Kuzhina Italjane...

Arfenilla

Themelues i Forumit
Penne me domate, spec djegës dhe spinaq

Si te gatuajme penne me domate, spec djegës dhe spinaq – Receta gatimi për penne me domate, spec djegës dhe spinaq. Për të gatuar penne me domate, spec djegës dhe spinaq veprojmë në këtë mënyrë: Ziejmë pennet në ujë me kripë sipas udhëzimeve të amballazhit. Skuqim qepën, hudhrën dhe specin djegës në vaj ulliri, në zjarr të mesëm deri sa të fillojnë të marrin ngjyrë. Shtojmë domatet bashkë me rigonin dhe gatuajmë në zjarr të ulët për rreth 10 minuta. Shtojmë spinaqin bashkë me pak kripë dhe gatuajmë duke përzierë për rreth 1 minutë. Kullojmë pennet dhe i shtojmë bashkë me pak nga uji i zieries në tigan. Gatuajmë në zjarr të fortë duke përzierë deri sa salca të ketë viskozitetin e dëshiruar. Rregullojmë shijen për kripë nëse është nevoja dhe i shërbejmë pennet të spërkatura me djathë të grirë.


Përbërësit:
– 350 gr penne
– 1 lugë gjelle vaj ulliri
– 1 qepë e grirë hollë
– 2 thelpinj hudhër të grira
– ½ lugë çaji spec djegës i grirë
– 400 gr domate konservë
– ½ lugë çaji rigon
– 120 gr spinaq i freskët
– rreth 30 gr parmigiano e grirë



 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Kuzhina Italjane...

Hera e pare qe po e degjoj kete recet une. Sinqerisht ne salcen me domate nuk para hyn spinaqi.
Gjithsesi kur ske ca ha tjeter do e hash patjeter. :p

O arf, nga mi gjen keto receta mi?



PS. Parmigiano, mund te thuash dhe djath per te grir :)

Dhe tek erezat mund te vendoset dhe piperi i zi, borzilok, keto vendosen kur ben salcen me domate,
nqs ndonjeri ka deshire dhe pelqen ereza te tjera mund te vendosen :)
 

Jetmira

Well-known member
Titulli: Kuzhina Italjane...

Dhjetë gatimet e kuzhinës Italiane që mendohen si stil i vërtetë i kësaj kuzhine

Ndërsa kuzhina Italiane është një nga më të famshmet në botë, ajo është gjithashtu dhe një nga kuzhinat më të keqkuptuara
Këto janë shpesh rezultatet e ngjashmërive kulturore në Itali, por në një mënyrë shumë të ndryshme është kultura Italo-Amerikane.

Më poshtë janë dhjetë gabimet në gatimet në botë që të tjerët i mendojnë si gatime të stilit të vertetë Italian.

1- Kapucino pas një vakti.
Nuk ka asnjë dyshim se kafe dhe kapuçino janë krenaria e Italisë në botë, por në qoftë se kafja konsumohet zakonisht në fund të vaktit, me kapçinon kjo gjë nuk mund të ndodhë në Itali, ndërsa në vende të tjera kapuçino kosumohet dhe pas ngrënies.

2- Pilaf me lëngë pule dhe makarona si pjatë të dytë.
Këto janë dy pjata të ndryshme në llojin e tyre. Shumë vende të ndryshme i përdorim këto pjata si të parë dhe të dytë. Në Itali do të ishtë një sakrilegj kosumimi i pilafit me lëng pule si pjatë të parë dhe makarona si pjatë të dytë.

3. Konsumimi i shtatë llojeve të ndryshëm peshqish.
E njohur në Amerikë si "Vigjilje" ky përvjetor festohet në mbrëmjen e krishtlindjeve dhe kërkohet ngrënia e shtatë llojeve të ndryshëm peshqish. Në amerikë nga shumë persona njihet dhe si festë e rëndësishme Italiane por në fakt kjo gjë është e panjohur nga italianët.

4-Kechup në makarona.
Kjo është një nga kombinimet "shokuese" për Italianët, edhe pse kechupi mund të këtë shijen e salcës së domates përdorimi i tij është cillësuar si një "krim" kuzhine në Itali.

5-Spageti bolonjeze.
Kjo është ndoshta receta italiane me e popullarizuar në botë, vetëm se për këtë recetë është praktikisht e pamundur për të gjetur një restorant në Bolonjë që e shërben këtë recetë. Në qytetin e salcës bolonjeze, në fakt, kjo pjatë rezlizohet me petë veze të freskëta. Edhe pse kjo mund të duket një detaj i vogël, kuzhina e vërtetë italian bashkimin e makaronave të duhura me salcën e duhur e ka konsideruar pothuajse të shenjtë.

6-Makarona me pulë.
Një nga ushqimet më të preferuara të amerikanëve janë makarona me pulë. Për Amerikanët kjo është një ndër recetat "Italiane" më të preferuara. Por është e turpshme të theksohet se në Itali nuk ka receta për makarona me salcë pule.

7-Sallata e "اezarit".
Kjo sallatë, e cila mban emrin e krijuesit të saj të supozuar, Cezari Cardini është një pjesë e listës së gjatë të recetave të sajuara nga shefa kuzhine me origjinë Italiane, por në fakt ky gatim është pothuajse i panjohur në Itali.

8-Mbulesë tavoline me katrora të bardhë dhe te kuq.
Për disa arsye të panjohura mbulesat e tavolinës janë të lidhura me ushqimin dhe jashtë vendit shumë restorante i përdorin këto mbulesa si stil Italian por në fakt ky model i mbulesave të tavolinës është i panjohur ne Itali. Ndoshta turistët që shkojnë për të vizituar Italinë ngelen paksa të zhgenjyer kur zbulojnë se mbulesat me katrorë te kuq dhe te bardhë nuk janë përdorur pothuajse asnjëherë atje.

9- "Fettuccine Alfredo".
Nga të dhjeta, kjo mund te jetë më kuriozja pasi është një nga gatimet më të famshme "Italiane" në Amerikë dhe një gatim shumë pak i njohur në itali. Për këtë recetë përdoren petë të kalitura me gjalpë dhe Parmigiano Reggiano të shpikur në fakt në "Qytetin e Bukur" nga Alfredo Di Lelio, pronar i një restoranti në Romë, por kurrë nuk kanë qenë të imponuar si një gatim tradicional. Ndërsa jashtë Italisë, janë bërë gjithnjë e më popullore. Për këtë arsye grupe të turistëve Amerikanë që vijnë në Itali duke shpresuar për të shijuar "Fettuccine Alfredo" në çdo restorant në gadishull mbeten shumë të zhgënjyer.

10-Spageti me qofte.
Një nga skenat më të famshme të filmit të animuar "Zonja dhe Tramp", është kur dy qenëve iu shërbehet në një mbulesë tavoline të bardhë dhe të kuqe me katrora, një pjatë spageti me qofte të mëdha. Edhe pse kjo pjatë është e njohur në Amerikë si një recetë Italiane, është në fakt një pjatë e traditës Italo-Amerikane.
Në qoftë se është e vërtetë se kuzhinat jugore kanë disa receta të makaronave me salcë dhe qofte, është e gjithashtu e vërtetë se qoftet janë gjithmonë shumë të vogla, ndryshe nga ato të përhapura në Amerikë.

Redaksia Online
(aç/shqiptarja.com)
 
Top