MC Kresha vjen “N’Disko” (Video)

xhebrail1

INTERIST
Mc Kresha ka lansuar projektin e tij më të ri, videoklipin e titulluar “N’Disko”.

Videoja ishte paralajmëruar po thuajse dy muaj më parë, por mbase sezoni i ngjeshur i verës ka shtyrë ca planet e Kreshës për lansimin e saj.

Klipi, i realizuar nga Vissound Media, përmban sekuenca të koncerteve të Kreshës nëpër klubet anë e mbanë trojeve shqiptare.

Edhe ky projekt vjen nën ombrellën e produksionit PINT, që udhëhiqet nga Kresha dhe Lyrical Son. Kënga e fundit e Kreshës ishte pikërisht bashkëpunim me Lyrical, “Me Ta Pyl”, që rezultoi me shumë sukses.

Në vazhdim mund të përcillni videoklipin më të ri të reperit kosovar, “N’disko (t’shqiptarve)”. /Telegrafi/
[video=youtube;HbmuOP-xrtY]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=HbmuOP-xrtY[/video]
 
Top