Me ke tallet Drejtesia Shqiptare?

Malsi

Anëtar i Nderuar
image149.jpg

Drejtesia shqiptare nuk pushon se surprizuari! Targeti kryesor i nderkombetareve, politikes, mediave dhe opinionit publik, vijon t’i provokoje te gjithe. Vetem 1 jave pasi Ambasadori Amerikan Lu, permendi me emra konkrete te gjithe skandalet e drejtesise shqiptare, kjo e fundit, merr nje tjeter vendim. Sot deputeti Armando Prenga u kalua nga arresti me burg ne arrest shtepie nga gjykata e larte. Pa hyre fare ne thelbin e vendimit dhe pa e paragjykuar ate, pyetja e pare dhe thelbesore eshte a ka drejtesia shqiptare dy standarte? Armando Prenga akuzohej per armembajtje pa leje dhe 2 akuza te tjera. Ai akuzohej se kishte qelluar me armen pa leje ndaj perfaqesuesve te nje fisi tjeter. Per kete veprim, Prenga u kalua ne arrest shtepie.
Per nje akuze te ngjashme, por pa asnje te shtene u akuzua disa jave me pare edhe Ismail Morina, ngritesi i Dronit mbi stadiumin e Beogradit. Morina u gjet me dy pistoleta pa leje, por ai deklaroi se i kishte ato per vetembrojtje pas paralajmerimeve publike qe i ishin bere nga serbet. Morina s’i kishte perdorur kurre armet per ndonje agresion. Ai u denua te qendroje ne qeli edhe pse u kerkua te kalohej ne arrest shtepie.
Tani ose Prenga dhe Morina meritojne sipas ligjit te qendrojne te dy ne arrest shtepie, ose te dy ne qeli! Nuk mund te jene dy raste te ngjashme, te trajtuar ndryshe nga njeri tjetri. Shqiptaret shohin dhe befasohen, ndersa drejtesia vijon te provokoje ne menyren me skandaloze.
Ne fakt ky nuk eshte rasti i pare. Deri me sot, ne 10 vitet e fundit, gjykata ka denuar te gjithe perfaqesuesit e opozites te paditur nga pushteti dhe asnje njeri qe i takon partive ne pushtet. Per raste thuajse identike.
A ka frike nga ligji drejtesia shqiptare? Pergjigjen me mire se kushdo e japin perfaqesuesit e ligjit vete! Nuk pyesin per askend vec pushtetit, madje as per ligjin qe duhet te zbatojne!

opinion
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Titulli: Me ke tallet Drejtesia Shqiptare?

Me te ndershmit,se te korruptuarit si denon.
 

Soulmind

oNcE...
Titulli: Me ke tallet Drejtesia Shqiptare?

Me popullin dhe me kedo qe i do qejfi!
 
Top