Majlinda Kelmendi hyn në histori, merr medaljen e artë në Xhudo

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
“Rio 2016”, Majlinda Kelmendi hyn në histori, merr medaljen e artë në Xhudo


Majlinda Kelmendi ka hyrë në histori duke marrë edhe medaljen e parë të artë për Kosovën, por edhe personale në një Olimpiadë. Kelmendi mundi në finale italianen Odette Giuffrida, të cilës i shkon medalja e argjentë.

Sytë e gjithë opinionit sportiv në Shqipëri dhe Kosovë kanë qenë të drejtuar sot në Rio tek Majlinda Kelmendi, si sportistja me shanset më të mëdha për të marrë medalje të artë në Rio de Zhaneiro.

Xhudistja e cila provon Lojërat në flamurin e Kosovës ka mposhtur zviceranen Evelyne Tschopp pas vetëm 25 sekondash, duke realizuar fitoren e saj të parë në karrierë në një Olimpiadë. Majlinda tejkaloi rivalen me një manovër klasi që i dha suksesin me 'ippon'.

Fati i vendosi Kelmendit në çerekfinale me Kristan Lezhontil, xhudiste që kishte mundur kosovaren 4 vjet më parë në Londër. Majlinda sërish hasi në probleme të mëdha ndaj kundërshtares me ngjyrë, por përfitoi nga penalitetet në dëm të Lezhontil për të kaluar më tej.

Më pas Majlinda mposhti në gjysmëfinale xhudisten japoneze, Misato Nakamura.

/ Top Channel
 
Majlinda Kelmendi bën krenarë shqiptarët, fiton medaljen e artë në finale

Xhudistja Majlinda Kelmendi ka shkruajtur emrin e saj në historinë e sportit kosovar, pasi triumfoi me medalje të artë në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Brazil.

Kelmendi, ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët, pasi ajo ka shkruajtur historinë duke i ka siguruar Kosovës medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike në “Rio 2016”.

Xhudistja që përfaqëson Kosovën mposhti në finale italianen Odette Giuffrida, duke fituar kështu medaljen e artë historike.

Kelmendi siguroi finalen e madhe në “Rio 2016” në kategorinë deri në 52 kilogramë, pasi mposhti në gjysmëfinale japonezen Misato Nakamura.

Në takimin e parë xhudistja kosovare mposhti në më pak se 30 sekonda kundërshtaren Evelyne Tshopp.

Në sfidën e saj të dytë Kelmendi mposhti rivalen që i kishte shkaktuar disfatë në "Londër 2012", xhudisten Christianne Legentil.
Noa.al
 

C3nI

Anëtar i Nderuar
Titulli: Majlinda Kelmendi hyn në histori, merr medaljen e artë në Xhudo

Bravo Majlinda !
 

Vvetoni

Anëtar
Titulli: Majlinda Kelmendi hyn në histori, merr medaljen e artë në Xhudo

Khaaa shpresoj që këso lot kam me i pas veç për gëzime. Faleminderit Majlindë.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Majlinda Kelmendi hyn në histori, merr medaljen e artë në Xhudo

Majlind na bere me lot ni familje...

Lum kosova se te ka.:kis::kis:
 
Titulli: Majlinda Kelmendi hyn në histori, merr medaljen e artë në Xhudo

Fjala Kosove po degjohet sot gjithe boten.Historike ajo cka Majlinda Kelmendi ka arritur, e papershkrueshme, ngazellyese.

Imagjinoj efektin qe u ka bere serbeve lol
 

jana80

Super Moderator
Staff member
Titulli: Majlinda Kelmendi hyn në histori, merr medaljen e artë në Xhudo

Sa bukur kur permendet kosova,shqiperia per keto motive. Vertet i lumte!
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Majlinda Kelmendi hyn në histori, merr medaljen e artë në Xhudo

Urime dhe suksese me tutje... Eshte sukses per te, por edhe per gjithe Kosove, mbare popullin shqipetar...
 
Titulli: Majlinda Kelmendi hyn në histori, merr medaljen e artë në Xhudo

Urime!
Per mire na u degjofte "nami" perhere!
 

Legally_Sweet

Gjelbërimi i mamit dhe i babit
Staff member
Titulli: Majlinda Kelmendi hyn në histori, merr medaljen e artë në Xhudo

Hallall! :bravo:
 

Soulmind

oNcE...
Titulli: Majlinda Kelmendi hyn në histori, merr medaljen e artë në Xhudo

GO KOSOVO! GO HIGH! :)
Na perloti!
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Titulli: Majlinda Kelmendi hyn në histori, merr medaljen e artë në Xhudo

Urime!




Une e kam thene e them gjithmone;
Emrat Kosovar po pushtojne skenat muzikore botrore dhe jo vetem!
Ju lumte!
Vitaliteti i tyre shperthyes na ben krenar!
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Titulli: Majlinda Kelmendi hyn në histori, merr medaljen e artë në Xhudo

 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Majlinda Kelmendi hyn në histori, merr medaljen e artë në Xhudo

Te lumte per suksesin e nderuar...

Te uroj vazhdim keso arritjesh....
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Majlinda Kelmendi hyn në histori, merr medaljen e artë në Xhudo

Urime Majlindes ... & suksese ne te ardhmen .
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Majlinda Kelmendi hyn në histori, merr medaljen e artë në Xhudo

Bravo bisha shqiptare :)
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Majlinda Kelmendi hyn në histori, merr medaljen e artë në Xhudo





Fjalet jane te teperta
 

Passion

Super Moderator
Staff member
Titulli: Majlinda Kelmendi hyn në histori, merr medaljen e artë në Xhudo

Fituese nga shteti ma i ri sllav,me flamurin hibrid,me perfaqesuesa Halil Matosha.

Mundi i saj,sakrifica e saj,suksesi i saj ngelet per tu admiruar,e pergezuar.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Majlinda Kelmendi hyn në histori, merr medaljen e artë në Xhudo

Vazhdojme me Nora Gjakoven :knick:

Sapo fitoi ndeshjen e pare.

Vazhdojme tutje :yeah:
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Majlinda Kelmendi hyn në histori, merr medaljen e artë në Xhudo

A nuk ishte akuzuar kjo per dopim?
 
Top