Lajme nga shtepia BB VI!

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

PiNkY Sa kan mbetur te BB se nuk e kam ndjekur fare, Dhe kur mbaron?
Nga prilli besoj ..po me mire mos mbaroj se u ksahasem me kta te pjekurit e vonuar lol lol
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Marselini le shpine e Big Brother



Ket jave ne votim shkojne :





 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Anaidi: “Elona nuk përfshihet në debat”.

Anaidi thotë për Elonën që është një tip e cila nuk do ndryshojë, ajo ashtu si ka hyrë ditën e parë ashtu do jetë deri sa të dalë nga shtëpia. Ai ka vërejtje për të se nuk përfshihet shumë në debate. Por ajo mbrohet duke i thënë se nuk i lënë rradhë ata. Sipas Anaidit, asnjë nuk ka marrë leje per tu përfshirë në debat. Ndërsa Elona është e mendimit se mënyra se si bëhen gjërat, preferon të mos përfshihet në debate.
Ajo i vë në dukje Anaidit të mos i japë këshilla, sepse këshillat i jepen personit që konsiderohet si lojtar i dobët. Gjithashtu sipas saj, Anaidi mundohet të dalë në skenë, duke shkelur mbi të tjerët. Ai gjithmonë mundohet të japë një mesazh. Ai i thotë se ndonjëherë Elona i duket si depresive sepse gjithmonë Iliri i thotë “qetësohu” kur debaton me të tjerë. Por Elona i thotë që Anaidi të shkojë e të përballet njëherë me Ilirin dhe e nxit drejt kësaj. Asaj i duket Anaidi i djallëzuar në mënyrën se si i bën gjërat dhe situatat në shtëpi. Por Anaidi është i mendimit se ai është konstant dhe jo i djallëzuar. Megjithatë për Elonë ka vërejtjet e veta, duke thënë se ajo kalon shpejt në ofendime. Sipas tij pavarësisht se ajo thotë se nuk flet mirë shqip, ajo di të ofendojë shumë mirë në shqip.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Zbulo Sekretin.

BB ka vendosur tu japë banorëve një tjetër indikacion.Sekreti numër 8 ose “Jukeboxi Njerëzor”, sekret ky i dhënë më parë. Big Brother do të verë në dispozicion të banorëve disa tituj këngësh. Detyra e tyre është:
1. Të krijojnë një histori duke përdorur këto tituj këngësh
2. Subjekti i historisë do të jetë zgjedhje në grup
3. Historia duhet të mbushë një faqe A4
4. Banorët do të vlerësohen për origjinalitetin, humorin dhe mesazhin e krijimit të tyre.
Për krijimin e kësaj historie është e rëndësishme bashkëpunimi i banorëve me nj-tj. Kjo do të jetë vetëm pjesa e parë e Indikacionit i cili ka të bëjë me zbulimin e sekretit numër 8.Banorët mblidhen të gjithë rreth nj-tj, lexojnë titujt dhe japin ide për gjetjen e sekretit. Shpendi i shpjegon edhe njëherë se banorët nga gjithë titujt mund të përzgjedhin dhe të shtojnë edhe nga vetja e tyre fjalë të tjera, në mënyrë që historia përfundimtare ti ketë të gjitha elementët brenda.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Sekretet e banoreve jane :

Eldora--“Jam talasemik”
Iliri-- " Di 1000 tekste kengesh permendesh"
Marselini-- "Kam punuar si zhigolo"
Anaidi-- "Prej 10 vjetesh ujdesem per nje njeri me aftesi te kufizuara"
Elena-- " Kam me shume se 100 pale kepuce"
Jonilda-- " Dua te bej nderhyrje per smadhimin e gjoksit"
Olta-- " Jam vegjetariane "
Shpendi -- “Nuk flas me Babain prej13-muajsh”
Altina-- “Jam tifoz i cmendur i Realit te Madritit”
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Sa shume e paskam lene pas dore ket pjese .....
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Xhimi e Anaidi provokojne Elonen e krijojne debat me te; Elona, Xhimit: “Po ndjek lojen e Anaidit”

Nderkohe qe Rikja dhe Elona jane duke biseduar me njera-tjetren, afer tyre shkojne Xhimi e Anaidi, te cilet fillojne t’i ngacmojne vajzat, duke dashur te provokojne debat. Anaidi fillon ta pyese Riken per mendimin qe ka per banoret ne shtepi, nderkohe qe kerkon te perqendrohet tek Elona. “Po ti nuk e degjove se cfare i tha Elona Likes”, i thote Xhimi, duke dashur ta ngacmoje Elonen. “I tha: Produksioni ka bere gjene me te mire qe te ka futur ty ne Big Brother. Se po te mos ishe ti, une do te ikja”, vazhdon te tregoje Xhimi, nderkohe qe te dy qeshin me te madhe me njeri-tjetrin ne menyre tallese kundrejt Elones. “Po ti nuk e di arsyen se pse e thashe une ate gje. E thashe sepse doja te flisnin njerez si puna jote”, i thote Elona Xhimit. Ajo i thote Xhimit se ai nuk mund te beje dot asgje pa ia treguar Anaidit dhe kjo e ben te duket shume i vogel. Ndersa Xhimi e Anaidi e sulmojne, duke i treguar se ajo ka qene shume e embel dhe e mire ne ditet e para te qendrimit ne shtepi, nderkohe qe tani eshte duke i ofenduar ata. “Ti tani je shnderruar ne nje bishe”, i thote Xhimi, ndersa Anaidi shton: ”Ti je duke u shemtuar shume”. “A ka ndonje gje tjeter poshte takes tende?”, i thote Anaidi, ndersa Elona ia kthen: ”Te kam ty aty”. E keshtu banoret vazhdojne te shkembejne batuta me kunja mes njeri-tjetrit, ndersa Rikja i kerkon Elones qe te mos i pergjigjet, pasi ata enkas po e provokojne. Ndersa djemve Rikja u thote se cdo njeri mund te qendroje qendrim ne shtepi, pasi arrin t’i njohe me mire banoret dhe i del keshtu ne mbrojtje Elones.
“Te kam thene, mos e nxirr ate djalin haram qe eshte brenda teje”, i thote Xhimi, ndersa Elona i ve ne dukje se ai nuk ka bere asnje gje ne shtepi, vecse eshte duke ndjekur lojen e Anaidit. “cfare ke bere tjeter vecse ke ndjekur hapat e kusheririt tend?”, i thote Elona e ne fund shton: ”Me vjen keq per ty se njerezit nuk i bejne dot ca gjera ne nje fare moshe”.
Debati me kunja e ironi mes njeri-tjetrit vazhdon edhe per disa minuta, ku me pas aty shkon edhe Iliri, i cili futet ne diskutim, duke i dale ne mbrojte Elones e duke shkembyer disa fjale me Xhimin.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Ne shtepin e big brother eshte futur nje banore e re
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Vigani dhe Edberi vene ne prove aftesite sportive te Elones, ajo mbron sekretin

Elona, Vigani dhe Edberi, ndodhen perseri ne oborr. Ata bejne shaka mes tyre dhe luajne duke marre pozicione fotografike perpara kamerave. Elona i perqafon dy djemte dhe u thote “ju du fort te dyve”. Me pas Vigani nis qe te luaje me te duke u munduar qe ta godase, por Elona ve ne zbatim aftesite e saj sportive dhe mbrohet shume mire.
“A je marre me boks, apo karate?” i thote Vigani, por Elona e mohon. “Une nuk mund te besoj ty sepse keshtu si mbrohesh ti nuk ka mundesi te mos jesh marre me sport” i thote me tej Vigani. Elona mundohet qe te fshehe sekretin e saj qe eshte zbuluar nga Anaidi, por pjesa tjeter e banoreve nuk e dine ende kete gje dhe ajo nuk duhet qe te flase per te. Megjithate dy djemte, Vigani dhe Edberi nuk luajne me sekretet e banoreve qe kane hyre perpara tyre, por vetem mund te mbroje veten.
Elona duke e ditur se sekreti i saj eshte zbuluar per publikun dhe se Edberi dhe Vigani mund ta dine shume mire ate u kerkon atyre qe te mos e provokojne per te vepruar sepse banoret e tjere nuk duhet ta zbulojne kete pjese. Dy djemte vazhdojne te luajne dhe Elona i kerkon Edberit qe te beje levizjet e duhura ne vend te saj sepse ajo nuk mundet.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Indikacioni per sekretin 13;-Anaidi zbulon sekret

Gjate kesaj jave banoret kane kaluar nje sere provash si dhe indikacione te reja jane futur ne shtepi, per sekret qe ata ende nuk i kane zbuluar. Nder to per banoret eshte futur nje indikacion qe ka te beje me sekretin e Edberit dhe Viganit qe jane dy banore ne nje konkurent te vetem. Per te zbuluar kete sekret banoret jane ndare ne cifte dhe kane veshur nje bluze te perbashket.
Ata kane vepruar si nje banor i vetem per nje kohe te gjate duke u ushqyer me njeren pjate, duke pire ne te njejten gote dhe duke bere cdo veprim tjeter si nje banor i vetem. Ky indikacion ka qene shume argetues per banoret te cilet kane qeshur me njeri-tjetrin. Xhimi dhe Shpendi kane qene nje cift dhe banoret kane qeshur duke i ngacmuar vazhdimisht me shaka.
Pas mbylljes se lidhjes me shtepine, per publikun shfaqet nje klip ku banoret zhvillojne proven e indikacionit qe ka te beje me sekretin e Edberit dhe Viganit. Ata kane hamendesuar, por deri tani askush prej tyre nuk ka zbuluar ende kete sekret.
Banoret kane te drejte te zbulojne sekretet e tyre dhe pas indikacioneve edhe per sekretet qe nuk kane ende indikacione. Kete here Anaidi ka guxuar perseri te shkoje ne dhomen e sekreteve dhe ka arritur te zbuloje sekretin e Elenes “kam pire cigare ne moshe te vogel, per arsye shendetesore”. Pas zbulimit te ketij sekreti Anaidi ka ne llogarine e tij 4.5 milione leke, ndersa Elena ka 2 milione leke, parate e sekretit te Eldores qe ajo zbuloi.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Seq me duket kjo Rikea si emer perkedheles per ato rosat e vogla :vetull:
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Ja dhe programi me i degjenerum qe mund te eksistoj ka fillu :).
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Kendi i thashethemeve

Thashetheme per Ilirin dhe Elonen; Iliri: “Xhimi eshte i piset dhe egoist ne kuzhine”

Elena degjon debatin ne kuzhine dhe shkon ne dhomen e gjumit duke ia treguar pjeses tjeter te banoreve, Anaidit, Joanes dhe Viganit gjithcka qe ka ndodhur me detaje. Ajo tregon se Iliri nuk ishte dakord qe te hante nga duart e Xhimit, ndersa Eldora mendonte qe ata duhet ta falin Xhimin per shakane e bere disa jave me pare. Anaidi e degjon dhe shprehet duke thene se duke filluar qe tani, nuk do t’i toleroje lidhur me asnje gabim te tyren sado i vogel qofte.
Nderkohe, ne dhomat e gjumit fiken dritat dhe Anaidi e Joana shtrihen ne te njejtin krevat e fillojne te bejne thashetheme me njeri-tjetrin per Ilirin, duke thene se ai nuk e ka mbaruar ende shkollen dhe nuk ka kulturen e mjaftueshme per te diskutuar me ta. Me pas vazhdojne te bejne thashetheme, duke folur per Elonen dhe debatin qe ajo ka pasur me Anaidin.
Ne dhomen e ndenjes vazhdon ende diskutimi, por me tone me te qeta, nderkohe qe me ta eshte bashkuar edhe Rikja. Banoret bien ne konsensus per t’u ndare ne grupe e per te gatuar te gjithe se bashku e jo vetem Xhimi. Rikja mendon qe ata t’i japin edhe nje tjeter shans Xhimit e ta falin, pasi ai mbase nuk mund ta perserite me shakane e tij te pahijshme kundrejt tyre. “Une nuk refuzoj te ha prej tij vetem duke u nisur nga shakaja, por ai nuk eshte i paster kur gatuan dhe vec kesaj eshte egoist ne kuzhine”, thote Iliri. Ndersa Edberi u kerkon banoreve qe t’i japin edhe nje shans Xhimit, duke ia besuar gatimin. “Une nuk mund t’ia jap me mundesine”, thote Elona, ndersa Ilirit i mjafton nje rast per te dyshuar gjithmone tek Xhimi.
Diskutimi mes tyre vazhdon, duke u munduar te gjejne nje mundesi me te mire, ku te bien dakord te gjithe.


Thashetheme per Riken

Anaidi me Xhimin ndodhen ne kuzhine dhe jane duke diskutuar dhe qeshur me banoren me te re. Xhimi eshte i mendimit se Rikja e ka filluar vrullshem, per shkak te kohes qe eshte futur me vonese. Kete ai e ka vene re edhe dje ne darke gjate diskutimeve por edhe sot gjate berjes se buxhetit qe ajo kishte filluar me kerkesa, dua kete ose dua ate. Ndersa Anaidit, Rikja, i duket si Marselini.
Ai thote se ajo po ngacmohet me te rrezikshmit, me ata qe kur eshte puna per ngacmime edhe ne tre te nates zgjohen. Te dy banoret qeshin me batutat e njeri-tjetrit. Joana me te veten, duke folur per Riken mendon se ajo nuk ka sekret te vetin, por ka ardhur me mision. Kete ajo ja shpreh edhe Xhimit me Eldoren. Ajo duket sikur ka bere zbulim dhe madje edhe i pyet ata te dy: “He, nuk ju kishte vajtur mendja qe ajo mund te kete ardhur me mision?”. Ajo mendon se nese Rikja do ishte banore, atehere do te sillej me qete. Kete mendim e ka edhe Xhimi qe sjellja e Rikes i duket e vrullshme dhe kete ai e lidh me efektin, kohe.
Anaidi duke biseduar Joanen i tregon asaj dicka qe i kishte bere pershtypje tek Rikja. Pasi Anaidi kishte ngritur enet e palara dhe i kishte vendosur ne lavaman, i thote Xhimit qe mund ti laje kur te kete kohe. Rikja, thote Anaidi, shkon tek Xhimi dhe i thote: “Si shume po te komandon ky Anaidi ty”. Joana vazhdon te kembengule dhe i thote Anaidit qe ajo eshte e infiltruar. Edhe Anaidi dyshon, dhe thote qe nese do ishte banore e re, ajo do te pozicionohej. Gjithashtu edhe Elena, e cila ndodhet aty prane, eshte e mendimit se ajo ka ardhur me skenar. Banoret tregohen shume dyshues ndaj saj. Ata jane te mendimit se ajo e ka ndjekur Big Brother-in nga jashte dhe tani eshte duke i provokuar te gjithe.
Anaidi vendos te shkoje e te merret pak me Riken. Ai kerkon me cdo kusht tja nxjerri asaj sekretin.


Joana e Xhimi, dyshime per Riken e thashetheme per Elonen

Nga ana tjeter e kopshtit ndodhet Joana e Xhimi, te cilet jane duke diskutuar per marredhenien e ngrohte mes Elones e Rikes, e cila ka qene e cuditshme qe diten e pare qe u fut Rikja ne shtepi, sipas tyre. Te dy banoreve u ka bere pershtypje nje reagim i vajzave, te cilat kane mbyllur deren e dhomes e kane qendruar per kater minuta vetem me njera-tjetren. Xhimi dyshon se ato mund te jene duke thurur nje strategji me njera-tjetren. Ndersa Joana duket e bindur per sa i perket dyshimeve qe kane te gjithe banoret se Rikja eshte e dashura e Edberit. “Shiko se si e shikon Edberi”, shprehet Joana, ndersa i shikon gjate gjithe kohes me dyshim.
Me pas ajo flet per menyren se si po sillet Rikja ne shtepi, duke folur me xhelozi per te, teksa e shikon qe vemendja e te gjithe djemve eshte kthyer tek ajo. “Se si i ra energjia kesaj vajze!”, shprehet ajo, gje te cilen e miraton edhe Xhimi. “Ishte me mire ne rolin e provokueses”, vazhdon Joana. Ndersa Xhimi mendon se Rikja nuk di ta luaje mire lojen e saj dhe se mundohet te dale nga vetja duke u shtirur si naive. “Ajo s’ben per role fare”, shprehet Xhimi. “Filloi edhe Elona duke bere si e zgjuar, mavira”, thote Joana teksa e shikon duke qendruar afer Rikes. Me pas te dy komentojne Elonen dhe sjelljen e saj ne shtepi, duke hamendesuar se mund te kete gjetur ndonje sekret te ndonjerit prej banoreve e kjo gje ka bere qe t’i rritet vleresimi per veten. “Ku i vajti ajo sedra?”, thote me ironi Xhimi e te dy fillojne te kendojne kenget ne sfond e duke shkembyer biseda te pergjithshme me njeri-tjetrin.


Thashetheme për Ilirin; Shpendi: “Likja po kalon nëpër krokodilë për të kaluar ujin”.

Diskutimi mes Anaidit, Shpendit e Xhimit vazhdon ende, por tashmë ata janë duke folur për Ilirin, duke shprehur opinionin e tyre për të. “Likja po kalon tap-tap nëpër krokodilë për të kaluar ujin”, thotë Shpendi, duke filluar diskutimin. “Por do të bjerë brenda e do ta hanë krokodilët”, shton Xhimi. Ndërsa Anaidi fillon të flasë për të, duke thënë se ai dominon në grupin e tyre, pasi në momentin që ai flet, të tjerët e dëgjojnë gjatë gjithë kohës me vëmendje dhe madje i marrin për bazë fjalët e tij, duke i vënë në zbatim në një moment të caktuar. Anaidi është i mendimit që Elona influencohet shumë prej Ilirit dhe se ai ndikon shumë tek ajo. “Shtëpia pa Ilirin do të ishte shumë më mirë”, shprehet Anaidi,i cili mendon se Elona ka ndryshuar vetëm pasi është influencuar nga Iliri. “E përfshiu edhe Elonën edhe Oltën në lojën e intrigave të veta”, thotë Anaidi.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Kendi i debateve

Anaidi ironizon Elonën;- Elona “Mua nuk më fut dot në lojë ti”

Elona shkon në kuzhinë për të përgatitur diçka për të ngrënë dhe aty lind një debat mes saj dhe Anaidit. Anaidi i kundërvihet Elonës për Xhimin pasi ajo po refuzon ushqimin e gatuar nga ai.Xhimi e pyet Elonën nëse ka ndonjë arsye të fortë pse ajo nuk ha nga gatimet e tij dhe Elona i përgjigjet “po kam arsye shumë të fortë, por do ta kuptosh kur ta mësosh se për çfarë bëhet fjalë”. Ndërkohë Anaidi nis ta ironizojë duke i thënë se ajo po bën lojën eIlirit. “Ti Elona do ishe shumë më ndryshe nëse do të ecje me mend e tua në këtë lojë dhe jo me mende të tjerëve” i thotë Anaidi Elonës dhe ajo ia kthen “jo, do të eci me mend e tua”.Anaidi vazhdon më tej me ironitë e tij duke thënë se ajo do të ketë të njëjtin fat me Oltën sepse është në aleancë me Ilirin dhe Elona i përgjigjet “shiko veten tënde, jo mua, mos të të interesojë kaq shumë se çfarë ndodh me mua”. Anaidi vazhdon ta ngacmojë dhe në një moment dëgjohet zëri i Ilirit që pyet Elonën e cila i përgjigjet duke ironizuar Anaidin. Ai i thotë se ajo ka nevojë për mbështetjen e Ilirit sepse nuk ia del dot në debat me të dhe Elona ia kthen “u mësuan tani, ashtu si ti edhe ne kemi nevojë për përkrahje” duke ironizuar Anaidin për Joanën e cila e mbron në çdo debat të tij kundër banorëve të tjerë.
“Fut në lojë ata që je mësuar, se mu nuk më fut dot në lojë ti” i thotë Elona Anaidit dhe ai ia kthen“s’ka nevojë se ti peshkon veten vetë”.

Kunja mes banorëve; Iliri, Xhimit: “Ti strehohesh te kuzhina për t’iu shmangur debateve”.

Pasi janë ulur, disi të rehatuar, Iliri i thotë Xhimit i qetë: “Do të të them nja dy fjalë troç: Dotë të bënte mirë po të arrije të mbaje atë imazh që krijove në fillim”. Iliri i bën të ditur se ai ka lëkundur besimin banorëve kundrejt tij për sa i përket gatimit dhe kuzhinës, që për të gjithë njerëzit është një vend i shenjtë, duke i kujtuar kështu lojën e pisët që ai ka bërë me banorët e që është diskutuar me dhjetëra here prej tyre.Iliri thekson se e vetmja pikë e fortë e Xhimit ka qenë gatimi, por ai e shkeli vetë me këmbë dhe humbi besimin të gjithëve tek ai,. “Unë edhe pas lojës me ushqimin,jam prapë i njëjti. Asgjë s’ka ndryshuar tek unë”, thotë Xhimi, duke shtuar se banorët nuk kanë pasur se çfarë besim të humbnin tek ai, pasi nuk e njihnin ende dhe nuk mund të pretendonin që të kishin besim. Më pas Xhimi fillon të flasë me kunja e nënkuptime me të, ndërsa Iliri ia kthen: “Unë kunjat e tua i kuptoj, por ti duhet të kuptosh që kunjat e tua janë të viteve 1970”. “Ty kuzhina të ka shërbyer si strehë për t’u larguar nga debatet”, i thotë Iliri, duke vazhduar t’i vërë në dukje se banorët nuk e njohin ende se cili është Xhimi, sepse ai nuk ka treguar asgjë tjetër veç gatimeve të tij dhe dashurisë për kuzhinën.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Anaidi dhe Joana bejn se,x :p :p :p :p
 

cent

Banned
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Anaidi e Joana provokojnë rëndë Elonën;- Ajo kërcënon Joanën “Varri i nënës time nuk bëhet pis nga buzët e tua”



Shtëpia përfshihet në një super-debat që sa vjen dhe gati-gati shkon drejt një sherri. Joana dhe Anaidi kalojnë në vulgaritete dhe banalitete me banorët e tjerë. Ndërkohë që edhe banorët e tjerë acarohen dhe ofendimet në shtëpi nuk kanë fund. Joana flet për Riken që ndodhet po aty duke e etiketuar “lopë, karafile etj”. Mes banorëve i gjithë debati nisi nga Anaidi i cili u mundua që të përdorte debatin mes Elonës dhe Edberit.

Anaidi mundohet që të përdorë fjalët e Elonës për të thënë se ajo ka treguar racizëm me faktin që ajo i ka thënë “kot s’kanë hyrë dy nga Kosova bashkë, njëherësh”. Anaidi herë pas here kapet me këtë argument dhe i thotë Elonës se ajo me këtë shprehje ka treguar racizëm. Elona nuk e pranon këtë dhe disa herë e sqaron për banorët se ajo e kishte fjalën për lojën e tyre dhe faktin që ata kanë hyrë në të njëjtën kohë.
Anaidi duke parë se me këtë gjë nuk arrin ta mposhtë Elonën i thotë se ajo ka treguar se më shumë do Parisin sesa Tiranën. Elona fillon që të argumentojë se përse ka thënë se nuk kthehet në Shqipëri dhe në Tiranë për disa arsye. E ndërsa ajo nis të shpjegohet Anaidi i thotë “më ke dhënë vetëm një arsye se përse vjen në Shqipëri” dhe pas pyetjeve insistuese të Elonës i thotë “ke thënë se në Shqipëri vjen vetëm për varrin e nënës”.

Nëna e Elonës është ndarë nga jeta gati përpara dy vjetësh, pas një sëmundje të pashërueshme. Edhe pse ajo është ndarë nga jeta në Francë, Elona u ka rrëfyer banorëve se varri i saj ndodhet në Tiranë. Anaidi përmend një shprehje të saj se varri i nënës është arsyeja më e madhe që e bën të vijë në Tiranë dhe kjo shprehje e tij ngjall përsëri sherr në shtëpi. të gjithë banorët, sidomos vajzat e shtëpisë i kundërvihen Anaidit duke i thënë “turp për ty që i përmend varrin e nënës Elonës”. Disa herë në shtëpi dëgjohet fjala “turp”, ndërsa Elona i thotë Anaidit “varri i nënës ka qenë arsyeja e fundit që kam dhënë, por duke e përmendur tregove se sa i drejtë je, tregove fytyrën tënde”. Ndërkohë që Elona e prekur nga kjo gjë sqaron Anaidin dhe Banorët se si është shprehur ajo në lidhje me këtë gjë, aty vjen Joana e cila me zë të lartë ia përmend disa herë Elonës të njëjtën gjë duke e bërë që të ndjehet akoma edhe më keq”.

“Mos e moho Elona se disa herë ke thënë se vjen në Shqipëri vetëm për varrin e nënës, pse nuk e pranon këtë?”. Elona çohet nga vendi shumë e acaruar dhe i afrohet dhe duke e prekur në fytyrë i thotë me agresivitet “vetëm nga goja jote varri i nënës time nuk do të dalë kurrë”. Joana vazhdon më tej duke folur në mënyrë vulgare ndaj Elonës dhe duke përsëritur të njëjtën shprehje duke bërë që reagimi i Elonës këtë herë të jetë edhe më i ashpër. “Mos ma bëj pis varrin e nënës nga goja jote, po ta përsëris edhe një herë” i thotë Elona Joanës duke e prekur në buzë. Iliri ndërhyn menjëherë duke tërhequr Elonën dhe më pas e përqafon dhe mundohet që ta qetësojë duke i thënë se ajo nuk duhet të preket nga Anaidi dhe Joana të cilët sipas tij treguan edhe njëherë se sa persona të ulët e vulgarë janë.
 

MasteR

I'm offline
Pe: Lajme nga shtepia BB VI!

Ku i kane gjet gjith mbeturinat ne nje shtepi lol
 

Legally_Sweet

Gjelbërimi i mamit dhe i babit
Staff member
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Ncccc surratin ne pasqyre ja kisha plas asaj Joanes me me zene ne goje familjen...paska qene e durueshme shum kjo Elona.
 

cent

Banned
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Dy eliminime në Big Brother

[video=youtube;QihK3-T6Row]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=QihK3-T6Row[/video]

Jo një, por dy banorë janë larguar nga shtëpia e Big Brother këtë fundjavë. Pas një vendimi surprizë nga Vëllai i Madh dhe me shumicë votash nga publiku, Edberi dhe Joana kanë humbur shansin për të fituar çmimin e madh vetëm 3 javë përpara finales.

“Isha 70% ajo çka jam jashtë dhe 30% kam qenë duke bërë lojën. Kam provokuar në situata të ndryshme dhe kjo ishte strategjia ime. E prisja daljen time sepse isha në nominim me Anaidin dhe unë e kam konsideruar atë si konkurrent të fortë në shtëpi.
Me Anaidin jemi në një lidhje që besoj se do të vazhdojë edhe jashtë shtëpisë. Cdo gjë aty brenda nuk ishte për spektakël, por ishte e vërtetë”, u shpreh Joana.

“Ka qenë një eksperiencë e shkëlqyer për mua dhe ndihem shumë krenar që kam marrë pjesë në një spektakël të tillë”, theksoi Edberi.

Gjatë spektaklit të së shtunës, pak përpara largimit, publiku ka parë anën më të bute të Joanës, kur ajo ka takuar vëllain e saj me të cilin ka një marrëdhënie të veçantë.

Ndërkaq, një ekografi në një zarf të kuq ka shkaktuar tension në shtëpi, por më pas është zbuluar se nuk ishte e asnjërës prej banoreve, por ishte një surprizë për Riken nga mikja e saj më e mirë.
Ndryshe nga java e kaluar, ku banorët kanë patur një buxhet mjaft të reduktuar, prova e kësaj jave, përveç humorit, ka sjellë për banorët një buxhet më të plotë.

Eldora, Vigani, Iliri, Rike dhe Anaidi janë konkurrentët e nominuar, të cilët në javën në vijim rrezikojnë largimin.
/Tch
 
Top