Kuzhina Kroate.....

Arfenilla

Themelues i Forumit
Kekun tradicional me arra:



Brumë: (masa të përafërta, të mjaftueshme për dy kekë të mëdhenj, do të mbulojnë një fletë të madhe pjekjeje)


0.5 kg miell
200 g margarinë të shkrirë
200 g sheqer
2 vezë dhe një të verdhë veje
Pak kripë
1 paketë majaje
Cipa të grira limoni (një limon)
0.25 litra qumësht
Si bëhet: Përzjehet majaja me 0.15 litra qumështi të ngrohtë dhe një lugë sheqer dhe lihet majaja të vijë. Bëhet brumi me pjesën tjetër të përbërësve. Mbulohet ai dhe lihet të fryhet për rreth gjysmë ore. Pastaj ndahet brumi në dy pjesë.

Mbushja:

500-600 g arra të qëruara
350 g sheqer
0.1 litër qumësht
Lëkura të grira të një gjysmë limoni dhe lëngu nga një limon
50 g margarinë
4 lugë marmalatë pjeshke
Si bëhet: I jepet një valë qumështit e sheqerit, shtohen arrat dhe zjehen për 0.5 deri 1 minutë duke u përzjerë. Hiqet zjarri dhe shtohen përbërësit e tjerë.

Përgatitja: Hapet brumi sipas përmasave të fletës pjekëse, përhapet margarinë e shkrirë dhe hidhet gjysma e mbushjes. Përsëritet me më shumë brumë. Mbulohet dhe lihet të vijë. Nxehet më parë furra në 130 gradë C. Fillohet të piqet me 130-150 gradë C dhe pastaj vazhdohet me 170-180 deri sa të bëhet. Pjekja do rreth 35 minuta. Keku i pjekur pudroset me një përzjerje sheqer të ngrirë vaniljeje.
 
Top