Levizja MJAFT!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Lëvizja Mjaft lindi si rezultat i një fushate katët mujore ndërgjegjësimi ndaj çështjeve kyçe që pengojnë zhvillimin social, politik dhe ekonomik të vendit. Ajo ka vendosur një standart të ri në sektorin e shoqërisë civile shqiptare. Visioni kryesor i Lëvizjes Mjaft! është krijimi i një Shqipërie të mirëqeverisur, me qytetarë aktivë, komunitete të forta dhe një imazh pozitiv në botë.

Lëvizja Mjaft! e ka parë të nevojshme që të zhvillohet dhe të veprojë në përputhje me një sërë vlerash esenciale, në mënyrë që të arrijë vizionin e saj. Parimet bazë të Lëvizjes Mjaft! janë: demokracia, qytetaria aktive, mundësia për ndryshim, komunitete të forta, shanse të barabarta, solidaritet, vullnetarizëm dhe forcë të pakundërshtueshme debati. Nëse ekziston kërkesa dhe pjesëmarrja e vërtetë qytetare, atëherë mund të arrihen një demokraci të suksesshme, një qeverisje e drejtë dhe rritjen e mirëqënies shoqërore. Kështu, misioni i Lëvizjes Mjaft! është rritja e aktivizmit qytetar, forcimi i ndjenjës së komunitetit, promovimi i qeverisjes së ndërgjegjshme dhe përmirësimi i imazhit të Shqipërisë në botë me anë të; (i) inkurajimit të pjesmarrjes qytetare në vendim-marrje duke monitoruar dhe ndikuar mbi politikëbërjen si në nivelin lokal ashtu edhe në atë kombëtar; (ii) promovimit të vullnetarizmit dhe përmirësimit të bashkëpunimit brenda komuniteteve; (iii) rehabilitimin e konceptit të protestës.

Lëvizja Mjaft! ka fuqizuar komunitetet në nivel kombëtar dhe ka nxitur kërkesat e publikut për përmirësimin e kushteve të jetesës. Shumë vëzhgues pajtohen me faktin që Mjaft! ka kontribuar në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë dhe ka vendosur standarde të reja të “modus operandi” të organizatave dhe grupeve të shoqërisë civile. Struktura e Lëvizjes Mjaft! gëzon një lloj fleksibiliteti i cili e lejon të përqëdrohet në çështje konkrete të ditës, si p.sh. zgjedhjet, problemet e mjedisit, krizat energjitike. Gjithashtu, kjo dinamikë veprimi vë në zbatim dhe çon më tej filozofinë e saj kryesore: luftën ndaj apatisë dhe promovimin e pjesëmarrjes qytetare.

Sot, Lëvizja Mjaft! është organizata më e madhe në Shqipëri, me mbi 8.000 anëtarë, më shumë se 1.000 vullnetarë, dhe me 18 degë në qytete të ndryshme, të cilat punojnë për monitorimin e qeverive vendore si dhe lobojnë për të mbështetur ndryshime në nivel vendor. Lëvizja Mjaft! u nderua me çmimin ndërkombëtar të përvitshëm të Kombeve të Bashkuara për Shoqërinë Civile në vitin 2004 (Vjenë, nëntor 2004).
 
Ndoshta kjo levizje eshte ngritur mbi bazen e parimeve te demokracis...por qe te mos preket nga politika nuk besoj,,,,misionaret e saj do infektohen nga politika e do heqin dore nga qellimi i organizates...ashtu sic beri shoku i tyre.
Gjithsesi une mendoj qe levizja mjaft eshte nje leve per te hyre ne rrugen e politikes!
 

Ce_moi

Member
Levizja mjaft eshte nje nga pjellat e Xhorxh Sorros. Mos u genjeni qe gjasme keta jane per te ndihmuar shqiptaret. Ai Veliaj eshte nje zagar i mire i Sorros per planet e tija.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
as un si besoj shume MJAFT-IT..sikur sdo nderhynin tek politika keta.e erdhi puna bene partine G99............gjasme me te ndershem....
 

con_uk

Anëtar i Nderuar
pse jo e kame hapur nje teme per kryetarin e ish mjafiti qe tani quhen G99shat ske qa te thuash me e thone vete jane 99sha por duan pak pushtet qe te behen 100sha
 

iLirjam

Banned
pse jo e kame hapur nje teme per kryetarin e ish mjafiti qe tani quhen G99shat ske qa te thuash me e thone vete jane 99sha por duan pak pushtet qe te behen 100sha
masi sjam une 100% ska me pas kurr tjeter.99nci aKa street-mirror.esht vetem NJA ma nelt se 99nc,nuk ka me mujt me dal kush kurr.

MAJE MEN.
 

con_uk

Anëtar i Nderuar
masi sjam une 100% ska me pas kurr tjeter.99nci aKa street-mirror.esht vetem NJA ma nelt se 99nc,nuk ka me mujt me dal kush kurr.

MAJE MEN.
erjon velija:p:p done me u be 100% se eshte 99tshe e di edhe shpresoj se nuk marrin pushtet behen 110tesha
 

iLirjam

Banned
erjon velija:p:p done me u be 100% se eshte 99tshe e di edhe shpresoj se nuk marrin pushtet behen 110tesha
Erjoni duhet mu ba qai qe asht,levizja MJAFT,e jo kceva lumen tash ta pshurrsha kalin,Erjonin dhe levizjen mjaft nese i don dikush,i don sepse kan protestu kunder padrejtesive qe ju kan ba popullit,Por deri tash nuk i njef kush per politikan,me kan politikan duhet me pas BAGAZH,ma shum se me dal me bertit.nejse Erjoni mu personalisht me doket Djal i mir,por kohve te funit diqysh e ka trubullu pozicjonin.
 

jana80

Super Moderator
Staff member
ja dhe opinioni per Erjonin e 2008 :)
 
Top