shpat do te ekspozohet neper muzeumet tona , ku jo vetem turista por dhe brezate e rinje do te ken mundesin ta shohin dhe prekin njeren nga reliket e te famesmit
Mehmet Ali Pashes se Kavalles - Egjiptit
Thanks to Arnauts!
/اezar Ndreu
 

Lauri

Donatorë
Titulli: Mehmet Aliu qe themeloi Egjiptin modern

Moderatori i historise, mund ti bashkoje keta dy tema. flm
Mehmet Ali Pasha t
 

Lauri

Donatorë
Titulli: Mehmet Aliu qe themeloi Egjiptin modern

Shqiptari i Kavallës bashkë me toskët e tij ka hyre në histori me të bama largvajtëse.
- themelon dhe de-otomanizon Egjiptin
- themelon nji dinasti shqiptare.
- mposhtë sulltanin disa herë.
- kërcënon me asgjësim Perandorinë Osmane.
- mban lidhje të ngushta me Ali Pashë Janinën, kreatorin e entitetit të parë të pamvarun prej kohës së Skënderbeut.
- shkatërron sauditët.
- milicia arnaute e shpartallon reaksionin vahabist, tu i shkaktuar nji prej humbjeve me te renda ne histori.

 
Top