Mediat italiane e bëjnë fakt, Edi Reja trajneri i ri i Shqipërisë

Frank

Shine like a star ne forme dielli!
Në mungesë të zyrtarizimit nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, nga ana tjetër e Adriatikut vijnë zëra të tjerë sa i takon stolit të Kombëtares së Shqipërisë, konfirmime që vijojnë të konfirmojnë firmën e Edi Rejës në krye të kuqezinjve.
“Napolionline” e bën të sigurt firmën e Edi Rejas, mes ish-trajnerin e Napolit, Lacios dhe Atalantës, që sipas këtij portal, apo edhe mediave shqiptare pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme në krye të stolit kuqezi.

edi-reja-676x450.jpg

Sipas gazetarit italian Xhanluka di Marzo, të mërkurën pritet takimi final mes Dukës dhe Rejas, për të caktuar detajet e fundit të marrëveshjes mes trajnerit dhe presidentit të FSHF-së. Duka kërkon një kontratë dyvjeçare me teknikun e lindur në Gorica, ndërsa vetë Reja preferon një angazhim një vjeçar. Por gjithsesi, këto detaje duken lehtësisht të kalueshme.
Vetë presidenti Duka, në pëfundim të Asamblesë së Përgjithshme, e cila zhvilloi punimet e saj ditën e sotme, u shpreh se “ende nuk ka asgjë përfundimtare sa i takon trajnerit të ri” dhe se “me përfundimin e asamblesë, tashmë do të mund t’i përkushtohet çështjes së stafit të Kombëtares kuqezi”

Balkanweb.com
 

TiKu1

Antar Aktiv
Eshte ndonjecike i hajrit ky apo Pannuci 2? :D
 

Frank

Shine like a star ne forme dielli!
Ja te lexojme kta sportdashesit @MrCool dhe @imp4ct se une vetem kur hyn topi ne rrjete ja bej gooool ????
 

imp4ct1

Author of "Old but Gold"! All rights reserved.
Shume me i mire se Panucci, trajner me eksperience, ka drejtuar disa ekipe ne Serie A perfshire edhe Napolin. Une mendoj se ka per te bere mire tek ne.
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staff member
Kurse une bej tifo per arbitrin :p
 

MrCool

Simple
Trajner i mire, te pakten ka pervoje jo si ai palloshi Panucci qe si pervoje kishte vetem Livornon ne Serie C :p
 
Top