Kuzhina Greke.....

Arfenilla

Themelues i Forumit



]


Receta e sotme eshte mish qingji ne leter;
Perberesit;1.500g mish ,piper,rigon,2 thelbi huder,kryp.djath kackavall(te forte)300.g dhe 1 filgjan caje vaj dhe 3 letra kundra vajit mund ta gjeni ne supermarket ose tek furat e bukes.

Pergaditja; marim mishin e vendosim ne nje tapsi hedhim piperin , rigonin, hudren, krypen, dhe vajin i perziejme mire e mire qe erezat te bashkohen me mishin .Pastaj shtrojme te 3 letrat vendosim mishin ne mes dhe siper mishit vendosim djathin kackavall te ciline kemi prera ne copa te medha. Marim te 4 cepat e letres i bashkojme baske dhe e lidhim me per kunder djegjes ose me tel te bute.
E vendosim ne fure per 2 ore e gjysem, ne 250,grade . Letren me mish e vendosim ne tepsi pa uje ,ashtu sikur eshte..
 

Jetmira

Mbyllur
Titulli: Kuzhina Greke.....

Kuzhina greke: dieta për një jetë të shëndetshme
Ne duhet t’i falenderojmë grekët, pasi ata kanë bërë shumë për shoqërinë moderne. Ata kanë shtruar rrugën për mendjet e mëdha filozofike. Ata na dhuruan Lojërat Olimpike dhe dëshirën për t’u përpjekur për ekselencë atletike. Pastaj, na dhanë demokranicë. Pra, u kemi borxh shumë gjëra grekëve për atë që jemi sot.


Ne jemi mirënjohës për këto, por para së gjithash, i falenderojmë për kuzhinën e mrekullueshme që na kanë dhënë. Grekët kanë formuar mënyrën sesi ne hamë, duke rivalizuar vendet e tjera. Kuzhina greke, jo vetëm që noton në një vaj të ëmbël ulliri, apo në verën e kuqe të shoqëruar me meze, por është një dietë të cilën specialistët e përshkruajnë si “mënyrën për t’u ushqyer shëndetshëm”. Kjo është mënyra e tyre e të jetuarit, ndaj ata jetojnë shumë mirë.


Përbërësit që nuk u mungojnë tavolinave greke:


1. Djathi i grirë


Vetëm djathë, buka nuk është e nevojshme. Ky djath në Greqi njihet si Saganaki, një djath i verdhë që ka pikë të lartë zierje, ndaj mund t’i rezistojë nxehtësisë së tiganit. Ai bëhet i fortë nga jashtë dhe i butë nga brenda. Po ashtu, ata kanë djathin e quajtur Halloumi, që e grijnë dhe e shërbejnë me sallatë ose shalqi.

2. Frapeja greke nuk krahasohet me Starbucks-in


Ata e provuan të parët, ndaj e bëjnë më mirë se të tjerët.


3. Shumë vaj ulliri


Ne nuk mund t’ua kthejmë atyre këtë borxh!


4. Askush nuk e bën sallatën më të mirë


Sallata greke ka gjithçka që dëshironi: djathë feta, domate, sallator, ullinj, rigon dhe vaj ulliri.


5. Vera vjen e para, uji, i dyti


Vera nuk lidhet vetëm me festat ose gëzimet. Grekët e dinë se vera është një pjesë e rëndësishme e dietës së përditshme. Dhe kjo ka qenë pjesë e kuzhinës që në antikitet.


6. Djathi feta shkon me gjithçka
Grekët janë të zgjuar, pasi e kombinojnë djathin thuajse me çdo ushqim.


7. Përshendetje, Lukumadhes!


Këto janë ëmbëlsira greke të mbuluara me mjaltë dhe shërbehen vetëm për raste speciale. Në Greqinë e lashtë, ato u shërbeheshin fituesve të lojërave olimpike.


8. I kanë dhënë ushqimit të lokaleve një dimension të ri


Nuk bëhet fjalë për krahë pule me patate, por për pjata të vogla me kastravecë të skuqur, pjata me oktapod të grirë, saganaki, qofte të vogla dhe shumë të tjera. Këto njihen si meze dhe shërbehen me uzo, verë ose birrë.


9. Mrekullitë e petave


اdo shtresë është e lyer me gjalpë. Byreku me spinaq, bakllavaja – këto janë më të mirat.


10. Tzatiki është salca e tyre


Po, e bërë me kos, kastravec, hudhër dhe mente, ndaj është kaq i shëndetshëm. Ai shërbehet me pjatat kryesore dhe si meze.
 

Legally_Sweet

Gjelbërimi i mamit dhe i babit
Staff member
Titulli: Kuzhina Greke.....

Jeni qe jeni na sillni ndonje recete per kto Lukumadhes, po s'pertuat! Mmm sa qejf i kam embelsirat me mjalte! :D
 
Top