Liga e Kampionëve, Bayern fiton ndaj Romës, CSKA mund Citin

cent

Banned
Bayern Munich ka mundur me rezultatin 2-0 Romën dhe është matematikisht mes 16 skuadrave më të mira të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e zhvilluar në “Bayern Arena”, e vlefshme për grupin E u vendos nga dyshja Riben- Gotze, nga një gol për secilën pjesë.

Rezultat surprizë ishte humbja e Manchester Citit përballë CSKA-Moskës në Angli. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 për rusët, heroi i të cilëve ishte Doumbia me dygoleshin e tij. City në pjesën e dytë për shkak të nervozizmit mbeti me 9-të lojtarë, pasi gjyqtari takimit ndëshkoi dy herë me karton të kuq anglezët. Fitore dhe kualifikim u regjistruan edhe për Barcelonën, PSG-n dhe Porton, ndërsa Chelsea barazoi ndaj Maribor në fushën e këtyre të fundit.

Ja rezultatet dhe kualifikimi për secilin grup:
Grupi “E”
Bayern Mynich-Roma 2-0
Machester City-CSKA 1-2
Renditja: Bayern 12 Pikë; Roma dhe CSKA 4 pikë, City 2 pikë).
Grupi F
Ajax-Barcelona 0-2
PSG-Apoel 1-0
Renditja: PSG 10 pikë; Barcelona 9 pikë, Ajax 2 pikë dhe Apoel 1 pikë
Grupi G
Maribor-Chelsea 1-1
Sporting Lizbonë-Shalke 4-2
Renditja: Chelsea 8 pikë, Shalke 5 pikë, Sporting 4 pikë dhe Maribor 2 pikë
Grupi H
Athletico Bilbao-Porto 0-2
Shaktar- Bate Borizov 5-0
Renditje: Porto 10 pikë; Shaktar 8 pikë; Bate Borizov 3 pikë dhe Athletico Bilbao 1 pikë.

/balkanWeb
 
Last edited:
Top