• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kuptimi i numrit dhe i ngjyrës së trëndafilit


Derisa çdo lule ka tregim tepër të bukur për t’u treguar, trëndafilat qëndrojnë të vetmuar në historinë e tyre dhe në kuptimin e ngjyrave.

Kuptim të tillë që nuk kemi mundur t’i rezistojmë t’u japim trajtim të privilegjuar dhe t’u ndajmë hapësirë të veçantë për simbolikën e tyre të pasur, transmeton Telegrafi.

Pa marrë parasysh ngjyrën, bukuria e tyre unike dhe aroma subtile transmetojnë porosinë e cila garanton kënaqësinë e atij i cili i merr dhe xhelozi te të tjerët.

E kuqe: Dashuri dhe romancë

Një nga simbolet më universale, trëndafili i kuq përfaqëson dashurinë e vërtetë. Po ashtu është shfaqur përgjatë historisë dhe nëpër kultura si simbol politik dhe religjioz.
Numri i trëndafilave të kuq tregon se sa shumë të dhënë jeni pas kësaj dashurie.
Trëndafilat e kuq tregojnë gjithashtu sa seriozë jeni ju në këtë lidhje.

E verdhë: Miqësi, gëzim, bëhu mirë

Trëndafilat e verdhë dërgojnë mesazh të vlerësimit dhe dashurisë platonike pa nënkuptimin romantik të ngjyrave të tjera. Kjo ngjyrë përfaqëson ndjenjat e gëzimit dhe të kënaqësisë,transmeton koha.net.

Rozë: Dashuri, vlerësim, mirënjohje

Ngjyra rozë mbart më vete konotacionin e hijeshisë dhe të elegancës, si dhe ëmbëlsinë dhe romancën poetike.
Lulet me ngjyrë rozë të errët janë simbol i mirënjohjes dhe i vlerësimit dhe janë mënyrë tradicionale për të thënë faleminderit.
Trëndafilat ngjyrë rozë të çelët janë të lidhur me butësinë dhe admirimin, dhe po ashtu mund të përdoren si shprehje e simpatisë.

E bardhë: Pastërti, brishtësi, simpati, spiritualitet

E njohur po ashtu si lulja e nuses, lulja e bardhë është lule tradicionale e martesës. Në këtë kuptim, e bardha përfaqëson unitet, virtyt dhe dëlirësinë e një dashurie të re. Trëndafilat e bardhë po ashtu janë të lidhur me respektin dhe nderimin, çka i bën të përshtatshëm për kujtimin e të dashurve që kanë ikur.
Numri i trëndafilave të bardhë tregon se sa shumë doni që i dashuri apo e dashura të jepet pas jush.

E portokalltë: Dëshirë, entuziazëm dhe pasion

Një përzierje e saktë e të verdhës dhe të kuqes, trëndafilat e portokalltë janë parë si urë në mes miqësisë së simbolizuar nga trëndafilat e verdhë dhe dashurisë të përfaqësuar nga trëndafilat e kuq. Ata mund të jenë shprehje e fascinimit, apo dhuratë për të thënë “Jam krenar në ty”.

E purpurt: Magjepsje, madhështi, dashuri në shikim të parë

Ngjyra vjollcë ka një asociacion tradicional me mbretëroren. Në këtë drejtim, nuancat e luleve me ngjyrë të purpurt sugjerojnë një frymë të madhështisë dhe shkëlqimit mbretëror.syri net
 

Legally_Sweet

Whiskey in a teacup
Staff member
A thua kur dikush shkon dhe blen trendafila rri dhe e mendon gjate se cfare perfaqeson ngjyra e trendafilit?
 
Top