Mediat greke-Ramës: Harruat që ne strehonim shqiptarët si refugjatë?!


Deklarata e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria nuk do të hapë kufijtë për refugjatët nuk ka kaluar pa u komentuar në mediat greke.

Televizionet publike ERT3 dhe ERT kanë transmetuar pjesë nga emisioni “Top Story” me komentin: “Rama, duke parë që vendet fqinje po reduktojnë gradualisht hyrjen e refugjatëve, ka deklaruar se nuk do të lejojë që Shqipëria të bëhet një korridor i ri kalimi për ta”.

"Shqipëria nuk do të hapë kufijtë e saj ndaj refugjatëve”, është titulli i proqeveritares “Avgji”, që vë në dukje masat e rrepta në kufijtë me Greqinë dhe Maqedoninë.

“Mbyllim kufijtë. Nuk do shpëtojmë ne botën”, është titulli i artikullit që publikon e përditshmja “Ta Nea”.

Disa nga mediat greke i kanë rikujtuar kreut të qeverisë shqiptare kohën e 25 viteve më parë kur mijëra shqiptarë gjetën strehim në Greqi dhe në Itali.

Shekulli
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Mediat greke-Ramës: Harruat që ne strehonim shqiptarët si refugjatë?!

Ky Edvini spo ngop dot me buke kto qe ka ketu brenda kufije...do hap e kufijt te vijne te tjeret lol....ikni o njerez se skeni ca hani po erdhet ne Shqiperi
 
Top