Lajme nga Bota Islame

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Komentet ne kete teme nuk do lejohen, pervec lajmeve, ju flm!



Janë zbuluar planet për xhaminë e re të Kembrixhit që do të kushton 13 milion funta.

Pas disa muajsh bisedimesh kujdestarët e xhamisë Ebu Bekr në Kembrixh kanë zgjedhur dizajnin nga arkitekti Marks Barfilld.

Xhamia tre katëshe në vendin e një ish magazine në Mill Road do të strehojë deri në 1000 burra dhe gra.

Kjo xhami do ta zëvendëson xhaminë e stërngarkuar në Mavson Road, ku ka hapësirë për vetëm 500 nga 4000 muslimanët e Kembrixhit.

"Kjo xhami do të jetë më të vërtetë gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme, e sigurt dhe respektuese për fqinjët," thotë Tim Vinter kryetar i Trustit Akademik Musliman.

"Kjo do të jetë një ndërtesë historike e cila do ti ofron një frymë të re Kembrixhit dhe për të cilën do të mburren komuniteti i këtij qyteti."

Dizajni i kësaj xhamie është bazuar në formën e oazës me shtylla në formë të drurit të cilat do të përbëjnë strukturën kryesore të xhamisë.



Aty do të ketë zyra dhe banesë banimi, si dhe banjot, klasat për mësim, zonën e fëmijëve dhe morgun.

Do të ketë një kafene, klasa të takimeve për nevojat e myslimanëve dhe jo-muslimanëve.

Do të ketë një garazh nëntokësor, ndërsa oborri do të gjelbërohet me njëzet pemë.

Arkitekti Marks Barfield, i cili ka bërë dizajnin e kësaj xhamie moderne i cili është fitues i çmimeve për ndërtime të ndryshme siç është edhe "London Eye" në Londër, do të ofroj planin e detajuar të kësaj xhamie në vitin 2010 kur edhe pritët të fillon ndërtimi./ cambridge-news.co.uk/
 
Last edited:

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Kryepeshkopi në mbrojtje të Xhamisë Al Aksa

Patriarkana Ortodokse Greke e Jerusalemit u bëri thirrje të gjitha kishave në botë për të ndihmuar në mbrojtjen e xhamisë Al-Aksa nga sulmet Izraelite.


Kryepeshkopi Atallah Hanna, nga Patriarkana Ortodokse Greke në Jerusalem bëri thirrje për bashkimin e të gjithë muslimanëve dhe të krishterëve me qëllim të parandalimit të sulmeve ndaj xhamisë Al-Aksa.

Kjo thirrje vjen pas sulmeve Izraelite ndaj xhamisë së shenjtë javën e kaluar ku u arrestuan dhjetëra persona dhe shumë të tjerë u lënduan.

Duke deklaruar se të krishterët palestinez mbrojnë vlerat e shenjta të muslimanëve Hanna tha: "Ne si të krishterë në Palestinë i shohim të gjitha sulmet ndaj pronave të shenjta për muslimanët si sulme ndaj tonave. Ne qëndrojmë me xhaminë Al-Aksa, dhe dënojmë sulmet ndaj saj nga ana Izraelite.



Izraeli po përpiqet të shkatërrojë të gjitha pronat të shenjta në Jerusalem përveç atyre të Judaizmit, tha Hanna duke përkujtuar sulmet e mëhershme ndaj pronave të Kishës Ortodokse Greke.

Për shkak të ndalesave palestinezët tani nuk mund të hyjnë në xhaminë Al-Aksa për ti kryer namazet e tyre, andaj ata po i kryejnë namazit para xhamisë Al-Aksa.
Gratë, fëmijët dhe burrat bëjnë namazet së bashku duke bërë dua për një ditë në të cilën do ta falin namazin të lirë në xhaminë Al-Aksa. /worldbulletin/



 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Maqedoni: BFI filloi të ndan certifikatën Hallall

Në mbrojtje të konsumatorëve myslimanë


Ushqimet të cilat posedojnë Certifikatën Hallall kualitet, janë të lejuara për përdorimin e popullatës muslimane. Dhënia e kësaj certifikate nënkupton procedurën, e cila e vërteton gjithë materialet e përdorura në prodhimin e produkteve, procesin e përpunimit dhe qasjen e firmës për prodhimin e ushqimeve me certifikatë halla, janë të garantuara sipas të gjitha standardeve të parashikuara.


Shkruan: Agron Vojnika


Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë, më në fund do të mund të japë Hallall Certifikatë për produktet të cilat përdoren në tregun Brenda Maqedonisë si dhe për produktet të cilat prodhohen në Maqedoni dhe distribuohen në mbarë Botën.


Të martën më datë 26 tetor, BFI e Maqedonisë, e përfaqësuar nga Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi, gjegjësisht e angazhoi Agjencinë profesionale për dhënien e Certifikatave të kualitetit Hallall, nga Bosnja e Hercegovina. Në emër të Agjencisë për dhënien e Certifikatat Hallall Kualitet, marrëveshjen e nënshkroi Drejtori i agjencisë prof. Amir Sakiç.

Duke ecur me trendet botërore të industrisë së ushqimit, por edhe industrive të tjera ku certifikata Hallall mund të aplikohet, Bashkësia Fetare Islame ka vendosur themelet e vënies së një standardi të ri për mbrojtjen e konsumatorit vendas, e posaçërisht konsumatorëve muslimanë në vend.
Gjatë një prezantimi që u bë për mediumet në ambientet e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame, në këtë konferencë për shtyp, u tha se sipas statistikës botërore, në Botë ekzistojnë rreth 1 miliardë e 800 milionë muslimanë, por e veçantë është se mbi 3 miliardë konsumatorë përdorin produkte me certifikatën Hallall. Drejtori i sektorit për edukim, Valdet Peshtaliç, gjatë prezantimit të tij për mediumet dha një shembull interesant në këtë aspekt. "Në Britaninë e Madhe, ekzistojnë mbi 6 milion konsumatorë të ushqimeve të certifikuara me Hallall kualitet, ndërsa në atë shtet ka jo më tepër se 2 milion muslimanë".


اka është Hallall Certifikata?


Ushqimet të cilat posedojnë Certifikatën Hallall kualitet, janë të lejuara për përdorimin e popullatës muslimane. Dhënia e kësaj certifikate nënkupton procedurën, e cila e vërteton gjithë materialet e përdorura në prodhimin e produkteve, procesin e përpunimit dhe qasjen e firmës për prodhimin e ushqimeve me certifikatë halla, janë të garantuara sipas të gjitha standardeve të parashikuara.

Dhënien e certifikatave ndaj një firme e bën Bashkësisë Fetare Islame e RM-së në bashkëpunim me Agjencinë për Dhënien e Certifikatave Hallall Kualitet. Përgatitja e firmës për certifikatën Hallall e kryejnë konsultantë - këshilltarë të autorizuar për dhënien e cerfikatës në fjalë "për Maqedoni është e autorizuar Aleksandra Markovska nga FOOD Consulting nga Shkupi". Firmat të cilat me sukses i kryejnë të gjitha kërkesat për prodhimin e produkteve halall kanë të drejtën të aplikojnë dhe të marrin këtë Certifikatë, e cila në Maqedoni ndahet ekskluzivisht nga Bashkësia Fetare Islame dhe Agjencioni në fjalë.

Certifikata Hallall është një biletë e posaçme për hyrjen në tregun Botëror të produkteve Hallall, vlera e së cilës është mbi 850 miliardë dollarë amerikanë. Tregu botëror i produkteve hallall është një nga tregjet që rriten me një ritëm më të lartë në Botë, me një tendencë për ngritje në të hyrat prej 30 përqind e vazhdon edhe më tej. Hallalli u kthye në një trend global ndërsa produktet hallall konsumohen si nga muslimanët ashtu edhe nga jo-muslimanët, sepse hallallin e konsiderojnë si një produkt i shëndoshë, i sigurtë, si dhe produkt me shumë kontrolle shtesë.

Cilat produkte mund të marrin certifikatën Hallall?

Hallall certifikatën mund ta marrin prodhimet nga industria ushqimore, farmaceutike, kozmetike, produktet për higjienën personale, mjetet për përdorim të përditshëm siç janë garniturat, veshmbathja, këpucët, si dhe shërbimet siç janë dhënia e shërbimeve bankare, turistike, e shumë sfera të tjera. Për shembull në industrinë ushqimore, këtë certifikatë mund ta marrin prodhimet siç janë pijet freskuese, ushqimet e drithërave, brumëra të ndryshme, përpunimi i frutave, industria e përpunimit të mishit, patatina të ndryshme (snack prdhime) e të tjera.
Në sferën e farmaceutikës bëjnë pjesë produkte të cilat përdoren si barëra të ndryshme si dhe mjete të tjera ndihmëse.

Për sa i përket prodhimeve të kozmetikës, këtu bëjnë pjesë kremra të ndryshe, të kuq për buzë, parfume të ndryshme, e tjerë. Ndërsa për sa u përket prodhimeve të përdorimit të përditshëm nënkuptohet përdorimi i garniturave të ndryshme të cilat përdorin lëkurën me prejardhje shtazore. Gjithashtu këtu bëjnë pjesë edhe veshjet të cilat janë të bëra nga lëkura e kafshëve të lejuara.

Vërtetimi i produkteve?

Të dhënat për produktet vërtetohen nëpërmjet bisedës me prodhuesit, shqyrtimin e dokumentacionit dhe inspektimin e ambientit në të cilin prodhohet produkti i cili kërkon Certifikatën Hallall. Të gjitha hollësitë nga marrja e materialeve primare e deri në prodhimin final shqyrtohen hollësisht nga njerëz të specializuar të sferave të ndryshme, ndërsa investigimi i tyre bëhet vazhdimisht. Informatat që meren nga firmat gjatë bisedave, duhet të vërtetohen me gjendjen faktike të ambientit të prodhimit si dhe nga burime të tjera të pavarura, siç është inspektimi në vend i ambientit të prodhimit dhe inspektimi i të gjitha derivateve një nga një. Prodhimi final që do të mer këtë Certifikatë nuk përmban në vete asnjë materie e cila është e ndaluar për përdorimin e muslimanëve. Gjatë procesit të prodhimit duhet në përpikshmëri të përmbahen të gjitha standardet për Hallall, me të cilën ndalohen të gjitha materiet që janë të ndaluara për muslimanët si dhe shumë e rëndësishme higjiena dhe kushtet në të cilin krhet përpunimi. Në industrinë e mishit, përveç të gjitha standardeve, kafshët apo shpezët që përdoren duhet të theren sipas rregullave të sheriatit, pra atë detyrë ta kryen person mysliman dhe ta bëjë therjen në Eemër të Allahut të plotfuqishëm.
Pra me një fjalë me Hallall Stadardin është e vërtetuar se çka është e lejuar dhe e ndaluar për përdorimin e muslimanëve. Si certifikohet dhe vërtetohet aplikimi i këtyre standardeve. Si bëhet therja e kafshëve dhe shpezëve. Cili është statusi i aditivëve që përdoren gjatë prodhimit të produktit i cili do të mer Hallall Certifikatën.

Cilat firma e përdorin këtë certifikatë?

Të gjitha firmat prodhuese më me renome në botë dhe në rajon, janë posedues të kësaj certifikate. Ndër to do të përmendim disa: Nestle, McDonalds, KFC, Krash, Vindia, Argeta, Perutina Ptuj, Vispak dhe shumë të tjera që njihen mirë edhe nga konsumatorët e Maqedonisë.
Duke pasur parasysh potencialet natyrore dhe klimatike, si dhe zhvillimin solid të industrisë ushqimore në Maqedoni, ekzistojnë kushte të mira për prodhimin e produkteve hallall të cilat do të mund të plasohen në tregun vendas si dhe në tregun global. Kjo nënkupton edhe investimin shtesë, por edhe punësime të reja, të cilat njëherit janë edhe shumë të rëndësishme për ekonominë dhe zhvillimin e vendit. Kjo mund të vërtetohet njëherit shumë mirë sepse tregu botëror hallall nuk është prekur aspak nga recesioni i krizës financiare gjatë dy viteve të fundit.

bim.org.mk
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Maqedoni: Dy mijë haxhilerë gati për në Qabe

Haxhi ose ndryshe Pelegrinazhi është një nga ngjarjet më të rëndësishme të Kalendarit Islam. Haxhi është një obligim fetar për çdo mysliman, burrë dhe grua, që është në gjendje ta kryeje atë, të paktën një here në jetën e tyre, nëse mjetet financiare lejojnë.





Edhe sivjet bëhet organizimi i haxhilerëve të Maqedonisë. "Numri i haxhilerëve që do të nisen nga Maqedonia, janë 2000 haxhilerë. Haxhilerët që kanë vendosur që udhëtimin e tyre ta realizojnë me autobus do të nisen me datën 6,7 dhe 8 nëntor kurse ata haxhilerë që kanë vendosur të realizojnë udhëtimin me aeroplan do të nisen në 13 nëntor", tha Afrim Tahiri, sekretar i përgjithshëm i Bashkësisë Islame .

Edhe pse 2 mijë haxhilerë do të nisen nga Maqedonia, interesimi i popullatës është jashtëzakonisht i madh. "Kanë mbetur edhe disa që kanë dëshiruar të udhëtojnë në haxh, por numri i kufizuar nuk na ka lejuar që të plotësohet edhe dëshira e tyre. Ata janë paraqitur pas mbylljes së aplikimit dhe të regjistrimit të haxhilerëve", tha Tahiri.

Ministria e shëndetësisë i furnizon kompanitë me barna që duhet t'i pranojnë haxhilerët. Kontrollimi i tyre rekomandohet ne fillim gjatë shkuarjes në Haxh dhe gjatë ardhjes në Maqedoni. Haxhilerët gjatë gjithë rrugës dhe vizitës në vendet e shenjta do të kenë përkujdesje mjekësore.



lajmpress.com
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Lajme nga bota Islame

Komentet ne kete teme nuk do lejohen, pervec lajmeve, ju flm!



Producenti i filmave ' The Matrix' dhe 'Lord Of the Rings" do të përgatis filmin për Muhammedin s.a.w.s


Fituesi i çmimit Oskar producenti Barrie M. Osborne është i njohur mirë për filmat e shkëlqyer duke përdorur karaktere mesianike, veçanërisht në filmin "The Matrix" dhe trilogjinë " Lord of the Rings".



Kohët e fundit edhe pse i fokusuar drejtpërsëdrejti në materiale fetare dhe jo në storie që i referohen këtyre teksteve, Osborne tashmë vetëm ka filluar punën në filmin " Kingdom Come", një poemë epike biblike për jetën e Jezusit, i cili do të drejtohet nga artisti i efekteve vizuele të filmit "Lord of the Rings" Dean Wright.

Tani, sipas gazetës Guardian ai është duke planifikuar një film 150 milion dollarësh për Muhamedin (s.a.w.s).

Filmi i Osbornit, i cili do të ndjekë jetën e Muhamedit (s.a.w.s) nga lindja e deri në vdekjen e tij dhe mësimet e tij nuk do të shfaqin përshkrimin e Pejgamberit (s.a.w.s.) në ekran. Producenti me origjinë nga Zelanda e Re është duke punuar me një kompani të produksionit nga Katari dhe ka të punësuar dijetarin musliman, Sheikh Jusuf Al-Karadauin për të mbikëqyrur tërë projektin gjatë xhirimeve.

Producenti i tha Reuters-it se do të jetë "një produksion ndërkombëtar epik që ka për qëllim ngritjen e urave mes kulturave." / imdb. com



Përktheu: Naim Berisha
 
Last edited:

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Italia dënon 23 agjentë të CIA-s për rrëmbimin e kleriku musliman


Drejtësia italiane dënoi në mungesë 23 ish agjentë të CIA-s, për rrëmbimin e një kleriku musliman në vitin 2003.


Drejtësia italiane dënoi në mungesë 23 ish agjentë të CIA-s, për rrëmbimin e një kleriku musliman në vitin 2003. Ish agjentët e shërbimit amerikan të zbulimit u dënuan deri në tetë vjetë burg, derisa dy pjesëtarë të shërbimit italian të zbulimit u dënuan me tre vjetë burg secili.

Gjyqi ishte i pari i zhvilluar nga ndonjë vend lidhur me akuzat për burgosjen e paligjshme dhe marrjen në pyetje të të dyshuarve për terrorizëm. /rel/
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Përleshje në Jerusalem


Kolonët hebrenj nën kujdesjen e policisë Izraelite marrin një shtëpi palestineze në Lindje të Jerusalemit duke nxitur përleshje.


[YOUTUBE]c_MqV9r1MSk[/YOUTUBE]
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Franca ndërton xhaminë më të madhe në Evropë


Kryetari i qytetit të Marsejit ditën e djeshme paraqiti se, ky qytet ka projekt të ndërton xhaminë më të madhe në Evropë...



Kryetari i qytetit të Marsejit ditën e djeshme paraqiti se, ky qytet ka projekt të ndërton xhaminë më të madhe në Evropë, xhami kjo e cila do të ketë vend për 7000 persona, një projekt i tillë parashihet që të kushtojë 22 milion euro, apo 32.7 milion dollar amerikan.

Gjithashtu është paraparë që kjo xhami të ketë oborr, ndërsa sipërfaqja e kësaj xhamie do të ketë 2500 metër katrore, dhe me minare të larta afër 25 metra.

Ky projekt përfshinë që aty të ngrihet edhe një librari me tematikë shkencore-islame, amfiteatër, si dhe restorant me ushqime që janë të lejuara sipas parimeve islame.

Një numër i konsideruar i krahut të djathtë të partive opozitare kanë reaguar fuqishëm dhe kanë kundërshtuar një gjë të tillë nga autoritet e qytetit të Marsejit, mirëpo të gjitha përpjekjet e tyre deri më tani kanë dështuar.

Gur-themeli i kësaj xhamie pritet të filloj në muajin prill të viti 2010, ndërsa hapja e saj parashihet të ndodhë në muajin nëntor të vitit 2011.

Përndryshe qyteti i Marsejit ka përafërsisht 800 mijë banorë, ndërsa 1/4 e tyre janë myslimanë.

Marrë nga: http://www.aljazeera.net
Nga gjuha arabe: Muhamed jashari, Shkup
 

loyalx

Muslim
Kembrixhi me xhami të re

Janë zbuluar planet për xhaminë e re të Kembrixhit që do të kushton 13 milion funta.

Pas disa muajsh bisedimesh kujdestarët e xhamisë Ebu Bekr në Kembrixh kanë zgjedhur dizajnin nga arkitekti Marks Barfilld.

Xhamia tre katëshe në vendin e një ish magazine në Mill Road do të strehojë deri në 1000 burra dhe gra.

Kjo xhami do ta zëvendëson xhaminë e stërngarkuar në Mavson Road, ku ka hapësirë për vetëm 500 nga 4000 muslimanët e Kembrixhit.

"Kjo xhami do të jetë më të vërtetë gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme, e sigurt dhe respektuese për fqinjët," thotë Tim Vinter kryetar i Trustit Akademik Musliman.

"Kjo do të jetë një ndërtesë historike e cila do ti ofron një frymë të re Kembrixhit dhe për të cilën do të mburren komuniteti i këtij qyteti."

Dizajni i kësaj xhamie është bazuar në formën e oazës me shtylla në formë të drurit të cilat do të përbëjnë strukturën kryesore të xhamisë.



Aty do të ketë zyra dhe banesë banimi, si dhe banjot, klasat për mësim, zonën e fëmijëve dhe morgun.

Do të ketë një kafene, klasa të takimeve për nevojat e myslimanëve dhe jo-muslimanëve.

Do të ketë një garazh nëntokësor, ndërsa oborri do të gjelbërohet me njëzet pemë.

Arkitekti Marks Barfield, i cili ka bërë dizajnin e kësaj xhamie moderne i cili është fitues i çmimeve për ndërtime të ndryshme siç është edhe "London Eye" në Londër, do të ofroj planin e detajuar të kësaj xhamie në vitin 2010 kur edhe pritët të fillon ndërtimi.


/cambridge-news.co.uk/ Mesazhi.com - Më shumë se informacion
 

Attachments

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Jo ndalesave gjatë haxhit për shkak të gripit të derrave


Arabia Saudite nuk do tua ndalojë askujt e as atyre që konsiderohen rrezik i lartë nga gripi për kryerjen e haxhit gjatë këtij viti, tha ministri El-Rabijah për Arab News të dielën.


"Arabia Saudite nuk do të ndalojë askënd, sepse haxhillëku është një ngjarje fetare," tha ministri i shëndetësisë Abdullah el Rabijah.

اdo musliman i aftë dhe që i ka mundësitë për të shkuar në haxh duhet ta kryej këtë obligim njëherë gjatë jetës së tyre, obligim ky që është një prej pesë shtyllave te fesë Islame.

Rreth tre milionë haxhilerë nga 160 vende priten ta kryejnë haxhin gjatë këtij viti.

El Rabijah tha se ata kanë këshilluar që të moshuarit, fëmijët dhe gratë shtatzëna të mos vijnë në haxh sivjet.

Gjithashtu u kemi bërët kërkesën të gjitha vendeve që ti vaksinojnë haxhilerët para se të nisen për në tokat e shenjta tha El Rabijah.

Arabia Saudite ka bërë parapërgatitje të mëdha për parandalimin e gripit të derrave gjatë këtij viti.

Kjo përfshin instalimin e skanerëve termik në hyrjet për të zbuluar nëse udhëtarët kanë gripin, si dhe raportimin e shpejtë të sëmundjes nga rrjeti i përgatitur nëpër spitale dhe klinika për të izoluar ata që e kanë sëmundjen sa më shpejtë.

El Rabijah deklaroi se deri tani kanë hasur në vetëm dy raste të gripit të derrave në gjysmë milioni haxhilerë që veçse kanë arritur në tokat e shenjta.

mesazhi
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Palestinezët dëmtojnë murin izraelit gjatë demostratave


Grupi prej rreth 50 personash, që ishin mbledhur në një seksion të barrierës pranë pikës kufitare izraelite në Kalandiya, brohoritën ndërkohë që blloku i çimentos gjashtë metra i lartë rrëzohej përtokë.


Palestinezët çanë sërish murin izraelit në Bregun Perëndimor, për herë të dytë në më pak se një javë, gjatë protestave dhe demonstratave me rastin e 20-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit.

Me fytyra të maskuara, përmes litarëve lidhën një bllok çimentoje dy metra të gjerë në një kamion që më pas e largoi.

Grupi prej rreth 50 personash, që ishin mbledhur në një seksion të barrierës pranë pikës kufitare izraelite në Kalandiya, brohoritën ndërkohë që blloku i çimentos gjashtë metra i lartë rrëzohej përtokë.

Trupat izraelite përdorën gaz lotsjellës kundër turmës, disa prej të cilëve qëllonin në drejtim të murit me gurë dhe sende të forta.

Shumë prej protestuesve kaluan përmes të çarës që vetë krijuan duke valëvitur flamurin palestinez dhe duke u vënë zjarr disa goma automjetesh.

Panelet e murit në barrierën ndarëse izraelite janë të të njëjtës formë me ato të murit që u ndërtuan nga Gjermania Lindore për të ndarë Berlinin dhe vetë vendin.

Izraeli nisi ndërtimin e barrierës së tij në momentet më të ashpra të kryengritjes palestineze që nisi në vitin 2000 dhe aktualisht kjo barrierë ndodhet përgjatë pothuajse të gjithë territorit kufitar të Bregut Perëndimor. /trt/

 

redi-

Anëtar i Respektuar
“Trajnim për imamët dhe predikuesit islamë me vlerat e dialogut dhe të moderacionit”

Tiranë, 5 Nëntor 2009

Në Hotel Chateau Linza - Tiranë nisi punimet e tij seminari i trajnimit për Imamët dhe udhëheqësit fetarë të rajonit të Ballkanit me tematikë: Prezantimi i vlerave të dialogut dhe moderimit, të cilën e mbikëqyr Organizata Islame për Arsim, Shkencë dhe Kulturë - ISESCO në bashkëpunim me Ministrinë e Vakëfeve dhe çështjeve Islame në shtetin e Kuvajtit, nën kujdesin e veçantë të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam dhe Komunitetit Musliman të Shqipërisë. Ky seminar do të vazhdojë për katër ditë deri në datën 8 Nëntor 2009.



Në Ceremoninë e Hapjes së këtij seminari mori pjesë zv. Kyetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, z.Bujar Spahiu, dhe përfaqësues të tjerë të këtij institucioni, Prof. Dr. Abduselam Muhamed El Ahmer, përfaqësues i ISESCO-s, Avokat Rasim Hasanaj, Kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik të shteteve arabe dhe Islame të akredituara në Tiranë, përfaqësues të organizatave humanitare dhe kulturore aktive në Shqipëri dhe jashtë saj. Aktiviteti u ndoq nga një numër i madh liderësh fetarë muslimanë dhe elitë intelektuale Islame nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Sanxhaku, Greqia, Qipro, Rumania, Kroacia etj.



Ky seminar vjen si pjesë e projekteve dhe strategjive të ISESCO-s në dobi të edukimit dhe prezantimit të kulturës islame në perëndim dhe në të gjitha anët e globit në përgjithësi. Aty vihet në pah interesimi dhe dhënia përparësi ngritjes së institucionit të Xhamisë dhe rolit të adhurimeve që kryhen aty, por edhe kujdesit që duhet të kemi për këtë Institucion. Gjithashtu ndër qëllimet e këtij aktiviteti janë edhe njohja e kuadrove fetarë me njëri-tjetrin, edukimi i tyre me standardet më të larta, të cilat u kërkohen atyre për menaxhimin e sfidave bashkëkohore dhe prezantimit sa më dinjitoz të Islamit në shoqëritë e tyre dhe ato perëndimore. Në këtë seminar për 4 ditë ata do të trajnohen me metodat më të mira dhe më efikase të porositura nga Islami dhe tashmë të futura në metodikat bashkëkohore, duke përfshirë respektin e mendimit ndryshe, dialogimin në mënyrë sa më të denjë që duhet të jetë për këto tema të rëndësishme fetare dhe qenien të ekuilibruar në marrëdhëniet e tyre me publikun qoftë ai musliman ose jomusliman.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Zvicra i bashkohet financave Islame


Zvicra u bë vendi i fundit që i bashkohet sistemit në rritje të financave Islame.


Duke ofruar një gamë të gjerë të produkteve bankare në përputhje me Sheriatin Islam Zvicra u bë vendi i fundit që po i bashkohet këtij sistemi që është në hov të madh të lulëzimit, raporton e përditshmja Gadishulli nga Katari.

"Ne jemi krenar që do të jemi banka e parë zvicerane që ofrojmë një gamë të gjerë të mundësive në sektorin e financave Islame për rajonin e Lindjes së Mesme dhe në shkallë globale," tha Fidelis M Goetz, nga banka Sarasin, gjatë një konference për shtyp në Doha të Katarit.

Banka do të ofrojë një spektër të plotë të produkteve në përputhje me Sheriatin si dhe shërbime për klientët.

"Kjo nismë pasqyron angazhimin tonë për tu shërbyer nevojave të ndryshme të klientëve tanë," tha Goetz.

Banka zvicerane, qe është ndër bankat kryesore private në botë shpreson të marrë një pjesë të tregut në rritje të financave Islame.

Financat Islame janë sektori më më rritje në industrinë financiare botërore./ islamonline
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Financat Islame arrijnë Gjermaninë


Ka katër milion muslimanë që jetojnë në Gjermani. Ata hanë pinë dhe luten në përputhje me parimet e tyre fetare. Por kur vjen puna për transaksionet monetare, ata kanë pengesa të mëdha këtu. Kjo është gati të ndryshojë tani.


Në fillim të vitit të ardhshëm, banka e parë Islame në Gjermani që do të hapë dyert e saja për ofrimin e produkteve në përshtatje me Sheriatin Islam do të jetë banka Kuveyt Türk Beteiligungsbank, e cila do të hap një degë në qendër të Manhajmit, qytet ky në Gjermaninë perëndimore, dhe që planifikon degë edhe për qytetet tjera gjermane.

Kjo bankë ka marrë licencen para pak kohe nga Autoriteti Rregullator Financiar i Gjermanisë.

ثshtë një bankë Kuvajtiano-Turke e cila do të ketë mundësi të punojë në përputhje me rregullat islame por me kufizime.

Në vende të tjerë veçse ka filluar të rritet zgjerimi i bankave Islame, e sidomos në Britaninë e Madhe ku gjenden pesë banka Islame në tërë vendin.

Financat Islame me asetet e saja me vlerë mbi 700 miliard dollarë tani janë financat më më rritje në tregun ndërkombëtar./spiegel/
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Kurban Bajrami bie me 27 Nëntor

Arabia Saudite lajmëroi se Kurban Bajrami do të bie të Premten, më 27 Nëntor.


Arabia Saudite lajmëroi se Kurban Bajrami, njëra prej dy festave Islame sipas kalendarit Islam, do të bie të Premten me 27 Nëntor.

"Hëna e re e Dhulhixhes është parë nga dëshmitarë të besueshëm ta martën në krahina të ndryshme," thanë nga Këshilli Suprem Ligjor në një deklaratë nga Agjencia Saudite e Lajmeve.

"Andaj, e mërkura është dita e parë e Dhulhixhes."





Kjo do të thotë se haxhilerët do të dalin në Arafat, në vendin ku I Dërguari i Allahut, Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) mbajti predikimin e fundit para 14 shekujve.

Qëndrimi në Arafat para lindjes së diellit shënon ngjarjen më më rëndësi të Haxhit andaj ata që nuk mund ta kryejnë duhet ta përsërisin haxhillëkun në të ardhmen.

اdo musliman i rritur, i aftë dhe që i ka mundësitë për të udhëtuar duhet ta kryejë haxhin një herë gjatë jetës së tij, për ti përmbushur pesë shtyllat e Islamit.

Muslimanët në tërë botën do ta festojnë Kurban Bajramin, e cila shënon fundin e Haxhit me 27 Nëntor 2009. /islamonline/mesazhi/
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ura e re e gatshme për Haxhilerët


Arabia Saudite ka përfunduar me ndërtimin e urës së quajtur Xhamrat për të mundësuar kalimin e qetë të miliona haxhilerëve.

Ura pesëkatëshe është projektuar për të akomoduar pesë milionë haxhilerë" tha ndihmës komandanti i Forcave të Sigurisë së Haxhit, Gjeneral Majori Saad El Helajvi.

Kjo urë ka dhjetë hyrje dhe dymbëdhjetë dalje të cilat mundësojnë 300.000 haxhilerët të kalojnë brenda një ore.

Ajo është e pajisur sipas teknologjisë së lartë për t'iu mundësuar autoriteteve të sigurisë të ndërhyjnë në rast të ndonjë aksidenti gjatë ritualit të hedhjes së gurëve.

Kjo urë ndërtimi i së cilës u nis pas aksidentit vdekjeprurës të 2006-ës ku vdiqën 364 haxhilerë për shkak të turmave të mëdha, kushtoi 4.5 miliard rial.

Qeveria Saudite ka filluar edhe një projekt tjetër 500 milionësh për të rregulluar rrugët, çadrat për akomodimin e haxhilerëve si dhe tualetet gjatë rrugës për në malin e Arafatit.

Pamje 3 dimenzionale nga ura e rindërtuar në Qabe:



[YOUTUBE]odnEs8ohB-Q[/YOUTUBE]
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Hallall forumi botëror për herë të parë në Evropë


Hallall forumi botëror (WHF), tubimi më i rëndësishëm në botë i industrisë hallall, për herë të parë do të mbahet në Evropë më 17. dhe 18 nëntor në Den Haag.


Ky tubim do të mbledhë personalitete mjaft të rëndësishme të hallall industrisë dhe liderë të biznesit, ndërsa tema është "Potenciali hallall - fokus regjional".

Organizator i këtij forumi është shtëpia malaziase Kasehdia, e cila merret me organizmin e programeve, tubimeve shkencore, forumeve dhe ngjarjeve tjera të lidhura me hallall industrinë.

Vlera e tregut botëror të produkteve të hallall industrisë konsiderohet të jetë 455 miliardë euro në vit. Ndërsa vlera e tregut hallall evropian është 47 miliard euro në vit, me më shumë se 52 milion musliman që sot jetojnë në Evropë, përderisa pritet rritje e dyfishtë në 20 vitet e ardhshme, gjë që e bënë këtë treg mjaftë atraktiv, bënë të ditur Agjencioni për certifikimin e hallall kualitetit.

//islamgjakova
 

Lauri

Donatorë
Ekzekutohet me gurë pasi kishte shkuar me një burrë të martuar.
Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Thursday, 19 November 2009Nje Koment
Ekzekutohet me gurë pasi kishte shkuar me një burrë të martuar.
Ligjet Islamike janë të ashpra dhe nuk falin asnjërin. Një vajzë e re nga Uajid, Somali, u dënua me vdekje të llahtarshme, u vra me gurë, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me një burrë të martuar. Ndërsa ky I fundit, u dënua me 100 të rrahura me kamxhik.
Sipas BBC, gjykatësi Sheikh Ibrahim Abdirahman dha verdiktin mizor. Gruaja 20 vjecare u vra përpara syve të 200 spektatorëve të cilët shijonin shfaqen. Disa prej tyre hodhën mbi të gurë derisa fajtorja I dorrëzoi shpirtin vdekjes. I dashuri I saj, një burrë 29 vjecar u rrah me kamxhik.
Sipas ligjit Sharia, e cila zbatohet në zonën e grupimit al-Shabab, cdo person I cili kryen marrëdhënie jashtë martesore mund të dënohet me vrasje me gurë. Për më tepër, nëse një burrë ose grua, kryen marrëdhënie seksuale para martesës, dënohen me rrahje me kamxhik./ikubinfo/
 

Attachments

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Koha e synetive masive në Malajzi

Mijëra nxënës do të nisin udhëtimin e tyre për në moshën madhore gjatë pushimeve dimërore të shkollave në Malajzi, në ceremonitë masive të synetive.


Kjo ngjarje që fillon gjatë pushimit dimëror të shkollave, do të përfshij djemtë musliman të moshave 6 deri në 12 vjet.

Gjatë kësaj të diele më shumë se 120 musliman Malajzian marshuan nga xhamia Kombëtare e Kuala Lumpurit në përcjellje të muzikës tradicionale Malaje për të paralajmëruar ceremoninë.

Gjersa pritnin të ju vinte rendi, disa kalonin kohën duke lozur në celularët e tyre gjersa disa të tjerë tregonin për nervozen që kishin për këtë ceremoni fetare.

"Jam paksa i frikësuar, por e di që duhet ta bëj këtë si pjesë të fesë sime," thotë djaloshi 10 vjeqar Imaludin Ali, i cili do të bëhej synet së bashku më të vëllain Akmaludinin.

Procedura merr kohë 15 minuta dhe kushton 150 ringit Malaj, dhe kjo përvojë e Aliut dhe të vëllait do të ndahet edhe nga shumë djemë përreth Malajzisë gjatë javëve të ardhshme.

Synetitë masive gjithashtu mbahen edhe në Indonezi, që është vendi më i populluar me musliman, edhe pse tek muslimanët në Lindjen e Mesme synetia është më shumë gjë private.

Secili djalë i veshur me veshjen tradicionale Malaje, del nga xhamia pas procedurës me nga një qese me dhurata përfshirë aty një fanellë dhe një suvenir.

Pas kësaj djemtë duhet të pushojnë për një ditë, thotë zyrtari nga kompania që kryen synetitë masive.

Synetia tani kryhet me mjete moderne të operacionëve dhe nuk shkakton dhimbje tek fëmijët./worldbulletin
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Obama uron Kurban Bajramin e kosovarëve

Barack Obama ka dërguar presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, një urim me rastin e festës së Kurban Bajramit.


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama i ka dërguar presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu një urim me rastin e festës së Kurban Bajramit.

"Në emër të popullit të Amerikës, Ju shpreh urimet më të mira Juve dhe popullit të Republikës së Kosovës me rastin e festës së Eid al-Adha, Kurban Bajramit", thuhet në urimin e presidenti Obama.

Të udhëhequr nga fryma e këtij përkujtimi të bekuar – thekson më tej presidenti amerikan – "unë kam shpresë që ne mund të punojmë së bashku për të arritur liri dhe paqe nëpër botë".

"Ju dhe populli i Kosovës paçi gëzim dhe prosperitet në vitin që vjen!", përfundon urimi. /mesazhi
 
Top